27.8 C
Prizren
E enjte, 12 Qershor, 2025
Home Blog Page 5781

Schwendiman thotë se do t’i ndjekë kriminelët e luftës pa u brengosur për pasojat politike e diplomatike

0

Kryeprokurori i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, David Schwendiman, në një konferencë për media, të enjten, në Hagë, ka thënë se ndjekja penale për krimet e pretenduara të UÇK’së në Kosovë do të bazohet në fakte, pa marrë parasysh pasojat politike dhe diplomatike. Ai ka thënë se ende ka shumë punë për ngritjen e aktakuzave, ndërkohë që ka theksuar se kjo do të ndodhë “kur ne të jemi gati – asnjë minutë më herët, asnjë minutë më vonë”.

Administrata e Gjykatës Speciale dhe Kryeprokuror i Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës në konferencën për media kanë shpjeguar për themelimin e këtij institucioni dhe punën që pritet të ndodhë në të ardhmen.

Administratorja e Dhomave të Specializuara, Fidelma Donlon ka thënë se procesi i përzgjedhjes së Kryetarit të Dhomave të Specializuara dhe gjykatësve në Listën e Gjykatësve Ndërkombëtarë sapo ka filluar dhe kryhet nga një komision përzgjedhës i pavarur, ndërkohë që ka bërë me dije se veprimtaria gjyqësore do të fillojë pas ratifikimit të marrëveshjes nga Holanda. /Express

Në Prizren nis ‘Java e Remzi Ademajt’

0

Edicioni i 15-të i manifestimit tradicional “Java e Remzi Ademajt – Shtigjeve të lirisë”, kushtuar komandant Petritit dhe dëshmorëve të rënë për liri, ka filluar të enjten me një defile të nxënësve në qendër të Prizrenit.

Në këtë ngjarje po marrin pjesë rreth 250 ekipe garuese nga 54 shkolla të komunës së Prizrenit, të cilët garojnë në 12 disiplina të parapara në sport, pikturë, vallëzim, kuizin e diturisë etj.

Në ceremoninë e hapjes ka qenë i pranishëm edhe kryetari komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, i cili tha se me këtë aktivitet, pos që dëshmohet dija dhe shkathtësia e nxënësve, nderohet edhe lufta e drejtë e UÇK-së, pjesë e së cilës ka qenë edhe Heroi, Remzi Ademaj.

Ndërkaq, drejtori i Arsimit, Zahadin Shemsedini, tha se kjo ngjarje e veçantë që organizohet vetëm në qytetin e Prizrenit, është një mundësi e mirë që përmes garave të ndryshme të tregohen vlerat dhe aftësitë jo vetëm në dije nga nxënësit e shkollave pjesëmarrëse.

Ndryshe, ky manifestim viteve të kaluara është organizuar në muajin qershor, mirëpo këtë vit kjo ngjarje po mbahet tani, për shkak të procesit gjyqësor që është zhvilluar ndaj ish- drejtorit të Arsimit, Nexhat Çoçaj, dhe dy arsimtarëve, Bekim Thaçi dhe Bedri Çejku, të cilët janë dënuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit për keqpërdorime të shumave materiale për këtë manifestim i cili tash e 7 vite mbështetet financiarisht nga komuna. /TV Prizreni/

Shënohet Dita e Dëshmorëve në Prizren

0

Familjarë të dëshmorëve, invalid e veteran të UÇK-së, qytetarë, nxënës të shkollave të Prizrenit dhe zyrtarë të lartë komunal, u mblodhën të enjten në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, për të përkujtuar të rënët për lirinë e Kosovës me rastin e shënimit të ditës së dëshmorëve të komunës së Prizrenit.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, tha se dëshmorët janë më meritoret që sot ne frymojmë lirshëm, dhe vepra e tyre duhet të jetë udhërrëfyes i një të ardhme më të ndritur të vendit.

Ndërkaq, eprori i FSK-së, kapiten Sejdi Krasniqi, tha se dëshmorët janë ata që i japin kuptim angazhimeve të të gjithë neve për të jetësuar amanetin e tyre, për një vend të përparuar në shërbim të qytetarëve.

Ish eprori i lartë i UÇK-së, Nehat Basha, tha se lufta heroike dhe rënia në altarin e lirisë të shumë bashkëluftëtarëve duhet të respektohet në shkallën më të lartë të mundshme, dhe shtoi se edhe edhe ushtarët që mbeten të gjallë duhet t’i gëzojnë të drejtat e tyre nga shteti, dhe sa më parë që është e mundur të intervenohet në pastrimin e listave për statusin e veteranit.

Pas Landovicës, janë vendosur buqeta me lule edhe në shtatoren e dëshmorit, Ismajl Kryeziu në Arbanë, Monumentin e Lirisë, shtatoret e dëshmorëve Ismet Jashari – Kumanova e Pal Paluca dhe Heroit të Kosovës, Xhevat Berisha në Shatërvan. /TV Prizreni/

Larg syri i keq!

0

Pak ditë më parë u zgjodh modelja e vitit, por të mërkurën, gjatë sfilatës për Michael Kors në Nju Jork, Bella Hadid ka kaluar momentin më të keq në karrierën e saj si modele.

Bukuroshja 19 vjeçare duket se është “tradhtuar” nga takat e saj të larta dhe është rrëzuar gjatë sfilatës. Një moment aspak i këndshëm për të.

Gjithçka ndodhi përpara të gjithë spektatorëve dhe fotografëve, që përfituan nga rasti ta regjistronin këtë moment të pakëndshëm për Bella-n.

Por, si një profesioniste e vërtetë, arriti të ngrihet dhe të përfundojë shfaqjen duke e shoqëruar ngjarjen me një buzëqeshje.

Rita Ora reagon ashpër ndaj mediave rozë

0

Rita Ora ka shpërthyer ndaj mediave rozë që përhapën lajmin se ajo ishte personi që Jay Z kishte tradhtuar Beyonce, duke i quajtur ato të ashpra dhe ofenduese.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për revistën “Vanity Fair”, 25-vjeçarja është shprehur: “Së pari dhe më e rëndësishmja, Jay Z është frymëzimi im si edhe një nga idhujt e mi, si nga tekstet, muzika dhe biznesi. Çdo ditë marrë shembull nga ai dhe bashkëshortja e tij. Beyonce ishte një nga idhujt e mi më të mëdhenj kur isha e vogël”.

“M’u duken shumë të ashpra dhe ofenduese ato thashetheme, jo vetëm për mua, por për të gjitha femrat që akuzohen për diçka që nuk ka aspak lidhje me muzikën”.

Beerfest rinis më 30 shtator

0

Edicioni i gjashtë i festivalit tradicional të birrës “BeerfestKosova 6” do të organizohet prej 30 shtator – 2 tetor 2016.

Kështu ka bërë të ditur organizatori, Ekrem Tahiri sipas të cilit ky edicion do të mbahet në Parkingun prapa Pallatit të Rinisë.

Caktimi i datës dhe lokacionit të ri, është bërë pas dështimit të mbajtjes së këtij aktiviteti më 29 korrik të këtij viti, në sheshin Zahir Pajaziti, si pasojë e të shtënave me armë ku mbeti i plagosur një person dhe dhjetëra të tjerë u lënduan nga rrëmuja e krijuar nga paniku tek qytetarët që kishin shkuar të festonin.

“Beerfest Kosova 6” pritet të prezantojë artistë të ndryshëm dhe të jetë një aktivitet feste. Artistë ndërkombëtarë dhe lokalë do të pushtojnë skenën e këtij festivali duke u kujdesur për kënaqësitë e vizitorëve, njofton KultPlus.

Lojërat e ndryshme, befasitë si dhe muzika më e mirë në vend, do të jenë vetëm një pjesë e “BeerfestKosova”. Lloje të ndryshme të birrave nga dhjetëra kompani pjesëmarrëse ftojnë të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e festivalit më të madh në vend./KultPlus.com

Rolling Stone: Dua Lipa ndër 10 artistët që duhet t’i njihni

0

Revista prestigjioze e muzikës “Rolling Stone” ka renditur këngëtaren Dua Lipa në mesin e 10 artisteve që duhet të njihen.

Këngëtarja nga Kosova që jeton në Londër është listuar krahas Blackpink, Noname, Young M.A, Survive, Mija, Old Blood, Sarah Potenza, etj.

Kjo revistë amerikane që del çdo dy javë, e themeluar në San Francisko, ka shkruar për prejardhjen e këngëtares, jetën e saj, fillet e karrierës dhe preferencat në muzikë duke ua prezantuar lexuesve portretin e artistes nga Kosova, që po bën nam në botë, shkruan KultPlus.

Shkrimi ku renditen edhe këngëtarët tjerë nis me Dua Lipën duke theksuar se kënga e saj “Hotter Than Hell” tashmë është një hit në Mbretërinë e Bashkuar përderisa paralajmërohet një turne që këngëtarja do ta nisë së shpejti.

Artikulli i “Rolling Stone”, përkujton se në moshën 15 vjeç, Dua Lipa u kthye në qytetin e Londrës pasi jetoi me familjen e saj në vendlindjen e prindërve në Kosovë.

“Kjo ishte kur unë me të vërtetë vendosa për të marrë fatin tim në duart e mia dhe kur thashë mirë, unë tani dua të bëjë këtë “, kujton Lipa kohën kur ka marr vendimin për t’i hyrë karrierës së gjatë në muzikë.

Në sajë të një menaxheri që ajo gjeti përmes mediave sociale, Lipa kaloi pesë ditë në javë në studio krahas një pune që kishte në restorant, thekson revista “Rolling Stone” e cila shton se tani 21-vjeçarja është gati për lansimin e albumi të saj debutues, që do të dalë në shkurt 2017.

Lipa për këtë revistë, ndër më të njohurat në botë në fushën e muzikës, deklarohet se gjithmonë ka qenë një fanse e muzikës pop dhe se është adhuruese e flaktë e Amy Winehouse, Nelly Furtado, Jessie Ware.Ajo thotë se albumin e parë që e ka ble ka qenë TheWhoa, Nelly! nga Nelly Furtado. Ajo thotë se ka pasur ëndër që të bëhet si këto këngëtare.

Ajo thekson se e do veçanërisht mënyrën si Pink është ngritur në karrierën e saj. dhe e admiron atë shumë . Lipa thekson se ndoshta për shkak se i ka dashur shumë këto këngëtare sa ka qenë e re, ato i kanë lënë gjurmë të thella që e frymëzojnë në atë çfarë bën tani ajo në fushën e muzikës.

Jeta luksoze e vajzës së Arkanit: Ku i gjen kaq shumë para?

0

Babai i saj ishte një kriminelëve më brutalë që ka njohur bota, i vrarë nga një breshëri plumbash përpara se të përballej me tribunalin e OKB për krime lufte.

Por tani vajza e liderit paraushtarak serb, Arkan, po bëhet e famshme për shkak të jetës luksoze.

Anastasija Raznatoviç, 18 vjeç, jeton si Kim Kardashian.

Babai i saj ishte i famshëm si grabitës bankash dhe si themelues i Tigrave të Arkanit, një njësi paraushtarake gjakatare.

Ai kishte grumbulluar shumë pasuri përpara se të vritej në janar të vitit 2000.

Nëna e Anastasijas është këngëtarja e njohur serbe, Ceca.

Anastasija festoi ditëlindjen e 18-të në një ceremoni luksoze në Beograd.

Arkani dhe Ceca u martuan në vitin 1995, në një dasmë përrallore.

E përditshmja Daily Mail, teksa boton fotot nga jeta luksoze e adoleshentes, pyet se nga i vijnë kaq shumë para.

Finalja e 2018-ës e Championsit luhet në Kiev

0

Stadiumi “Olympiyskyi” i Kievit do të presë finalen e Ligës së Kampionëve 2018. Lajmi është bërë i ditur nga presidenti i Federatës Ukrainase të Futbollit, por zyrtarizimi nga UEFA do të vijë vetëm pas takimit të krerëve të kësaj organizate në Athinë.

Në këtë stadium, që ka një kapacitet prej 70 mijë vendesh, është zhvilluar finalja e Euro 2012. Majin e kaluar është përzgjedhur Milano dhe stadiumi “San Siro”, për të pritur finalen e Champions League mes Real Madrid dhe Atletico Madrid.

Ndërsa pranverën e ardhshme, kapitulli i fundi i kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube do të zhvillohet në “Millenium Stadium” të Kardifit. “Një vendim historik për futbollin ukrainas, – ka thënë presidenti i Federatës Andriy Pavelko. – Organizimi i finales së Champions League është një fitore për çdo qytetar ukrainas. Fakti që festa e futbollit do të organizohet në shtëpinë tonë na lumturon shumë”.

Stadiumi “Olympiyskyi” që, siç e thamë, ka një kapacitet prej 70 mijë spektatorësh, është ndërtuar në 1923-in dhe është stadiumi i ekipit të Dinamos së Kievit dhe i kombëtares ukrainase. Në vitin 2012 aty është organizuar finalja e Europiani, ku Spanja ka mundur 4-0 Italinë e Prandelli-t.

Morata: Kurrë te Napoli, për respekt ndaj Juves

0

Sulmuesi spanjoll, pas golit, që i dha fitoren ekipit të Zinedine Zidane, në ndeshjen hapëse të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve, tha: “Klubi i Napolit kishte folur me agjentin tim, por unë kurrë nuk do të kasha shkuar atje. Kjo, për respekt ndaj familjes sime të dytë… ”

Alvaro Morata nuk e harron Juventusin. Pas suksesit ndaj Sporting Lisbona, për mikrofonat e “Mediaset Premium”, sulmuesi spanjoll ka zbuluar se ishte në kontakt me Napolin.

“Unë gjithmonë uroj më të mirën për Juventusin. Më erdhi keq për ta lënë, por futbolli është i tillë. Juve është shtëpia ime e dytë dhe gjithmonë dua që të fitojë, përveç kundër Realit. Blerja e Higuain? Unë e di se kanë bërë një ofertë të rëndësishme për mua, por Reali tha “jo”. Futbolli është kështu. U ndjeva si në shtëpi në Torino, Juve është klubi më i madh në Itali, por jeta vazhdon dhe kush e di, rrugët tona mund edhe të ritakohen në të ardhmen. Oferta nga Napoli? Ata biseduan me agjentin tim, por unë kurrë nuk do të kisha shkuar atje, nga krenaria dhe respekti për Juven, të cilën e konsideroj familjen time të dytë”, deklaroi Morata.