15.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Në Prizren gjenden mbetjet mortore të pesë personave

Në varrezat ortodokse në Prizren janë gjetur mbetjet mortore të pesë personave, i ka konfirmuar Radios Evropa e Lirë, drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu.

Mbetjet mortore do të barten për obduksion dhe analiza të AND-së.

Këto mbetje u gjetën në pesë varreza të ndara. Dyshohet se i takojnë personave të zhdukur.

Gërmimet në lokacion filluan në orët e hershme të së enjtes dhe përfunduan gjatë ditës.

Identiteti i mbetjeve mortore të gjetura është ende i panjohur dhe për më shumë do të dihet pas përfundimit të analizës së AND-së.

Në procesin e zhvarrosjes morën pjesë përfaqësuesit e komisioneve qeveritare të Prishtinës dhe Beogradit si dhe përfaqësuesit e EULEX-it, raporton REL.

Ndërkohë në një komunikatë për medie të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, thuhet se gërmimet vlerësuese që kanë rezultuar me gjetje të mbetjeve mortore, janë realizuar në dy lokacione të shënjuara, paraprakisht nga ana e institucioneve kompetente.
“Mbetjet mortore të zhvarrosura do të procedohen për ekzaminime të mëtejme mjekoligjore dhe vetëm pasi të ndiqen të gjitha procedurat e nevojshme, përfshirë edhe identifikimin përmes analizës së ADN-së, mund të konfirmohet numri i saktë i personave të zhvarrosur dhe nëse të gjitha mbetjet mortore të zhvarrosura sot mund të identifikohen apo iu përkasin personave të zhdukur si pasojë e luftës së viteve 1998-’99”, thuhet në komunikatë, transmeton rtklive.com
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, shpreh mirënjohjen për punën dhe angazhimin e të gjitha institucioneve kompetente dhe para së gjithash për familjet dhe familjarët e personave të zhdukur për mbështetjen e vazhdueshme të dhënë në këtë proces.

Më Shumë

Moti sot: Shi dhe vranësira

Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me...

Sot, Dita Kombëtare e Personave të Pagjetur

Në Kosovë sot shënohet 27 Prilli – Dita Kombëtare e Personave të Pagjetur. Kanë kaluar më shumë se 25 vjet nga përfundimi i luftës në...

Lajmet e Fundit