17.7 C
Prizren
E martë, 5 Gusht, 2025
Home Blog Page 5548

Kodi i heshtjes

0

IMER MUSHKOLAJ

Bota e mafias funksionon bazuar në “kodin e heshtjes”, por shtetet demokratike mbështeten në kushtetutë e ligje, ku liria e shprehjes është ndër të drejtat themelore të njeriut. Andaj, tentimet për të imponuar një “kod të heshtjes” në Kosovë, duke kriminalizuar fyerjen dhe shpifjen, dështojnë turpshëm
Me siguri ju ka rastisur të dëgjoni për “kodin e heshtjes” ose, siç njihet në gjuhën e mafiozëve “omerta” që, më shumë se një ligj i heshtjes, është një mënyrë e vërtetë të jetuari, një kulturë, elementi qendror i vizionit mafioz të botës. Sipas këtij kodi të heshtjes, një mafioz nuk duhet të prezantojë veten para një mafiozi tjetër, por atë duhet ta bëjë një mafioz i tretë, i cili është i njohur nga këta dy. Po ashtu, ky kod i ndalon mafiozët që të tradhtojnë bashkëpunëtorët tek autoritetet. Nëse kjo ndodh, atëherë tradhtari dhe familja e tij dënohen me vdekje.

Bota e mafias funksionon bazuar në këtë kod, por shtetet demokratike funksionojnë bazuar në ligje dhe liria e shprehjes është një ndër të drejtat themelore të njeriut. Andaj, tentimet për të imponuar një “kod të heshtjes” në Kosovë, duke kriminalizuar fyerjen dhe shpifjen, dështojnë turpshëm, si ndodhi me propozimin e ministres kosovare të Drejtësisë.

Ajo kishte propozuar rishikimin e dekriminalizimit të shpifjes, respektivisht përfshirjen e dy neneve në Kodin Penal që do të mundësonin burgosjen e atyre që në të ardhmen shpifin kundër shtetit dhe fyejnë simbolet dhe institucionet shtetërore.

Sipas Ministrisë së Drejtësiëë, ndryshimet po bëheshin bazuar në praktikat më të mira të vendeve të Bashkimit Europian, respektivisht Gjermanisë. Por, këto pohime dolën të jenë blof i madh, pas argumenteve të ofruara nga ekspertë të fushës.

Këshilli i Europës dhe Komisioni Europian kanë dhënë rekomandime të qarta që shpifja duhet të dekriminalizohet. Kjo ka bërë që shtetet, një nga një, të rregullojnë shpifjen me kodin civil, e jo me atë penal. Kosova e ka të rregulluar një gjë të tillë dhe duhet të jesh vërtet i krisur që të provosh ta kthesh mbrapa vendin sa i përket legjislacionit për lirinë e shprehjes.

* * *

Kur Hashim Thaçi në fillim të mandatit të tij si president paralajmëroi nismën për ndryshim dhe plotësim të Kodit Penal, u tha se ideja ishte që të forcoheshin ndëshkimet për goditjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Si president, e kam potencuar prioritetin që ka Kosova në luftën kundër korrupsionit dhe krimit, inkurajoj grupin punues që t’i kushtojë vëmendje dispozitave duke bërë ndryshime që institucionet të kenë kompetenca për të goditur këto fenomene”, kishte deklaruar Thaçi nëntorin e vitit të kaluar. Ai kishte kërkuar që ndryshimet legjislative “të jenë të thella, gjithëpërfshirëse dhe të jenë të zbatueshme në praktikë”. Ky mund të ketë qenë sinjal për ministren e Drejtësisë që të preket edhe legjislacioni që rregullon lirinë e shprehjes, respektivisht të futen nenet me të cilat shpifjet dhe fyerjet ndaj shtetit, simboleve shtetërore dhe organeve kushtetuese do të dënoheshin me gjobë ose dënim me burg deri në pesë vjet.

Nëpërmjet këtyre ndryshimeve, presidenti Thaçi dhe Ministria e Drejtësisë po përpiqeshin që, në emër të sanksionimit të lirisë së shprehjes, të godasin jo vetëm gazetarët kritikë, por edhe kundërshtarët politikë. Pra, ideja e ndryshimeve në Kodin Penal nuk kishte të bënte me rregullimin e një fushe të rregulluar tashmë, por nënkuptonte edhe disiplinimin e të gjithë atyre që guxonin të merreshin me pushtetin dhe institucionet.

Pas reagimeve të organizatave që merren me media e gazetarë dhe jo vetëm, Ministria e Drejtësisë u tërhoq nga propozimi i vet. Natyrshëm, pasi nuk kishte tjetër zgjidhje. Por, pa pikë nevoje, dëmi është shkaktuar.

* * *

Shpifja dhe fyerja në Kosovë janë probleme të mëdha për të gjithë qytetarët. Për këdo që i kryen këto vepra, duhet vendosur drejtësi civile, e jo penale. Rruga ligjore duhet ndjekur dhe gazetarët mund të ndëshkohen.

Ekziston një keqkuptim se gazetarët dhe mediat mund të raportojnë gjithçka, pa u ndëshkuar. Legjislacioni në fuqi që rregullon fushën e medias në Kosovë është i mjaftueshëm. Por, po, është i nevojshëm forcimi i trupave vetërregullues, në mënyrë që të zvogëlohet mundësia, respektivisht të bëhet e pamundur ndërhyrja nga institucionet. Natyrisht, gazetarë dhe media të papërgjegjshme e joprofesionale duhet të ballafaqohen me ligjin.

Sidoqoftë, kjo nuk i jep askujt të drejtë që të ndërmarrë nisma për kufizimin dhe ngulfatjen e lirisë së shprehjes, aq më pak si ndërmarrje politike dhe për interesa edhe individuale.

Nëse do të kalonin propozimet e Ministrisë së Drejtësisë, atëherë Kosova do të kthehej një dekadë mbrapa, atëherë kur shpifja dënohej me burg. Këtë do ta dëshironin shumica e njerëzve të pushtetit. Për ta, do të ishte i mirëseardhur aplikimi i “kodit të heshtjes”, nëpërmjet të cilit do të provohej t’iu mbyllej goja të gjithë atyre që nuk pajtohen me ta.

Mafia mund të funksionojë me kodin e vet, “omertën”, por shtetet funksionojnë me kushtetutë e ligje. Liria e fjalës është e drejtë themelore e njeriut, komponent thelbësor i çdo demokracie. Duhet çmuar dhe respektuar atë. “Kodi i heshtjes” është kod i turpit/gazeta express/

Fshati Fortesë bëhet me ndriçim publik

0

Fshati Fortesë i Komunës së Rahovecit, për herë të parë është bërë me ndriçim publik.

Rregullimi i ndriçimit publik, është bërë në rrugët kryesore të këtij fshati përmes projektit “Zgjerimi dhe mirëmbajtja e rrjetit të ndriçimit publik në Komunën e Rahovecit” dhe që financohet nga Buxheti i Komunës së Rahovecit.

Pastrohen rrugët kryesore të fshatrave Krushë e Madhe, Xërxe dhe Ratkoc

0

Në fshatrat Krushë e Madhe, Xërxe dhe Ratkoc të Komunës së Rahovecit, është bërë pastrimi dhe fshirja e rrugëve kryesore e këtyre tri fshatrave. Pastrimi dhe fshirja e rrugëve në këto fshatra është bërë nga kompania “Eko-Regjioni”, njësia në Rahovec.

Sipas kontratës të cilën ka Komuna e Rahovecit me “Eko-Regjioni”, pastrimi i rrugëve në qytetin e Rahovecit bëhet çdo ditë ndërsa në fshatrat pastrim i rrugëve bëhet njëherë në muaj.

Muja: Koalicioni s`i ka votat për demarkacionin

0

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shaip Muja, i ka hedhur poshtë pretendimet e Qeverisë se i ka votat për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi në Kuvend.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai është shprehur i bindur se koalicioni qeverisës nuk i ka votat për këtë çështje, duke theksuar se pretendimet e tilla janë mashtrime. “Koalicioni nuk i ka votat për këtë çështje. Pretendimet e Qeverisë se i ka votat për demarkacion janë vetëm mashtrime. Aq më keq që këta edhe miqtë tanë ndërkombëtarë po i vënë në pozita të këqija, duke i shtyrë ata të thonë se demarkacioni duhet të votohet. Mirëpo, ne u themi miqve ndërkombëtarë, se do të votojmë kundër këtij varianti të demarkacionit, sepse vetëm në këtë mënyrë zgjidhet problemi”, ka thënë Muja.

Muja ka treguar se versionin aktual të demarkacionit me Malin e Zi nuk do ta përkrahin as deputetët e PDK-së që deri më tani kanë hezituar ta deklarojnë votën e tyre rreth kësaj çështjeje.

“Versioni që pritet të vijë në Kuvendin e Kosovës dihet publikisht që as deputetët e PDK-së të cilët edhe nuk duan të përgjigjen për këtë çështje nuk do ta përkrahin. Konventa (e PDK-së) është përgjigjur për të gjithë deputetët e PDK-së. Pra, duhet të ketë konsensus nacional për këtë çështje. Nëse nuk arrihet ky konsensus, atëherë ne duhet ta rrëzojmë me konsensus këtë variant të demarkacionit”, ka thënë deputeti Muja.

Ai pret që kjo Qeveri të bjerë shumë shpejt dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, në të cilat, sipas tij, PDK-ja pa problem do të dalë forca e parë politike. “Natyrisht se Qeveria duhet të bjerë. Mendoj se kjo Qeveri duhet të bjerë edhe për qëllime të tjera. Ka maskime shumë të mëdha në zhvillimin ekonomik. Pra, nuk janë të vërteta ato që i deklaron Qeveria në fushën e zhvillimit ekonomik”, ka thënë Muja.

SBAShK-u dorëzon padi për mospagesë të tri pagave

0

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka ngritur padi ndaj komunave për mosrespektim të të drejtave në arsim. Padia e ngritur përfshinë mospagesën e tri pagave me rastin e pensionimit të mësimdhënësve si dhe mospagesën e tri pagave pas dhjetë vjetëve në arsim.

Dialogu dhe marrëveshjet e arritura në letër me Qeverinë për realizimin e të drejtave të punëtorëve të arsimit tregojnë se kjo kategori e punëtorëve në Kosovë nuk qëndron keq me kushtet e punës.

Mirëpo Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) vlerëson se ligjet si dhe marrëveshjet e nënshkruara nga Qeveria kanë hezitime të realizohen në praktikë.
Për mosrealizimin e të drejtës së punëtorëve SBASHK-u ka deponuar edhe padi në organet e drejtësisë. Padia e ngritur nga sindikata përfshinë mospagesën e tri pagave me rastin e pensionimit të mësimdhënësve si dhe mospagesën e tri pagave pas dhjetë vjetëve në arsim.

Udhëheqësit e kësaj sindikate deklarojnë se kanë bazë ligjore për ta fituar të drejtën. Ndërkaq, mbi 25 mijë mësimdhënës, sipas Sindikatës, besojnë që me Kontratën e re Kolektive në sektorin e arsimit pushteti lokal dhe ai qendror do të angazhohen t’i realizojnë më mirë ato që i nënshkruajnë, shkruan Zëri.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se ka lëvizje përpara në drejtim të përmbushjes së kërkesave të mësimdhënësve. Megjithëkëtë, ai thotë se ka ende kërkesa të papërmbushura nga shteti të parashtruara nga punëtorët e arsimit.

Rrahje në mes të gjashtë personave në Malishevë

0

Gjashtë persona në Malishevë janë përfshirë ditën e djeshme në një rrahje, me që rast tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës për tretman mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Adem Jashari kur tre persona kanë sulmuar tre të tjerë të cilët pësuan lëndime.

Policia e Kosovës ka arrestuar njërin nga të dyshuarit dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajte. Rasti është duke u hetuar edhe më tutje nga Policia e Kosovës

Drejtësia, buzë humnerës

0

Analisti Naim Kelmendi ka konsideruar se EULEX-i për kaq vite ka dështuar në misionin e tij në sundimin e ligjit dhe në të shumtën ka pasur disa raste të arrestimeve për krime të rënda, por që kanë mbetur më shumë për shou mediatik, ngase asnjëherë nuk i ‘kapi’ ‘peshqit e mëdhenj’

Në sistemin e drejtësisë dhe kudo tjetër janë ndërlidhur interesat e grupeve politike dhe atyre parapolitike, ku bashkë me grupet e mafio-bizneseve nuk kanë dashur që drejtësia të funksionojë si e pavarur, ndërsa në anën tjetër sindroma e të nënshtruarit, që pret urdhra si të veprohet, është bartur nga sistemi i kaluar në këtë gjeneratë, e cila si duket tranzicionin në drejtësi e paska përjetuar në mënyrë traumatike, prandaj këndellja e sistemit të drejtë- sisë mund të bëhet vetëm me një brez tjetër, i cili është i arsimuar dhe kompetent për ta vënë në binarët e duhur drejtësinë në Kosovë.

Kështu të paktën kanë vlerësuar analistët dhe njohësit e kësaj fushe, derisa kanë thënë se nevojitet një ndërhyrje ndërkombëtare për ta nxjerrë një ligj VETINGu sikur në Shqipëri, ku për emërimin e gjykatësve dhe prokurorëve ndërhyjnë drejtpërdrejt ndërkombë- tarët dhe vetëm në këtë mënyrë mund ta heqim disi sistemin e drejtë- sisë nga kthetrat e mafio-politikes. Ndaj është shtruar edhe çështja se si të tejkalohet një gjendje e tillë, ku ani pse edhe kaq shumë vite pas luftës, sistemi i drejtësisë në Kosovë ka mbetur thuaja në fazën tranzicionale me EULEX-in, që si duket i ka çuar duart, duke mos qenë në gjendje ta përmbushë misionin e tij në sundimin e ligjit, dhe me Gjykatën Speciale që pritet të fillojë së shpejti. Po ashtu përse nuk mund të ketë në Kosovë asnjëherë sundim të ligjit pa reformën e madhe në drejtësi, siç është ligji i dekriminalizimit, ai i VETTINGut për drejtësinë dhe të gjitha institucionet publike të shtetit, pa ashtu ligji anti-mafia etj ?!
Duhet ndërhyrja ndërkombëtare

Deputeti nga radhët e koalicionit në pushtet nga ‘LDK-ja’, Adem Salihaj, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot” ka thënë se sistemi i drejtësisë në Kosovë asnjëherë nuk u vu në binarë normalë dhe mbeti plotësisht i varur nga politika, e cila nuk e përdori këtë sistem për luftimin e krimit, por për interesat e veta. Sipas tij, struktura qeverisëse e Kosovës asnjëherë nuk do të lejojë që sistemi i drejtësisë të jetë i pavarur dhe në funksion të sundimit të ligjit. “Nevojitet një ndërhyrje ndërkombëtare për ta nxjerrë një ligj VETING-u sikur në Shqipëri, ku për emërimin e gjykatësve dhe prokurorëve ndërhyjnë drejtpërdrejt ndërkombëtarët. Pra, vetëm në këtë mënyrë mund ta heqim disi sistemin e drejtësisë nga kthetrat e mafio-politikës”, u shpreh më tej ai. Sipas tij, EULEX-i është një mision plotësisht i dështuar dhe i komprometuar, dhe se ai nuk arriti aspak ta luajë rolin, për të cilin u formua. “Përveç kësaj, me presionin e PDK-së iu ndryshua roli dhe ky mision tashmë nuk mund të hap raste të reja pa miratimin e vendorëve”, u shpreh Deputeti nga radhët e koalicionit në pushtet nga ‘LDK-ja’, Adem Salihaj.

Vendorët nuk u treguan seriozë

Analisti Shefqet Dibrani thotë se nuk duhet gjithmonë fajin ta kërkojmë vetëm tek Bashkësia Ndërkombëtare. “Nëse EULEX-i ka qenë një organ këshillues dhe udhëzues për të na mësuar ne si do të duhej për të vepruar, askush nuk na ka faj për joseriozitetin tonë. Askush nuk ka durim tërë jetën ta shpenzojë, duke iu ndenjur mbi kokë, për t’i udhëzuar e kontrolluar strukturat profesionale të prokurorëve dhe gjyqtarëve shqiptarë. Tashmë shihet se sindroma e skllavit dhe e të nënshtruarit është bartur edhe tek kjo gjeneratë e prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët me sa duket nuk i kanë mësuar dhe nuk i paskan marrë këshillat e mira nga ekspertët e EULEX-it”, ka shtuar ai. Ndërsa sa i përket asaj se përse edhe pas investimit të gjitha atyre parave në sistemin e drejtësisë nuk u kalua nga faza tranzicionale për të pasur një drejtësi larg ndikimeve të politikës, profesionale, të aftë e guximshme në përballje me krimin, Dibrani mendon se në sistemin e drejtësisë dhe kudo tjetër janë ndërlidhur interesa të grupeve politike dhe atyre parapolitike, ku bashkë me grupe të mafio-bizneseve nuk kanë dashur që drejtësia të funksionojë si e pavarur, ndërsa në anën tjetër sindroma e të nënshtruarit që pret urdhra si të veprohet, është bartur nga sistemi i kaluar në këtë gjeneratë, e cila si duket tranzicionin në drejtësi e paska përjetuar në mënyrë traumatike. Ai thotë se këndellja e sistemit të drejtë- sisë mund të bëhet vetëm me një brez tjetër, i cili është i arsimuar dhe kompetent për ta vënë në binarët e duhur drejtësinë në Kosovë.

“Prandaj, pa reforma në sistemin e drejtësisë, pa ligjin për dekriminalizim dhe pa atë të Vetting-ut nuk mund të shkojë shoqëria demokratike përpara. Po ashtu nuk shkohet në reforma me një gjeneratë, e cila është fajtore dhe përgjegjëse për të tashmen kaq të kriminalizuar, prandaj edhe pa spastrimin e listave zgjedhore dhe pa krijimin e Ligjit për verifikim të mandatit, shoqëria jonë nuk do të dalë nga kriza, në të cilën është futur me fajin e një shtrese të korruptuar”, potencoi Dibrani../Kosova Sot/

Prizren: Tek varret e nuseve ndizeshin qirinj për dashuri

0

Tri varre të krushqve gjenden në komunën e Prizrenit. Ato gjenden në Zojz, Piranë dhe në Romajë të Hasit.

Agim Ndroqi, një burrë mbi të 90-at, lidhur me varret e krushqve në Piranë ka treguar një ngjarje të dhimbshme. Ai kishte dëgjuar këtë histori nga i ati Hakiu, ku ishin vrarë mbi 200 krushkë, e pastaj në fund edhe nuset u detyruan të vriteshin. Ai shton se para se të vdisnin kishin lënë amanet që aty të ndërtohej një kishë shqiptare. Në këtë vend ka një lokacion që quhet “Arat e paskishës”.

Në Piranë ka pak njohuri për varret e krushqve, kurse ajo në Romajë të Hasit është më e njohur. Në këtë vend dinë se në kohën e Rankoviqit janë prishur ato varre. Profesor dr. Nexhat Çoçaj shprehet se në fshatin Romajë të Hasit thuhet se ishin takuar krushqit dhe u vranë deri tek nuset që i kishin varret e ndara nga krushqit.

“Pleqtë tregojnë se kur janë prishur ato varre ka pasur eshtra dhe ajo që ende flitet në këtë fshat ishin varret e nuseve”, është shprehur ai. Tani mbi ato varre është ndërtuar një shkollë.

Sot krushqit thyejnë rrugën

Çoçaj thotë se nuk dihet me saktësi nëse legjenda ka lidhje me të vërtetën, pasi këto kërkojnë kohë më të gjatë investigimi dhe punë shkencore, por ajo që është thënë, është se kishte ndodhur që në atë zonë, një ditë të bukur, dy karvanë dasmorësh që çonin nuset për në shtëpinë e dhëndrit janë përballur dhe asnjëra palë nuk tërhiqej prapa. Sipas tij, askush nuk donte të hapte rrugë, gjë që solli një tragjedi dhe i ktheu dy dasma në dy varreza të mëdha. Varret e nuseve deri në prishje kanë shërbyer edhe si varre të mira si varre, ku vendoseshin edhe ndonjë nezër për dashuri që nusja ta dojë familjen. Ishte si rregull se para këtyre gurëve të vendosej ndonjë dhuratë e vogël ku kalimtarët nevojtarë edhe mund ta merrnin. Pleq të këtij fshati tregojnë se kjo ishte edhe arsyeja që dasmat bëheshin me marrëveshje të fshatit dhe të fshatrave fqinje, dhe assesi nuk kanë dashur që krushqit të takoheshin mes vete. Bile edhe sot e kësaj dite, tregon Çoçaj, krushqit jo vetëm në Has, por kudo e thyejnë rrugën, pasi ka mbetur traditë e vjetër që thyerja rrugës së krushqve ishte respekt për palën tjetër që të mos të takoheshin.

Fëmijët nuk lejoheshin që të shkonin krushqi

Dy janë ritualet, përkushtimet dhe nderi që u bëhen të vdekurve. Ritualit me nderime me gurë të mëdhenj pa përshkrime dhe ritualet me përshkrime. Është shumë i rëndësishëm përshkrimi që hasim në këta dy ekzemplarë të gurëve, yjet, bërthama, shenja të origjinës, lindja, brezi dhe kthimi në tokë, në bërthamën prej nga edhe kemi dalë. Në të dy gurët e varrezave thuhet se ishin shenjat dhe simbolet që kufizoheshin në lutje. Ritualet e varrimit në këtë kohë shënojnë pikën më të lartë të respektit ndaj anëtarëve të atij gazmendi siç ishte dasma. Sipas Çoçajt, atëherë nuk lejohej që krushk të shkonin fëmijët, por vetëm ata që ishin të zotët e pushkës.

Njohës i arkeologjisë dhe i kulturës së vjetër ballkanike, Shafi Gashi, shprehet se varret e Romajës dhe zbulimi i këtyre varreve të vjetra ishte pjesë e historisë së gjithë Hasit dhe Përdrinisë.

“Të vdekurit duhej të jenë varrosur bashkë me veshjet e tyre, pasi aty u patën gjetur copa cohe, përmes së cilave shkonte gjilpëra e një fibule. Çdo varr kishte edhe ndonjë pjesë bronzi, unaze, apo ndonjë gjësendi”, është shprehur ai.

Shton se besimi tek këto varre ishte si një mit dhe si një legjendë. Ai thotë se banorët kurrë mbi këto varre nuk donin assesi të ngrisnin ndonjë shtëpi apo ndonjë objekt tjetër.

“Romajasit e patën respektuar këtë pjesë të tokës si diçka të shenjtë, Ngase ato vorre mendonim se ishin të shenjta”, xha Dini.

Ai tregon se varret e krushqve kanë histori me shumë dhimbje.

“Tani saherë në fshatra shkojnë për të marrë nuse e thyejnë rrugën e kjo tregon se sa shumë respekt kanë njerëzit për njeri-tjetrin”, tregon ai.

Në ato varre edhe sot e kësaj dite gjuhen monedha dhe gratë ndezin qirinj.

“Të vdekurit duhej të jenë varrosur bashkë me veshjet e tyre, pasi aty u patën gjetur copa cohe, përmes të cilave shkonte gjilpëra e një fibule. Çdo varr kishte edhe ndonjë pjesë bronzi, unaze, apo ndonjë gjësendi”, është shprehur Shafi Gashi. /Kosova Sot/

 

Të rinjtë kosovarë e “kallin” Prevallën me muzikë tallava (Video)

0

Qindra të rinj ne rastin e një majit ia mësynë Prevallës

Disa me familje, të tjerët në mënyrë të organizuar, festuan “ditën e punëtorëve. Madje, disa prej tyre atmosferën e ‘dhezën’ edhe me muzikë tallava, shkruan Indeksonline.

Të rinjtë kosovarë e "kallin" Prevallën me muzikë tallava

Gepostet von IndeksOnline am Montag, 1. Mai 2017

Festivali ‘Prizren Comic Con 2017’ thërret artistët

0

Për të 14-tën herë me radhë në Kosovë do të organizohet Festivali Ndërkombëtar i Stripit, Karikaturës dhe Satirës ‘Prizren Comic Con 2017’.

Edhe sivjet është hapur konkursi për këtë festival, ku të drejtë konkurrimi kanë të gjithë autorët nga e mbarë bota. Tema e festivalit sivjet është “Historia e legjendave kosovare” si dhe “Barazia Gjinore”, ndërkaq konkursi është i hapur deri më 15 korrik. Një temë e tillë veç sa e bën festivalin më shqiptar se asnjëherë dhe i jep një frymë shqipe ngjarjes që në Prizren sjellë ajkën e stripit e karikaturës, shkruan KultPlus.

Në anën tjetër, proklamimi i barazisë gjinore me anë të stripit, karikaturës e satirës tregon për një nivel tjetër të festivalit, për të ndërgjegjësuar edhe artistët drejt kauzës që shpesh has në debat.

Festivali do të mbahet përgjatë datave 27 deri më 31 korrik në Prizren ndërsa për vlerësimin e punimeve juria do të mblidhet me 17 shtator.