Ajo sapo ka pozuar për kopertinën e fundit nudo të Playboy.
Por Pamela Anderson ka shkuar edhe më tej gjatë rolit të saj në filmin The People Garden.
49-vjeçarja nuk i ka lënë asgjë imagjinatës, duke u zhveshur plotësisht.
Ajo sapo ka pozuar për kopertinën e fundit nudo të Playboy.
Por Pamela Anderson ka shkuar edhe më tej gjatë rolit të saj në filmin The People Garden.
49-vjeçarja nuk i ka lënë asgjë imagjinatës, duke u zhveshur plotësisht.
Madonna është duke dhënë shenja të ngadalësuara dhe ka lënë të kuptohet se ajo është kthyer përsëri në studio për të bërë këngë të reja.
58 vjeçarja, filloi turneun e saj botëror “Rebel Heart” në muajin mars, por tashmë ajo është sërish në një fazë përgatitore për të krijuar materiale të reja për ushtrinë e saj me shumë fansa.
Të martën ajo iu tha 7.9 milionë ndjekësve të saj në Instagram se duhet t’i bëjnë “detyrat e shtëpisë” në qoftë se ata duan më shumë muzikë nga ajo.
Ndërkohë, “Rebel Heart” u prit mirë, duke qenë në krye të listave amerikane dhe numri dy në Mbretërinë e Bashkuar.
“Sot me datë 14.09.2016 pas një pune intensive operativo hetimore, Sektori Rajonal për Hetime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë në bashkëpunim me stacionin policor të Malishevës kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë personin e dyshuar. Personi i dyshuar është: N.K shqiptar/ kosovar i moshës 41 vjeçar nga komuna e Malishevës”, ka njoftuar sot zyra për informim e Policisë së Kosovës në Rajonin e Gjakovës.
Zëdhënësja rajonale e Policisë nga Gjakova, Lirie Podrimja nuk ka pranuar të jap identitetin e plotë të të arrestuarit në interes të hetimeve por burime të tjera nga Komuna e Malishevës kanë njoftuar për portalin Online se i arrestuari është Nexhat Krasniqi, i lindur në vitin 1975 nga fshati Pagarushë i Malishevës, me vendbanim në Malishevë. Zëdhënësja Podrimja ka njoftuar se i dyshuari e ka pranuar se e ka vrarë Kelmendin por nuk i ka shpjeguar motivet. Podrimja ka shpjeguar se viktima dhe i dyshuari nuk kanë ndonjë raport familjar mes vete, raporton portalonline.
Të dielën, rreth orës 18:00, stacioni policor në Malishevë kishte marrë informatë lidhur me një person të zhdukur nga fshati Balincë e Malishevës, ndërsa një ditë pas, në ora 17:25 i humburi Enver Kelmendi u gjet pa shenja jete në automjetin e tij në afërsi të një pylli në fshatin Mirushë të kësaj komune.
Fotoja e të pasmeve të saj u bë një ndër më të komentuarat dhe të shpërndarat në rrjet.
Po Holly Rickwood ka provuar se edhe me rroba, sërish është superseksi.
24-vjeçarja u fotografua teksa dilte në një bar në Londër.
Policia e Kosovës ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë personin e dyshuar për vrasjen në Malishevë.
Ai është N.K., 41 vjeçar nga komuna e Malishevës.
Raporti i plotë nga Policia:
Me datë 11.09.2016 në ora 18:00 stacioni policor në Malishevë ka marr informatë lidhur me një person të zhdukur nga fshati Balincë Komuna e Malishevës ndërsa me datë 12.09.2016 në ora 17:25 viktima është gjetur pa shenja jete në automjetin e tij në afërsi të një pylli në fshatin Mirushë të kësaj komune.
Sot me datë 14.09.2016 pas një pune intensive operativo hetimore, Sektori Rajonal për Hetime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë në bashkëpunim me stacionin policor të Malishevës kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë personin e dyshuar.
Personi i dyshuar është :
1. N.K shqiptar/ kosovar i moshës 41 vjeçar nga komuna e Malishevës.
Rasti vazhdon të hetohet nga Sektori Rajonal për Hetime në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit.
Kryetari i LDK-së në Prizren Haxhi Avdyli, beson se partia që drejton, shumë shpejt do të bëjë ndryshime në Prizren. Ai thotë se LDK-ja do të ndryshojë gjendjen me njerëz të pakorruptuar në këtë qytet.
“Prizreni është qeverisur më së keqi,prandaj është koha që bashkërisht të ndryshojmë gjendjen me njerëz të pakorruptuar”, tha Avdyli, në hapjen e garës zgjedhore të Forumit Rinor të LDK-së në Prizren.
Ai kërkoi nga të rinjtë që të punojnë për të arrit deri të ndryshimi në Prizren.
“Nuk dyshoj në suksesin e LDK-së”, tha Avdyli./PrizrenPress.com/
Kryetari i Komunës së Suharekës Sali Asllanaj, sot ka emëruar për drejtor në Drejtorinë Komunale të Inspektoratit, Sedat Kuçin.
Kuçi ka marrë këtë post pasi ish- drejtori i deritashëm Rraif Fetiu u pensionua.
Sedat Kuçi ka të kryer Fakultetin e Bujqësisë, ndërsa deri tash ka ushtruar funksione të ndryshme.
Ka qenë drejtor në ish- ndërmarrjen NBI “ Suhareka”, pastaj drejtor i Drejtorisë Komunale për Bujqësi në mandatin e kaluar që udhëhiqte Sali Asllanaj. /PrizrenPress.com/
Besnik Hasi, trajneri i Legia Warsaws, ka folur për gjasat e Kombëtares shqiptare dhe të Kosovës në eliminatoret për botërorin ‘Rusia 2018’
Kombëtarja shqiptare fushatën e eliminatoreve për botërorin ‘Rusia 2018’ e ka nisur me fitore. Kuqezinjtë e kanë mposhtur Maqedoninë me rezultat 2:1.
Kurse, Kosova ka arritur që në debutimin historik në garat ndërkombëtare të nxjerr një rezultat pozitiv kundër Finlandës, me të cilën luajti baras 1:1.
Ish mesfushori i Kombëtare shqiptare, në një intervistë për Panorama Sport, ka parashikuar ecurinë e Shqipërisë dhe Kosovës në këtë fushat të eliminatoreve.
“Shqipëria ka një grup të vështirë dhe zor se mund të përsërisë suksesin në Europian. Por, nga ana tjetër, ka më shumë eksperiencë dhe nuk ka asgjë për të humbur. Kjo të ndihmon”, ka deklaruar ai.
“Ndërsa Kosova është një skuadër e re, por me “shkujdesjen” e saj dhe me faktin që dikush mund ta nënvlerësojë, mund të bëjë gjëra të mira dhe të jetë një surprizë e bukur”, ka shtuar Hasi.
Në pikë kalimin kufitar Vërmicë, dje rreth orës 21:00, është arrestuar e dyshuara femër shqiptare, shtetase e Shqipërisë, për mospërfillje të urdhrit të gjykatës, njofton Policia, shkruan PrizrenPress.
Sipas Policisë, e njëjta është hasur duke punuar në një objekt hotelier në Ferizaj edhe pse ndaj saj nga ana e gjykatës ishte shqiptuar masa e ndalimit të hyrjes në Kosovë për 2 vjet.
E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/
Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kukajan të Dragashit më 10 shtator, njofton Policia, shkruan PrizrenPress.
Pas një pune hetimore, hetues policorë të Dragashit kanë arritur që të zbardhin rrethanat e vjedhjes së rëndë në ambientet e një shtëpie të një kurbetçiu të komunitetit goran.
Në shtëpinë e të dyshuarit, po ashtu goran janë gjetur disa gjësende të vjedhura të cilat i janë kthyer pronarit e për disa të tjera që i dyshuari i ka shitur tanimë janë në fazën e kthimit të tyre sepse është identifikuar blerësi i cili ka thënë se është i gatshëm t’i kthej.
Për rezultatet e hetimit është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalët në masën e arrestit policor për 48 orë ndërkaq policia ka dorëzuar kallëzimin penal në prokurori. /PrizrenPress.com/