20.5 C
Prizren
E diel, 22 Qershor, 2025
Home Blog Page 5557

Bim Bima i mllefosur, kjo është arsyeja! (Foto)

0

Bim Bima është shfaqur më serioz se kurrë më parë. Përmes një fotojë të publikuar në Instagram, ai ka shfaqur mllefin e tij për muzikën rap e cila po bëhet tani, shkruan Indeksonline.

“Ku o hip hopi rapi ku met!”, ka qenë mbishkrimi i kësaj fotoje të publikuar nga Bima. /Indeksonline/

Zidane ka një mesazh për Iscon

0

Mesfushori spanjoll Isco, ka shkëlqyer në fitoren e Real Madridit prej 3:0 ndaj Alavesit ku edhe shënoi gol, transmeton Gazeta Express.

Me këtë paraqitje ka mbetur i kënaqur edhe trajneri Zinedine Zidane, i cili ka thënë se dëshiron që 24 vjeçari të vazhdojë kontratën me Realin, pas zërave se do të largohet gjatë verës.

“Dua që Isco ta vazhdojë kontratën. Ai është shumë i rëndësishëm dhe është duke bërë mirë. E vetmja gjë që ai dëshiron është të luajë këtu”, deklaroi Zidane kur u pyet për të ardhmen e spanjollit.

Dylan pranon çmimin Nobel

0

Pas shumë muajve përplot kontradiktë dhe pasiguri, Bob Dylan më në fund këtë të shtunë e ka pranuar çmimin Nobel për Letërsi për vitin 2016, në një ceremoni gazmore dhe të mbushur me shampanjë, njofton Akademia Suedeze.

Akademia, që e jep këtë çmim tejet të dëshiruar, i dha fund spekulimeve se nëse 75 vjeçari do ta shfrytëzonte një ndalesë në koncertin e tij në Stokholm, në mënyrë që ta pranojë medaljen e artë dhe diplomën që iu dhanë tetorin e vitit të kaluar, shkruan The Guardian, transmeton Klan Kosova.

Diploma dhe medalja iu dhuruan Dylanit në një ceremoni private në Stokholm, ku të pranishëm ishin 12 anëtarë të akademisë, tha Sara Danius, sekretarja e përhershme e akademisë në një postim në blog.

“Disponimi ishte i lartë. Pati shampanjë”, tregoi ajo.

Dylan ka kohë deri më 10 Qershor që ta japë ligjëratën tradicionale të Nobelit – i vetmi kusht ky që kërkohet në mënyrë që t’i ndahet shuma prej 837 mijë eurove nga kjo akademi.

Shpëtoni librin. Është pllaka jonë e Rosetta-s

0

Nga James Bradburne

Nuk është aspak e pazakontë që ndryshimet teknologjike dhe ato në tendencat kulturore, të sjellin zhdukjen e objekteve që një herë e një kohë kishin një identitet dhe funksion të saktë, në përditshmërinë tonë. Lista e instrumentave të lënë pas e të bërë të panevojshëm nga progresi teknologjik është e gjatë: këndmatësi, astrolab-ët, riga llogaritëse – deri edhe skedari rrotullues – të gjithë instrumenta, funksionet e të cilëve sot krhyen me efiçencë më të lartë, nëpërmjet teknologjive të reja.

Po libri, a është edhe libri i destinuar që të zhduket? E ardhmja e librit duket e varur në një fije shumë të hollë. Nga njëra anë, libri që të gjithë ne e njohim – dorëshkrimi – mishëronte në kohën e vet një revolucion teknologjik që, duke lënë mënjanë miliona rrotulla papirusi, kishte dorëzuar në honet e harresës të gjithë ata tekste që kishin mundur të kryenin kalimin, nga ruli tek kodi. Në botën e sotme, libri gjendet përballë presioneve të reja, duke qenë se informacionet përcillen më shpejt në formë digjitale në internet, duke kaluar nëpër motorrë kërkimi si Google, që me shpejtësi është duke u transformuar në një prej shteteve transkombëtare më të rëndësishme të planetit. Kjo mund të jetë në realitet një gjë e mirë; në fund të fundit, është shumë më e thjeshtë të vendosësh Fletët e Verdha në rrjet, se sa t’i marrësh në shtëpi, në formën e letrës së shtypur. Ebook, Kindle e madje edhe pdf-të e shkarkuara në kompjuter sot, ofrojnë një sistem të rehatshëm dhe përmbajtje për të patur qasje në informacione, në letërsi, e madje edhe në dije.

Nga ana tjetër, libri i shtypur zotëron cilësi që mund ta shpëtojnë. Mbi të gjitha, libri është “i fuqishëm” nuk është gjë tjetër veçse shkrimi i dukshëm në një sfond kontrasti, i cili, ashtu si e ka demonstruar pllaka e Rossetta-s, mund të gjendet edhe pas disa mijëvjeçarësh, nëse do të mbijetojnë fjalorët korrespondues. Teknologjia digjitale, e lindur prej konvergjencës rastësore të matematikës, teknologjisë industriale dhe silicit me kosto të ulët – është e datueshme në një moment të caktuar historik – nuk ofron asnjë garanci për t’u rigjetur në të ardhmen, nëse do të ndodhte edhe ndërprerja më e vogël në transmetimin e dijes për më shumë se tre breza, gjë që leximi i historisë na e konfirmon si gjë që mund të ndodhë.

Së dyti, librat janë objekte fizike, me peshë, qëndrueshmëri dhe aromë. Kjo do të thotë që të gjithë librat plaken, duke marrë me vete gjurmët e kalimit nga një dorë në tjetrën. Identiteti i një libri është unik, edhe pse flasim për një ekzemplar të vetëm, mes miliona kopjeve të shtypura. E vështirë të besojmë se do ua lëmë tabletët tanë të dashur si trashëgimi nipërve. E ardhmja e librit nuk është e garantuar, por libri është shumë i rëndësishëm për t’u dënuar me harresë. / La Lettura – bota.al

Historia rrëqethëse e Zamirës, pas 7 vitesh sheh vajzën

0

Zamira ka 7 vite që është ndarë nga burri por ka 7 vite pa parë 3 fëmijët e saj. Pas disa ditësh ajo do kryejë një ndërhyrje të vështirë, ndaj sot ka ardhur me shpresën se do t’i shohë me mesazhin nëpërmjet programit “E diela shqiptare”.

Ajo rrefeu se si bashkeshorti i saj emigronte per shume vite jashte Shqiperise, dhe kur vinte degjonte fjale per ceshtje nderi, derisa nje dite kur u kthye vendosi te ndahej, dhe pak kohe pas kesaj ai krijoi nje familje te re.

“Zemra ime asnje sekonde nuk eshte larguar mendja nga femijet e mi”, tha Zamira, e cila tha se deshironte qe thjesht ti perqafonte nje here si per here te fundit, pasi ne date 16 do kryeje nje nderhyrje kirurgjikale dhe mjeket dyshojne per te, mbase dhe nuk do ja dale…

Gruaja ne rrefimin e saj rreqethes ka gjetur forcen edhe per te falenderuar gruan e dyte te ish-bashkeshortit e cila eshte kujdesur per femijet e saj kleto 7 vjet.

Perballja e vajzes me nenen ka qene nje goditje tjeter per Zamiren, pasi vajza e ka refuzuar.

Kjo është një zonjë që dikur ka qenë nëna ime. Ne jemi lënduar shumë prej saj. Nuk më ka kërcënuar asnjë. Edhe për të ardhur këtu vendimin e kam marrë vet, as babai nuk më ka penguar.

[nena dhe vajza] [perballja nene vajze]

Nena: Më njohe sapo më pe, une nuk te njoha. Ke emocione?
Vajza:Shumë
Nena: Do të më përqafosh?
Vajza: Nuk mundem
Nena: Cfarë të pengon
Vajza: Është dicka që s’dua ta them në sy të të gjithëve.
Nena: Atëherë mund të flasim bashkë
Vajza: Jo nuk dua të flas, se ti e di vetë një rast që unë të kam parë dhe ti më ke parë, dhe nuk ke folur fare. mund të kem qenë 10 vjec.
Nena: Unë aq të kam lënë mami, ti aq ke qenë.
Vajza: Nga gjithë kjo unë kam marrë një mesazh, që fëmijës sim unë do i rri gjithnjë pranë, le të përmbyset bota, unë fëmijës tim do i rri gjithmonë pranë.

(Kosova Sot)

nena dhe vajzaperballja nene vajze

Fatmir Limaj thotë se ka qenë problematik si fëmijë (Video)

0

I ftuar në emisionin “1 kafe prej shpisë” në RTV21 deputeti i Kuvendit të Kosovës Fatmir Limaj i cili ka treguar më shumë për jetën e tij.
Ecja ose dalja në natyre është një nga kënaqësite e tij ndërsa noti ka qenë hobi i tij.

Ai ka thënë se si fëmijë ka qenë i llastuar dhe ka bërë shumë sherre.

Sa i përket gabimeve ai ka thënë se të gjithë gabojnë dhe se njerëzit jane të lindur mëkatar por ai tha se nuk beson që ka bërë ndonje gabim që mund të jëtë pengi i shpirtit.

Në pjesën e kuzhinës ai thotë se nuk dinë të gatuaj dhe nuk ka tentuar asnjëherë

Nga muzika Limaj pëlqen rokun dhe folklorin ai ka vequar grupet si Gjurmët, Minatorin, Trix, Ilirët dhe të tjerë.

Ka vdekur poeti i njohur rus, Yevgeny Yevtushenko

0

Sipas medieve ruse, poeti i ndjerë kishte shprehur dëshirën që të varrosej në Peredeliko, në periferi të Moskës, ku prehen komuniteti i shkrimtarëve.
Poeti i njohur rus, Yevgey Yevtushenko, ka vdekur në një spital në Tusla të Oklahomës në moshën 84-vjeçare.

Miku i ngushtë i poetit, Mikhail Morgulis, i ka thënë agjencisë TASS më 1 prill se “pesë minuta më parë, Yevgeny Aleksandrovich ka ndërruar jetë”.

Yevtushenko ishte dërguar në spital gjatë 31 marsit. Gruaja e tij, Maria Novikova dhe dy djemtë e tyre, Dmitry dhe Yevgeny, raportohet se kanë qenë pranë poetit kur ai ka ndërruar jetë, transmeton rel.

Për vdekjen e Yevtushenkos, presidenti rus, Vladimir Putin, ka shprehur ngushëllimet e tij.

“Yevtushenko ka qenë një poet i madh dhe trashëgimia e tij është pjesë e kulturës ruse”, ka thënë zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov.

I lindur në Siberi më 1932, Yevtushenko ka publikuar përmbledhjen e parë poetike më 1952. Po atë vit, në moshën 20-vjeçare, ai u bë anëtari më i ri i Unionit të Shkrimtarëve sovjetikë.

Sipas mediave ruse, poeti i ndjerë kishte shprehur dëshirën që të varrosej në Peredeliko, në periferi të Moskës, ku prehen komuniteti i shkrimtarëve. Ai thuhet se ka shprehur dëshirën që të varroset pranë laureatit të Çmimit Nobel, Boris Pasternak./KultPlus.com

Pamje e sotme

0

Skender Berisha 

Lumi ka mbathur take të larta
ec majegishtash nën urë
fustani i gjelbërt i bie ngusht
kështu mund të jetë deri në gusht

deri në gusht piqet edhe rrushtë
dei atëherë përsërit një këngë
këngë majekrahu e sna flet Binaku
lartë plot bukuri buzëqesh sokaku

1 prill 2017

Anëtari i Kryesisë së LDK’së thotë se loja me ushtrinë iu kthye bumerang Thaçit dhe PDK’së

0

Një zyrtar i LDK’së po e sheh si lojë idenë e Thaçit dhe të PDK’së për të themeluar ushtrinë pa ndihmën e ndërkombëtarëve. Sali Asllanaj po thotë se një veprim i tillë po iu kthehet bumerang PDK’së dhe Presidentit. Në një bisedë për Express, ai ka thënë se nëse shkohet në zgjedhje të reja, Isa Mustafa do të jetë përsëri kandidat për Kryeministër.
Kryetari i Degës së LDK’së në Suharekë, Sali Asllanaj ka thënë se loja me ushtrinë i është kthyer bumerang Hashim Thaçit dhe PDK’së.

Ai ka thënë se themelimi i ushtrisë duhet të bëhet në koordinim me faktorin ndërkombëtar dhe jo të mbetet e izoluar dhe pa asnjë përkrahje.

“Shihet një tentim i kryetarit Thaçi, por mendoj se nganjëherë të kthehet si bumerang dhe ato iniciativa të pa qëlluara dhe të pastudiuara mirë ktehen si bumerang ndaj subjektit të tij politik ndaj Thaçit dhe PDK-së”, ka thënë Asllanaj, për Express, të dielën.

Presidenti Thaçi më 5 mars kishte bërë publike themelimin e ushtrisë përmes ndryshimeve të Ligjit të FSK’së. Kundër kësaj nisme kanë dalë SHBA dhe NATO.

Ligji është proceduar në Qeveri dhe ende nuk ka një vendim për porcedim në Parlament.

Në këtë situatë, Zëvendës Ndihmësi i Sekretarit të Mbrojtjes së Amerikës, gjatë qëndrimit në Prishtinë, ka kërkuar të mos procedohet ndryshimi i Ligjit të FSK’së në Kuvend, por ushtria të themelohet me ndryshime kushtetuese.

Sidoqoftë, anëtari i Kryesisë së LDK’së, Sali Asllanaj thotë se Kosovë nuk i duhet një ushtri e izoluar nga ndërkombëtarët.

“Neve na duhet një ushtri që do të jetë pjesë e planit global të sigurisë në Evropë dhe në botë, dhe jo një ushtri e izoluar dhe pa përkrahje nga partnerët që na kanë ngrit FSK-në dhe Kosovën si shtet. Ajo tregon një mosmirënjohje të thellë ndaj gjithë faktorit ndërkombëtar që ka qenë shumë dominant në këtë proces shumë vjeçar”, ka thënë ai.

Ndryshe, ky zyrtar i LDK’së ka folur edhe për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje, duke thënë se përsëri do të shkojmë me Isa Mustafën si kandidat për Kryeministër.

“Kryeministri Mustafa është kryeministër aktual, edhe kryetar i partisë. Ai do të jetë kandidati i LDK-së për Kryeministër”, ka treguar ai.

Ndërkohë, Asllanaj s’ka treguar nëse do të rikandidojë për të udhëhequr Suharekën me arsyetimin se janë duke i pritur vendimet e nivelit qendror të LDK’së./Gazeta Express

Erdogan kërkon votën pro të “terroristëve” kurdë

0

Kurdëve, me të cilët ka pasur aq shumë përplasje, Recep Tayyip Erdogan u kërkoi që të votojnë “po” në referendumit e reformave që do të shumëfishojnë fuqitë e tij presidenciale.

Kreu i shtetit turk e përshkroi veten si “gardian të paqes”, ndërsa u drejtonte këtë apel banorëve kurdë të juglindjes së vendit, të tronditur nga konfliktet.

Partia prokurde “HDP”, e cila gëzon mbështetje të gjerë në këtë pjesë të vendit, e që Erdogani e konsideron si zgjatim të Partisë së paligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit, ishin në mesin e shënjestrave të zemëratës së tij, të shfaqur qartë gjatë tubimit elektoral në Diyarbakir.

“Këta mbështetësit e PKK-së vazhdojnë të flasin për paqe. Por a e sjellin paqen fjalët boshe? A mund të vendosin paqen njerëz që vijnë rrotull me armë në duar? Ne jemi gardianët e vërtetë të paqes, ne jemi gardianët e lirisë”, tha Erdogan.

Erdogani i pati nisur dikur bisedimet e paqes me PKK-në, por e përjashtoi mundësinë e rikthimit në tryezën e negociatave pas kolapsit të armëpushimit dyvjeçar, korrikun e 2015-s. Që prej atëherë, juglindja me shumicë kurde e Turqisë është tronditur nga disa prej luftimeve më intensive të 3 dekadave konflikti mes militantëve kurdë dhe forcave turke të sigurisë.

Argumenti i Erdoganit është se Turqisë i nevojitet një presidencë e fuqishme për të shmangur qeveritë e brishta të koalicionit në të ardhmen.

HDP-ja e kundërshton reformën kushtetuese të kërkuar prej tij, por aftësia e saj për të bërë fushatë është cënuar ndjeshëm nga goditja që i ka dhënë pushteti, duke burgosur një pjesë të udhëheqësve të saj e një duzinë ligjvënësish, ndërsa me mijëra pjesëtarë të partisë së drejtuar nga Selahattin Demirtas akuzohen për lidhje me PKK-në.