Ky është qëndrimi i Anton Qunit për shndërrimin e FSK-së në FAK

Qëndrimi i Listës Serbe për shndërrimin e FSK-së, në Forca të Armatosura po vazhdon të mbajë peng shndërrimin e kësaj force në ushtri. Ndonëse, Qeveria e Kosovës, e ka ndarë buxhetin e nevojshëm për transformimin e FSK-së, deputetët e listës Serbe po vazhdojnë të bllokojnë ketë proces.

Deputeti i LDK-së, Anton Quni është optimist se bashkë me SHBA-në dhe NATO-n do të arrijnë t’i sigurojnë serbet se Ushtria e Kosovës, nuk do të jetë rrezik për ta, por do të ofrojë më shumë siguri për paqen në Kosovë dhe rajon.

“Në kushtet e rritjes së kërcënimeve globale sidomos nga terrorizmi botëror dhe faktorë të tjerë destabilizues dhe cenues të paqes globale, nevoja që edhe Kosova të ketë Ushtrinë e vet është shumë e madhe. Nëpërmjet Ushtrisë, Kosova realizon marrëdhënie të reja me partnerët strategjikë dhe me NATO-n. Në këtë aspekt, FSK i ka kapacitetet për t’u shndërruar në FA dhe me ndihmën e NATO-s dhe SHBA-ve do të vazhdojë të rrisë kapacitetet e saj mbrojtëse”, ka deklaruar Quni për Indeksonline.

Quni thotë se është për tu përshëndetur vendimi i Kongresit Amerikan, i cili detyron Administratën Amerikane që të angazhohet dhe ta ndihmojë Kosovën për t’u përgatitur për Programin e Partneritetit për Paqe dhe për anëtarësim në NATO.

“Kjo do të thotë se SHBA-të do të angazhohen në të gjitha fazat që nga shndërrimi i FSK-së në FA e deri në pranimin e Kosovës në NATO. Për Kosovën partneriteti me SHBA-të edhe në fushën ushtarake është shumë i rëndësishëm për sigurinë e saj dhe për të hapur perspektiva të integrimeve dhe të përfshirjes në agjenda të rëndësishme ndërkombëtare”, ka theksuar Quni.

Për shndërrimin e FSK-së në Forca të Armatosura kërkohen 2/3 e votave të dyfishta në Kuvendin e Kosovës./Indeksonline.

Më Shumë

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Lajmet e Fundit