Home Blog Page 5794

HardhFest shënon një sukses të paharruar

0

Me orën poetike, hapjen e ekspozitës së artistëve, pjesëmarrës në Kononinë e Artit dhe me përzgjedhjen e mbretëreshës së Rrushit, të dielën është përmbyllur edicioni i 16-të i Festës së Vjeljes së Rrushit HardhFest.

Këtë vit, numri i pjesëmarrësve në HardhFest arriti mbi 50 mijë, gjë që tregon se interesimi për këtë festë është duke u rritur.

E veçanta e këtij edicioni ishte performanca e legjendës së rokut, Joe Lynn Turner, ish vokalist i grupeve ndër më të njohura të rokut klasik, Deep Purple dhe Rainbow, si dhe George Giakis dhe grupin Troublemakers.

Gjithashtu HardhFest këtë vit riktheu në skenë grupin 403, të cilët për një kohë të gjatë nuk u panë në skena të mëdha.

Gjatë katër ditëve festive, n’Konak dhe në qendër të Rahovecit, u mbajtën aktivitete të ndryshme tradicionale e artistike.

Hapja e festivalit filloi të enjten, me 7 shtator. Parakalimi i mekanizmit bujqësor, nga qendra e qytetit, deri tek Konaku, ishte aktiviteti i parë që i dha frymën e festivalit dhe qytetit të Rahovecit.

Ndërsa, me prerjen e Kalaveshit të rrushit, filloi ceremonia zyrtare, ku të pranishëm ishin akterë politikë, e që fjalën e mori i pari i Rahovecit, Idriz Vehapi, si dhe nikoqirja e festës, Djellza Jaha. Gjatë kësaj ceremonie u bë edhe shpallja e vreshtarëve dhe vertarëve më të mirë.

Interesim të madh kishin secila nga aktivitetet e mbajtura, si vizita në vreshta HardhTour, garat në shpejtësinë e vjeljes dhe shtrydhjes së rrushit, Karnavali në Qytetin e Rahovecit, Demonstrimi i pjekjes së rakisë, etj. Ndërsa në panairin e verës dhe rakisë, për të cilin organizohet i gjithë festivali, u pa një interesim i jashtëzakonshëm i vizitorëve vendorë e turistë të huaj, të cilët degustonin verërat në secilën verari, e cila ishte e hapur për gjatë 4 ditëve të festës.

Dita e parë u përmbyll me Sofra tradicionale, e përcjellë me instrumentistë dhe këngëtarë të muzikës tradicionale shqiptare si dhe me performimin unplugged të bandit Magnituta n’Konak rreth “kazanit” dhe vazhdoi në HardhCamp.

E të nesërmen me 8 shtator, festa nisi me performimin e dj në Promo Skenat n`Konak të cilët po argëtonin publikun. Demonstrimi i pjekjes së rakisë po vazhdonte, si dhe artistë nga vende të ndryshme të botës, vazhdonin të pikturonin në Kolonia e Artit.

Në anën tjetër, HardhTour vazhdoi vizitën në monumente të ndryshme të trashëgimisë kulturore si dhe vizitë bodurmeve të Rahovecit.

E n ‘Konak po mblidheshin publiku nga anë e mbanë Kosova dhe turistë nga vende të ndryshme të botës, për t`u argëtuar me koncertin e parë të kësaj feste, ku të parët që hipën në skenën e madhe ishin familja Shtavica, rok grup ky i përbërë nga tri gjeneratat e kësaj familje, e pas tyre atmosferën e ndezën Offchestra, për të pritur në skenë rikthimin e grupit 403. Mbas performimit të 403 për më shumë se një orë, dj Maarvel, dj Mickey dhe dj NWE, mbajtën publikun të ndezur deri mbas mesnate.

HardhCamp ishte një ndër atraksionet më të mëdha të festës, ku ishin kampistët të parët që fillonin festën n`Konak, e që përcillnin gjitha aktivitetet e festës.

Më datë 9 shtator, aktivitetet vazhdonin të kishin interesim nga turistët, të cilët prisnin me padurim koncertin e dytë të kësaj feste.

Koncerti madhështor filloi me muzikën cover të muzikantit nga Rahoveci Naser Dula, e më pas rok grupi nga Ssuedia Memory Writws. Një roker mjaftë i dashur për publikun BB Poqi vazhdoi të performonte si dhe mbas tij, paragrup i kësaj mbrëmje ishte George Giakis si dhe Troublemaker nga Greqia.

Rreth orës 23, me të hyrë në skenë ikona e muzikës rock Joe Lynn Turner, së bashku me pjesëtarë të grupit, atmosfera arriti kulmin, ku pothuajse për gjithë publikun, ishte hera e parë që po i dëgjonin live në një koncert këngët e grupit Deep Purple dhe Rainbow.

Gamblemania & BAND, nga Prishtina, dj Oda dhe dj Gruda, mbanë të zgjuar publikun deri në mëngjesin e së dielës.

Edhe në ditën e tretë – të dielën (10 shtator) atmosfera si n’Konak ashtu edhe në qytetin e Rahovecit, nuk kishte të ndalur deri në orët e vona, kur edhe u përmbyll me hapjen e ekspozitës së artistëve të Kolonia e Artit si dhe orën poetike, me poezitë e poetit nga Rahoveci, Xhevdet Bajraj.

Për këtë edicion që vulosi një sukses mjaft të madh, duke sjell në Rahovec mbi 50 mijë vizitorë, HardhFest falënderon të gjithë ata që mundësuan një organizim të tillë. Falënderon qytetarët e Rahovecit, për bujarinë dhe mikpritjen e treguar për të gjithë vizitorët dhe turistët, për të cilët bënë konakë gjatë katër ditëve, Vreshtarët dhe Vertarët e Rahovecit, pa të cilët një organizim i tillë s`do të kishte vlerë dhe gjithë artistët që morën pjesë në festival.

Sponsorët e “Hardhfestit” të cilët mundësuan që kjo festë të kishte nivelin e duhur e gjithashtu edhe partnerin e festivalit “Stone Castle”. Një përkrahje të madhe dhanë edhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural si dhe Komuna e Rahovecit, nën patronatin e të cilëve organizohet edhe Festa e Vjeljes së Rrushit.

Të palodhshëm u treguan edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës, për të cilët HardhFest u është shumë mirënjohës dhe falënderues për kontributin e tyre.

Festa e vjeljes së rrushit Hardhfest ka tri vite që është ri brenduar me format të ri dhe që po mbahet në Rahovec, duke arritur nivelin e organizimeve më të rëndësishme në Kosovë, e që është duke sjell emra të njohur botërorë. Këtë vit festa e madhe e rrushit u mbajt me sloganin “Mbas Verës vjen Vera”. /PrizrenPress.com/

Aksident i rëndë në Rahovec: 1 i vdekur dhe 11 të lënduar

0

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje në fshatin Mrasor të Rahovecit.

Nga ky aksident, sipas raportit të Policisë, një person ka humbur jetën dhe 11 të tjerë janë lënduar, shkruan PrizrenPress.

“Deri te aksidenti ka ardhur derisa një automjet udhëtarësh hyn në tejkalim në mënyrë të pasigurt dhe godet dy automjete tjera që lëviznin në drejtim të kundërt. Si pasojë e aksidentit humb jetën në vendin e ngjarjes ngasësi i automjetit që ka shkaktuar aksidentin dhe lëndohen 11 të tjerë të cilët dërgohen në qendrat Emergjente në Gjakovë, Pejë dhe në QKUK”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Nga i njëjti raport bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. /PrizrenPress.com/

Arrestohen katër persona për prostitucion në Prizren

0

Të hënën në Prizren, janë arrestuar katër të dyshuar, një femër shqiptare shtetase e Shqipërisë dhe tre meshkuj shqiptarë, me dyshimin e bazuar për marrje me prostitucion, shkruan PrizrenPress.

Policia e Kosovës njofton se të dyshuarit janë dërguar në procedurë të shpejtë në gjykatë, dhe janë liruar në procedurë të rregullt, /PrizrenPress.com/

Kapet duke vjedhur në një butik në Malishevë

0

Në Malishevë është arrestuar një i dyshuar, pasi që i njëjti është kapur ne flagrancë duke vjedhur gjësende në një butik.

Policia njofton se rasti ka ndodhur pasditen e djeshme, shkruan PrizrenPress.

ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Shtetasi i Shqipërisë kalon kufirin ilegalisht në Kosovë

0

Është arrestuar një mashkull, shtetas i Shqipërisë, pasi ai kishte kaluar ilegalisht kufirin në Qafë Morinë.

Rasti, sipas Policia e Kosovës, ka ndodhur dje, shkruan PrizrenPress.

Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Njeriu nga Prizreni që ka pajtuar 18 familje

0

Maxhun Liman Gashi shpesh është në oda pajtimesh. Ai për “Kosova Sot” tregon se ishte bashkëveprimtar i Anton Çetttës e shumë pajtimtarëve të tjerë dhe ka marrë pjesë në 134 pajtime në atë kohë. Nga pas lufta, ai me shokët e tij ka pajtuar jo më pak se 18 familje

Haxhi Maxhun Liman Gashi nga Landovica është në moshën 72- vjeçare, por shumicën e kohës e kalon në oda pajtimesh. Ai ka vendosur që për herë të parë të flasë për “Kosova Sot” për pajtimet e gjaqeve tek shqiptarët. Ai thotë se ka marrë pjesë bashkë me Anton Çettën në 134 pajtime gjaqesh në kohën e okupimit serb. “Mirëpo, pas lufte, unë si anëtar i Këshillit të Pajtimit të Gjaqeve vendosa që këtë punë humane ta vazhdoj së bashku me të tjerët, pa kurrfarë pagese. Kjo na bëri të respektuar kudo që kemi shkuar dhe kjo na bëri të gëzuar, ngase kemi pajtuar 18 familje”, thotë Gashi, duke shtuar se kjo punë i nderon atë dhe shokët e tij.

Gjakmarrja është një çmenduri

Edhe pse në këtë moshë, ai mban në mend dhe citon pjesë të shumta të Kanunit e të Kuranit, sepse pohon se duke sjellë pjesë të këtyre dy kodeve të mirëfillta njerëzore ata edhe u binden fakteve se gjakmarrja është një çmenduri. Gashi falënderon edhe klerikët, si hoxhallarët dhe priftërinjtë e shehlerët, që ishin të thuash shpesh edhe bazamenti parësor për të pajtuar një familje. “Në ato momente kur e shohim se humaniteti apo ligjet në fuqi nuk e ndihmojnë familjen, atëherë kalojmë në historinë e popullit shqiptar, tradita ka rol të veçantë, sidomos kur flitet për Kanunin e Lek Dukagjinit, i cili përbënte bazat juridike dhe etiko-morale të shoqërisë shqiptare, pra përfshin ligjet, rregullat, normat, zakonet, doket, të cilat dhe pse nuk kanë qenë shkruar, kanë mbijetuar me shekuj, sepse janë ruajtur me fanatizëm në kujtesën e të parëve dhe janë transmetuar gojarisht nga populli ynë, me të njëjtin mekanizëm si janë ruajtur dhe transmetuar gjuha e bukur shqipe, folklori i pasur, zakonet fisnike dhe historia jonë e gjatë dhe e lavdishme”, thotë Gashi, duke shtuar se kishte mësuar nga babai i tij Liman Xhelili, siç e kanë quajtur. “Babai më pati thënë se po shkove në pajtim, kur mos lakmo, po shkove në pajtim, kur mos ano dhe po shkove në pajtim kurrë mos fol pa kandar, që do të thotë pa e matur mirë fjalën”, thotë ai, duke veçuar disa pajtime të mëdha në Rogovë, në Pnish dhe në Krumë të Shqipërisë, ku ishin ngatërruar dy familje për një lis. “Njëri nga ata pati rastin të kërkojë gjakun, sepse me një plumb kishte vrarë një mashkull shtëpie. Kurse po ai mashkull kishte shkrepur dy plumba dhe tjetri kishte mbetur gjallë. Pastaj kemi pajtuar raste shumë të rënda, pa i përmendur ato që tash lidhen me martesa e shkurorëzime dhe që janë mjaft të rënda, por që lidhen me çështje morali familjar”, thotë Gashi.

Nuk flinte as nga një javë

Maxhun Liman Gashi, i vetëdijshëm për rëndësinë e familjeve dhe të shuajnë ngatërresa, tregon se shpesh kanë konsultuar edhe pjesën kryesore të Kanunit, që përcakton në mënyrë të qartë se gjaku i derdhur duhet të shpaguhet, kuptohet se hakmarrja është e lidhur pazgjidhshmërisht me konceptin e “Gjakut”. Kërkimi i shkaqeve të një dhune të tillë kaq shpaguese, e cila si pasojë rezulton në gjakderdhje, na pajis ne me çelësin për të shkuar drejt koncepteve të cilat ndërtojnë strukturën etike të Kanunit. Është e lehtë të zbulosh se katër konceptet, “Betimi”-“Beja”, “Besa” (besa është një betim për armëpushim), “Nderi” dhe “Miku”, bashkëshoqërohen me “Hakmarrjen”. Për shembull, kur një burrë është fyer, ai ka të gjitha të drejtat për ta rivendosur në vend nderin e tij duke vrarë fyesin. Kur një burrë ose një mik është vrarë, gjaku i derdhur duhet të shpaguhet. Në këtë mënyrë, që të katër konceptet, “Betimi”, “Besa”, “Nderi” dhe “Miku” do të puqen mbi konceptin e “gjakut” nëpërmjet një dhune hakmarrëse. “Prandaj, edhe unë mund të them se shesh për ‘Besë’, për ‘Benë’ më ka rënë të mos fle edhe deri në një javë. Por, ajo që më gëzon mua dhe të gjithë pajtimtarët është kur shtrihet dora e pajtimit dhe fillojnë ato familje të duhen e të respektohen sikur që janë respektuar para ngatërresës. Ky është kulmi i një pajtim dhe kjo më jep frymë dhe kurajë që në oda të pajtimeve të mbërrijë të vdesë, sepse kjo më frymëzon shpirtin. Jemi popull i vogël të kemi ende hasmëri’, tregon për “Kosova Sot” Maxhun Liman Gashi.

Isa Mustafa: Prizreni u qeverisë keq, zgjidhja më e mirë, Hatim Baxhaku

0

Isa Mustafa pasi dorëzoi sot detyrën e kryeministrit i është kthyer zgjedhjeve lokale. Ai ka komentuar qeverisjen lokale të Prishtinës e të Prizrenit. Shpend Ahmeti, sipas tij, as nuk qeverisi, por propagandoi.

“Prishtina dhe Prizreni u qeverisën keq nga VV dhe nga PDK. Në fakt, Prishtina as që u qeverisë. Mbetet shembulli më i mirë i propagandës mediale, pa punuar asgjë. Prizreni arriti kulminacionin e keq-qeverisjes”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Kreu i Lidhjes Demokratike, thotë se zgjedhja e duhur për këto dy komuna të mëdha janë kandidatët e partisë së tij, duke përmendur vlerat që ata kanë.

“Zgjidhja më e mirë për Prishtinën është Arban Abrashi e për Prizrenin Hatim Baxhaku. I pari se dëshmoi kulturë qytetare dhe suksese në menaxhimin e një ministrie të rëndësishme dhe i dyti se kultivon vlera etike dhe vlera t? punës. Këto vlera u nevojiten këtyre dy qyteteve të mëdha. Vlera që vetëm LDK i ka”, është shprehur Mustafa.

Vetëvendosje ! hapë zyrë në fshatin Bellanicë (foto)

0

Lëvizja Vetëvendosje dje gjatë ditës ka bërë hapjen e zyrës së saj në fshatin Bellanicë.

Këtë gjë e ka bërë të ditur kandidati i këtij subjekti për kryetar të Malishevës Adem Berisha, në faqen e tij zyrtare në facebook.

Më poshtë postimi i plotë i z. Berisha

“Kisha kënaqësinë të jem prezentë në hapjen e zyrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në fshatin Bellanicë. Kjo zyrë do të shërbejë si urë lidhëse mes qytetarëve të Bellanicës dhe fshatrave për rreth, në mënyrë që të jemi sa më pranë tyre, dhe të jemi zëri i tyre.
Mikpritja e aktivistëve dhe qytetarëve prezent, më bëri të ndihem i respektuar, në veçanti që takova shumë bashkëpunëtor, bashkëluftëtarë, miq dhe dashamirë.”

 

Hapet konkursi plotësues për pranimin e studentëve në UP

0

Është hapur konkursi plotësues për pranimin e studentëve të rinj për studimet themelore në Universitetin e Prishtinës, për vitin akademik 2017/2018.

2,461 studentë të rregullt dhe 634 studentë më korrespondencë do të mundë të bëhen pjesë e UP-së.

KQZ shtyn diskutimin për decertifikimin e Zafir Berishës

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndër tjera, sot ka diskutuar edhe për rekomandimin për decertifikimin e 86 kandidatëve të cilët kanë aktgjykime të formës së prerë nga gjykatat e Republikës së Kosovës.

“Në vazhdim të mbledhjes, KQZ-ja shqyrtoi edhe rekomandimin për decertifikimin e 86 kandidatëve me Aktgjykim të formës së prerë nga Gjykatat e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e KQZ-së.

Për t’i hequr dilemat, siç thuhet në komunikatë, në mbledhjen e KQZ-së u vendos që mbledhja të vazhdojë nesër.

 

“Pas diskutimeve, me qëllim të arritjes së një zgjidhje konsensuale, anëtarët e KQZ-së u dakorduan që mbledhja për këtë pikë të rendit të ditës të vazhdojë edhe nesër, pasi u pa e nevojshme që të largohen dilemat lidhur me të gjitha rastet që janë paraqitur për decertifikim”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, në këtë mbledhje u shqyrtuan dy rekomandime të Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim.

Në fillim, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi rekomandimin për decertifikimin e 5 kandidatëve të Subjekteve Politike të ndryshme, të cilët me vetëdëshirë janë tërhequr në afatin e paraparë.

 

KQZ-ja u dha një afat prej 24 orësh këtyre Subjekteve Politike që të bëjnë zëvendësimet e këtyre kandidatëve.

Gazeta Insajderi më herët ka raportuar se kandidati për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, ka qenë i dënuar më 140 euro gjobë për shkak të lidhjes ilegale të rrymës në lokalin e tij.

Këtë e ka konfirmuar vetë Berisha për Insajderi.

 

Ai i ka thënë gazetës se ka qenë i dënuar, por kishte bërë ankesë në Gjykatën e Apelit, dhe nuk është në dijeni se deri ku ka shkuar lënda e tij.

Megjithatë, Berisha ka thënë se krejt kjo po bëhet për shkak se bandat synojnë ta eliminojnë atë nga gara politike dhe ta marrin Prizrenin./Insajderi.com