10.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Legjendat për Drinin e Bardhë që ‘ha’ çdo vit nga dy kurbanë

Në Drinin e Bardhë, sipas njërës nga legjendat e shumta çdo vit mbyten nga dy vetë.

Plaku Ahmet Berisha për “Kosova Sot” shpjegon se ky lumë në popull ka shumë legjenda po ajo më e rëndësishmja është se Drini çdo vit “ha” nga dy kurbanë. Berisha, 93-vjeçar pohon se ende e ka të freskët kohën kur ndërtohej ura e Gjonajve, kur erdhi një maqedonas dhe deshi të lahej.

“Ishte ditë e xhuma dhe ne e kishin një paralajmërim se në mbrëmje tek gryka Nashecit u dëgjua një ushtimë. Kisha dëgjuar nga babai se kur ushton gryka e Nashecit merr një jetë. I thash mos se sot,është rrezik të lahesh e ai tha, unë di të lahem e jam rritur në Vardar. Hyri për t’u larë dhe nuk doli më kurrë”, shpjegon Berisha, shkruan gazeta Kosova Sot.

Mësuesin që e rrëmbeu rrjeta e peshkut

Xha Ahmeti tregon pastaj se nga babai i tij kishte dëgjuar se sa herë mbi Pashtrik shtrihet një re e bardhë brenda asaj jave domosdo se në Drinin e Bardhë dikush do të mbytej.

“Ky paralajmërim bëhet ose të hënave ose të premteve”, shpjegon për gazetën xha Ahmeti.

“Unë e mbaj mend që ishte mbytur një mësues Skender Hoti. E di saktë se ai ka qenë njëri ndër notarët më të mirë të Prizrenit, mirëpo atë javë ishte parë reja mbi Pashtrik dhe të ndjerit i pata thënë se këtë javë do të mbytet një njeri se është radha e kurbanit për Dri. Ai pati besuar në këtë, por tha ishalla nuk i ndodh atij. Por derisa ishte duke gjuajtur peshk, thuhet se iu kishte lidhur rrjeti dhe kishte vdekur duke u mbytur në Drinin e Bardhë. Burrë dy metra i gjatë”, kujton sot xha Ahmeti.

Këtë legjendë për lumin që ha njerëz e dinë shumë banorë hasjanë, të cilët e lidhin këtë legjendë me legjendat e tjera se mbi këtë lumë thonë se ka qenë e ndaluar të ngritet ura. Ata pastaj e lidhin edhe legjendën e lumit të Urës së Fshejt se nga atje deri në kufi mbyten nga dy veta në vit. Këta janë kurbanët e Drinit, tregojnë edhe shumë hasjanë të tjerë./Kosova Sot/

Më Shumë

Rreth 100 punëtorë të lënduar këtë vit

Përveç dhimbjeve dhe pamundësisë për të lëvizur, Rexhep Gashi brengosej edhe për mbulimin financiar të trajtimit të tij. I shtrirë prej ditësh në Klinikën e...

Vdes Duane Eddy – një nga etërit themelues të rock ‘n’ rollit

Kitaristi amerikan Duane Eddy, i konsideruar nga shumë njerëz si një nga baballarët themelues të rock and roll, vdiq në moshën 86-vjeçare. ”Vdekja e tij...

Lajmet e Fundit