13.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Prizren: Mungon i akuzuari për rrezikim të trafikut, shtyhet gjykimi

Seanca e paraparë të mbahej të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prizren, ndaj të akuzuarit për rrezikim të trafikut publik, Gazmend Berisha, nuk u mbajt për shkak të mungesës së tij.

Gjyqtarja e çështjes, Teuta Krusha tha se ndaj të akuzuarit është lëshuar urdhër për sjellje me detyrim, por as në këtë seancë prezenca e tij nuk u sigurua. Andaj për shkak të mosplotësimit të kushteve ligjore, shqyrtimi i sotëm u caktua të mbahet me 11 maj 2017 në ora 09:00.

Sipas akuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren, Gazmend Berisha me 19 tetor 2015, në rrugën përball “Eko regjionit” rrezikon trafikun publik, jetën e njerëzve dhe pasurinë. I njëjti deri sa ishte duke e vozitur automjetin e tij të tipit “Audi 80”, lëviz nga shiriti i krahut të majtë në shiritin e krahut të djathë, dhe si pasojë e kësaj vozitje të pakujdesshme e godet ne pjesën e prapme automjetin e tipit “Mercedes 124”. Nga kjo goditje, përpos dëmeve materiale, lëndime të lehta trupore pësojnë edhe Mirlinda Jaramoroz, e cila ishte në automjetin e tipit “Mercedes 124”.

Me këtë veprime Berisha akuzohet se ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik” dhe sipas nenit 378 paragrafi 6 të Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës, e cila vepër mund të dënohet me gjobë ose me burgim deri ne një vit./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se kanosi familjarët, dhe demoloi orenditë shtëpiake

  Një person është arrestuar të shtunën në Prizren, nën dyshimin se ka kanosur anëtarët e familjes së tij, dhe ka demoluar orenditë shtëpiake. I dyshuari...

Kampioni ende gjallë, “ia fik” dritat Yllit

Në një super ndeshje dhe dramatike, Peja fitoi ndaj Golden Eagle Yllit 80:81 (26:20, 21:26, 15:13, 18:22), duke barazuar serinë gjysmëfinale të Play-offit në...

Lajmet e Fundit