11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Rusia po shtrin ndikimin në Ballkan

Senatori republikan John McCain, bëri thirrje për rikonfirmimin e angazhimit amerikan dhe evropian në Ballkan, për të cilin tha se megjithëse ka përparuar ndjeshëm që nga konfliktet e vitit 1990, ende ka vështirësi dhe paqendrueshmëri të konsiderueshme.

I kthyer së fundmi nga një turne në rajon, senatori përmendi si sfida në një intervistë për shërbimin serb të Zërit të Amerikës, krizën në Maqedoni, drejtimin e Serbisë pas zgjedhjeve presidenciale, dhe rolin e islamizimit radikal.

“Shqetësimi im është se ndërsa vëmendja jonë është zhvendosur tek Rusia, tek Ukraina, tek Lindja e Mesme, tek Kina, nuk i kemi kushtuar vëmendjen e duhur Ballkanit, madje as evropianët”, tha ai.

Senatori McCain deklaroi se është e qartë që rusët po përpiqen të shtrijnë ndikimin e tyre në rajon. “Përpjekja për grusht shteti në Mal të Zi, është një shembull i qartë. Ishte një përpjekje për përmbysjen e një qeverie të zgjedhur të një vendi”, tha senatori me ndikim ne radhet e republikaneve.

Faktin që Rusia po zgjeron influencën, senatori ia atribuon mungesës së udhëheqjes amerikane dhe evropiane, në zonën që ai thotë se mendohet të jetë më e paqendrueshmja në Evropë.

“Ne luajtëm rol në zgjidhjen e konflikteve atje, që shkaktuan humbje jete dhe duket se vitet e fundit jemi tërhequr dhe ky është një shembull tjetër i nevojës absolute për rol udhëheqës të Shteteve të Bashkuara”. Senatori McCain tha se kishte parë si në Kosovë edhe Shqipëri, një dëshirë të madhe për integrim në BE.

Më Shumë

Ndërprerje në furnizimin e ujit në Prizren dhe Malishevë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar konsumatorët se sot me datën 26.04.2024 prej orës 10:20 për shkak të defektit të...

Vogëlushi kosovar dënohet me 2500 franga, shkak ‘selfie’ me Granit Xhakën

2 mijë e 500 franga apo (2 mijë e 557 euro e 95 centë). Kaq i kushtoi një vogëlushi nga Kosova dënimi, për shkak të...

Lajmet e Fundit