Besnik Hasi flet për gjasat e Shqipërisë dhe Kosovës në kualifikimet për ‘Rusia 2018’

Besnik Hasi, trajneri i Legia Warsaws, ka folur për gjasat e Kombëtares shqiptare dhe të Kosovës në eliminatoret për botërorin ‘Rusia 2018’
Kombëtarja shqiptare fushatën e eliminatoreve për botërorin ‘Rusia 2018’ e ka nisur me fitore. Kuqezinjtë e kanë mposhtur Maqedoninë me rezultat 2:1.

Kurse, Kosova ka arritur që në debutimin historik në garat ndërkombëtare të nxjerr një rezultat pozitiv kundër Finlandës, me të cilën luajti baras 1:1.

Ish mesfushori i Kombëtare shqiptare, në një intervistë për Panorama Sport, ka parashikuar ecurinë e Shqipërisë dhe Kosovës në këtë fushat të eliminatoreve.

“Shqipëria ka një grup të vështirë dhe zor se mund të përsërisë suksesin në Europian. Por, nga ana tjetër, ka më shumë eksperiencë dhe nuk ka asgjë për të humbur. Kjo të ndihmon”, ka deklaruar ai.

“Ndërsa Kosova është një skuadër e re, por me “shkujdesjen” e saj dhe me faktin që dikush mund ta nënvlerësojë, mund të bëjë gjëra të mira dhe të jetë një surprizë e bukur”, ka shtuar Hasi.

Më Shumë

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Lajmet e Fundit