Nis asfaltimi i rrugës në rrethrrotullimin e ri në Lagjen “Bazhdarhane”

Punimet për asfaltimin e rrugës në rrethrrotullimin e ri në lagjen “Bazhdarhane” të Prizrenit kanë filluar të premten.

Me këtë rast autoritetet komunale janë shprehur të bindur se me përfundimin e këtij projekti do të lehtësohet qarkullimi i automjeteve në këtë pjesë të qytetit.

Kryetari i Komunës, Shaqir Totaj ka theksuar se funksionalizimi i trafikut rrugor në këtë zonë të qytetit ka qenë zotim parazgjedhor dhe se në këtë aspekt janë ndërmarrë disa veprime.

“Ky lokacion ka qenë një pikë orientuese në fushatën e vitit 2021, duke filluar nga largimi i objektit që ka qenë pengesë për zhvillimin e kësaj pjese. Pas largimit ka qenë hapi i ardhshëm rregullimi i hapësirave, dhe sot ka nisur asfaltimi i kësaj pjese. Hapi i ardhshëm do të jetë vazhdimi me projektimin e parkingut nëntokësor. Këtu nuk do të ndërtohet Qendër Tregtare qysh pretendojnë disa, mirëpo do të jetë një Galeri e Arteve, një hapësirë e gjelbër dhe kështu me radhë. Por definitivisht do të lehtësohet dukshëm lëvizja e automjeteve në këtë pikë, si pjesë e procesit për rregullimin e trafikut rrugor në qytetin e Prizrenit”, ka thënë Totaj, raporton Telegrafi.

 

“Kjo zonë do të funksionalizohet me një infrastrukturë komplete”, ka thënë Lamaj.

Sipas tij, në këtë hapësirë do të vendoset edhe skulptura e Vrapueses së Prizrenit, si njëra prej simboleve të qytetit për të krijuar edhe pamje më të mirë në këtë zonë.

Punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në lagjen “Bazhdarhane” patën nisur një muaj më parë. Sipas zyrtarëve komunalë punimet në asfaltimin e këtij rreth rrotullimi përfshirë edhe punimet tjera përcjellëse, pritet të përfundojnë brenda tre ditësh. /Telegrafi/

Më Shumë

Liria luan ndeshjen e fundit në shtëpi, pret Suharekën në Prizren

Liria do të zhvillojë ndeshjen e fundit si vendase në këtë sezon të Raiffeisen Liga e Parë, ku do të përballet me Suharekën. Takimi...

Në Prizren shënohet Dita Botërore e Infermierit

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren është shënuar sot 12 Maji – Dita Botërore e Infermierit, në shenjë vlerësimi dhe falënderimi për...

Lajmet e Fundit