Juventus, i vetmi ekip në Europë në garë për tripletë

Nga dje ka mbetur vetëm. Juventus është ekipi i vetëm që mund të fitojë tripletën gjatë këtij sezoni, për të përsëritur suksesin e Mourinhos në vitin 2010.

Eliminimi i Monacos në Kupën e Frances, ka bërë që bardhezinjtë tashmë të jenë kandidatët e vetëm për ta mbyllur sezonin me fitoren e kampionatit, Kupës së Italisë dhe Champions League.

Skuadra franceze u eliminua mbrëmë në mënyrë të turpshme nga PSG 5-0, pasi i la në shtëpi të gjithë yjet e saj duke luajtur me skuadrën e dytë, raporton Albeu.

As ekipe të mëdha si Bayern, Real, Atletico dhe Barcelona janë eliminuar të paktën nga një kompeticion, apo shanse për të fituar titullin. Finalja e sezonit do na tregojë nëse Juventus do të realizojë tripletën e famshme.

Më Shumë

Zafir Berisha: Nait Hasani mbeti jashtë Kuvendit për shkak të kundërfushatës brenda PDK-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, ka reaguar lidhur me moszgjedhjen e Nait Hasanit deputet në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës. Ai thotë...

Liria e Prizrenit konfirmon vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Ismet Munishi

Liria e Prizrenit  ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Ismet Munishi, i cili do ta udhëheqë skuadrën edhe për tre vitet e ardhshme. Në...

Lajmet e Fundit