17.8 C
Prizren
E hënë, 4 Gusht, 2025
Home Blog Page 5556

Prokurori tërhiqet nga ndjekja penale ndaj dy femrave në Prizren

0

Prokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren Zejnullah Gashi, të enjten, ka hequr dorë nga ndjekja penale ndaj të akuzuarave për veprën penale “vjedhje”, N. B. dhe H. L..

Prokurori Gashi tha se nuk ka elemente të kryerjes së veprës penale.

Para se të merret vendimi i lartcekur, e dëmtuara E.  S. , në cilësi të dëshmitares deklaroi  se të akuzuarat kanë qenë në shtëpinë e saj në ditën kritike. E njëjta tha se ndoshta ato janë koordinuar për të vjedhur gjësende nga ajo.

Të akuzuarat, të cilat nuk kishin avokat mbrojtës, deklaruan se nuk kanë vjedhur asnjë stoli, duke shtuar se e dëmtuara ka probleme shëndetësore e mentale.

Sipas aktakuzës,  N.  B.  dhe H.  L.  më 6 shtator 2014, rreth orës 10:30, në Prizren, marrin gjësende nga shtëpia e të dëmtuares E. S. , me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të pasurisë së luajtshme.

Nga e njëjta marrin stoli dy unaza, duke shfrytëzuar momentin kur e dëmtuara nuk ishte prezent në dhomën e ndenjës. Të akuzuarat i kishin shkaktuar dëm material Seilerit në vlerë prej 1,000 euro.

Ndryshe vepra penale “vjedhje” nga neni 325 paragrafi 1, nën paragrafi 1.1 lidhur me nenin 31, të Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës , dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre vite./betmiperdrejtesi/

Aktorja e filmave porno ‘seks’ me posterin e Mario Balotellit

0

Katja Krasavice është 20-vjeçarja e njohur si aktore e filmave porno, si dhe për mesazhet e nxehta me futbollistin e kombëtares italiane Mario Balotelli.
Pas publikimit të bisedave të cilat nuk qëndruan shumë gjatë, cajza gjermane ende vijon të shkruajë tekste me përmbajtje të nxehta lidhur me të.

Kjo nuk ngelet me kaq…

Katja publikon në Instagram një fotografi ku simulon akt seksual mbi një mbulesë ku shihet Super Mario me mbishkrimin: “Kur Mario Balotelli shkruan për mua: ‘jepini asaj një posterin tim në mënyrë që të ëndërroj sikur është me mua’ dhe një fans më dha vërtetë një poster të tij”.

Luciano Moggi mbërrin në Shqipëri. Ja arsyeja …

0

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Juventusit, Luciano Moggi, ka mbërritur dje në drekë në kryeqytet, ku është pritur nga drejtuesit e Partizanit. Burime për ‘panorama sport’ pranë klubit të kuq bëjnë me dije se Moxhi do të jetë i pranishëm në ndeshjen mes Tiranës dhe Partizanit si i ftuar.

Mësohet se një përfaqësues i tij ka ndjekur nga afër ndeshjen e fundjavës mes të kuqve dhe Teutës, e cila u fitua në shifrat 4-1 dhe nuk përjashtohet mundësia që të ketë një bashkëpunim në të ardhmen mes palëve. Por, një gjë e tillë do të mbetet për t’u konfirmuar në ditët në vijim kur pritet të ketë edhe një njoftim nga ana e skuadrës së kuqe.

Derbi i kryeqytetit ka tërhequr gjithmonë vëmendjen, për më tepër në një moment të tillë që skuadra e Partizanit është në garë për titullin kampion dhe Tirana lufton për mbijetesë.

Sa i takon Moggit, gjatë ditës së sotme nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë edhe një takim me drejtuesit e skuadrës së kuqe, por edhe me futbollistët. Gjithsesi në klubin kryeqytetas tregohen mjaft të rezervuar në lidhje me projektet apo bashkëpunimin që mund të ketë mes palëve në vijim.

Rusia e alarmuar: Trump ka një plan sekret për sulme bërthamore në Moskë dhe Kinë

0

SHBA-ja po instalon sisteme mbrojtjeje nga raketat anembanë botës në përgatitje për një sulm nuklear ndaj Rusisë apo Kinës, tha një nga shefat ushtarakë të Vladimir Putinit, raporton “Daily Star”.

Uashingtoni ka vendosur sisteme që janë të afta të rrëzojnë raketat që hynë në Evropë dhe mbi anijet e oqeaneve anembanë botës, shkruan syri.net. Por gjenerali Viktor Poznikhir, nënkryetar i operacioneve për Shtabin e Përgjithshëm Rus, beson se forcat amerikane kanë një tjetër qëllim.

“Prania në Evropë e bazave amerikane të mbrojtjes raketore apo anijet në detet dhe oqeanet afër Rusisë krijojnë një plan të fuqishëm e të fshehtë për kryerjen e një sulmi të papritur bërthamor kundër Federatës Ruse”, tha gjenerali.

“Goditjet e papritura çarmatuese mbi forcat bërthamore ruse apo kineze rritin në mënyrë të konsiderueshme efikasitetin e sistemit amerikane të mbrojtjes nga raketat “, argumentoi kreu i ushtrisë ruse.

‘Rastësisht’ forcat ajrore amerikane nisën dje një raketë të re ndërkontinentale nga Kalifornia, e aftë për të arritur deri në Rusi

Moderatorja e njohur kapet mat në skena të nxehta me të dashurin

0

Moderatorja mendonte se ishin vetëm, por ‘kapet mat’ me të dashurin në poza të nxehta

Është një nga moderatoret më të njohura e më të dashura e si rrjedhojë tërheq vëmendjen e njerëzve edhe atëherë kur nuk do të donte. Privatësia është një çmim që duhet të ‘paguash’ kur bëhet fjalë për famë dhe mijëra e mijëra ndjekës në rrjetet sociale.

Po flasim për të famshmen Belen Rodriguez e cila pas divorcit me babain e djalit të saj, ka nisur një lidhje pasionante me pilotin Andrea Iannone. Të dy kanë kaluar fundjavën bashkë për tu relaksuar me idenë se askush nuk po i shihte, por nuk ka qënë kështu…

Paparazët kanë mundur të fotografojnë dyshen në poza vërtet të nxehta afër pishinës dhe nën rrezet e diellit.

Çifti i njohur përflitet se po mendon të hedh hapin e madh pasi mediat italiane shkruajnë se ata po kërkojnë një shtëpi të përbashkët.

Juventus, i vetmi ekip në Europë në garë për tripletë

0

Nga dje ka mbetur vetëm. Juventus është ekipi i vetëm që mund të fitojë tripletën gjatë këtij sezoni, për të përsëritur suksesin e Mourinhos në vitin 2010.

Eliminimi i Monacos në Kupën e Frances, ka bërë që bardhezinjtë tashmë të jenë kandidatët e vetëm për ta mbyllur sezonin me fitoren e kampionatit, Kupës së Italisë dhe Champions League.

Skuadra franceze u eliminua mbrëmë në mënyrë të turpshme nga PSG 5-0, pasi i la në shtëpi të gjithë yjet e saj duke luajtur me skuadrën e dytë, raporton Albeu.

As ekipe të mëdha si Bayern, Real, Atletico dhe Barcelona janë eliminuar të paktën nga një kompeticion, apo shanse për të fituar titullin. Finalja e sezonit do na tregojë nëse Juventus do të realizojë tripletën e famshme.

Rusia po shtrin ndikimin në Ballkan

0

Senatori republikan John McCain, bëri thirrje për rikonfirmimin e angazhimit amerikan dhe evropian në Ballkan, për të cilin tha se megjithëse ka përparuar ndjeshëm që nga konfliktet e vitit 1990, ende ka vështirësi dhe paqendrueshmëri të konsiderueshme.

I kthyer së fundmi nga një turne në rajon, senatori përmendi si sfida në një intervistë për shërbimin serb të Zërit të Amerikës, krizën në Maqedoni, drejtimin e Serbisë pas zgjedhjeve presidenciale, dhe rolin e islamizimit radikal.

“Shqetësimi im është se ndërsa vëmendja jonë është zhvendosur tek Rusia, tek Ukraina, tek Lindja e Mesme, tek Kina, nuk i kemi kushtuar vëmendjen e duhur Ballkanit, madje as evropianët”, tha ai.

Senatori McCain deklaroi se është e qartë që rusët po përpiqen të shtrijnë ndikimin e tyre në rajon. “Përpjekja për grusht shteti në Mal të Zi, është një shembull i qartë. Ishte një përpjekje për përmbysjen e një qeverie të zgjedhur të një vendi”, tha senatori me ndikim ne radhet e republikaneve.

Faktin që Rusia po zgjeron influencën, senatori ia atribuon mungesës së udhëheqjes amerikane dhe evropiane, në zonën që ai thotë se mendohet të jetë më e paqendrueshmja në Evropë.

“Ne luajtëm rol në zgjidhjen e konflikteve atje, që shkaktuan humbje jete dhe duket se vitet e fundit jemi tërhequr dhe ky është një shembull tjetër i nevojës absolute për rol udhëheqës të Shteteve të Bashkuara”. Senatori McCain tha se kishte parë si në Kosovë edhe Shqipëri, një dëshirë të madhe për integrim në BE.

Gjuha shqipe dikur shkruhej në gati dhjetë alfabete të ndryshme

0

Shekulli në mes të vitit 1750-1850 ishin vite të një diversiteti ortografik të mrekullueshëm në Shqipëri.
Në këtë periudhë, gjuha shqipe po shkruhej në gati dhjetë alfabete, një rekord ky për atë kohë dhe gjuhët evropiane.

Dhe këto alfabete ka vendosur që ti studiojë e ti sjellë në një libër studiuesi i pashoq i shqipes, Robert Elsie.

“Edhe një libër tjetër që sapo botova, mbi alfabetet e shqipes. Rreth viteve 1750-1850 gjuha shqipe u shkrua në jo më pak se dhjetë alfabete të ndryshme. Sigurisht një rekord për një gjuhë evropiane! Ja i keni këtu” ka shkruar Elsie derisa ka prezantuar librin 117 faqësh “Albanian Alphabets – Borrowed and Invented”, shkruan KultPlus.

Libri prezanton këtë laramani gjuhësore, nga dokumentet më të hershme deri te fillimi i shekullit 20-të. Adaptimet kanë ndodhur nga alfabetet latine, greke, arabe dhe alfabeti cirilik, dhe çka është më e rëndësishme, edhe krijimi i një sistemi lokal i të shkruarit. Disa prej alfabeteve sot janë harruar madje edhe nga vetë shqiptarët.

Sipas librit, alfabetet në fjalë janë alfabeti i Gregorit në Durrës, alfabeti i Dhaskal Todhrit, i Jan Vellarës, i Naum Veqilharxhit, dhe më pas alfabetet më të vogla si ai i Papa Totasit, Vezo Bey dhe Konstantinit të Beratit. / KultPlus.com

Shkelet një fëmijë në Rahovec

0

Një fëmijë është shkelur me veturë në Rahovec.

Aksidenti ka ndodhur për shkak pakujdesisë së vozitësit.

Viktima ka pësuar lëndime trupore.

“Si pasoj e aksidentit, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK në Prishtinë”, njofton PK.

I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Kanoset një rom në Prizren

0

Një rom është kërcënuar në Prizren.

Policia Kosovës njofton se për shkak një mosmarrëveshjeje.

I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./PrizrenPress.com/