Beerfest rinis më 30 shtator

Edicioni i gjashtë i festivalit tradicional të birrës “BeerfestKosova 6” do të organizohet prej 30 shtator – 2 tetor 2016.

Kështu ka bërë të ditur organizatori, Ekrem Tahiri sipas të cilit ky edicion do të mbahet në Parkingun prapa Pallatit të Rinisë.

Caktimi i datës dhe lokacionit të ri, është bërë pas dështimit të mbajtjes së këtij aktiviteti më 29 korrik të këtij viti, në sheshin Zahir Pajaziti, si pasojë e të shtënave me armë ku mbeti i plagosur një person dhe dhjetëra të tjerë u lënduan nga rrëmuja e krijuar nga paniku tek qytetarët që kishin shkuar të festonin.

“Beerfest Kosova 6” pritet të prezantojë artistë të ndryshëm dhe të jetë një aktivitet feste. Artistë ndërkombëtarë dhe lokalë do të pushtojnë skenën e këtij festivali duke u kujdesur për kënaqësitë e vizitorëve, njofton KultPlus.

Lojërat e ndryshme, befasitë si dhe muzika më e mirë në vend, do të jenë vetëm një pjesë e “BeerfestKosova”. Lloje të ndryshme të birrave nga dhjetëra kompani pjesëmarrëse ftojnë të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e festivalit më të madh në vend./KultPlus.com

Më Shumë

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Lajmet e Fundit