22.3 C
Prizren
E diel, 15 Qershor, 2025
Home Blog Page 5770

Legjendat për Drinin e Bardhë që ‘ha’ çdo vit nga dy kurbanë

0

Në Drinin e Bardhë, sipas njërës nga legjendat e shumta çdo vit mbyten nga dy vetë.

Plaku Ahmet Berisha për “Kosova Sot” shpjegon se ky lumë në popull ka shumë legjenda po ajo më e rëndësishmja është se Drini çdo vit “ha” nga dy kurbanë. Berisha, 93-vjeçar pohon se ende e ka të freskët kohën kur ndërtohej ura e Gjonajve, kur erdhi një maqedonas dhe deshi të lahej.

“Ishte ditë e xhuma dhe ne e kishin një paralajmërim se në mbrëmje tek gryka Nashecit u dëgjua një ushtimë. Kisha dëgjuar nga babai se kur ushton gryka e Nashecit merr një jetë. I thash mos se sot,është rrezik të lahesh e ai tha, unë di të lahem e jam rritur në Vardar. Hyri për t’u larë dhe nuk doli më kurrë”, shpjegon Berisha, shkruan gazeta Kosova Sot.

Mësuesin që e rrëmbeu rrjeta e peshkut

Xha Ahmeti tregon pastaj se nga babai i tij kishte dëgjuar se sa herë mbi Pashtrik shtrihet një re e bardhë brenda asaj jave domosdo se në Drinin e Bardhë dikush do të mbytej.

“Ky paralajmërim bëhet ose të hënave ose të premteve”, shpjegon për gazetën xha Ahmeti.

“Unë e mbaj mend që ishte mbytur një mësues Skender Hoti. E di saktë se ai ka qenë njëri ndër notarët më të mirë të Prizrenit, mirëpo atë javë ishte parë reja mbi Pashtrik dhe të ndjerit i pata thënë se këtë javë do të mbytet një njeri se është radha e kurbanit për Dri. Ai pati besuar në këtë, por tha ishalla nuk i ndodh atij. Por derisa ishte duke gjuajtur peshk, thuhet se iu kishte lidhur rrjeti dhe kishte vdekur duke u mbytur në Drinin e Bardhë. Burrë dy metra i gjatë”, kujton sot xha Ahmeti.

Këtë legjendë për lumin që ha njerëz e dinë shumë banorë hasjanë, të cilët e lidhin këtë legjendë me legjendat e tjera se mbi këtë lumë thonë se ka qenë e ndaluar të ngritet ura. Ata pastaj e lidhin edhe legjendën e lumit të Urës së Fshejt se nga atje deri në kufi mbyten nga dy veta në vit. Këta janë kurbanët e Drinit, tregojnë edhe shumë hasjanë të tjerë./Kosova Sot/

Politikanët ‘shurdhmemecë’ nuk kërkojnë dëmshpërblimet e luftës

0

Pesë vjet bisedime me Serbinë, delegacioni kosovar nuk diskutoi për dëmet e luftës gjenocidale

Pavarësisht asaj se së paku 120 mijë shtëpi të banuara ishin djegur e shkatërruar gjatë luftës nga serbët në Kosovë, por edhe ishin shkaktuar shumë dëme të tjera materiale nga Serbia gjenocidale, akoma 17 vjet pas luftës pushtetarët tanë nuk kanë arritur që të bëjnë adresimin dhe gjykimin e krimeve të luftës. Është për t’u habitur se si pas tërë kësaj kohe nga shkatërrimet, bombardimet dhe djegiet e shtetit serb me Milosheviqin në krye, politikanët kosovarë nuk denjuan të kërkojnë dëmshpërblimet nga shteti serb, edhe përkundër faktit se janë vazhdimisht në bisedime me Beogradin, shkruan gazeta Kosova Sot.

Deputeti nga radhët e koalicionit në pushtet, nga LDK-ja, Adem Salihaj, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se, për fatin e keq të Kosovës, lidershipi i saj në bisedimet me Serbinë është i fokusuar vetëm në dhënien e koncesioneve të shumta Serbisë dhe serbëve të Kosovës, por jo edhe në mbrojtjen e interesave të Kosovës. Së këndejmi, sipas tij, udhëheqësit e Kosovës as nuk kanë arritur ndonjë sukses në mbrojtjen e interesave të Kosovës, madje as nuk e kanë shtruar me seriozitet ndonjë çështje.

“Çështja e kompensimit të dëmeve të luftës është komplekse dhe duhet të përgatitemi seriozisht për këtë. Problemi i tashëm është në faktin se qeveritë e Kosovës, të cilat kanë qenë njëra pas tjetrës, as nuk e kanë bërë një evidencë të mirëfilltë e të faktuar mirë të dëmeve të shumta në njerëz dhe prona. Ndërsa, të gjitha bisedimet e deritashme kanë pasur në fokus realizimin e interesave të Serbisë në Kosovë dhe jo interesat e Kosovës”, është shprehur Salihaj.

Smaka: Pala serbe për një kishë te UP-ja e ngre çështjen në OKB

Ndërkaq, profesori i së drejtës, Riza Smaka, thotë se gjithsesi faji është yni në këtë aspekt dhe kurdoherë fajin, siç tha, duhet kërkuar fillimisht tek vetvetja e më pastaj tek tjetri. Ai më tej ka rikujtuar se në vitin 2008, në kohën kur ishte deputet, këtë çështje e kishte ngritur në Kuvendin e Kosovës, duke ia adresuar qeverisë asokohe, duke pyetur se përse Qeveria nuk e merr këtë akt, i cili si i tillë është edhe juridik, politik, etik, pastaj i arsyeshëm, i nevojshëm e mbi të gjitha i domosdoshëm. Sipas tij, çdoherë pala e dëmtuar ka të drejtë në rimbursimin e dëmit moral, por edhe atij material.

“Tek ne, populli ynë është dëmtuar në pikëpamje, si morale ashtu edhe materiale, dhe në mënyrën më drastike, ndërsa Qeveria jonë, për shkak të neglizhencës, mungesës së përgjegjësisë shtetërore, nuk e ka marrë asnjëherë seriozisht këtë çështje. Andaj, faji u takon të gjitha qeverive, përfshirë edhe këtë aktualen, që është përgjegjëse, e cila nuk e realizon këtë akt të nevojshëm, shumë të domosdoshëm, pasi ishte dashur ta kapitalizonte në maksimum edhe në sferën politike. Kjo pasi përderisa pala serbe për një kishë që është dëmtuar për synime politike hegjemoniste e ngrit çështjen deri në nivelin e OKB-së, ndërsa këta tanët thjesht sikurse të ishin shurdhmemecë dhe janë tepër inferior, inert e anemik, pasi nuk kanë kapacitet për të vepruar ashtu si do duhej të vepronte ta zëmë ‘burri i shtetit'”, ka theksuar profesori Riza Smaka për gazetën “Kosova Sot”.

Klopp në radarin e Bayernit

0

Raportohet se trajneri gjerman, Jurgen Klopp, që aktualisht udhëheq Liverpoolin, është synimi kryesor i Bayern Munichut për ta zëvendësuar Carlo Ancelottin.

“Bayern Munich dëshiron që Jurgen Klopp të jetë pasardhës i Carlo Ancelottit, si kryetrajner”, raporton Daily Star.

Trajneri i Liverpoolit kaloi një periudhë shumë të suksesshme te Mainzi dhe Dortmundi, me këtë të fundit duke fituar dy Bundesliga dhe një herë ishte kualifikuar në Ligën e Kampionëve.

Klopp, i cili me Liverpoolin ka shënuar 4 fitore në gjashtë ndeshjet e para në Premier Ligë, ka kontratë me klubin nga “Anfield Road” deri në qershor 2022.

Bale: S’patëm fat

0

Ylli i Real Madridit, Gareth Bale, mendon se fati nuk ishte me skuadrën e tij pas barazimit 2:2 me Las Palmas në La Liga të shtunën.

Real Madridi ka regjistruar barazimin e dytë me radhë në La Liga.

“Jemi të dëshpëruar që nuk fituam”, tha Bale.

“Jemi ende të pamposhtur në ligë, por e rëndësishme është që t’i marrim tri pikë”, shtoi ai.

“Fati nuk ishte me ne dhe kështu është futbolli. Kishim raste, por na mungoi fati. Tani duhet të shikojmë para për ndeshjen me Dortmundin dhe t’i kthejmë gjërat në të mirën tonë”, deklaroi Bale.

“Vdekja” e gazetës

0

Sa keq janë gjërat për shtypin? Shumë keq. Tirazhi i gazetave dhe të ardhurave nga reklamat po bie me shpejtësi marramendëse.

Sa keq janë gjërat për shtypin?

Shumë keq. Tirazhi i gazetave dhe të ardhurave nga reklamat po bie me shpejtësi marramendëse. “The Sun” në Britani kishte një tirazh prej më shumë se 3 milionë në vitin 2010; në fillim të këtij viti, kishte rënë në 1.7 milionë. “The Daily Telegraph” ra nga 691000 në 488500 gjatë po të njëjtës periudhë; “The Guardian”, nga 302000 në 166500. Këtë pranverë, “The Independent” pushoi së ekzistuari si një gazetë e shtypur. Që nga viti 2005, më shumë se 300 gazeta lokale në Britaninë e Madhe janë mbyllur. E njëjta gjë ka ndodhur në pjesën më të madhe të botës perëndimore. Sipas Shoqatës Botërore të Gazetave dhe Botuesve të Lajmeve, gjatë pesë viteve të fundit tirazhi i gazetave ka rënë me 23.9% në Europë dhe 11% në Amerikën e Veriut. (Ndonëse falë rritjes në Indi, Kinë dhe gjetkë, në novel global ai është rritur me 22%: rënia e gazetës së shtypur është problem i Botës së Parë).

Përse po ndodh ko gjë?

Në një fjalë të vetme: prej Internetit. Modeli i vjetër i biznesit për gazetat  ishte “mbulimi i çmimit plus reklamat”. Tani që lajmet botohen falas në Internet, shitjet e gazetave janë goditur keq. Reklamat po zhvendosen nga shtypi në internet: Të ardhurat nga reklamat për gazetat e shtypura në Mbretërinë e Bashkuar ranë me 11% në vitin 2015, ose 150 milionë stërlina – më shumë se fatura e pagave të “The Times”, “The Sunday Times” dhe “Daily Telegraph” të marra së bashku. Për vite me radhë, gazetat kishin shpresuar të mbërrinin në një pikë kompensimi, ku të ardhurat nga reklamat online do të mbushnin boshllëkun e shkaktuar prej gazetave të shtypura. (bota.al)

Kjo nuk ka ndodhur. Reklamat online nuk sjellin shumë të ardhura – zakonisht më pak se 10% të të ardhurave totale. Për shembull faqja shumë e suksesshme “Mail Online” ka 14 milionë vizitorë në ditë, megjithatë të ardhurat e saj në 2015, afro 73 milionë sterlina, ishin shumë më pak se sa biznesi i gazetës së shtypur të Mail. Një tjetër pionier i gazetarisë digjitale, “The Guardian” ka një prani shumë të madhe online, por nga pikëpamja financiare është në vështirësi – në vitin 2015 pati humbje prej 69 milionë stërlina. Oreksi për lajme është i fortë si gjithmonë – ndoshta edhe më i madh – por gazetat vuajnë për të “monetizuar përmbajtjen”.

Përse nuk sjellin të ardhura reklamat online?

Reklamat e klasifikuara ishin dikur një burim i madh të ardhurash për gazetat, por këto janë “gëlltitur” kryesisht prej faqeve të specializuara si AutoTrader, PrimeLocation dhe eBay. Biznesi i reklamave online është i dominuar prej aktorëve të mëdhenj digjitalë, si Google dhe Facebook, që përthithin pjesën më të madhe të shpenzimeve për reklama: Në Britaninë e Madhe, fitimet e Google vitinq ë kaloi ishin 4.92 miliardë stërlina. Ato kontrollojnë mënyrën se si konsumohen pjesa më e madhe e lajmeve – Facebook dhe Google kanë portalet e tyre të lajmeve, ndërkohë që Apple ka një aplikacion të ri – gjë që u jep shumë avantazh. Dhe programet e bllokimit të reklamave online e rrisin vështirësinë për këtë lloj tregu.

Po sikur të kërkohet pagesë për materialet?

Një numër titujsh i ofrojnë materialet e tyre me pagesë, ose kanë adoptuar një sistem ku ofrojnë vetëm disa artikuj falas në muaj. Kjo gjë funksionon për botimet vërtetë cilësore me përmbajtje të specializuar: për shembull, Financial Times kishte 566000 të regjistruar digjitalë në vitin 2015. The Times, The Sunday Times dhe The Daily Telegraph janë gjithashtu me pagesë, dhe duket se kanë sukses – por kjo gjë redukton shumë trafikun në rrjet. Shumë gazetave u është dashur të pranojnë se kjo gjë thjeshtë nuk funksionon. Vitin e kaluar, The Sun i dha fund, pasi kishte tërhequr vetëm 250 000 lexues të regjistruar.

A fitonin ndonjëherë para gazetat?

Disa prej tyre kanë qenë shumë fitimprurëse. Siç thoshte Rupert Murdoch në vitin 2005, ato ofronin “lumenj me flori”. Por ndonjëherë, shtoi ai, “lumenjtë thahen”. Sipas Financial Times, fitimet e liderëve të tregut – The Daily Telegraph, The Daily Mail dhe The Sun – ranë me 40% në dekadën e fundit. E vërtetë, disa gazeta cilësore kanë vuajtur edhe në të kaluarën, por ato mbështeteshin prej trusteve jofitimprurëse (The Guardian), apo nga grupe të mëdhenj fitimprurës (The Times). Problemi i madh ështëse, mënyra si njerëzit konsumojnë lajmet, ndoshta ka ndryshuar përgjithmonë.

Si ka ndryshuar konsumi i lajmeve

Gazeta tradicionale është enciklopedike: ajo bën bashkë pak nga gjithçka – lajme, komente, sport, kulturë, stil jetese. Por sot, lexuesit online kanë prirjen të kalojnë nga një faqe interneti në tjetrën, duke u fokusuar tek ato që lidhen me interesat e tyre të veçanta – lehtësia e botimit në internet, ka bërë të mundur krijimin e një numëri të madh faqesh të vogla të specializuara. Sipas një studimi të OECD në vitin 2010, leximi online është shumë më “ad hoc, i parregullt dhe sporadik”, sidomos mes të rinjve. Kështu që, përpjekja për të përsëritur gazetën e përditshme në internet, mund të jetë e destinuar të dështojë. Në të kundërt, gazetat e fundjavës kanë mbajtur shumë më mirë.

A ka rëndësi rënia e gazetës?

Rënia e të ardhurave nënkupton që ditët e redaksive të mëdha janë të numëruara. Mes viteve 2001 dhe 2010, numri i gazetarëve në Mbretërinë e Bashkuar ra me pothuaj një të tretën. Disiplinat – kontrolli i fakteve, trainimi, akreditimi – që karakterizojnë gazetarinë serioze janë në rrezik. Siç thotë Katharine Viner, Kryeredaktore e The Guardian, “redaksitë janë në rrezik që të humbasin atë që ka më shumë rëndësi në gazetari: zbulimin e atyre gjërave që dikush nuk do që ju ti dini, përmes ‘daljes në rrugë’, kërkimeve, pyetjeve sfiduese”. Ashtu si e sheh ajo, lajmet do të dominohen gjithnjë e më shumë nga artikuj që shërbejnë si “karrem për klikime” – artikuj të ricikluar që janë shkruar që në krye të herës për të tërhequr trafikun në internet, kjo në dëm të debatit demokratik. Do të jetë e vështirë të ruhen investigimet e gjatë dhe të hollësishëm.

A është vërtetë kaq i zymtë horizonti?

Jo. Shumica e gazetave të mëdha janë duke mbijetuar, ndonëse jo duke lulëzuar, dhe ulja e barrierave të futjes në këtë biznes ka sjellë një seri faqesh të reja që kanë ndihmuar për prishjen e monopolit të disa pak organizatave të lajmeve. “Shoqëria nuk ka nevojë për gazeta. Ajo për të cilën kemi nevojë, është gazetaria”, argumentonte disa vite më parë guruja i Internetit, Clay SHirky. Por sërish, gazetaria e mirë është e kushtueshme. Ajo për të cilën kemi vërtet nevojë janë mënyrat për ta financuar.

The Week / Marrë nga Bota.al

Sherr mes Genta Ismajlit dhe Adelina Ismailit?

0

“Koha e Adelina Ismailit ka mbaruar”, kjo ka qenë deklaratat e Genta Ismajlit, e cila thuhet se ka lënduar jo vetëm Adelinen por edhe motrën e saj Zanfinën, e cila jep versionin e vet për rastin dhe për deklaratat e këngëtares nga Prishtina.

Zanfina në një prononcim në lidhje me raportet mes Gentës dhe Adelinës është shprehur

“Pleqtë thonë mos bëj hap pa parë”, ndërsa fjalia tjetër që mund të them në këtë rast është : “sot ti nesër unë, bota është portokalli” tha Zanfina, duke justifikuar deklaratën e Gentës, e cila sipas saj ka folur nga jomodestia.

“Adelina ka qenë është do të jetë gjithmonë numër 1 për të gjitha gjërat”, tha Zanfina duke ju përgjigjur kështu koleges së saj.

Ndërsa pyetjes nëse sipas saj , e ka arritur Genta suksesin e Adelinës meqenëse ka deklaruar se “tani është koha ime”, Zanfina është përgjigjur shkurt: “Po ta kishte arritur Genta suksesin e Adelinës, atëherë Adelina nuk do ishte përmendur më, por Adelina vijon ende të përmendet për sukseset e saj”, ka thënë motra e këngëtares, Zanfina Ismaili.

Mesa duket konflikti i Genta Ismajlit me Adelina Ismailin nuk ka ekzistuar ndonjëherë . E kontaktuar nga Bluetooth këngëtarja ka mohuar të ketë thënë diçka të tillë për Adelinën, teksa shprehet se nuk e ka përmendur ndonjëherë, por ende nuk dihet se përse motra e Adelinës, Zanfina është shprehur ashtu./Albeu

Kioskat e Ramadan Mujës

0

Shani Berisha

Këtë shkrim po e pagëzoj kështu,jo se kam qëllim për të ironizuar me emrin e kryetarit të komunës së Prizrenit,Ramadan Muja, por,krejt këtë,dëshiroj që ta lidhi me shkeljet e vendimeve të tij,të cilat i ka marrë dhe nënshkruar në vitin 2009,për lirimin e hapësirave komunale,ku ishin të vendosura objekte e përkohshme(kioskat-barakat)me qëllimin më të mirë,krijimin e hapësirave gjelbëruese(ndërtimin e mini-parqeve) ku qytetarët mund të kalonin çaste të këndshme.

Në kohët e fundit,ajo që bie në sy, është rikthimi e kioskave po në ato vende të cilat me vet vendimin e po këtij kryetari u patën larguar para shtatë veteve për qëllimin e lartëcekur.

K i o s k a t e rikthyara:

1.Te mini-parku Jeni Mahall.

2.Te mini-parku përball Gjmnazit Remzi Ademaj.

3.Te vend-parkingu para ekzekutivit komunal.

4.Te parkingut përball Ish-Benafit.

5.Përball njisitit zjarrëfiksëve.

6.Te hyrja e shkollës E.Duraku.

7.Të mini-parku,30 metra nga zyra e kryetarit,etj.

Duke mos patur mundësi tjera të komunikimit,se si ta pyes kryetarin( edhe pse jam kuvendar,por,ka kohë që kryetari nuk merrë pjesë në seancat e kuvendit komunal),atëherë zgjodha këtë formë të komunikimit dhe e pyes?

Z.Kryetar,kioskat në fjalë,të cilat para shtatë viteve me vendimin tuaj u patën larguar nga këto vende,me qëllimin më të mirë,rikthimi tyre po në të njejtat vende u bë me rivendimin tuaj,apo,nga ata siç kanë ditur për të ta punuar në vazhdimësi,partizanët e partisë tuaj?

Referendumi si mjet ku flet populli

0

Autori: Ma.Sc. GENT GJINI
Shteti i Republikës së Kosovës, është sendërtimin e saj e ka sipas dizajnit të ndërkombëtarëve gjegjesisht me shtetin me të cilin identifikohemi me të ashtuquajturin “Pako e Ahtiarit”. Ne shtetii ynë, i Republikës së Kosovës kemi subjektivitetin dhe elementet e shtetit, ku ato gjitha atributet që thiren gjitha shtetet tjera ne ato i kemi, pra kushtetutën, institucionet, kemi poashtu të drejtat më të avancuara të njeriut, kemi gjykatat kemi kufirin, dhe atë gamë më moderne të të drejtave edhe lirive ndaj njeriut dhe qytetarit ndër ato me të përsosura në rajon e me gjerë. Por si rrjedhoj e ketij diskutimi edhe elementetet kyq, te pakontestueshme si populli që jemi shumicë shqipëtare, ato të drejat të komuniteve, dhe historinë e lavdishme shqipëtare. Pra në, pika të shkurta kjo është e gjitha, ajo qe rrumbullakësohet shteti aktual i Republikës së Kosovës.

Duke ditur, në parim edhe gjithë instrumentet e shtetit pra edhe aparatin e dhunës, gjegjësisht policisë edhe të ushtrinë që e kemi ne formim të sipër, ashtu edhe institucionet tjera të sigurisë. E këto gjitha janë ato elmentet, të shtetit tipik qe i pranon rendi ndërkombëtar dhe sikundër me këtë kemi të plotësuar standardin e identifikimit si shtet. Dhe ajo, që quhet në populli “era shtet” ku valon stema, apo flamuri i Republikës së Kosovës. Dhe e kemi subjektivtetin ndërkombëtar, ate të pranuar si shtet pothuajse nga gjysma e më tepër e shteteve të botës.

Por elementet subjektive të shtetit, ta quash ndryshe shpirtin, frymen, e popullit zërin e saj nuk e kemi të artikuluar dhe sanksionuar ashtu, në kushtetutën dhe ne ligjet aplikative e ajo që quhet dhe mungon eshte mjeti juridiko-politk i referendumit, ku vet populli flet, ku populli përcaktohet për politikat madhore dhe publike të vendit të tij. Ku populli duhet të ishte me këtë, legjislativi dhe ligjvënësi i nismave ligjore dhe ku vet, ai popull është ai që rregullon të “ashtuquajturat” qarjet dhe krizat që ka shoqëria dhe vendi kështu, si çdo shtet normal që kanë edhe ata kriza. Kjo që të kuptohet, që vet ky popull i drejton velat e saj të anijes, që ajo është pronare e saj dhe e gjitha kjo quhet referendum e dikund, edhe plebishti popullor, që fare pak dallohen këto në esnecën e tyre.

Per fatin e keq, dhe ashtu edhe te befasueshme për popullin tonë kushtimisht te them ajo tortë që është bërë, kemi marur dhe na është ndarë kjo nga ata nderkombëtarët për neve sidomos si shumicën shqiptare, dhe komuniteteve tjera qe jetojnë, këta ndërkombëtarë dhe sponzorizuesit të pavarësise me vetëdije apo pa vetëdije ne kushtetutën qe na e kanë dhuruar blanko dhe që eshte derivuar krykëput nga pakoja e Ahtisarit, me këtë nuk e kanë respekutar popullin shumice shqipetare. Nuk është respektuar fryma dhe shpirit i shtetit, pra ajo qe e quajme referendumi popullor. Kjo nuk është paraparë, nuk na është dhënë , dhe nuk e kemi atë të drejtë qe populli të del të vendosi, dhe të mer rolin aktiv te te qenit akter i politikes vendimarëse. Pra kur, ka egzistuar postulati i vjetër i dhënë nga greqia antike asokohe që, “njeriu është qenie politike dhe duhet të jetë aktive” e si mund të jetë kur kjo na është, privuar neve kjo e drejtë më sublime e demokracisë të pakontestueshme për popullin pra referendumin popullor.

Historikisht të themi qysh nga Greqia antike, që njihet si embrioni dhe gurthemeli i periudhës kohore së lashtë atyre shteteve-poliseve greke ne zhvillimet e tyre, referendumi apo plebishiti ka pasur vendin e merituar dhe të respektuar, ku sovrani ka qenë populli, ku sovrani ka qenë, qenia e ashtuquajturës popullatë aktive ne vendosjen, dhe marjen e politikave më madhore per vendin.Kjo duke e pasur reflektimin si ne nismat legjislative si ne rregullimin ekonomik, si ne rregullimin politik e qe kur edhe vet populli, duke treguar rolin dhe ndikimin e saj ne referendume ka vendosur, edhe për betejat për luftë. Këto po qytete-shtete që nga ajo kohë pra nga Greqia e lashtë, dhe ashtu më vonë e trashëguar edhe nga Roma e vjeter republikane populli i tyre, ka pasur vendin dhe është pyetur kur janë vendosur qështjet e saj, ku individi, kryetari, dhe bartësit e pozitave udhëhëqëse kanë qene të detyruara, të ju binden popullit.

Sot referendumi edhe në këtë kohën e re, që po jetojmë pra në kohën bashkohore shumë shtetet perëndimore, e kane të njohur dhe legjitimuar këtë të drejte për pupullin e tyre. E kanë, të sanksionuar në kushtetutën dhe sigurisht që edhe rezultati apo produkti popullor që do të del nga populli shumicë në votim do të merret, për bazë dhe do hyn në agjendat politike dhe vendimarëse. Kjo për ta treguar dhe deshmuar se si është përcaktuar, populli për ndonjë nga qështjet shumë komplekse, madhore dhe që me atë që sigurisht do të jetë respektuar në mënyrë të pakontestueshme vet sovrani. E për shtetet demokratike kush është, që më së miri se vet sovrani që i mban shtetet, dhe ato i legjitimon.

Ky shkrim në mënyren më eksluzive, i dedikohet rolit dhe mjetit të referendumit në shoqëri, por edhe mesazhit kritikues pse nuk e ka kete të drejtë shteti i Republikës së Kosovës. Por poashtu me këtë, shkrim nuk kam qëllim që të tëreheqi paralele ndërmjet përfaqësuesve të popullit, apo për ta zhvlerësuar rolin e tyre politik në parlamentin e Kosovës të cilët janë zgjedhur prej popullit dhe kanë obligimin që të i përfaqësojnë bregnat e tyre. Dhe si rrjedhojë, e fjalës këta deputet të i artikulojnë në mendime dhe që ato sfidat qe kanë regjionet për të cilët kanë marrë votëbesimin por edhe për politikat unfikuese të shtetit të Kosovës. Kjo që padyshim, pa rolin e tyre të veqant të deputetëve nuk mund, të paramendohet shteti pa pasur përfaqesues të popullit, të përfaqësuar në parlament sepse gjithë shoqëria gjithë mileti, që jemi vetëm 2 milion banorë nuk mund të përfaqësohen në parlamentin e Kosovës kur, dimë që parlamenti ynë ka 120 ulëse. Por referendumi ka tjetër natyrë, dhe tjetër rol ndryshe nga përfaqësuesit të shtetit që edhe kushtimisht, referendumin mund ta quajmë sovranitetin me të qiltër dhe burimor ku flet vet zëri i popullit, dhe artikulohet ajo.

Kjo përkundër, deputetëve që ka edhe asi lloji, për fat të keq që vinë aty sa për kukëll, për meditje dhe mosrespektimit poashtu që i bëhet qarkut ata atë cilët e kanë zgjedhur atë për deputet dhe kështu edhe popullit e më gjerë. Kështu referendum, si instrument juridiko-politike e ka vendin e merituar në shoqëri dhe derisa shtetet perendimore që na e sollën pavarësinë, e kanë këtë të drejtë që ajo i takon popullit të tyre pra referendumit dhe atë e manifestojnë . Atëhere kjo,na shtron pyetjen, pse neve nuk na dhanë dhe pse popullit te Kosoves me votim, gjithmonë të kuptohemi kur kemi të bëjmë me prekjen e ashtuquajturës të sovranitetit të brendshëm, dhe te jashtëm dhe qështjeve më publike dhe madhore të vendit, këto vendosen nga skutat e burokracive qeveritare qe janë pakice dhe se këto kush më mirë se populli ynë, do të i rregullonte, dhe do ta mbush vakumin e ngërqeve të politikanëve dhe sesioneve parlamentare, qe bëhen shume të zhagshme dhe të neglizhuara

Referendumin shteti i Kosovës duhet ta ketë, dhe duhe ta sanksionojë atë dhe ky shtet të dihet se kujt i takon, dhe kush është sovrani i saj. Dhe si gjith shtetet që e thiren në atë atribut për shtet të popullit që quhet referendum edhe ne si populli kete vullnet demokraik ta kemi. Dhe pse, të mos e bëjmë këtë nismë që vet populli të jetë qenie politike, vet individi të jetë aktiv, në jetën politike dhe vet ai qytetar të ndihet pronar i shtetit të vet. Pra qytetari, të ndihet se indentifikohet me këtë shtet, dhe vet ai qytetar te i zgjedh vet punët e saj më madhore dhe publike, per interesin e vendit si në planin ekonomik, politik e më gjëre.

Blero dhe Tara braktisin Prishtinën, shkojnë në Prizren (Foto)

0

Kemi shkruar disa herë se Blero po i kushton mjaftë kohë të bijës, Tarës, e cila që nga divorci i prindërve, ndonëse jeton me të ëmën, shihet shpesh edhe me babin e saj, shkruan “Kosovarja”.

Tara del në dreka e darka me të atin dhe po ashtu shpesh e takon edhe të dashurën e tij, Afronen, që siç duket nga fotot, ja kalon mirë nën shoqërinë e saj.

Sot Blero bashkë me të bijën, në këtë të shtunë vikendi, kanë vendosur ta braktisin për pak Prishtinën dhe të shkojnë në Prizren, shkruan “Kosovarja”

Prizreni përherë mbetet zgjedhje e mirë. Hë? /Kosovarja/

Ubo Consulting: Kurti, lideri më i përshtatshëm për kryeministër

0

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën e ardhshme, do të votonin 48 % e qytetarëve të Kosovës.

Në një sondazh të bërë këtë muaj, 24.1 % e qytetarëve kanë thënë se do të votojnë për Partinë Demokratike të Kosovës, ndërkaq 23.3 % e tyre, kanë thënë se do të votojnë për Lëvizjen Vetëvendosje, kurse LDK-ja ka dalë e treta me 19.7 për qind, raporton KTV.

Derisa, Albin Kurti, sipas këtij sondazhi, është lideri më i përshtatshëm për kryeministër të vendit.

Menjëherë pas tij është lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ndërsa i treti është presidenti i tanishëm, Hashim Thaçi.

Në sondazhin e bërë këtë muaj nga kompania Ubo Consulting, 48% e qytetarëve të anketuar, kanë thënë se do të votonin nëse zgjedhjet organizohen në një të ardhme të afërt.

Papunësia, luftimi i korrupsionit dhe zhvillimi ekonomik, janë tri prioritetet kryesore, në të cilat, sipas qytetarëve, partitë politike duhet të fokusohen.