15.1 C
Prizren
E shtunë, 12 Korrik, 2025
Home Blog Page 5587

Prizren: Gjashtë muaj burg me kusht, për rrezikim të trafikut

0

Gjykata Themelore në Prizren e ka dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht të akuzuarin për veprën penale “rrezikimi i trafikut publik”, A.  P. pasi i njëjti pranoi fajësinë.  I dënuari këtë e bëri pa prezencën e avokatit mbrojtës.

Pranimi i fajësisë u aprovua nga gjykatësi Refki Piraj, pasi që nuk pati kundërshtime nga ana e prokurores Sahide Sefa.

Sipas aktakuzës të ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren, A. P., me 24 tetor 2015, rreth orës 16:50, përkatësisht afër marketit “Kastrati”, duke mos i’u përmbajtur dispozitave të komunikacionit në rrugë, rrezikon trafikun publik, jetën e njerëzve dhe pasurinë.

Këtë e bënë në atë mënyrë që me automjetin e tij “BMW” , duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes në rrugë, dhe duke mos e siguruar distancën e mjaftueshme për tu kyçur i sigurt, në pjesën e pasme goditet nga automjeti i markës “VW Golf”, të cilën e drejtonte i dëmtuari R.  G.

Me këtë rast, përpos dëmeve material në automjet, i dëmtuari Gashi pëson edhe lëndime të lehta trupor.

Në bazë të këtij veprimi, A. P.  ishte akuzuar për veprën penale “rrezikim të trafikut publik” nga neni 378 paragrafi 6, lidhur me paragrafin 1, të Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës , e cila dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit./betimiperdrejtesi/

Prizren: Sulmon kolegun në punë, dënohet me 200 euro gjobë

0

D. U. në seancën e së premtes, pranoi se ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”. Me këtë rast, Gjykata Themelore në Prizren të njëjtit i shqiptoi dënimin me gjobë në vlerë prej 200 euro.

Gjykatësi i rastit, Gani Kastrati, aprovoi pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit, pasi një gjë e tillë nuk u kundërshtua as nga prokurori Fatos Ajvazi.

I dënuari  për këtë gjykim nuk kishte angazhuar avokat mbrojtës.

D. U. ngarkohet nga Prokuroria Themelore në Prizren për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”, sipas nenit 188 paragrafi 1.4. i Kodit Penal të Ri të Republikës së Kosovës, ku kryesi i kësaj vepre penale mund të dënohet  me gjobë dhe burgim deri në një vit burgim. Sipas aktit akuzues, i dënuari  kishte pasur një fjalosje me kolegun e tij të punës, lidhur me mos përmbushjen e marrëveshjes në lidhje me një porosi, ku e sulmon fizikisht të dëmtuarin duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore./betimiper drejtesi/

Me këtë garniturë, nuk ka drejtësi në Kosovë

0

Nisur nga gjendja e tanishme në drejtësi, analistë dhe njohës të kësaj fushe kanë hedhur dyshimet e tyre për atë se sikur është ndërtuar një piramidë e korruptuar dhe e klanizuar në këtë sistem drejtësie, duke e vënë kështu seriozisht në rrezik funksionimin e shtetit të së drejtës në vend. Sipas tyre, kjo drejtësi e tanishme është rrezik veç të tjerash edhe për demokracinë dhe të drejtat e liritë e njeriut, ngase, siç thonë, gjërat e kalbura e kalbin njëra -tjetrën. Ndaj, është shtruar edhe çështja se përse nuk mund të ketë akoma një shtet të fortë dhe të mirëfilltë ligjor dhe as njerëz të guximshëm, me etikë e integritet profesional, por edhe të aftë për të zbatuar ligjet dhe Kushtetutën e vendit në mënyrë të plotë!?

Analisti Naim Kelmendi, në një prononcim për Gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se sikur është ngritur piramida e korrupsionit në sistemin e drejtësisë, duke u shtrirë gjithandej nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, duke e vënë seriozisht në rrezik funksionimin e shtetit të së drejtës në vend, derisa, sipas tij, me gjyqtarë e prokurorë të korruptuar edhe sistemi mund të quhet i kalbëzuar dhe që është shkatërrues për demokracinë dhe të drejtat e liritë e njeriut, e që kështu këto të drejta abuzohen dhe shkelen pakrahasimisht nga njerëzit e drejtësisë.

” Prandaj, mbase është imperative reforma apo “vettingu” që do ta pastronte drejtësinë nga të korruptuarit dhe kështu të ndërtohet në themel një gjykatë e prokurori me njerëz të guximshëm, me integritet e etikë profesionale, por të aftë për të zbatuar ligjet dhe Kushtetutën e vendit plotësisht, derisa në këtë funksion do të kishim shtet të fortë ligjor dhe të pavarur nga grupet e interesit, politika apo ndikimet oligarkike”, u shpreh analisti Naim Kelmendi.

Shteti i qelbur nga koka

Analisti tjetër, Shefqet Dibrani ka bërë një krahasim në këtë drejtim, duke thënë se sistemi i drejtësisë në secilin vend është sikurse shtylla vertebrore për trupin e njeriut, e nëse ndonjë unazë e vertebrorit është lënduar, trupi i njeriut nuk ndjehet i qetë, derisa lëndimet e mëtutjeshme shpien drejt paralizimit. ” Prandaj m’u duk kjo ngjashmëri e përshtatshme për të analizuar sistemin e drejtësisë, i cili është duke e bankrotuar shtetin e ri të Kosovës. Por, askush nuk mundet ta thotë cili qenka interesi i prokurorëve, gjyqtarëve dhe komplet sistemit për të udhëhequr drejt dështimit dhe humnerës”, ka theksuar ai. Së këndejmi, Dibrani thotë se nuk do dyshim se ky sistem drejtësie është duke prodhuar padrejtësi të mëdha, pasi është duke dështuar demokracinë dhe tregun e lirë, derisa, siç tha, ky sistem kaq i plogësht ka ndikuar drejtpërdrejt në nivelin arsimor dhe shëndetësor, madje deri në zonat e thella ku punon fshatari kosovar ky sistem ia ka prekur interesin, prandaj sa më herët që të vetëdijesohen qytetarët është më mirë, sepse asnjë qytetar nuk është i mbrojtur nga një drejtësi kaq e kalbur.

” Prandaj, shteti i Kosovës po qelbet nga koka, ndërsa shpëtimi i saj mund të vijë vetëm me masa të ndërhyrjes së jashtme. Ndërkaq, shteti ligjor funksionon në demokracitë e konsoliduara, të cilat nuk ia falin besimin askujt. Bëhen ligjet të cilat ia verifikojnë mandatin secilit, prandaj kemi afera më të pakta sesa në vendet postkomuniste dhe në ato vende që kanë pasur konflikte të hapura dhe luftëra, siç ka qenë rasti me Kosovën. Por, Kosova do të ecë drejt reformave kur sistemi i drejtësisë do t’i besohet një brezi tjetër, i cili, përveçse është i aftë, nuk vuan nga e kaluara përplot ingranazhe dhe nuk është pjesë e krimit dhe korrupsionit, po ashtu nuk është pjesë e dështimit kaq të madh”, theksoi për Gazetën “Kosova Sot” analisti Shefqet Dibrani.

Pa ndryshime politike nuk ka reformë

Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu thotë se në këtë aspekt duhet të ketë një klasë të re politike, e cila do të iniciojë çështjen e një sistemi të ri gjyqësor të pastruar, të pakorruptuar etj., gjë që, sipas tij, ne akoma nuk e kemi.

” Kjo është arsyeja se përse ne nuk e kemi pra akoma një shtet të fortë ligjor dhe as njerëz të guximshëm, me etikë e integritet profesional, por edhe të aftë për të zbatuar ligjet dhe Kushtetutën e vendit në mënyrë të plotë. Përndryshe, kjo drejtësi e tanishme është rrezik, veç të tjerash, edhe për demokracinë dhe të drejtat e liritë e njeriut, ngase gjërat e kalbura e kalbin njëra- tjetrën”, potencoi për Gazetën “Kosova Sot”

Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu. Profesori tjetër universitar, Mazllum Baraliu mendon se për ta ndryshuar dhe për ta reformuar në tërësi gjendjen në sistemin e drejtësisë është e nevojshme që të forcohen dhe avancohen mekanizmat dhe instrumentet e brendshme të kontrollit dhe të përgjegjësisë ndaj bartësve të funksioneve përkatëse të drejtësisë, në mënyrë që,sipas tij, Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial, pastaj inspektoratet, menaxhmentet e gjykatave dhe administrata të rrisin intensitetin e angazhimit dhe përgjegjësisë së tyre si dhe ngritjen e efikasitetit në kryerjen e punëve dhe përgjegjësinë ndaj qytetarëve.

Fitore e madhe e Seferit, nokautoi kundërshtarin

0

Sefer Seferi ka fituar titullin WBF-Intercontinental

Boksieri shqiptar, Sefer Seferi, ka fituar titullin WBF-Intercontinental, pasi nokautoi boksierin brazilian me nënshtetësi spanjolle, Marcelo Ferreira Dos Santos në raundin e pestë.
Kjo ishte fitorja e 22’të në karrierën e tij në boksin profesionist.

Pas pak do të dalë në ring Nuri Seferi.

DokuFest rrezikon për shkak të financave (VIDEO)

0

Është njeri nga organizimet më të mëdha e më me nam në fushën e kinematografisë në Kosovë.

Por organizimi i festivalit të filmit DokuFest po rrezikohet seriozisht të dështoi.

Organizatorët po konsiderojnë se zvogëlimi i fondit të Komunës së Prizrenit nga 15 mijë në 10 mijë euro po rrezikon festivalin.

Si i ftuar në programin e mëngjesit në Klan Kosova, Veton Nurkollari, drejtor artistik, thotë se nuk janë të kënaqur me përkrahjen e nivelit qendror.

Por në komunë thonë se nuk kishin buxhet për t’u ndihmuar më shumë. Madje shpjegojnë edhe arsyet përse fondet për përkrahjen e Dokufest-it u zvogëluan sivjet.

Kultura është një ngrehinë që po shembet

0

Në rubrikën e rregullt të së shtunës “Jepi Zërit”, kësaj radhe prezantojmë gazetarin, publicistin dhe shkrimtarin Blendi Fevziu, i njohur me emisionin “Opinion” në TV Klan të Shqipërisë.

Në vitin 1989 ka qenë pjesë e stafit te gazetës Studenti në Universitet. Me dhjetor 1990 dhe shkurt 1991 ka qene pjesëmarrës aktiv i Lëvizjes Studentore që solli ndryshimin e regjimit në Shqipëri.
Në 5 janar 1991 ka qenë bashkëthemelues i gazetës Rilindja Demokratike, organi i pare i shtypit te lire pas thuajse 70 vitesh në Shqipëri.

Është autor i disa librave të karakterit publicistik dhe letrar.

Cilën pyetje më shpesh i bëni vetes?

A kam të drejtë? Më duket gjithnjë pyetja më e vështirë edhe pse përgjigja nuk është gjithnjë e njëjtë!

Cili është udhëtimi juaj i zakonshëm brenda një dite?

Thuajse 14 orë me një agjendë shumë të ngjeshur dhe me 3 orë dedikuar vajzës midis. Pjesa tjetër është vrapim jo udhëtim i thjeshtë. Atë ditë që do ndal vrapin do kenë ndalur edhe gjithë gjërat e mia.

Cili libër qëndron më dukshëm në vitrinën e kujtesës suaj?

Ka shumë. Dhe modele shumë të ndryshme. Në vitet e fëmijërisë kujtoj, Ivan Turgenjevin. Më pas Dino Buzatin. Midis tyre e përherë Ismail Kadarenë. Nuk mund të them që të pashlyeshme mbeten “Lufta edhe Paqa” apo “Të mjerët”. Besoj se letërsia nuk do ketë më kurrë kryevepra të tilla. 10 vitet e fundit më ka impresionuar Khaled Hysein apo Orhan Pamuk. Nuk do të lija kurrë mënjanë “Komedianët” e Graham Grinit.

Si ndiheni në këtë krizë të thellë morale, përkatësisht identitare?

Mundohem ta mendoj sa më pak dhe ta kursej veten nga pyetjet ekzistenciale? Ku jam, ku po shkoj? A është kjo rruga për ku isha nisur?

Çfarë mund të thuash për kulturën dhe zhvillimet e saj?

Nëse më pyet në Shqipëri e Kosovë të them vetëm që është një ngrehinë që po shembet. Pak vetë banojnë aty brenda nga frika se mund të zërë brenda çatia e rrënuar. Në botë po ndryshon kuptim dhe mision.

Si ishte dje, si është sot dhe si do të jetë nesër?

Dje ishte shumë keq. Sot është ok. Shpresoj që nesër të jetë më mirë. Nëse njeriu nuk mendon që nesër do jetë më mirë, ka humbur thelbin e ekzistencës së tij.

Një pikturë, një poezi, një këngë dhe një film që do ta kishit veçuar?

Po qëndroj në Shqipëri. “Epika e Yjeve të mëngjesit” e Edison Gjergos. “Jon” e Ardit Gjebresë dhe padyshim “Parrullat” e Gjergj Xhuvanit.

P.S.

Fragmente nga një letër emocionuese e Blendi Fevziut për shkrimtarin Dritëro Agolli

Agolli i takon së bashku me Ismail Kadarenë, Fatos Arapin dhe disa të tjerë, një brezi shkrimtarësh që transformuan krejtësisht letërsinë shqipe të bukosur nga socrealizmi dhe mediokriteti i viteve 40 – 50. Siç ndodh me brezat që shkëlqejnë papritur dhe gjatë, ky brez, vijoi të dominojë krijimtarinë letrare shqiptare me dekada. Sot mund të themi pa ndonjë sforcim se këta emra vijojnë të mbeten ikonat e letërsisë shqipe dhe emrat më të lexuar në Shqipëri, por edhe shqiptarë jashtë kufijve tanë.

Si të gjithë njerëzit që jetuan, punuan dhe krijuan në diktaturë, Agolli ka pasur dhe do ketë gjithnjë kontestimet dhe kritikët e tij. Kritikat si kanë munguar në vite dhe ai është përgjigjur gjithnjë vetë. Por sot, 26 vjet pas rënies së atij regjimi, mund të thuhet se Agolli nuk ka qenë kurrë as një fanatik dhe as një militant i atij regjimi. Siç shprehet edhe Kadare në kujtimet e tij, Agolli ishte nga ata njerëz që shumë herët fliste kundër regjimit, që i njihte dhe kritikonte format represive të tij. Por çdo gjë matet me vepra dhe politikisht Agolli ka lënë një vepër të cilës i referohemi gjithnjë. Në Qershor 1991, ai ishte i pari dhe i vetmi që u ngrit publikisht kundër kultit të Enver Hoxhës në Kongresin e X të PPSH. Gjesti dhe shikimi i tij ndërsa salla reagonte kundër, janë fiksuar tashmë në historinë e Shqipërisë.

E kam njohur mjaftueshëm Dritëro Agollin, por asnjëherë deri në atë pikë sa të mund të flas saktësisht për të si për një mik. Ishte njeri i gjallë, një dashnor i madh i pijes dhe i jetës. Një njeri që donte të jetonte; që vdekjen edhe në librat e tij e paraqiste si një të keqe që do dinte ta dehte në ditën që do ti dilte përballë. Ajo që i binte gjithnjë në sy ishte tallja me teprimin. I mëshironte budallenjtë, por si duronte dot megallomanët. I pëlqenin ata që i flisnin për veprën e tij, por e lodhnin ata që thurnin ditirambe. Ndërsa lexoja mbrëmë statuset e fryra në rrjetet sociale isha gati i bindur që nëse do kishte mundësi t’i shihte; nëse një sekondë të vetme do rikthehej në këtë jetë gjeja e parë që do bënte ishte ironia me veten. Do t’i thurte vetes dy tre rreshta për ta çtensionuar situatën që me aq mjeshtri shumica dinë ta tensionojnë.

Por padyshim ai s’mund të bëjë asgjë nga këto. Ai iku, ashtu siç jetoi. Një njeri i lirë dhe buzagaz. Iku duke lënë pas një vepër dhe një boshllëk. Po atë boshllëk që lë ikja e çdo intelektuali në këtë vend që njerëzit e zot i ka kaq të rrallë. Iku duke marrë me vete protagonizmin e 60 viteve. Iku ashtu si një personazh i mrekullueshëm i tiji, Kapedani tek novela: “Lamtumirë kapedani im”. Ndaj, nuk gjej asnjë frazë më të mirë për të shoqëruar udhëtimin e tij në atë botë për ku u nis dje, veç duke përsëritur sërish fjalët e tij:

“Lamtumirë kapdani im”

Seanca e Dhomës së Posaçme në arat e Malishevës (Video)

0

Një seancë për një kontest pronësor mes AKP-së dhe një familje u zhvillua në arat e Malishevës.Në arat e Bubavecit të Malishevës u zhvillua një seancë e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme.Në këtë seancë që u zhvillua në ambient të hapur burrat e familjes Bashota nga ky fshat u mblodhën për të dëshmuar se toka përreth është pronë e tyre dhe jo e AKP-së.

Dëshmitë se kjo tokë prej mbi 30 hektarësh është e tyre dhe se u ishte marrë në vitet e 60-ta nga ish-sistemi këta burra e dhanë para një trupi gjykues të përbërë nga dy gjyqtarë ndërkombëtarë dhe një vendor.Për shkak të kushteve të vështira të përkthimit në ambient të hapur, pyetjet kryesisht i bëri gjyqtari Behxhet Muçiqi.Dëshminë e tij e dha edhe Kadri Bucaliu që kishte punuar në vitin 1961 në këto toka.

Ai tregoi për kundërshtimin e familjes Bashota që t’u merrej toka.Dëshmitari i tretë Tafil Gashi dëshmoi se në fshatin Bubavec ndër të parët janë vendosur familja Bashota.Derisa seanca po shkonte drejt përfundimit njëri prej këtyre burrave që ishin mbledhur Beqir Bashota tha se nuk do lejojnë që tokat e tyre t’u privatizohen.

Përfaqësuesi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit Përparim Gashi kërkoi nga dëshmitarët të tregojnë se me çfarë dokumentesh ata e dëshmojë se toka është ë tyre.Ndryshe këta banorë kanë paditur AKP-në për për kthimin e tokës, pasi që ata pretendojnë se u është marrë nga ish sistemi dhe nuk është kompensuar asnjëherë. Po ashtu këta banorë pretendojnë se këto prona i punojnë që nga viti 1990./kallxo.com/

https://youtu.be/fa9dUq9b67E

8-vjeçari i jep fund jetës në burg

0

Një 18-vjeçar i ka dhënë fund jetës në paraburgimin e Shënkollit. Burime policore bëjnë me dije se 18-vjeçari Albi Luka nga Fushë Kruja, është vetëhelmuar duke pirë gaz brenda ambienteve të qelisë.

Ai është dërguar me urgjencës drejt spitalit të Lezhës, ka mbërritur atje pa shenja jete. Bëhet me dije se i riu qëndronte në paraburgim prej rreth 1 muaji.

Policia ka nisur hetimet lidhur me shkaqet e ngjarjes.

Mbahet trajnimi me të rinjtë e LDK-së në Prizren, për përdorimin e rrjeteve sociale

0

Në organizim të FR të LDK-së në Prizren dhe organizatës Konrad Adenauer Shtiftung, të shtunën është mbajtur trajnimi se si duhet përdorur rrjetet sociale gjatë fushatës zgjedhore.

Anëtarja e kryesisë së FR të LDK-së në Prizren, Sara Hajzeri, tha se ky aktivitet informues ka një rëndësi të veçantë për njohuritë e nevojshme që duhet të kenë të rinjtë e këtij subjekti politik rreth përdorimit të rrjeteve sociale gjatë fushatës zgjedhore. Organizatorët ndjehen të kënaqur me interesimin që kanë shprehur të rinjtë e LDK-së në Prizren, për ta ndjekur këtë aktivitet.

Ndërkaq, anëtaret e organizmit rinor të LDK-së në Prizren, Ilirjana Ramadani dhe Vlora Gashi, e vlerësuan të rëndësishëm këtë aktivitet, pasi që sipas tyre janë marrë informacione tejet interesante për përdorimin efikas të rrjeteve sociale gjatë fushatave zgjedhore, trend ky që ka pushtuar Botën rreth çështjeve që kanë të bëjnë me informacione të ndryshme për opinionin e gjërë.

Kjo nuk është hera e parë që organizata Konrad Adenauer Shtiftung realizon aktivitete me të rinjtë e LDK-së në prag të mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë , qofshin ato në nivelin qendror apo lokal./TV Prizreni/

Vetëvendosje! ia mbyllë derën LDK-së në Prizren

0

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren, Artan Abrashi e quan të pamatur deklaratën e kryetarit të Degës së LDK-së, Haxhi Avdyli.

Ai tha se Vetëvendosje! në Prizren, ka mbyllur derën e bashkëpunimit me LDK-në, për shkak deklaratës së pamatur të Avdylit.

Postimi i plotë në Facebook

Se avancimet, kandidimet dhe pozitat partiake brenda LDK-se te udhehequr nga Isa Mustafa mvaren nga intenziteti i qendrimeve negative, deklaratave histerike dhe gjuha lincuese kunder Levizjes VETEVENDOSJE!, kete e dijme shume mire. Por nese mendohet se zhvillimi i kesaj katrahure ne kurrizin tone do te tolerohet, atehere ju njoftojme se shume gabim e keni.

Pas deklarates se pamatur te kryetarit te deges tuaj ne Prizren, dera e cfardo bashkepunimi te mundshem me ju ne te ardhmen perfundimisht eshte mbyllur. Rrjedhimisht, ne emer te Levizjes VETEVENDOSJE! ju deshiroj suksese ne opozitarizem te perjetshem ne Prizren.