12.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026
Home Blog Page 551

Sonte ndeshja e dytë çerekfinale, Peja-Ylli

0

Në Pejë, pritet një sfidë mjaft interesante ndërmjet Pejës dhe Yllit.

Të dy skuadrat verdhezi luajnë vetëm për fitore, derisa kërkojnë të rikthejnë titullin në qytetet e tyre.

Ndeshja e parë në Therandë përfundoi me fitoren e pejanëve 71:77. Kjo ishte humbja e parë për therandasit, pas gjashtë fitoreve radhazi në elitë.

Skuadra që shënon dy fitore kualifikohet në gjysmëfinale.

Reagon G-Bani pas incidentit në BBVA: O yll, o dritë sa do të durosh më shumë, gabim kam bërë që të kam shtyrë

0

Pas episodit tronditës që ndodhi gjatë spektaklit të djeshëm në Big Brother VIP Albania, ku Gjesti u godit fizikisht nga Jozi, ka ardhur edhe reagimi i parë publik i reperit G-Bani.

Në një video ku shfaqet tepër i emocionuar dhe me lot në sy, G-Bani i del hapur në mbështetje Gjestit, duke shprehur keqardhjen për atë që ka ndodhur, si dhe duke reflektuar mbi rolin e tij në situatë.

Foto: Screenshot

Ai shprehet: “O Gjest, o yll o dritë o njish o bish. Sa do të durosh më shumë. Je i paparë. I fole mamit e babit direkt dhe u the jam mirë.
S’e di Gjest, po e pe ndonjëherë këtë video duhet të dish se jam me ty plako për këtë gjë. Okej hape derën nuk ka lidhje, jemi të rritur për ta kuptuar se është lojë nervash. Mënyra sesi mori hov me tërë forcë ishte goditje me të dhemb dhe me të gjujt. Sot e kam bërë syrin operacion, sa herë lotoj më dhemb, edhe për ty lotova.
Të kam shumë xhan dhe atë gjë nuk e meritoje Gjest, gabim kam bërë dhe unë që të kam shtyrë por kjo që ndodhi sot…jo jo kurrë kurrë asnjëherë. Të përqafoj shumë me gjithë respektin dhe familjen tënde keni solidaritetin tim.
M’u dhimbse se nuk e meritoje, ti je tipi që ngacmon, kjo është loja. Më vjen keq për atë që ndodhi, nuk dua asgjë nga karriera jote, ke rrugën tënde unë timen. Të dua shumë uroj të jesh shumë mirë dhe të lumtë”.

Parashikimi i motit për ditën e sotme

0

Sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell.

Ndërkaq, vranësira parashihen rreth relievit malor.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-20gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit meshpejtësi 1-3m/s. /

Sulmuan fizikisht një person, arrestohen dy vëllezër nga Suhereka

0

Janë arrestuar dy vëllezër nga Suhareka, pasi të njëjtit kanë sulmuar fizikisht një person.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se viktima në shenjë revolte ka thyer parafangon e automjetit të dyshuarve.

Tre të dyshuarit  janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  dy të dyshuarit –vëllezër janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Rr. Skënderbeu, Suharekë  12.04.2025 – 23:00. Pas një mosmarrëveshje dy të dyshuarit meshkuj kosovarë-vëllezër, e kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin tjetër mashkull kosovar. Ky i fundit në shenjë revolte  i thyen  parafangon e automjetit të dyshuarave. Tre të dyshuarit  janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  dy të dyshuarit –vëllezër janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje”.

Gjesti “kërcënon” në Big Brother VIP Albania: Nëse as unë e as Egli s’shkojmë në finale, do e djeg me benzinë shtëpinë

0

Në oborrin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, një moment i veçantë ndodhi sot, kur Gjesti bëri një “shaka” të paharrueshme me Eglin, duke shtuar një doze humori në atmosferën e tensionuar që ka përfshirë banorët e Big Brother VIP Albania 4.

Pasi situata është gjithnjë e tensionuar dhe shpresat për t’u bërë finaliste janë në majat e emocioneve, Gjesti u afrua me Eglin dhe i tha me një buzëqeshje: “E kam një ide, nëse as unë, as ti nuk shkojmë në finale, sa kushton një shishe benzinë? Ti nga njëra anë e unë nga tjetra”.

Me këtë shprehje, ai bëri një humor të ashpër dhe me “kërcënim” të lehtë ndaj produksionit të spektaklit, duke sugjeruar se, nëse nuk arrijnë të kalojnë në finale, do të mund të ndodhnin jashtë shtëpisë në mënyrë të papritur.

Kjo shaka nxiti të qeshura mes banorëve dhe solli një atmosferë më të relaksuar pas disa ditëve të ngarkuara emocionale.

Ndërkohë, vetëm dy nga gjashtë banorët e mbetur do të kalojnë në finale, për t’iu bashkuar Laertit dhe Rozanës, të cilët tashmë janë finalista të sigurtë. /Telegrafi/

Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Lumni Berisha – “Hansi”

0

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Dega në Prizren, me dhimbje të thellë njofton opinionin e gjerë për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit dhe veteranit të UÇK-së, Lumni Berisha, i njohur me nofkën “Hansi”.

“Lumni Berisha ishte një luftëtar i përkushtuar dhe trim, pjesëmarrës në luftën e Kroacisë dhe njëri nga heronjtë e Kosovës. Me fillimin e luftës në Kosovë, ai iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mori pjesë në shumë beteja të lavdishme. Pas përfundimit të luftës, ai përjetoi sfida të mëdha jetësore, duke u detyruar të zhvendosej në Vukovar, ku pas një sëmundjeje të rëndë ndërroi jetë,” – thuhet në njoftimin e Organizates.

Lumni Berisha ishte pjesë e radhëve të UÇK-së në rajonin e Vërrinit, ku shërbeu nën udhëheqjen e komandant Remzi Ademaj – “Petriti”. Ai u vendos në fshatin Billushë (Kushtrim) dhe luftoi krah komandantit Zafir Berisha. Pas përvojës luftarake në Kroaci, ai u angazhua në shumë beteja në Kosovë, duke qenë pjesëmarrës i betejës së shtatorit të vitit 1998 në fshatin Lez, ku u plagos. Kjo betejë mori jetën e 13 dëshmorëve të UÇK-së, të udhëhequr nga komandantët Xhevat dhe Selajdin Berisha.

“Lavdi jetës, veprës dhe sakrificës së Lumni Berishës – ‘Hansi’!”/PrizrenPress.com

Vazhdon rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit në Prizren – Përmirësim i furnizimit me ujë në zonat e larta të qytetit

0

KRU “Hidroregjioni Jugor” njofton se edhe sot kanë vazhduar punimet në rehabilitimin e gypit FI 400 mm nga materiali ACC dhe integrimin e burimit alternativ në sistemin ekzistues në Prizren.

“Rehabilitimi i këtij burimi do të përmirësojë dhe stabilizojë furnizimin edhe në zonat më të larta të qytetit”, thuhet në njoftimin e kompanisë./PrizrenPress.com

Sudani njeh pavarësinë e Kosovës

0
Republika e Sudanit ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Republikës së Kosovës, duke shënuar kështu një moment të rëndësishëm në përpjekjet ndërkombëtare të shtetit të Kosovës për zgjerimin e njohjeve.

Lajmi është konfirmuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në Facebook, ku ajo shprehu mirënjohjen në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe theksoi rëndësinë e kësaj ngjarjeje historike.

Prishtina shkatërron Suharekën 0-4, i afrohet Evropës

0

Prishtina ka arritur një fitore të thellë 0-4 ndaj Suharekës në xhiron e 28-të të Superligës së Kosovës.

Goli i parë erdhi në minutën e 39-të nga Ardian Limani, i cili realizoi me kokë. Pjesa e dytë nisi me një gol tjetër të Prishtinës, këtë herë nga Gallapeni në minutën e 51-të. Limani vazhdoi dominimin dhe shënoi dy gola të tjerë, duke e çuar rezultatin në 0-3 në minutën e 66-të dhe duke kompletuar hat-trickun në minutën e 82-të.

Pas përjashtimit të Limanit me karton të kuq në minutën e 79-të, Prishtina arriti të mbajë avantazhin e sigurt deri në fund.

Me këtë fitore, ekipi ngjitet në vendin e katërt me 38 pikë, duke u afruar me Malishevën, që është në vendin e tretë dhe i hap rrugë një mundësie për të kualifikuar në Conference League.

Përkujtohet 26-vjetori i Masakrës në Lugishtë të Hasit

0

Sot, në 26-vjetorin e Masakrës në Lugishtë të Hasit, u përkujtua mizoria e ushtruar ndaj popullatës civile, ku 54 qytetarë të pafajshëm u ekzekutuan nga trupat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ky përvjetor është një moment i thellë reflektimi dhe nderimi për sakrificën e banorëve të kësaj ane, të cilët dhanë gjithçka për lirinë dhe çështjen kombëtare.

Lavdi dëshmorëve që e mbrojtën dinjitetin dhe lirinë e popullit shqiptar!/PrizrenPress.com