I dyshuari pranon vrasjen e Enver Kelmendit nga Malisheva

“Sot me datë 14.09.2016 pas një pune intensive operativo hetimore, Sektori Rajonal për Hetime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë në bashkëpunim me stacionin policor të Malishevës kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë personin e dyshuar. Personi i dyshuar është: N.K shqiptar/ kosovar i moshës 41 vjeçar nga komuna e Malishevës”, ka njoftuar sot zyra për informim e Policisë së Kosovës në Rajonin e Gjakovës.

Zëdhënësja rajonale e Policisë nga Gjakova, Lirie Podrimja nuk ka pranuar të jap identitetin e plotë të të arrestuarit në interes të hetimeve por burime të tjera nga Komuna e Malishevës kanë njoftuar për portalin Online se i arrestuari është Nexhat Krasniqi, i lindur në vitin 1975 nga fshati Pagarushë i Malishevës, me vendbanim në Malishevë. Zëdhënësja Podrimja ka njoftuar se i dyshuari e ka pranuar se e ka vrarë Kelmendin por nuk i ka shpjeguar motivet. Podrimja ka shpjeguar se viktima dhe i dyshuari nuk kanë ndonjë raport familjar mes vete, raporton portalonline.

Të dielën, rreth orës 18:00, stacioni policor në Malishevë kishte marrë informatë lidhur me një person të zhdukur nga fshati Balincë e Malishevës, ndërsa një ditë pas, në ora 17:25 i humburi Enver Kelmendi u gjet pa shenja jete në automjetin e tij në afërsi të një pylli në fshatin Mirushë të kësaj komune.

Më Shumë

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Lajmet e Fundit