14.1 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026
Home Blog Page 8744

Kosova, gati për festën e 17 shkurtit

0

Prishtine-17 shkurtiNjë ditë para përvjetorit të gjashtë të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kosovarët duket se janë gati për festë. Në kryeqytet, po edhe në qytetet të tjera, rrugët janë stolisur me flamuj shtetëror dhe kombëtar.

Në kryeqytet vërehen përgatitjet, si ngritja e podiumeve për koncertet dhe aktivitetet e parapara për 17 shkurt. Ndërkohë, Obelisku i Pavarësisë së Kosovës NEWBORN është në përfundim e sipër të ngjyrosjes.

Për dallim nga herët e tjera, në këtë përvjetor ngjyrat e obeliskut janë ato të uniformave të ushtarëve të vendeve që kanë ndihmuar Kosovës për çlirim. Aktivitete dhe organizimet e tjera, në pjesë të ndryshme të Kosovës tashmë kanë filluar qysh të shtunën, transmeton REL.

Mbrëmjen e së shtunës,në Muzeun e Kosovës, është hapur një ekspozitë ku tregohen fotografi të shkatërrimit të trashëgimisë kulture të Kosovës nga viti 1998- 1999.

Kurse, të dielën në orët e mbrëmjes, presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, organizon pritje solemne për mysafirë të ftuar me rastin e përvjetorit të gjashtë të pavarësisë.

Presidenca ka bërë të ditur se me rastin e gjashtë-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, presidentja Jahjaga, ka marrë telegrami urimi nga shumë liderë botërorë.

Ndërkaq, Kuvendi i Kosovës, të hënën, me rastin e 17 shkurtit, do të mbajë një seancë solemne, ku pritet të flasin kryeparlamentari Jakup Krasniqi, presidentja Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi.

Ndryshe, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se “6 vjet pas shpalljes së Pavarësisë, mund të them se janë arritur rezultate të prekshme në konsolidimin e shtetit tonë të ri dhe njëkohësisht janë tejkaluar sfida të vështira në kuptim të betonimit të sovranitetit tonë të brendshëm dhe ushtrimit të atij të jashtëm duke marrë 106 njohje të reja dhe anëtarësuar Kosovën në organizata e forume rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare”.

“Njohjet e Kosovës janë globale me një shtrirje gjeografike ndërkombëtare dhe që tregojnë se projekti i pavarësisë së Kosovës ka qenë një projekt i paqes në Evropë, pasi asnjëherë Ballkani nuk ka qenë më stabil politikisht se sa pas vitit 2008”, thuhet mes tjerash në një deklaratë me shkrim të ministrit Hoxhaj dhënë Radio Evropa e Lirë.

Kurse, në mbledhjen e fundit të Qeverise së Kosovës në javën që po lëmë pas, kryeministri Hashim Thaçi ka falënderuar të gjithë miqtë dhe partnerët që e mbështetën Kosovën në momentet më të rënda.

Thaçi ka përmendur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian, NATO-n, e të gjithë mbështetësit e tjerë që kanë ndihmuar në përpjekjet për liri dhe për pavarësinë e Kosovës.

“Tani, 6-vjetorin e pavarësisë së Kosovës e shënojmë edhe me një kapitull të ri, atë të normalizimit të marrëdhënieve në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Prandaj, njohjet po shtohen dhe unë kam besim të plotë se edhe njohja nga vetë Serbia do të ndodhë në të ardhmen jo të largët, paralelisht me procesin integrues evropian”, ka thënë Thaçi.

Më 17 shkurt, aktivitetet kryesore pritet të nisin rreth orës 11:00, me parakalimin e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Sheshin “Nëna Terezë”, ndërsa qytetarëve do t’iu drejtohen udhëheqësit e vendit.

Me rastin e kësaj dite, do të bëhen homazhe edhe te Varrezat e Dëshmorëve. Që nga 17 shkurti i 2008-s, pavarësia e Kosovës është njohur nga 106 shtete.

VV bënë homazhe në Prekaz dhe qëndron në kullën e Jasharëve

0

VV-kulla e JashareveVizitat në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz, dhe në familjen Jashari, me rastin e përvjetorit të 6 të shpalljes se pavarësisë së Kosovës, kanë filluar nga një delegacion i Lëvizës Vetëvendosje.

Delegacioni i udhëhequr nga nënkryetari Glauk Konjufca, pas homazheve në varrezat e heronjve ka qëndruar edhe në kullën e Familjes Jashari, ku është pritur nga përfaqësuesi i familjes, Murat Jashari.

Nënkryetari i VV-së, Glauk Konjufca, ka thënë se “vizita në Prekaz është rast i mirë për të rikujtuar projektin e madh të atyre që trasuan rrugën nëpër të cilën duhet të realizojmë idealet e dëshmorëve”, ndërkaq Gani Krasniqi (nga kryesia qendrore) ka thënë se “sinonim i sakrificës është familja Jashari, para së cilës përulet gjithë populli shqiptar, raporton korrespodenti i “Kohës Ditore”.

Nikoqiri, Murat Jashari, ka thënë se sakrifica i takon gjithë popullit shqiptar pa dallim ku ata janë dhe ka shprehur mendimin e tij se ka pasur mundësi të bëhet akoma më shumë në realizimin e synimeve shekullore dhe është shprehur i brengosur për aktualitetin.

“Ndodhemi në një situatë të cilën nëse nuk e tejkalojmë shpejtë dhe si duhet pasojat mund të jenë shumë të mëdha. Në shoqëritë ku tranzicioni zgjatë shumë pasojat jo vetëm se janë të paparashikueshme por edhe e dobësojnë sovranitetin e shtetit”, ka deklaruar Jashari.

Edhe Kryesia Qendrore e LDK-së kundër Eqës

0

Eqrem KryeziuKryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren Eqrem Kryeziu do të largohet nga drejtimi i kësaj dege menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve nacionale. Një anëtar i Kryesisë së LDK-së i ka thënë Gazetës Blic në kushte anonimiteti ka thënë se kjo tashmë është punë e kryer.

“Nëse Kryeziu nuk jep dorëheqje ai do të shkarkohet pas mbajtjes së zgjedhjeve, për faktin se ai ka dështuar që t’i fitoj zgjedhjet dhe nuk ka arritur që ta drejtoj ashtu si duhet këtë degë të partisë”, ka thënë ky burim.

Ndërkohë, ditë më parë Gazeta Blic ka raportuar se edhe shumë anëtarë të Kryesisë së Degës së LDK-së, në Prizren janë shprehur të pakënaqur me Eqrem Kryeziun, por kanë marrë “urdhra” nga lartë që mos të bëjnë zhurmë derisa të përfundojnë zgjedhjet nacionale.

Ndërkaq, vetë Eqrem Kryeziu nuk ka pranuar që të komentojë në lidhje me shkarkimin e mundshëm të tij. Ai ka thënë se nuk i komenton shkrimet e medieve të cilët thirrën në anonimitet.

“Ka një problem këtu: Ju operoni me anonimë. Në qoftë se mendoni se unë hyj në debat me maska, atëherë ju them se kjo nuk mund të bëhet”, ka thënë Kryeziu kur i është kërkuar që të komentojë kërkesat për largimin, gjegjësisht shkarkimin e tij nga Kryesia e Degës së LDK-së.

Ndërkohë, njëri prej asamblesitëve të LDK-së në Kuvendin Komunal të Prizrenit, i ka thënë gazetës Blic, se tashmë shumica e kryesisë së kësaj partie në këtë degë është pajtuar për një kandidat të përbashkët, i cili do ta pasojë Kryeziun.

“Do ta kemi kandidatë për kryetar dege, një njeri i cili do të jetë i pranueshëm nga të gjitha nëndegët. Tashmë e kemi edhe emrin e tij, por s’do ta publikojmë deri në përfundim të zgjedhjeve nacionale”, ka thënë ky asamblesit i LDK-së.

Zyrtarisht askush nga kryesia e LDK-së nuk ka pranuar të flasë. Gazeta ka provuar që të kontaktojë me Vjosa Osmanin, Ismet Beqrin dhe Haki Rugovën, por asnjëri prej tyre nuk ka shprehur gatishmëri që të flasë në lidhje me këtë çështje.

Ndryshe, Eqrem Kryeziu në zgjedhjet e fundit lokale ishte kandidati i LDK-së për kryetar i komunës së Prizrenit, por që ishte mundur nga kandidati i PDK-së Ramadan Muja. Problemet në këtë degë të LDK-së kanë filluar edhe para zgjedhjeve lokale, mirëpo zërat për largimin e Kryeziut u shtuan sidomos pas zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit.

Vërmicë: Kapen 50,000 euro të padeklaruara

0

Kufiri ne vermicTë shtunën, oficerët doganorë në Vërmicë, gjatë kontrollit të një automjeti me targa të Shqipërisë, kanë arritur të gjejnë të fshehura 50,000 euro, njofton sot Dogana e Kosovës.

“Nisur nga fakti se personi nuk ka deklaruar mjetet monetare konform ligjit që kërkon nga secili pasagjer që hyn apo del nga territori i Republikës së Kosovës, të deklarojë mjetet monetare mbi 10,000 euro te zyrtari doganor, Dogana ka shqiptuar gjobën në vlerë prej 12,500 eurosh, që paraqet 25% të mjeteve totale të zbuluara si të padeklaruara. Kurse, pjesa tjetër e mjeteve monetare (37,500 euro) janë konfiskuar, pasi që udhëtari nuk ka poseduar fakte mbi prejardhjen e mjeteve monetare”, thuhet në njoftimin e Doganes.

Një i vdekur në Brezovicë

0

brezovic aksidentNjë person ka vdekur  aksidentalisht në Brezovicë.

Mësohet se i ndjeri me profesion kishte qenë doktor, emri i të cilit është Ilaz Miftari është babai i basketbollistit të njohur Florian Miftarit.

I ndjeri ishte rreth 60 vjeç dhe mësohet se ishte atje në një seminar për të verbërit, tregojnë burimet e Indeksonline.

Burime të njejta nga vendi i ngjarjes, bëjnë me dije se i ndjeri kishte dal për të ecur dhe kishte rrëshqitur rreth 300 metra, me ç’rast edhe nuk ka mundur të mbijetojë.

Hekuran Zhiti, shkrimtari pas burgut, hamall në portin e Durrësit

0

80818Hekuran Zhiti, ka qenë shkrimtar që nuk mundi dot të botonte në komunizëm. Për këtë arsye, në ditët tona ai njihet si babai i shkrimtarit Visar Zhiti. Familje të përndjekurish, para ’90-ës, ata jetuan si mundën, derisa me ardhjen e demokracisë, iu rikthyen si mundën artit e letërsisë. Zhiti, i vjetri, në vitet 1944-1945 pat shkruar një pjesë shumë interesante, “Nusja në thes”, që godiste sa mundte një prefekt që, në vend që të zgjidhte hallet e popullit, përfitonte nga detyra për të zgjidhur të vetat. 60 vite pas kohës kur u shkrua, komedia do të prekë Teatrin e Metropolit në datat 21,22 dhe 23 shkurt. Me këtë rast, Visar Zhiti (ish minister Kulture) na tregon si u shkrua vepra, si mbijetoi dhe punët e mundimshme të të atit pasi doli nga burgu.

Kur është shkruar kjo pjesë? Ajo është shkruar rreth viteve 1944-1945, në Berat. Atë kohë u vu në skenë atje nga amatorë të teatrit, madje dhe vetë im atë si autor I saj, ka pasur një rol në këtë vënie në skenë dhe qe pëlqyer shumë nga publiku. Madje t’ju rrëfej një detaj interesant: skenograf i kësaj shfaqjeje atëherë ka qenë një italian që kishte mbetur në Shqipëri si rob lufte. Ai pat punuar në Berat disa kohë derisa iu dha mundësia të kthehej në Itali.

Ju, si e keni ruajtur deri në ditët tona këtë komedi?
Unë e kam ruajtur atë si dorëshkrim. Ka qenë në copa letrash me shkrim dore dhe në disa të tjera me një makinë shkrimi. Babai juaj ka qenë I dënuar politik.

Si i shpëtoi kjo vepër bastisjes gjatë arrestimit?
Kanë ardhur dhe kanë bërë kontroll në shtëpi kur u arrestua im atë dhe sigurisht që shtëpia u bastis. Madje, kanë ardhur me një karrocë të madhe me kalë për të marrë gjithë ç’kishte im atë, në kuptimin e librave. Atë kohë morën librat të tijët në gjuhë të ndryshme, shumë prej tyre qenë frëngjisht, si edhe përkthimet e Fan Nolit që babai i ruante më shumë kujdes.

Ju thoni pse shpëtoi kjo komedi?
Sepse qe në copa letrash, nuk I ngjante një dorëshkrimi, as një pjese të shkruar prej tij. Qenë fletëfletë dhe iu janë dukur të parëndësishme. Shumë gjëra të babait patën mbetur në shtëpinë në Tomorricë. Por, disa plaçka, letra e libra që mbeten prej tij i morëm dhe i ruajtëm, si unë, edhe nëna.

U vu në skenë pas arrestimit të tij?

Jo. Por, atë natë që ai u arrestua, shfaqja qe në skenë dhe kur mbaroi, publiku duartrokiste dhe kërkonte në skenë autorin. Ndërkaq, ata nuk e dinin se Hekuran Zhiti po arrestohej 300 metra më tutje, pra e kanë arrestuar 300 metra larg teatrit.

Ju, kur i lexuat dorëshkrimet e tij?
Unë e dija që ai kishte dorëshkrime. Në bisedat që bënim për artin im atë më shprehte keqardhje që nuk e botonte dot këtë pjesë. E krahasonte këtë dhe komeditë e tjera të tij, me “Prefektin” apo me “Karnavalet e Korçës”. Ai, kishte të dhëna si aktor. Pirro Mani thoshte ‘ju jap 5 aktorë, më jepni Hekuran Zhitin’, ndërsa Nonda Bulka e quante Gjergj Fishtën e Jugut.

Pse u arrestua babai juaj, Hekuran Zhiti?
Babai ka mbaruar Normalen e Elbasanit dhe kishte qenë nacionalist, nxënësi Karl Gurakuqit e Karl Ljarjës. Edhe pse e dëshironte Shqipërinë të lirë, si gjithë të tjerët, siç e donin edhe partizanët, pas luftës u arrestua dhe iu ndalua botimi i librave. Në burg ka kaluar tortura pa fund, të cilat na I ka rrëfyer vajza e Princit të Mirditës, Gjon Marka Gjoni. Në burg pati zënë miqësi edhe me Vexhi Buharanë, edhe me Mustafa Greblleshin. Pjesa flet për një prefekt që abuzon me detyrën.

Për kë e kishte shkruar babai pjesën?
Babai ka qenë kundër pushteteve abuzuese dhe ka qenë një njeri rebel. Ka qenë disident edhe në kohën e Mbretërisë, madje ka qenë
edhe i arrestuar prej tyre. E veçanta e veprave të tij është se komeditë e tim eti kanë qenë komedi tragjike. Është përplasur me realitete me të cilat qeshet e qahet.
Ai i ka shëtitur pjesët teatrale në rrethe. Si i mbante mend pritjet e artdashësve?
Po, i ka çuar në qytete të ndryshme, pasi në atë kohë trupat teatrale lëviznin, shëtisnin, për të përçuar artin dhe madje thoshin se për ta dashur më shumë Shqipërinë duhej ta njihje atë. Në një nga këto shëtitje, im atë ka takuar edhe Gjergj Fishtën në Shkodër.

Për cilin vit bëhet fjalë?
Duhet të ketë qenë viti 1932-1933. E kanë vizituar Fishtën në qelën e tij në Shkodër në vazhdën e shëtitjeve të Normalistëve. Dhe ai iu ka thënë: “Përpara djema. Shkollat janë oaze në shkretëtirë”.

Po kur doli nga burgu, ç’bëri babai juaj?
Nuk shkoi në Berat, pasi kishte frikë se do binte pre e provokimeve. Ai ka punuar si punëtor krahu në Durrës, ku në kuadër të punës që I lanë të bënte ka shtruar edhe rrugën e kalldrëmtë që të çon në Amfiteatrin e Durrësit. Një farë kohe pat punuar edhe hamall në portin e Durrësit, po pastaj e hoqën, se thanë, ‘është pikë kufitare, s’mund të lëmë të punojë aty një ish-të burgosur që mund të na arratiset’. Kur rektori i Universitetit të Tiranës, Kahreman Ylli e pyeti: ‘Ç’bën o Hekuran, pse shtron rrugë?’, ai I pat thënë: ‘Këtë e di partia’. Më në fund, rektori e pat ndihmuar të rifutej në arsim, duke bërë që ai të jepte mësim në Lushnjë.

Sekreti i Vlorës

0

Vlora CitakuuTë gjithë e kujtojnë të ftohtin e 17 shkurtit 2008. Rrezet e diellit të ditës më të shënuar në historinë e kosovarëve nuk kishin arritur që atë ditë të ngrisin temperaturat. Tensionin në Kosovë, e kishte ngritur megjithatë akti që do të ndodhte pikërisht në atë ditë. Vlora Çitaku, tash ministre e Integrimeve, ka qenë zyrtarja në krye të ekipit që po organizonte ceremoninë që do të shënonte bërjen e shtetit.

Dita më e madhe e kosovarëve po përcillej edhe nga misteri. Zyrtarët kosovarë në koordinim me ndërkombëtarët kishin vendosur që gjithçka të ishte e fshehtë. Secili vendim nuk duhej të paralajmërohej. E gjitha për shkak të sigurisë. I ftohti dhe sekretet janë dy elementët që i kujtohen Çitakut tash gjashtë vjet pas asaj dite.

“Bënte acar i madh, por tensioni ndihej në atmosferë që disa ditë më parë. Unë isha edhe më e tendosur sepse e dija një sekret që nuk mund ta ndaja me askënd. As me familjarët më të afërt”, ka thënë Çitaku në një rrëfim për gazetën Tribuna.

Për shtatë drejtori, 22 kandidatë për drejtor të Qeverisë “Muja III”

0

Shtepia e Bardhe-PrizrenNjëzetedy kandidatë nga PDK-ja deri më tash synojnë të bëhen pjesë e Qeverisë “Muja III”.Emrat e tyre tashmë edhe zyrtarisht janë propozuar para kryetarit të Komunës, Ramadan Muja.

Ky numër i kandidatëve,ndërkaq pritet edhe të rritet.

PDK-ja nëse nuk rritet numri i drejtorive, do të qeverisë vetëm me shtatë prej tyre. Pjesa tjetër e Ekzekutivit, do t’i takojë partive të tjera politike me të cilat kanë hyrë në koalicion.

Burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se ambiciet e shumta për t’u bërë drejtor i Ekzekutivit, kanë ndikuar në vonesën e krijimit të qeverisë së re të Ramadan Mujës.

“Vetë numri i të propozuarve tregon tashmë qartë se ambiciet për t’u bërë pjesë e qeverisjes së re të Mujës është i madh. Krejt po donë të bëhen pjesë e kësaj qeverisje”,tregon burimi.
Sipas të njëjtit burim numri i kandidatëve për t’u bërë pjesë e Qeverisë

“Muja III” ende mund edhe të rritet.

“Ka mundësi që edhe disa nëndegë të tjera t’i sjellin propozimet e tyre”.

Edhe pse ka kaluar më shumë se dy muaj që kur kanë përfunduar zgjedhjet,PDK-ja në Prizren nuk ka arrit të formojë qeverinë e re.
Kryetari Ramadan Muja në fundvit pat premtuar se do të zgjedh shumë shpejtë përbërjen e qeverisë së re, mirëpo një gjë e tillë ende nuk ka ndodhë.

Ndërkaq, partitë në koalicion, ato opozitare dhe shoqëria civile kanë kërkuar nga kryetari Ramadan Muja që të formojë sa më shpejt qeverinë e re në Prizren. Përfaqësuesit e KDI-së, po ashtu kanë rekomanduar Mujën që të mos rritë numrin e drejtorive vetëm për t’i plotësuar ambiciet e njerëzve politik./PrizrenPress.com/

 

 

Besniku i LDK-së

0

Ridvan Hoxha LDKAnëtari i Kryesisë së LDK-së në Prizren, Ridvan Hoxha për herë të parë ka treguar për ofertat që ka pasur nga partitë e tjera për t’u bërë pjesë e tyre në garën zgjedhore. Ai nuk ka preferuar të flas me emra,por ka thënë se oferta ka pasur nga disa parti politike në këtë qytet.
“Kam pasur disa oferta që në zgjedhjet e nëntorit të vitit të kaluar të jem pjesë e tyre,por nuk kam pranuar”,tregon Hoxha.

Ai shpreh respektin më të madh për të gjitha partitë politike, që kanë shprehur besimin e gadishmërin që ai të jetë pjesë e tyre.
“Nuk kam pranuar që t’i bashkohem asnjë subjekti politik tjetër edhe pse kam pasur oferta të mira”.

“Kam dashur që t’i qëndrojë besnik LDK-së”.

Hoxha nuk është i kënaqur me zhvillimet aktuale politike të LDK-së në Prizren. Ai thotë se Dega e LDK-së në këtë qytet duhet të mbajë një kuvend pune për të analizuar humbjen që kanë pësuar në zgjedhjet e e nëntorit të vitit të kaluar.

“LDK-ja në Prizren në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar ka pësuar humbje më shumë se sa në zgjedhjet e vitit 2007 dhe 2009”,ka vlerësuar Hoxha në TVO.

Ai pranon se LDK-ja në zgjedhjet e nëntorit të vitit të kaluar nuk ka pasur një program të qartë politik për t’iu ofruar qytetarëve.

“LDK-ja në Prizren ka qenë në gjumë. Kandidatët për asamble janë zgjedhur pa u konsultuar paraprakisht”.

Hoxha ka qenë asambleistëve i vetëm nga LDK-ja i cili ka kritikuar ashpër qeverisjen e pushtetit lokal të Ramadan Mujës.

“Kam ngritur zërin për shkeljet ligjore që i ka bërë ky pushtet. Si rezultat i kësaj, Muja sot po përballet edhe me gjykim”.Sipas tij, LDK-ja në zgjedhjet e vitit të kaluar për shkak të problemeve të brendshme nuk ka arritur të përfitojë politikisht nga keqqeverisja e Mujës.

Ai shpreson se lideri i LDK-së, Isa Mustafa do të vijë në Prizren për të zgjidhur problemet e brendshme që ekzistojnë në degën e LDK-së në këtë qytet.

“Shpresoj se Mustafa do të marrë seriozisht peticionin e anëtarëve të nëndegëve të LDK-së,që kanë bërë .për zgjidhjen e problemeve që ekzistojnë në këtë subjekt politik në Prizren”./PrizrenPress.com/

 

Shteti në “rikverc”

0

flamuri i kosovesKosova është njohur nga 106 shtete për këta gjashtë vjet, është anëtarësuar në disa organizata ndërkombëtare financiare, por ende ka papunësinë dhe varfërinë më të lartë në rajon, kurse krimi e korrupsioni e kanë mbërthyer vendin.

Në varfëri ekstreme jetojnë 1-. 2 për qind e kosovarëve, varfëri në përgjithësi është 30 për qind, papunësia 31 për qind, 70 mijë kosovarë kanë kërkuar azil në Bashkimin Evropian pas pavarësisë, 2700 euro shënohet të jetë GDP për kokë banori, derisa janë 106 shtete që e kanë njohur Kosovën si shtet, shkruan Zëri.