SBAShK-u dorëzon padi për mospagesë të tri pagave

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka ngritur padi ndaj komunave për mosrespektim të të drejtave në arsim. Padia e ngritur përfshinë mospagesën e tri pagave me rastin e pensionimit të mësimdhënësve si dhe mospagesën e tri pagave pas dhjetë vjetëve në arsim.

Dialogu dhe marrëveshjet e arritura në letër me Qeverinë për realizimin e të drejtave të punëtorëve të arsimit tregojnë se kjo kategori e punëtorëve në Kosovë nuk qëndron keq me kushtet e punës.

Mirëpo Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) vlerëson se ligjet si dhe marrëveshjet e nënshkruara nga Qeveria kanë hezitime të realizohen në praktikë.
Për mosrealizimin e të drejtës së punëtorëve SBASHK-u ka deponuar edhe padi në organet e drejtësisë. Padia e ngritur nga sindikata përfshinë mospagesën e tri pagave me rastin e pensionimit të mësimdhënësve si dhe mospagesën e tri pagave pas dhjetë vjetëve në arsim.

Udhëheqësit e kësaj sindikate deklarojnë se kanë bazë ligjore për ta fituar të drejtën. Ndërkaq, mbi 25 mijë mësimdhënës, sipas Sindikatës, besojnë që me Kontratën e re Kolektive në sektorin e arsimit pushteti lokal dhe ai qendror do të angazhohen t’i realizojnë më mirë ato që i nënshkruajnë, shkruan Zëri.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se ka lëvizje përpara në drejtim të përmbushjes së kërkesave të mësimdhënësve. Megjithëkëtë, ai thotë se ka ende kërkesa të papërmbushura nga shteti të parashtruara nga punëtorët e arsimit.

Më Shumë

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Lajmet e Fundit