15.4 C
Prizren
E martë, 17 Qershor, 2025
Home Blog Page 5764

Vjedhje drush në bjeshkët e Mushtishtit të Suharekës

0

Policia e Suharekës në bashkëpunim me rojat e parkut nacional kanë identifikuar e më pas i kanë arrestuar katër të dyshuar mbi bazën e dyshimit se të njëjtit në tri raste me datën 27 shtator janë hasur në flagrancë duke prerë dru në vendin e quajtur “Maqurishte” në parkun nacional të bjeshkëve mbi fshatin Mushtisht, shkruan PrizrenPress.

Të dyshuarit, sipas kumtesës së policisë, janë intervistuar në polici dhe më pas është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të ndalën nën masën e arrestit policor, ndërkaq drutë dhe mjetet bartëse janë sekuestruar. /PrizrenPress.com/

“Festari” po feston 15-vjetorin me art, muzikë, trashëgimi e sport

0

Artistë të mëdhenj shqiptarë e botëror i janë bashkuar festës së rinisë në Suharekës, “Festarit”.

Për 15 vjet me radhë Suhareka ka qenë qendër e dhjetëra artistëve që kanë marrë pjesë në Koloninë e Artistëve, nga e cila kanë dalë shumë vepra.

Këtë vit ka një ndryshim, ngaqë Joan Zhagu po drejton punëtorinë për animacion, në të cilën punëtori po marrin pjesë të rinjtë suharekas. Duke mos lënë anash as ligjëratat e trashëgimisë kulturore për një grup entuziastësh për arkeologji.

Në anën tjetër teatrit i janë mbushur karriget nga shikuesit që kanë pasur rastin deri sot të shohin dy shfaqje, ndërsa sot në mbrëmje është edhe shfaqja e tretë.

Mbrëmë, 28 shtator, zëri i të madhit Aleksandër Gjoka, bashkë me Eneida Tarifen ka bërë që të rinjtë të mbajnë ritmin me vallëzim.

Ky është qëndrimi i Anton Qunit për shndërrimin e FSK-së në FAK

0

Qëndrimi i Listës Serbe për shndërrimin e FSK-së, në Forca të Armatosura po vazhdon të mbajë peng shndërrimin e kësaj force në ushtri. Ndonëse, Qeveria e Kosovës, e ka ndarë buxhetin e nevojshëm për transformimin e FSK-së, deputetët e listës Serbe po vazhdojnë të bllokojnë ketë proces.

Deputeti i LDK-së, Anton Quni është optimist se bashkë me SHBA-në dhe NATO-n do të arrijnë t’i sigurojnë serbet se Ushtria e Kosovës, nuk do të jetë rrezik për ta, por do të ofrojë më shumë siguri për paqen në Kosovë dhe rajon.

“Në kushtet e rritjes së kërcënimeve globale sidomos nga terrorizmi botëror dhe faktorë të tjerë destabilizues dhe cenues të paqes globale, nevoja që edhe Kosova të ketë Ushtrinë e vet është shumë e madhe. Nëpërmjet Ushtrisë, Kosova realizon marrëdhënie të reja me partnerët strategjikë dhe me NATO-n. Në këtë aspekt, FSK i ka kapacitetet për t’u shndërruar në FA dhe me ndihmën e NATO-s dhe SHBA-ve do të vazhdojë të rrisë kapacitetet e saj mbrojtëse”, ka deklaruar Quni për Indeksonline.

Quni thotë se është për tu përshëndetur vendimi i Kongresit Amerikan, i cili detyron Administratën Amerikane që të angazhohet dhe ta ndihmojë Kosovën për t’u përgatitur për Programin e Partneritetit për Paqe dhe për anëtarësim në NATO.

“Kjo do të thotë se SHBA-të do të angazhohen në të gjitha fazat që nga shndërrimi i FSK-së në FA e deri në pranimin e Kosovës në NATO. Për Kosovën partneriteti me SHBA-të edhe në fushën ushtarake është shumë i rëndësishëm për sigurinë e saj dhe për të hapur perspektiva të integrimeve dhe të përfshirjes në agjenda të rëndësishme ndërkombëtare”, ka theksuar Quni.

Për shndërrimin e FSK-së në Forca të Armatosura kërkohen 2/3 e votave të dyfishta në Kuvendin e Kosovës./Indeksonline.

Opozita nuk është fajtore për dështimet e Qeverisë

0

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bali Muharremaj, ka thënë se opozita nuk është fajtore për dështimet e Qeverisë.

Në një intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, ai ka vlerësuar se koalicioni qeverisës PDK – LDK i ka sjellë shumë dëme shtetit të Kosovës.

“Ne nuk mund t’i kalonim projektet që i humbnin territor Kosovës dhe që do ta fusnin Serbinë brenda në Kosovë nëpërmjet ‘Zajednicës’. Ky koalicioni i ka sjellë shumë dëme Kosovës. Demarkacioni me Malin e Zi dhe ‘Zajednica’ janë dy projekte që i kanë marrë shumë kohë Kosovës. Mandej premtimi për qindra mijëra vende pune ka kaluar në heshtje dhe shumë çështje të tjera që qytetarët po i shohin çdo ditë drejt dështimit”, ka deklaruar Muharremaj, duke shtuar se Qeveria aktuale, përveçse nuk ka bërë asgjë në luftimin e krimit dhe korrupsionit, nuk e ka realizuar as premtimin për krijimin e vendeve të reja të punës.

“Askush nuk i ka ndaluar të punojnë për ta ndalur krimin dhe korrupsionin por, siç po e shihni, asgjë nuk është bërë në atë drejtim. Vendet e punës nuk janë askund, përkundrazi shumë qytetarë ikën nga vendi si rezultat i këtyre dështimeve”, është shprehur ai.

Ndërsa sa i përket demarkacionit me Malin e Zi, Muharremaj ka thënë se debati i mirëfilltë në mes të njerëzve kompetentë është zgjidhja kryesore për këtë çështje. Megjithatë, ai ka thënë se është e rëndësishme që nuk ka kaluar versioni aktual i demarkacionit.

“Demarkacioni, ashtu siç ka qenë, nuk do të kalonte. Ju e keni parë kundërshtimin e fortë të popullit në rrugë dhe vendosmërinë e opozitës e, po ashtu, edhe të shumë deputetëve të pozitës, prandaj nuk u hodh në votim. Debati i mirëfilltë në mes të njerëzve kompetentë është zgjidhja kryesore”, ka theksuar Muharremaj.

Në këtë intervistë deputeti i AAK-së ka folur edhe për sondazhet e fundit sa i përket renditjes së partive politike. Ai ka thënë se ato janë bërë vetëm sa për të sjellë huti në mes të njerëzve. Në këtë kontekst, Muharremaj ka thënë se gjendja e Aleancës në terren është shumë e mirë pasi, sipas tij, AAK-ja është parti stabile.

“Gjendjen në terren e kemi shumë të mirë. Ne jemi subjekt stabil tash e shumë vite. Mendoj se diskutimet e fundit rreth atyre sondazheve janë vetëm sa për të sjellë huti mes njerëzve. Vota do të ndryshojë shumëçka në zgjedhjet e ardhshme”, ka theksuar Muharremaj. /Epoka e re/

Franca publikon listën

0

Trajneri i përfaqësueses së Francës, Didier Deschamps ka publikuar listën e lojtarëve të cilët do të grumbullohen për dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Kampionatit Botëror ‘Rusi 2018’.

Ajo që bie në sy pa dyshim është sërish mungesa e sulmuesit të Real Madridit, Karim Benzema i cili nuk do të jetë i gatshëm kundër Bullgarisë dhe Holandës.

Risi në grumbullimin e Deschamps është mbrojtësi i Athletic Bilbaos, Aymeric Laporte./

Presidenti i Nices deklaratë befasuese për Balotellin

0

“Agjenti Mino Raiola e kishte këshilluar Balotellin mos transferohej te klubi ynë, por sulmuesi italian nuk e ka dëgjuar”. Kjo është deklarata befasuese e presidentit të klubit të Nice, Jean-Pierre Rivere i cili theksoi se Balotelli është ringjallur pas këtij transferimi.

“Raiola më shkroi një listë me arsyet pse nuk duhet ta transferojmë Balotellin. Mirëpo, në fund e sollëm, edhe pse me vonesë”, deklaroi Rivere për “L’Equipe”.

Balotelli ka realizuar katër gola në Ligue 1 duke bërë që të rikthehet në Kombëtaren e Italisë, në pritje të konfirmimit pas publikimit të listës për ndeshjet e ardhshme.

Klinsmann: Nuk me intereson posti i trajnerit të Anglisë

0

Ish-futbollisti i kombëtares gjermane, Jürgen Klinsmann, aktualisht seleksioner i ekipit te SHBA-së, nuk është i interesuar për të marrë drejtimin e ekipit të Anglisë pas largimit te Sam Allardyce.

“Nuk më interesojnë zërat që më kanë propozuar si seleksioner të ekipit të Anglisë”, u shpreh në Twitter Klinsmann, kampion i botës me Gjermaninë në 1990.“Për momentin jam i përqendruar të 11 nëntori”, duke iu referuar ndeshjes mes SHBA dhe Meksikës për kualifikueset e Botërorit -2018 në Rusi.

Klinsmann, 52 vjeç, është në krye të ekipit te SHBA që nga 2011, pasi kishte drejtuar më parë Gjermaninë (2004-06). Ai ka drejtuar edhe Bayern Munich gjatë sezonit 2008-09, por përvoja e tij pësoi fiasko.Ai ka luajtur në Angli më fanellën e Tottenham (1994-95, 1997-98).

Çifti i virgjër përfundon në spital pas seksit

0

Përvojë që nuk do harrohet do jetë për një çift nga Vietnami hera e parë që kryen marrëdhënie seksuale bashkë.

Ata përfunduan në spital me probleme të rënda pas seksit. Shkaku, që doli pas konstatimit të mjekut që i asistoi me ndihmë është skandalizues.

Mjeku Nguyen Luong, tha se cifti nuk kishte përdorur prezervativ, por një qese plastike për të zevendësuar mjetin mbrojtës.

Pasojat mund të merren me mend. Ata u trajtuan për dëmtime serioze në organet gjenitale dhe gjakderdhje.

Mjeku, sipas Mirror, tha se djalit i vinte turp të blinte kondom dhe gjeti qesen si alternative, pa menduar për dëmet që do u sillte.

Ata tashmë po i nënshtrohen kurave me antibiotikë.

Opoja fiton në takimin e parë për Kupën e Kosovës

0

Klubi i Futbollit “Opoja” ka zhvilluar ndeshjën e parë në Kupën e Kosovës, kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin “Përparim Thaqi” në Prizren. Takimi i parë KF Opoja nga Dragashi luajti kundër KF Përparimit nga Skënderaji, duke e fituar ndeshjën e parë me rrezultat 3 me 0.

KF Opoja këtë fitore ja ka dedikuar njeriut i cili ju ka ndihmuar gjatë gjithë kohës, mërgimtari nga diaspora, Misin Zejneli, i cili ka treguar gadishmëri për ta.

“Fitorja në takimin e parë për Kupën e Kosovës, më shumë vullnet dhe shumë kënaqësi ja dedikojmë njeriut që më së shumti është pran nesh nga diaspora i nderuari, Misin Zejneli për gaditshmërin e treguar gjatë gjithë kohës. Në emër të të gjithë klubit e falenderojmë përzemërsisht”.

KF Opoja (Dragash) 3:0 KF Përparimi (Skënderaj).

Gola për Opojën i kanë shënuar: Malsor Qafleshi, Ideal Myrtezani, dhe Jenuz Kolloni.
Opoja.net

Pyetje publike për kryetarin e Malishevës Ragip Begaj

0

Shkruan: Kushtrim Gashi

Një ndër fushat kruciale pa të cilat nuk mund të sendërtohet një shtet dhe e cila paraqet gjendjen e atij shteti dhe populli është arsimi.

Arsimi është bazë për shëndetësi, është bazë për ekonomi, për drejtësi dhe mbi të gjitha është bazë për formësimin e personalitetit të shendosh tek brezat e ardhshëm.

Kur një shtet brenda saj ka njerëz të edukuar dhe të dijshëm, atëherë nuk do të bëhej fjalë më për rritjen e mirëqenies ekonomike, por do të shkojmë edhe me tej, duke u preokupuar për arritjet në maratona ndërkombëtare të shkencës, teknologjisë dhe astronomisë.
Nuk po them që gjendja e arsimit në Kosovë është e shkëlqyeshme e as shumë e mirë, por ajo se çfarë dua të them është se në çdo vend tjetër në Kosovë, arsimi është në gjendje të shkëlqyeshme në krahasim me komunën e Malishevës.

Qeverisja lokale në Malishevë ka politizuar skajshmërisht shkollat dhe mësuesit, duke i kthyer në shërbëtor të pushtetit. Ata të cilët nuk iu nënshtruan qeverisjes së Ragip Begajt u mënjanuan, u depërtuan dhe u kryqëzuan.

Rasti më eklatant dhe më i fundit që vlen të përmendet është ai i profesorit Gezim Kryeziu, të cilit iu bë presion i vazhdueshëm nga pushteti lokal që të bëhet pjesë e partisë Nisma. Para dy vitesh profesorit Gëzim iu murrën orët e tij profesionale dhe iu dha lënda e Matematikës edhe pse me profesion ishte ekonomist e jo matematicient dhe iu bë me dije që në rast se nuk bëhet pjesë e Nisma-s do të largohet nga puna, por ai nuk iu nënshtrua këtyre presioneve. Kërcënimet dhe shantazhet vazhduan kur profesorit Gëzim iu murrën edhe ato orë që i kishte dhe e lan me 5 orë një vit me parë, ku i thanë që nëse nuk bëhet pjesë e Nisma-s publikisht, do të largohet nga puna, por ai prapë nuk u dorëzua dhe u rezistoj kërcënimeve të Nisma-s. Ndërsa ketë vit edhe këto 5 orë iu murrën dhe e lan pa punë. Kjo është fytyra e vërtetë Ragip Begajt dhe qeverisjes se tij.

Kryetari Begaj a keni dëgjuar për familjen e Dr. Naim Kryeziut dhe kontributin e tyre?
A keni dëgjuar për Dr. Naim Kryeziun, i cili gjatë luftës ka shpëtuar me qindra e mijëra qytetarë të Malishevës?
A keni dëgjuar për Januz Kryeziun, babain e Dr. Naim Kryeziut, i cili ishte veteran i arsimit?
A e dini se profesori Gëzim Kryeziu, të cilit i bëri shantazh dhe e kërcënoj partia juaj dhe e largoi nga puna është djali i Januz Kryeziut dhe vëllai i Dr. Naimit?
A e dini se profesori Gëzim Kryeziu është mbajtës i familjes dhe tanimë familjen e tij e keni len pa bukë?
A e dini se Shpejtim Kryeziu, vëllai i Gëzim Kryeziut në vitet 90-ta ka punuar profesor në SHMP “Lasgush Poradeci” pa asnjë cent.
Si do ta ndjeni veten kur do ta takoni Dr. Naim Kryeziun, kur vëllain e tij e keni len pa bukë?
Si e ndjeni veten ju si besimtar i ‘devotshëm’ kur familjen e Gëzim Kryeziut e keni len pa bukë?
Meqë jeni haxhi a thotë Zoti se duhet të hakmerreni dhe të leni familjen e Gëzim Kryeziut pa bukë?
Drejtori Sami Toplana në shkollën e Kijevës vetëm në një reagim ka bërë mbi 204 gabime gjuhësore, a do të thotë kjo që shkollat në komunën e Malishevës po drejtohen nga analfabetet?

Sipas një dokumenti të nxjerr nga inspektorati i arsimit në Gjakovë konstatohet se një numër i madh i militantëve të Nismës të punësuar pa konkurs në SHMP “Lasgush Poradeci” marrin paga pa punuar, a është ky “ligji” i partisë tuaj me të cilin po qeverisni?