Schwendiman thotë se do t’i ndjekë kriminelët e luftës pa u brengosur për pasojat politike e diplomatike

Kryeprokurori i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, David Schwendiman, në një konferencë për media, të enjten, në Hagë, ka thënë se ndjekja penale për krimet e pretenduara të UÇK’së në Kosovë do të bazohet në fakte, pa marrë parasysh pasojat politike dhe diplomatike. Ai ka thënë se ende ka shumë punë për ngritjen e aktakuzave, ndërkohë që ka theksuar se kjo do të ndodhë “kur ne të jemi gati – asnjë minutë më herët, asnjë minutë më vonë”.

Administrata e Gjykatës Speciale dhe Kryeprokuror i Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës në konferencën për media kanë shpjeguar për themelimin e këtij institucioni dhe punën që pritet të ndodhë në të ardhmen.

Administratorja e Dhomave të Specializuara, Fidelma Donlon ka thënë se procesi i përzgjedhjes së Kryetarit të Dhomave të Specializuara dhe gjykatësve në Listën e Gjykatësve Ndërkombëtarë sapo ka filluar dhe kryhet nga një komision përzgjedhës i pavarur, ndërkohë që ka bërë me dije se veprimtaria gjyqësore do të fillojë pas ratifikimit të marrëveshjes nga Holanda. /Express

Më Shumë

Totaj shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të punëtorit në vendpunishte në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit, duke theksuar se në këto...

Zyrtari i IT-së në Suharekë nderohet me mirënjohje për shërbimin civil

Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka njoftuar se zyrtari i IT-së në Komunë, Qlirim Gega, është nderuar me mirënjohje me rastin e Ditës Ndërkombëtare...

Lajmet e Fundit