13.5 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026
Home Blog Page 546

Presidentja Osmani ia kthen letrën Kuvendit: Thirreni seancën jo më vonë se 48 orë nga kur u ndërpre

0

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ia ka kthyer letrën Kuvendit të Kosovës. Ajo iu ka thënë deputetëve, specifikisht kryesuesit Avni Dehari se seancën duhet ta thërras brenda 48 orëve nga kur u ndërpre ajo.

“Rrjedhimisht, gjithashtu ju rikujtoj se fryma e Kushtetutës, praktika gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit të Kosovës, ju obligon që seancën konstituive ta vazhdoni jo më vonë se brenda dyzet e tetë (48) orëve nga ndërprerja e saj. Andaj, ju ftoj që në përputhje me autorizimet tuaja si Kryesues i seancës konstituive të Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit, efektive që nga data 8 prill 2025, ta realizoni seancën konstituive në përputhje me parimet kushtetuese të përmendura më lart, Rregulloren e Kuvendit si dhe legjislacionin në fuqi.”

Kujtimet që ndriçojnë të shkuarën e kinemasë në Prizren, rrëfimi i Hadije Gështenjës shpaloset në Kino Lumbardhi

0

 

“Këtë të mërkurë do të kemi në bisedë znj. Hadije Gështenjae cila ka shumë për të na rrëfyer për vitet e saj të rinisë në Kino Lumbardhi. Znj. Gështenja është arsimtare dhe përkthyese, por përpos angazhimeve të saj, ajo ka treguar dashamirësinë për të ndarë me ne kujtimet e saj kur ai ndihmonte babin e saj Shefki Gështenjën, projeksionist i hershëm dhe më pas drejtor i Kino Bistricës, në përzgjedhjen e filmave”, thuhet në njoftimin e Lumbardhit, raporton Telegrafi.

Pas këtij takimi do të shfaqet edhe filmi i zhanrit sci-fi dhe komedi, i titulluar “Back to the Future”, prodhim i vitit 1985 me regji të Robert Zemeckis.

“Marty McFly udhëton 30 vite pas në kohë në vitin 1955 vetëm për të kuptuar se nëse do të shpëtojë ekzistencën e tij, ai duhet të sigurohet që prindërit e tij, të qëndrojnë së bashku”, thuhet në njoftim.

Skenari i këtij filmi, sipas njoftimit, është refuzuar mbi 40 herë nga shtëpitë e prodhimit të filmave, derisa mbërriti të kthehej në një film ikonik dhe përfaqësues i viteve ’80 që ende pëlqehet edhe sot.

Programi vijon më 23, 30 prill si dhe më 7, 14, 21 dhe 28 maj prej orës 19:00, në Kino Lumbardhi. /Telegrafi/

Komuna e Prizrenit publikon orarin e takimeve për buxhetimin me pjesëmarrje

0

 

 njoftimin e nënshkruar nga drejtori për Ekonomi dhe Financa, Sulltan Badalli shpjegohet se për buxhetimin me pjesëmarrje do të mbahen nga dy takime publike në lokalitetet e caktuara.

“Në takimin e parë qytetarët japin propozimet e tyre për projekte, kurse në takimin e dytë votohet për projekte të përzgjedhura. Projekti që merr vota më së shumti nga qytetarët vazhdon procedurën e hyrjes në projekt buxhetin e vitit 2026”, thuhet në njoftim.

Aty në formë tabelare është publikuar edhe orari i takimeve.

 

Orari i takimit të parë:

Orari i takimit të dytë:

“Varësisht prej rrethanave që mund të paraqiten, kalendari mund të pësoj ndryshime, por qytetarët e zonave përkatëse do të informohen me kohë për të gjitha ndryshimet”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu theksohet se takimet e planifikuara për buxhetim me pjesëmarrje janë të hapura për të gjithë qytetarët e interesuar që konsiderojnë se mund të kontribuojnë në këtë proces.

Policia në Suharekë ka shtuar masat e kontrollit gjatë natës

0

Në këtë takim ai ka raportuar për gjendjen e sigurisë në Komunën e Suharekës, duke e vlerësuar si të qetë dhe stabile.

“Për gjendjen e sigurisë në Komunë, ka raportuar komandanti i  Stacionit Policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, i cili fillimisht ka bërë të ditur që Policia e Kosovës ka shtuar masat e kontrollit sidomos gjatë orëve të natës”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Aty thuhet se Sylaj ka paraqitur edhe numrin e rasteve që kanë ndodhur gjatë dy javëve të shkuara, duke theksuar se gjithsejtë janë shqiptuar 540 tiketa për kundërvajtje, teksa janë realizuar edhe 29 urdhëresa të Gjykatës.

Nënkryetarja e Komunës, Mihrije Suka gjatë kryesimit të takimit ka njoftuar edhe për aktivitetet që janë zhvilluar gjatë kësaj periudhe kohore në këtë komunë. /Telegrafi/

Vdes një person në Prizren, rasti po hetohet

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas ekzaminimit nga mjeku i emergjencës është konstatuar vdekja e një personi.

Sipas raportit rasti ka ndodhur të martën rreth orës 20:37, në Prizren.

Tutje thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

“Lidhur me rastin pas ekzaminimit nga mjeku i emergjencës është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raport.

BE-ja synon të ashpërsojë regjimin e vizave, rrezikohet edhe Kosova

0
(Radio Evropa e Lirë) Këtë vit, Bashkimi Evropian pritet të ashpërsojë mekanizmin e pezullimit të vizave, duke ia bërë më të lehtë Brukselit të heqë regjimin pa viza për qytetarët e 61 vendeve që aktualisht e gëzojnë atë – përfshirë të gjitha vendet aspirante për anëtarësim në BE në Ballkanin Perëndimor, si dhe Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën.

 

Propozimi për të shtuar më shumë arsye në mesin e atyre ekzistuese për pezullimin e udhëtimit pa viza ishte iniciuar nga Komisioni Evropian qysh në vitin 2023, dhe Këshilli i BE-së – i cili përfaqëson 27 vendet anëtare – e miratoi qëndrimin e tij për këtë çështje një vit më parë. Megjithatë, për shkak të zgjedhjeve parlamentare evropiane në qershor të vitit 2024 dhe ngarkesës së madhe legjislative, Parlamenti Evropian vetëm së fundi ka marrë mandatin për të negociuar.

Javën e kaluar, u mbajt dialogu i parë ndërmjet tri institucioneve mbi legjislacionin e propozuar, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje gjatë Presidencës polake të Këshillit të BE-së, e cila zgjat deri në fund të qershorit. Nëse gjithçka shkon mirë, ligji i ri pritet të hyjë në fuqi në fillim të vjeshtës.

Pse po ndodh kjo tani?

Në thelb, blloku po bëhet shumë më i ashpër ndaj liberalizimit të vizave, duke reflektuar një ndryshim më të gjerë: së pari, për të luftuar çdo formë migracioni të paligjshëm në BE; dhe së dyti, për të përdorur potencialisht regjimin e vizave si mjet politik për të ushtruar presion mbi vendet e treta.

Liberalizimi i vizave – i cili në këtë rast përfshin të gjitha vendet anëtare të BE-së përveç Irlandës, si dhe vendet joanëtare Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra – ka qenë prej kohësh një nga mjetet më të rëndësishme politike të Brukselit.

Ai u lejon shtetasve nga vende të treta të vizitojnë BE-në deri në 90 ditë brenda një periudhe prej 180 ditësh pa pasur nevojë për vizë. Kosova u përfshi në këtë listë në fillim të vitit 2024 dhe Gjeorgjia e Ukraina në vitin 2017 – lëvizje që u mirëpritën në këto vende.

Kërcënimi për të tërhequr këtë privilegj, për rrjedhojë, mund të shihet si një masë e vërtetë ndëshkuese.

Mekanizmi aktual i pezullimit, në fuqi që nga viti 2018, mund të aktivizohet në rastet e abuzimit të qartë – për shembull, një rritje e numrit të qytetarëve të vendeve të treta që qëndrojnë më gjatë se limiti 90-ditor apo që përdorin udhëtimin pa viza për të kërkuar azil në BE. Deri tani, blloku ka pezulluar liberalizimin e vizave vetëm një herë: fillimisht përkohësisht, më pas përfundimisht, për shtetin e Paqësorit Jugor, Vanuatu.

Cilat janë ndryshimet e pritura?

Në terma të përgjithshëm, ka katër fusha kryesore ndryshimesh, pasi Brukseli synon ta bëjë mekanizmin e pezullimit të vizave një mjet ndëshkimi më të besueshëm. Së pari, liberalizimi i vizave mund të pezullohet nëse ekziston një perceptim për mospërputhje midis politikës së përgjithshme të vizave të BE-së dhe vendit të tretë pa viza.

Ky ishte rasti në vitin 2022, kur Serbia lejoi udhëtim pa viza për shtetasit e vendeve si Burundi, India dhe Kuba. Brukseli sugjeroi se shumë prej këtyre individëve po përdornin Serbinë si një “derë të pasme” drejt BE-së. Pas presionit nga Komisioni Evropian, Beogradi hoqi disa nga këto marrëveshje. Megjithatë, sipas legjislacionit të propozuar, sjellje të tilla mund të ndëshkohen më lehtësisht.

Kërcënimet hibride

Një tjetër arsye për pezullim të vizave janë të ashtuquajturat kërcënime hibride. Edhe pse ende teorike, kjo dispozitë është frymëzuar nga vendet si Rusia dhe Bjellorusia, të cilat BE-ja i ka akuzuar për transportimin e emigrantëve nga Afrika dhe Azia drejt kufijve të BE-së, si të Polonisë dhe Lituanisë.

Tashmë, marrëveshjet për lehtësimin e vizave të BE-së me Moskën dhe Minskun janë pezulluar për disa vite, për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia dhe shtypjes së opozitës nga lideri autoritar bjellorus, Alayksandr Lukashenka. Megjithatë, nëse një vend tjetër pa viza ndjek një taktikë të ngjashme, mekanizmi i ri mund të aktivizohet si përgjigje.

Së treti, nëse një vend operon një skemë të shtetësisë për investitorë – duke i lejuar individët të blejnë shtetësi pa ndonjë lidhje të vërtetë me vendin – atëherë liberalizimi i vizave me BE-në mund të pezullohet në të ardhmen.

Megjithatë, baza e katërt për pezullim është ndoshta më interesantja, pasi lidhet me marrëdhëniet politike të BE-së me vendet e treta. Legjislacioni, që është ende në fazën e draftit, parasheh që mekanizmi i pezullimit mund të aktivizohet në rastet e “shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut dhe abuzimeve” apo “shkeljeve serioze të të drejtës dhe standardeve ndërkombëtare, përfshirë të drejtat e njeriut dhe mosrespektimin e vendimeve të gjykatave ndërkombëtare.”

Kriteri i demokracisë

Nëse i pyesni zyrtarët e BE-së, leximi i tyre ka qenë gjithmonë se ekziston një “kriter demokracie” kur bëhet fjalë për liberalizimin e vizave – por kurrë nuk është shpjeguar qartë se çfarë përfshin saktësisht.

Një aspekt tjetër interesant dhe i ri është se aktivizimi i mekanizmit në këtë rast duhet të jetë kompetencë ekskluzive e Komisionit Evropian, pas konsultimeve me vendet anëtare të BE-së, pasi lidhet me marrëdhëniet e jashtme të bllokut.

Megjithatë, në fund, do të jenë vendet anëtare – përmes një shumice të kualifikuar – që do të vendosin për pezullimin e liberalizimit të vizave me një vend të tretë. Siç e përshkruajnë zyrtarët e BE-së, ky mbetet “opsioni bërthamor kur të gjitha opsionet e tjera janë shteruar”, pasi blloku zakonisht është i kujdesshëm për të mos ndëshkuar një popull të tërë në vend të qeverisë së tij.

Kjo është arsyeja pse, më herët këtë vit, BE zgjodhi të pezullojë liberalizimin e vizave vetëm për mbajtësit e pasaportave diplomatike të Gjeorgjisë, pas ngecjeve demokratike në vendin e Kaukazit. Megjithatë, opsioni për të shënjestruar gjithë popullsinë mbetet në tavolinë – dhe me zgjerimin e mundshëm të fushës së mekanizmit të pezullimit, blloku po mpreh qartazi armët e veta.

Vashat e Bashkimit shpallen kampione të Kosovës

0

Bashkimi është shpallur kampion tek kampionati i vajzave pasi ka mundur sonte Pejën.

Ata mundën pejanët me rezultat 69:58 duke e rrëmbyer serinë finale, 2:0.

Kjo është hera e tretë me radhë që vashat prizrenase e fitojnë titullin kampion.

Adrienne Williams udhëhoqi Bashkimin me 22 pikë e 14 kërcime në këtë fitore vendimtare për titull.

Bora fiton bindshëm ndeshjen e parë të Palyout-it

0

Bora ka fituar bindshëm ndeshjen e parë të “Play-out”,-it ndaj KEKU me rezultat 73:109 (24:32, 19:19, 11:31, 19:27).

Prishtinasit fituan bindshëm, ku dallimi i madh i bë në pjesën e dytë, për të fituar bindshëm në fund.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet të premten në Prishtinë.

Tashmë, prishtinasit janë favoritë për të mbetur në elitën e basketbollit.

Skuadra që është më e mirë në dy ndeshjet do të jetë pjesë e ProCredit Superligës edicionin e ardhshëm./PrizrenPress.com

Sekuestrohet një pushkë automatike dhe 82 fishekë në shtëpinë e një të dyshuari në Rahovec

0

Policia e Kosovës (PK) njofton se ka sekuestruar një pushkë automatike, një karikator dhe 82 fishekë në shtëpinë e të dyshuarit Sh.B., në fshatin Guri i Kuq në Rahovec.

Në njoftimin e policisë, thuhet se Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Rahovec, ka ndërmarrë veprime hetimore pas pranimit të informatës për mbajtje të paautorizuar të armëve nga një i dyshuar.

“Më 15.04.2025, në bazë të autorizimeve përkatëse dhe në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është realizuar kontroll në vendbanimin e të dyshuarit SH. B., në fshatin Guri i Kuq-Rahovec. Gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar: Një armë e gjatë – pushkë automatike, një karikator dhe 82 copë fishekë”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se lidhur me rastin, në koordinim me prokurorin kompetent, është iniciuar rast penal “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Punimet rrugore në lagjen “Bazhdarhane” të Prizrenit drejt përfundimit

0

Punimet rrugore në lagjen “Bazhdarhane” të Prizrenit janë në fazën e fundit dhe pritet të përmirësojnë qarkullimin për të gjithë.

“Drejt përfundimit punimet moderne infrastrukturore rrugore në lagjen ‘Bazhdarhane’ të Prizrenit, që do ta përmirësojnë qarkullimin për të gjithë!”, njofton Komuna e Prizrenit, përcjell PrizrenPress.com