Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Lumni Berisha – “Hansi”

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Dega në Prizren, me dhimbje të thellë njofton opinionin e gjerë për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit dhe veteranit të UÇK-së, Lumni Berisha, i njohur me nofkën “Hansi”.

“Lumni Berisha ishte një luftëtar i përkushtuar dhe trim, pjesëmarrës në luftën e Kroacisë dhe njëri nga heronjtë e Kosovës. Me fillimin e luftës në Kosovë, ai iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mori pjesë në shumë beteja të lavdishme. Pas përfundimit të luftës, ai përjetoi sfida të mëdha jetësore, duke u detyruar të zhvendosej në Vukovar, ku pas një sëmundjeje të rëndë ndërroi jetë,” – thuhet në njoftimin e Organizates.

Lumni Berisha ishte pjesë e radhëve të UÇK-së në rajonin e Vërrinit, ku shërbeu nën udhëheqjen e komandant Remzi Ademaj – “Petriti”. Ai u vendos në fshatin Billushë (Kushtrim) dhe luftoi krah komandantit Zafir Berisha. Pas përvojës luftarake në Kroaci, ai u angazhua në shumë beteja në Kosovë, duke qenë pjesëmarrës i betejës së shtatorit të vitit 1998 në fshatin Lez, ku u plagos. Kjo betejë mori jetën e 13 dëshmorëve të UÇK-së, të udhëhequr nga komandantët Xhevat dhe Selajdin Berisha.

“Lavdi jetës, veprës dhe sakrificës së Lumni Berishës – ‘Hansi’!”/PrizrenPress.com

Më Shumë

Nënkryetarja e Suharekës merr pjesë në tryezën për investimet në Kosovë

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Arta Gashi, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga KUSA në bashkëpunim me Ambasada e Shteteve të...

Totaj: Komuna e Prizrenit do të vazhdojë mbështetjen për gratë sipërmarrëse

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë pjesë në Konferencën Nismëtare të projektit “E Ardhmja e Saj”, një iniciativë që synon fuqizimin...

Lajmet e Fundit