16.6 C
Prizren
E shtunë, 12 Korrik, 2025
Home Blog Page 5588

Përfundon gjykimi ndaj zyrtarëve të Komunës së Prizrenit

0

3 prilli është caktuar dita kur do të shpallet aktgjykimi ndaj zyrtarëve të Komunës së Prizrenit, Nexhmedin Musliu dhe Refki Musbeg, të akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Gjatë seancë së fundit të mbajtur të premten në Gjykatën Themelore në Prizren, palët në procedurë kanë dhënë fjalët e tyre përfundimtare. Me këtë rast prokurori Metush Biraj ka qëndruar pranë aktakuzës duke thënë se gjatë seancave të këtij gjykimi, me provat që janë administruar dhe deklartatat e dëshmitarëve, është dëshmuar se të akuzuarit janë fajtorë. Biraj ka kërkuar që të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Ndërkaq, mbrojtësi i të akuzuarit Nexhmedin Musliu, avokati Brahim Sopa, në fjalën e tij përfundimtare ka deklaruar se asnjë nga provat e administruara në këtë gjykim, nuk dëshmon se i mbrojturi i tij ka kryer veprën penale me të cilën ngarkohet. Sopa tutje ka thënë se kualifikimi juridik për këtë vepër penale është jo i saktë sepse mungojnë elementet esenciale si përfitimi material për vete apo tjetrin dhe dëmi i shkaktur ndaj tjetrit. Andaj ai ka kërkuar që klienti i tij të lirohet nga akuza në mungesë të provave.

Poashtu edhe avokati Bashkim Nevzati ka kërkuar lirimin e klientit të tij, Refki Musbeg, nga akuza, me arsyetimin se nuk është provuar se ai është fajtor për veprën e keqpërdorimit të pozitës zyrtare. Nevzati ka thënë se objekti që është rrëzuar nuk figuron në listën e objekteve të trashëgimisë kulturore, vetë komuna e ka urdhëruar pronarin që ta rrëzojë atë objekt në afat prej 15 ditësh ose do të pasonte rrëzimi i dhunshëm nga komuna dhe pronari do të gjobitej.

Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Ajser Skenderi, ka shpallur të përfunduar këtë gjykim ndërsa shpalljen e aktgjykimit e ka caktuar për 3 prill, ora 13:15.

Sipas aktakuzës, Nexhmedin Musliu, në cilësinë e Inspektorit Komunal për ndërtim, pasi ka dalë në vendngjarje, nuk ka ndaluar rrënimin e objektit të trashëgimisë kulturore “Hani i Mullafazlive”, por vetëm ka urdhëruar që të hiqen mbetjet nga rrënimi i tij.

Ndërsa, Refki Musbegu, ngarkohet se duke qenë bashkëpunëtor profesional në Drejtorinë e Urbanizmit të Komunës së Prizrenit, nuk i është përgjigjur kërkesë për leje-rrënim të objektit “Hani i Mullafazlive” të parashtruar nga familja Mullafazliu, me ç’rast, pronari i ri ka vepruar duke rrëzuar objektin në fjalë.

Sipas organit të akuzës, të akuzuarit me veprimet apo mosveprimet e tyre, kanë dëmtuar kujtesën kolektive, trashëgiminë kulturore e arkitektonike të qytetit të Prizrenit./betimiperdrejtesi/

Këto janë arsyet pse vajzat shqiptare i lë i dashuri

0

Shpeshherë dashuria ndalet në gjysmë si pasojë e ndonjë gabimi të njërit partner apo konflikteve me njëri-tjetrin. Edhe pse çiftet thonë se ai/ajo që dashuron edhe fal duket që kjo nuk është plotësisht e vërtetë pasi që në shoqërinë shqiptare disa gjëra janë të pafalshme. Kjo është lista e disa arsyeve përse çiftet shqiptare ndahen, e që ne e sjellim për ju.

Ka pasur më shumë se dy të dashur: Sipas shumicës së djemve shqiptar, nëse një vajzë i ka pasur më shumë se 2 të dashur ajo nuk është e moralshme dhe kësisoj kjo dukuri bën që shumë çifte të ndahen për këtë arsye.

I ka bërë ‘like’ fotot ndonjë vajze/djali: Edhe pse thonë që xhelozia është e mirë për arsye se ai/ajo që xhelozon edhe dashuron, ndonjëherë është edhe e dëmshme. Kjo arsye se përse ndahen çiftet ndodh në rastet e xhelozisë së tepërt, ku nëse njëri nga partnerët ja pëlqen fotot dikujt atëherë lindin probleme mes çiftit.

Kanë kuptuar se janë kushëri: Fatkeqësisht edhe kjo është një dukuri mjaft e zakonshme në vendin tonë. Kjo zakonisht ndodh pas një kohe të gjatë të lidhjes, ku çifti fillon të njihet mes vete edhe familjarisht, e kur fillon njohja familjare e kuptojnë që janë të lidhur më shumë se si çift me njëri – tjetrin.

Nuk është e virgjër: Për shkak të mentalitetit, siç e quajnë disa të “prapambetur”, shumë çifte e prishin lidhjen e tyre për shkak të së kaluarës së vajzës sepse shumë meshkujve shqiptar u pengon nëse e dashura e tyre e ka humbur virgjërinë me dikë tjetër. Siç duket shqiptari në gjithçka dëshiron të jetë i pari.

Kur ia vonon fjalët në Facebook: kjo ndodh në rastet ekstreme të xhelozisë, ku nëse gjatë kohës kur janë duke biseduar me njëri-tjetrin, djali apo vajza ia vonon fjalët atëherë menjëherë fillojnë problemet. Kjo për arsye se vonimi i fjalëve lë të kuptojmë që partneri jonë gjatë kohës kur është duke biseduar me ne, është duke biseduar edhe me ndokënd tjetër.

Kryetari i Degës së LDK’s në Prizren godet rënde aktivistët e Vetëvendosjes

0

Kryetari i degës se LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli thotë të ketë marre shumë kërcënime dhe fyerje pas një shkrim në ‘Facebook’, ku ai kishte përmendur fotografinë e Shpendit në një Jahtë në Budve.

Avdyli thotë se militantët e VV-së po e vërtetojnë se vuajnë për të instaluar sisteme diktatoriale për mendimet ndryshe, transmeton ‘Indeksonline’.

“Ju s’mund ta frikësoni askënd, dhe sharjet e juaja ( edhe të nënave) po më bindin që jeni fundërrina. E dihet që fundërrinat duan trazime për të dalë në maje, por në fund kur të qetësohet vala, fundërrinat bien aty ku e kanë vendin në fund”, ka shkruar Avdyli në ‘Facebook’.

Me poshtë statusi i plotë i Avdylit:

Në qindra deklarime e postime që kam bërë në këto vite , si qytetar por edhe Kryetar i degës së Ldk-së, jam munduar që rivalit politik në Prizren e Kosovë Pdk-ë si p?rgjegjës kryesor , tua zbuloi dështimet dhe keqpërdorimet. Dhe vetëm 2 a 3 postime kam kritikuar VV, meqenëse si parti opozitare në Prizren , sdoja ta bëja debatin mes partive opozitare për të fituar pushteti nga ky debat.

Por asnjëherë ne jetën time skam marrë kaq sharje , fyrje, kërcënime, e shpifje që nga gjysmëpostimi i djeshëm ,ku kam permend Shpend Ahmetin. Asnjëherë skam besu në teorinë e Brigadave linquese , monizmit Stalinist , e çmendurisë militanteske , por ju sot po vertetoni që vuani për të instaluar sisteme diktatoriale e gijotina për mendimet ndryshe. Ju smund ta frigësoni askend, dhe sharjet e juaja ( edhe të nënave) po më bindin që jeni fundërrina. E dihet që fundërrinat duan trazime per të dalë në maje por në fund kur të qetësohet vala, fundërrinat bien aty ku e kanë vendin në FUND.

ISIS është sofistikuar

0

Shërbimet amerikane të zbulimit besojnë se ISIS dhe organizata të tjera terroriste kanë zhvilluar mënyra të reja për të fshehur eksplozivë në pajisjet elektronike, që sipas testeve të FBI-së mund t’u shpëtojnë kontrolleve të sigurisë në aeroporte.

Ato që rrisin edhe më tej shqetësimet janë sugjerimet e inteligjencës se terroristët kanë siguruar pajisje të sofistikuara sigurie për të testuar sesi të shmangin me sukses lëndë shpërthyese në laptope dhe mjete të tjera elektronike.

Informacionet e grumbulluara gjatë muajve të fundit luajtën një rol të rëndësishëm në vendimin e administratës Trump për të ndaluar mbajtjen e laptopeve dhe pajisjeve të tjera elektronike në fluturimet nga 8 vende të Lindjes së Mesme dhe Afrikës.

CNN ka zbuluar se përmes një serie testesh të zhvilluara në fund të vitit të kaluar, FBI-ja arriti në përfundimin se identifikimi i bombave të fshehura në laptop mund të jetë më i vështirë se në të kaluarën.

Byroja Federale e Hetimeve u fokusua tek disa modele specifike të makinerive skanuese, që janë aprovuar nga administrata për sigurinë në transport e që përdoren në SHBA dhe rreth botës.

“Edhe pse nuk mund të hyjmë në detaje, kemi informacione se aviacioni civil vazhdon të jetë në shënjestër të grupeve terroriste”, i tha CNN-it Departamenti për Sigurinë e Brendshme.

Ekspertët e sigurisë thonë se urdhri për ndalimin e pajisjeve elektronike në fluturimet nga 8 vende është plotësisht i nevojshëm bazuar në aftësitë dhe zonat ku pozicionohen grupet terroriste.

Modelja e Vogue bën vetëvrasje

0

Një modele dhe studente e mjekësisë që u shfaq para pak muajsh në kopertinën e Vogue dhe u dekorua nga presidenti i shtetit të saj me titull për ktë arritje është vetëvrarë në konviktin e fakultetit tësaj në Bangladesh.

Raudha Athif, 21 vjeç, student e vitit të dytë në Islami Bank Medical College në qytetin Rajshahi, u gjend pa jetë në dhomën e saj të mërkurën.

Mahmuda Begum, kujdestare e konviktit të vajzave, u shpreh se ajo gjithmonë dukej e lumtur dhe se nuk mund të bësojë veprimin që ka bërë.

“Isha në zyrën time, kur befas dëgjova zërat e vajzave nëpër konvikt. Pasi u ngjita menjëherë në kat të dytë pashë disa studente duke tentuar të hapnin derën e njërës prej dhomave”, ka thënë Begum.

Dera ishte e kyçur nga brenda.

“Menjëherë kuptuam se bëhej fjalë për një skenë vetëvrasjeje, megjithatë nuk mund të dalim në asnjë konkluzion pa parë analizat e autopsisë”, ka shtuar ajo.

Fotoja që e ka bërë të njohur vajzën nga Maldive ka qenë ajo e shkrepur nga fotografi Sotti, i cili e quajti atë “vajza nga Maldivet me sytë ngjyrë gurkali”. Kjo foto bëri rrethin e internetit në vitin 2014, transmeton revista Class.

Ndërsa fama e saj u rrit edhe më shumë kur u shfaq në kopertinën e Vogue India në tetor të vitit që lamë pas.

“Modelingu është më shumë një hobi sesa një profesion, sepse unë jam duke studiuar për mjekësi”, ka thënë ajo për Vogue.

The model's (far left) fame grew and she eventually landed on the cover of Vogue India in October last year

1

Raudha Athif, 21, a second-year student of Islami Bank Medical College in Rajshahi city, was found dead in her room on Wednesday     Raudha Athif

Një zonjë e vërtetë si J.Lo (Foto)

0

Jennifer Lopez jo më kot llogaritet si një nga femrat më të bukura të dekadave të fundit. Pavarësisht viteve, Jennifer po dëshmon se mbetet zonjë e madhe. Lidhja me Alex Rodriguez i ka kthyer fatin në dashuri.

Madje Alex nuk po i kursen lëvdatat për të dashurën e tij në një intervistë të fundit të dhënë në mediat amerikane.

Ai e ka quajtur Jenniferin si një vajzë të mahnitshme, njerëzore dhe një nënë të pabesueshme.

Handanovic në Premierligë

0

Portieri slloven, Samir Handanovic gjatë verës mund të transferohet në Premierligë, shkruan Corriere dello Sport.

Interesim për portierin e Interit kanë shfaqur skuadrat e mëdha si Liverpool dhe Manchester United, përcjell Express.

Kurse, Nerazzsurrët kanë dy opsione për ta zëvendësuar Handanovicin. Fjala është për Jan Oblak (Atletico Madrid) dhe Ederson Santana de Moraes (Benfica).

Dy aksidente në Prizren, godasin këmbësorët – ikin nga vendi i ngjarjes

0

Një person, derisa po drejtonte makinën e tij ka goditur një këmbësor në rrugën De Rada në Prizren, për të mos ndalur fare në vendin e ngjarjes.

Policia e Kosovës njofton se më 31.03.2017, rreth orës 14:30, “raportohet se i dyshuari i panjohur me veturë të panjohur ka goditur këmbësorin-viktimën mashkull shqiptar dhe ka ik nga vendi i ngjarjes”.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin e Prizrenit.

Një tjetër aksident është shënuar në Prizren në 24 orët e fundit, kur në rrugën Brigada 125, rreth orës 22:00, i dyshuar i panjohur me veturë të panjohur ka goditur biçiklistin, mashkull shqiptar.

“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit nga i dyshuari”, thuhet në njoftim.

Shkarkohet Lulëzim Kabashi

0

Lulëzim Kabashi është shkarkuar nga posti i kryetarit të Degës së AAK-së në Prizren. Shkarkimi është bërë nga lideri i këtij subjekti politik, Ramush Haradinaj.
Haradinaj ka kërkuar nga Kabashi që, të lirojë këtë post, për shkak afërsisë së tepërt që ka treguar deri më tash me PDK-në.

“Haradinaj nuk ka mundur më t’i besojë Kabashit se nuk ka asgjë të përbashkët me PDK-në, prandaj edhe ka vendosur që ta shkarkojë”, tregon për “PrizrenPress”, një burim brenda AAK-së.

Sipas të njëjtit burim, Haradinaj e ka telefonuar nga Franca, Kabashin për t’ia kumtuar lajmin e shkarkimit.

“Ka qenë një telefonat e nxehtë mes Haradinajt dhe Kabashit”.

Lulëzim Kabashi, pas shkrirjes së LDD-së, ishte bërë pjesë e AAK-së në Prizren. Ai, në mënyrë jodemokratike nga vet Haradinaj, ishte emëruar kryetar i Degës së AAK-së në Prizren.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2013, edhe pse pat shpallur kandidaturën për kryetar të Komunës së Prizrenit, Kabashi ishte zënë në “flagrancë”, gjatë fushatës zgjedhor, duke bërë marrëveshje të fshehur me ish-liderin e PDK-së, Hashim Thaçin, për postin e nënkryetarit të Komunës.

Ai, kishte mohuar, një marrëveshje të tillë. Ndërkaq, pas humbjes, ishte i pari që përfundojë në krahun e kandidatit të PDK-së, Ramadan Muja, duke e mbështetur atë në balotazh.

Pas fitores së Mujës në balotazh me kandidatin e LDK-së, Eqrem Kryeziun, Kabashi konkretizon marrëveshjen e arritur gjatë fushatës me Hashim Thaçin, duke u bërë nënkryetar i Komunës së Prizrenit.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, për shkak frikës së përsëritjes së këtij veprimi në zgjedhjet lokale të këtij viti,ka vendosur ta shkarkojë nga kryetari i Degës dhe të mos e lejojë të kandidojë për kryetar të Prizrenit.

“Shumë shpejt do të zgjedhet një kryetar i ri i Degës së AAK-së, i cili njëkohësisht do të jetë edhe kandidat për kryetar të Prizrenit”./Aprilililiiii

Zhduket një vajzë në Rahovec

0

Policia e Kosovës përmes një raporti ditor ka treguar se në Rahovec është zhdukur një vajzë.

“Me datë 31.03.2017 ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se me date 29.03.2017 vajza e tij viktima femër K-Shqiptare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin PK-së, përcjellë “PrizrenPress”.