23.1 C
Prizren
E diel, 13 Korrik, 2025
Home Blog Page 5607

Eshtrat e kafshëve në rrugën Leskovec- Lybeçevë (FotoLajm)

0

Eshtrat e kafshëve janë hedhur në rrugën Leskovec- Lybeçevë.

Banorët e këtyre fshatrave kërkojnë nga organet kompetente, që të marrin masa urgjente në largimin e tyre.

Ata po ashtu kërkojnë që të mos lejohet hedhja e eshtrave dhe mbeturinave të tjera nëpër rrugë./TVPZ/

Nisma në Prizren, akuzon Ramadan Mujën për mashtrim

0

Nisma në Prizren ka reaguar për mospërfunimin e rrugës në “Tabakhane”. Sipas këtij subjekti politik, punimet e nisura para shtatë muajve dhe akoma të papërfunduara, e bëjnë të padurueshme jeten dhe zhvillimin e biznesit në “Tabakhane” të Prizrenit, përkatësisht në sheshin “Alija Izetbegoviq”.

“Qeveria e të denuarit për krim dhe korrupsion, R. Muja, në mungesë të vizionit dhe në kuader të projekteve mashtruese për shkak të fushates elektorale, ka hapur punime në infrastrukturen e qytetit në shumë rrugë dhe rrugica, ku përpos që po veshtirëson qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe zhvillimin e bizneseve në ato pjesë, ata me stërzgjatjen e punimeve, po e rrezikojnë edhe shendetin e qytetareve nga pluhuri, siç është rasti në lagjen “Tabkhane””.

“Qytetarët dhe përfaqësuesit e bizneseve me pezmatim të arsyeshëm, vijnë në selinë e NISMA për Kosoven në Prizren, për të shprehur shqetësimet e tyre lidhur me punimet e sterzgjatura nga drejtoria e sherbimeve publike në Prizren, drejtori kjo që nuk i merr parasysh kerkesat e qytetarëve dhe punimet i kryejnë në sezonen kur pritet me u rrit puna në bizneset e tyre, siç është edhe në rrugen “Vatra shqiptare” në sheshin “Shadervan””

“NISMA-dega Prizren, shqetësimet e qytetarëve do t’i ngrit në Kuvendin Komunal të Prizrenit dhe do të kerkoj përgjegjësi nga zyrtarët e të denuarit Ramdan Muja”./PrizrenPress.com/

Ukraina ia ndalon Rusisë pjesëmarrjen në “Eurovision”

0

Ukraina ia ka ndaluar pjesëmarrjen në “Eurovision” përfaqësueses së Rusisë për shkak se ajo kishte performuar në Krime më parë, vend ky i aneksuar nga Moska më 2014. Këngëtares Julia Samoilova i është ndaluar hyrja në Ukrainë për tri vjet, për shkak të vizitës së saj “ilegale”, ka njoftuar shërbimi ukranias i sigurisë, “SBU”. Samoilova, 27-vjeçare, e ka konfirmuar që ajo kishte kënduar në Krime më 2015. Ukraina sivjet do të jetë nikoqire e “Eurovisionit”, që mbahet në Kiev në muajin maj.

Një burim rus i Ministrisë së Jashtme e ka përshkruar këtë vend si “cinik dhe jo human”. E një politikan senior rus, i quajtur Frants Klintsevich, është cituar nga agjencia e lajmeve “Ria-Novosti” të ketë thënë se Rusia do t’i bojkotojë garat e ardhshme të “Eurovisionit” nëse organizatorët dështojnë të ngrenë zërin për këngëtaren ruse. Gara e këngës në “Eurovision” tashmë veçse u bë politike

Në Prizren gjenden mbetjet mortore të pesë personave

0

Në varrezat ortodokse në Prizren janë gjetur mbetjet mortore të pesë personave, i ka konfirmuar Radios Evropa e Lirë, drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu.

Mbetjet mortore do të barten për obduksion dhe analiza të AND-së.

Këto mbetje u gjetën në pesë varreza të ndara. Dyshohet se i takojnë personave të zhdukur.

Gërmimet në lokacion filluan në orët e hershme të së enjtes dhe përfunduan gjatë ditës.

Identiteti i mbetjeve mortore të gjetura është ende i panjohur dhe për më shumë do të dihet pas përfundimit të analizës së AND-së.

Në procesin e zhvarrosjes morën pjesë përfaqësuesit e komisioneve qeveritare të Prishtinës dhe Beogradit si dhe përfaqësuesit e EULEX-it, raporton REL.

Ndërkohë në një komunikatë për medie të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, thuhet se gërmimet vlerësuese që kanë rezultuar me gjetje të mbetjeve mortore, janë realizuar në dy lokacione të shënjuara, paraprakisht nga ana e institucioneve kompetente.
“Mbetjet mortore të zhvarrosura do të procedohen për ekzaminime të mëtejme mjekoligjore dhe vetëm pasi të ndiqen të gjitha procedurat e nevojshme, përfshirë edhe identifikimin përmes analizës së ADN-së, mund të konfirmohet numri i saktë i personave të zhvarrosur dhe nëse të gjitha mbetjet mortore të zhvarrosura sot mund të identifikohen apo iu përkasin personave të zhdukur si pasojë e luftës së viteve 1998-’99”, thuhet në komunikatë, transmeton rtklive.com
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, shpreh mirënjohjen për punën dhe angazhimin e të gjitha institucioneve kompetente dhe para së gjithash për familjet dhe familjarët e personave të zhdukur për mbështetjen e vazhdueshme të dhënë në këtë proces.

Sot, përfunduan vizitat sistematike shëndetësore në shkollat e Malishevës

0

Sot edhe zyrtarisht mbyllet procesi i vizitave sistematike shëndetësore në shkollat e Komunës së Malishevës. Për këtë qëllim, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, kryesuesi i KK të Malishevës, Azizi Thaçi dhe drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Hajdin Berisha, e kanë vizituar shkollën në Marali, ku edhe ka përfunduar ky projekt në fushën e shëndetësisë.

Kryetari Begaj, i ka takuar mjekët dhe teknikët shëndetësor të angazhuar në këtë projekt, të cilët i ka përgëzuar për këtë punë të lodhshme dhe të vështirë, por që është në shërbim të shëndetit të fëmijëve. Kryetari Begaj, është njoftuar nga mjekët, për ecurinë e këtij procesi.

Edhe kryesuesi i KK të Malishevës, Aziz Thaci dhe drejtori për shëndetësi, Hajdin Berisha, i kanë përgëzuar punëtorët shëndetësor, për përmbylljen e këtyre vizitave shëndetësore. “Unë shfrytëzoj rastin ti falënderoj të gjithë punëtorët shëndetësor për përfundimit ë këtij procesi dhe në mënyrë të veçantë i falënderoj të gjithë drejtorët e shkollave, për bashkëpunim dhe krijimin e kushteve të nevojshme, për realizimin e vizitave shëndetësore”, tha drejtori komunal për shëndetësi, Hajdin Berisha.

Sipas punëtorëve shëndetësor të angazhuar në këtë proces, këtyre vizitave, i janë nënshtruar rreth 3500 nxënës, në të gjitha shkollat, ndërsa këtë vit është vërejtur një përmirësim i dukshëm i higjienës, e sidomos i kujdesit oral. Ekipi i cili e ka realizuar këtë projekt, thanë se shumë shpejt, pasi të përpunohen të gjitha të dhënat e marra nga vizitat, do të dilet me një raport përfundimtar, lidhur me gjendjen shëndetësore të nxënësve, të cilët i janë nënshtruar këtyre vizitave./PrizrenPress.com/

Kërcënimet e Organizatës ‘Syri i Popullit’, Fatmir Limaj merret nën mbrojtjen e policisë

0

Plagosja e avokatit Azem Vllasit nga pjestarët e të ashtequajturës Organizata ‘Syri i Popullit’ ka tornditur gjithë qytetarët e Kosovës.
Me të tronditur nga qëllimi i kësaj organizate kanë mbetur disa politikan të cilët ishin pjesë e listës së hartuar nga kjo Organizat për tu ekzekutuar nën dyshimin për tradhëti kombëtare, raporton ORAinfo.

Në listë për ekzekutim ishte edhe lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj. Ky i fundit nga kjo organizatë akuzohej si zhvatës i popullit gjatë kohës sa kishte qenë ministër i Transportit. Përfshirja e emrit të Limajt në këtë listë ka bërë që organët e rëndit të kujdesën 24 orë për të.

ORAinfo merr vesh se Limaj që disa ditë është duke u ruajtur nga pjestarë të mbrojtjtes së afërt të Policiës së Kosovës. Për këtë cështje ORAinfo ka kërkuar përgjigje edhe nga zyrtarë të Nismës për Kosovën, por këta të fundit nuk kanë pranuar të përgjigjen në pyetjet e drejtuara me shkrim.

Pjesë e lisës për ekzekutim ishte edhe presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe shumë zyrtarë të tjetrë shtetëror dhe pjestarë nga shoqëria civile të cilët akuzoheshin për tradhti kombetare nga kjo organizatë.

Sidoqoftë Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në mesin e tyre Murat Jasharin, i cili kishte plagosur avokatin Azem Vllasin. /ORAinfo/

Prizren: Mungon i akuzuari për rrezikim të trafikut, shtyhet gjykimi

0

Seanca e paraparë të mbahej të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prizren, ndaj të akuzuarit për rrezikim të trafikut publik, Gazmend Berisha, nuk u mbajt për shkak të mungesës së tij.

Gjyqtarja e çështjes, Teuta Krusha tha se ndaj të akuzuarit është lëshuar urdhër për sjellje me detyrim, por as në këtë seancë prezenca e tij nuk u sigurua. Andaj për shkak të mosplotësimit të kushteve ligjore, shqyrtimi i sotëm u caktua të mbahet me 11 maj 2017 në ora 09:00.

Sipas akuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren, Gazmend Berisha me 19 tetor 2015, në rrugën përball “Eko regjionit” rrezikon trafikun publik, jetën e njerëzve dhe pasurinë. I njëjti deri sa ishte duke e vozitur automjetin e tij të tipit “Audi 80”, lëviz nga shiriti i krahut të majtë në shiritin e krahut të djathë, dhe si pasojë e kësaj vozitje të pakujdesshme e godet ne pjesën e prapme automjetin e tipit “Mercedes 124”. Nga kjo goditje, përpos dëmeve materiale, lëndime të lehta trupore pësojnë edhe Mirlinda Jaramoroz, e cila ishte në automjetin e tipit “Mercedes 124”.

Me këtë veprime Berisha akuzohet se ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik” dhe sipas nenit 378 paragrafi 6 të Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës, e cila vepër mund të dënohet me gjobë ose me burgim deri ne një vit./betimiperdrejtesi/

Prizren: Dënohen me nga 250 euro gjobë të akuzuarit për lëndime të lehta trupore

0

Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar të akuzuarit Lumni Salihu dhe Kabir Bajra, më nga 250 euro gjobë, për shkak se kanë kryer veprën penale” lëndime të lehta trupore”. Aktgjykimi në fjalë u shall të mërkurën, nga gjyqtari Gani Kastrati, pasi të njëjtit, pa angazhuar mbrojtës, e pranuan fajësinë.

Pranimi i fajësisë nuk u kundërshtua as nga prokurorja Sahide Sefa.

Sipas aktakuzës, Lumni Salihu me 3 korrik 2014, rreth orës 1:20 në fshatin Lubizhd, komuna e Prizrenit, i shkakton lëndime të lehta trupore, të akuzuarit të dytë Kabir Bajra, duke goditur gjamin e automjetit fillimisht. Pasi që Bajra del nga automjeti, të dy fillojnë të përleshen, duke shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Prokuroria i ngarkonte të dy me veprën penale “lëndime të lehta trupore”, nga neni 188, paragrafi 1, të Kodit të Ri Penal të Republikës së Kosovës, e cila dënohet me gjobë ose me burgim deri në 1 vit./betimiperdrejtesi/

Prizren: Enver Muqaj mohon të ketë penguar zyrtarët policor në kryerjen e detyrave zyrtare

0

Enver Muqaj, në shqyrtimin fillestar të mbajtur të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prizren, mohoi së i ka penguar zyrtarët policor në kryerjen e detyrave të tij zyrtarë.

Pas leximit të dispozitivit të akuzës nga prokurorja Mehreme Hoxha, i akuzuari Muqaj, i cili nuk kishte të angazhuar mbrojtës, u deklarua i pafajshëm për veprën me të cilën ngarkohet.

Gjykatësja e rastit Tetuta Krusha, e caktoi shqyrtimin e radhës për 24 prill 2017,  në ora 14:00.

Muqaj akuzohet se me 6 dhjetor 2015, rreth orës 01:30, në Prizren, pikërisht në Stacioni Policor, kanosë seriozisht personat zyrtar. I akuzuari pasi që ishte ndaluar në rrugë nga policia, për kontroll rutinë, provokon me fjalët “çka e keni kap me kaq hez”, pasi automjetin e tij kundërmonte era alkool.

I njëjti  urdhërohet që së bashku me pasagjerët të zbresin nga automjeti, ku në momenti Muqaj i’u drejtohet zyrtarëve policor me fjalë të ndyta, dhe kërcënuese. Tutje, sipas aktakuzës i akuzuari po ashtu reziston në stacion policor, duke gjuajtur karrigen dhe tavolinën, më c rast i shkakton lëndime trupore zyrtarit policor Arben Elshani, pasi që e shtynë, dhe i njëjti bie me kokë në muri.

Muqaj është akuzuar për veprën penale “pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” nga neni 409 paragrafi 5, lidhur me paragrafin 1, të Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës , e cila vepër dënohet me burgim prej një deri në pesë vite./betimiperdrejtesi/

 

Fatmir Limaj: Nisma është e para në Prizren

0

Sipas Fatmir Limajt, kryetarit të Nismës, nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet partia e tij do të fitonte së paku 8 për qind.

Limaj në Interaktiv të KTV-së ka kundërshtuar sondazhin e fundit të publikuar nga Vetëvendosje që këtë lëvizje e nxirrte si forcën e parë politike, ndërsa partinë e Limajt e linte jashtë Kuvendit. Ai thotë se është i bindur se partia e tij do të fitojë së paku dhjetë ulëse në Kuvend.

“Nëse shkojmë sot në zgjedhje, ne kemi 8 për qind, apo 10 deputetë. Besoj që secila parti politike mban sondazhe. Edhe ne bëjmë, por të brendshme jo publike. Herë në nivel vendi herë në komuna”, ka thënë ai.

Bindje ka shprehur edhe në ndryshimin e qeverisjes duke thënë se qytetarët më nuk do të votojnë për koalicionin aktual qeverisës.

“Opozita e ndarë fiton zgjedhjet. Nesër në zgjedhje e them me bindje se qytetarët me shumicë po rreshtohen kah opozita. Kërkesa për ndryshim pushteti është rritur. Ne me AAK-në do të dalim të parët. Por edhe nëse fiton VV-ja është vullneti i popullit dhe duhet të pranohet. LDK-PDK do të jenë në opozitë. Jam i bindur”, ka shtuar ai.

Limaj po ashtu ka deklaruar se partia e tij, sipas sondazheve, është e para në Prizren. Ka thënë se Nisma në këtë komunë do të garojë me deputetin Zafir Berisha.