21.7 C
Prizren
E martë, 24 Qershor, 2025
Home Blog Page 5801

Prokurorët ta dëshmojnë veten

0

Krimi dhe korrupsioni kërkojnë luftë të pakompromis.

Prokuroria e Shtetit të Kosovës ka qenë e ‘amnistuar’, thuaja krejtësisht deri më tani që të merrej me rastet e korrupsionit, veçanërisht atij të profilit të lartë, ngase me rastet e tilla janë marrë misionet e huaja të thirrura për sundimin e ligjit në Kosovë, fillimisht UNMIK-u, e pasuar më vonë dhe aktualisht sërish nga EULEX-i. Por, analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë kanë veçuar se edhe këta të fundit nuk kanë dhënë ndonjë kontribut për luftimin e këtij fenomeni, ngase nuk kanë treguar ndonjë seriozitet në trajtimin rasteve të profilit të lartë, duke i lënë ato në gjysmë, por edhe një pjesë e tyre kanë rezultuar me aktgjykim lirues, shkruan gazeta Kosova Sot.

Ndaj, në këtë drejtim është shtuar edhe dilema se a do të jetë në gjendje Prokuroria e Kosovës që të merret me rastet e korrupsionit të profilit të lartë, meqë tashmë, sipas kompetencave të reja, shumë lëndë të EULEX-it janë kaluar tek vendorët, por edhe disa sosh janë në proces të bartjes. Kjo mbase në njëfarë mënyre është edhe si lloj ‘testimi’ se sa është e aftë dhe e guximshme që Prokuroria jonë me punën e saj ta shpjerë përpara vendin në rrugën e integrimit, por dhe proceseve të tjera të rëndësishme, ngase nëse Prokuroria e Gjyqësori do të dështojnë përballë këtij fenomeni negativ të korrupsionit, siç edhe kanë dështuar deri më tani, nuk pritet ndonjë e ardhme drejt Evropës.

Nëse nuk munden, t’ua lëshojnë vendin të tjerëve

Avokati Tomë Gashi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se është detyrimisht e obligueshme që Prokuroria e Kosovës, apo prokurorët e Kosovës, më në fund, pas 17 vjet të çlirimit nga okupatori serb dhe 8 vjet pas shpalljes së pavarë- sisë të merren edhe me lëndët e profilit të lartë, ngase, siç tha, askush nuk dëshiron që bashkësia ndërkombëtare të jetë përherë në Kosovë në sferën e sundimit të ligjit.

“Kjo nuk është për t’i testuar prokurorët e Kosovës, pasi edhe bashkësia ndërkombëtare, por edhe SHBA-ja, janë lodhur duke na ndihmuar në sferën e sundimit të ligjit, dhe ne nëse jemi shtet serioz, e që duhet të jemi gjithsesi, atëherë duhet t’i marrim për obligim të gjitha punët shtetërore që janë dhe njëra nga to shumë të rëndë- sishme është edhe puna e prokurorëve në shtetin e Kosovës”, tha ai.

Sa i përket asaj se sa janë të gatshëm aktualisht prokurorët tanë që të merren me rastet e korrupsionit të profilit të lartë, Gashi këtu ka nënvizuar, me dashje apo jo, se ata duhet të jenë të gatshëm për këtë çështje, derisa, sipas tij, ata që nuk e ndjejnë vetën se janë të përgatitur qoftë profesionalisht, apo për ndonjë arsye tjetër, atëherë do të duhej që të njëjtët, siç tha, t’ua lëshojnë vendin personave të tjerë.

“Ata e kanë ditur se me çfarë pune do të merren në momentin kur kanë aplikuar për pozitën që të bëhen prokuror. Është e thjeshtë, nëse nuk mund ta kryejnë detyrën e prokurorit, apo nuk dëshirojnë, ose kanë probleme të tjera, atëherë duhet t’ua lëshojnë vendin gjeneratave të tjera, të rinjve apo atyre që kanë vullnet, dije dhe guxim për ta kryer punën e tillë”, ka deklaruar Gashi. /Kosova Sot/

Kërkohet afatizim i dialogut me Serbinë

0

Përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës vlerësojnë se dialogu Prishtinë – Beograd duhet të afatizohet, pasi, sipas tyre, ky proces nuk mund të zgjasë deri në pafundësi. Madje përfaqësuesit e kabinetit qeveritar këtë kërkesë e kanë prezantuar edhe para zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian.

Ndërsa opozita nuk është unike për çështjen e dialogut. Lëvizja “Vetëvendosje” konsideron se ky dialog duhet të ndërpritet dhe se me Serbinë, sipas tyre, mund të dialogohet vetëm pas njohjes nga shteti fqinj dhe vetëm për çështje të përbashkët, e jo për çështje të brendshme të Kosovës. Ndërsa, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës konsideron se dialogu duhet të ndryshojë format dhe se duhet të ketë agjendë të qartë. / Zëri/

Modeli ‘Pronto’ thelloi korrupsionin

0

Qeverisja e keqe po e shkatërron Republikën. Analistët kërkojnë një reformim të politikës dhe shtetit, duke ndëshkuar zyrtarët e korruptuar për t’i hapur rrugën një qeverisjeje të re, të aftë dhe transparente.

‘Transparency International’ prapë, edhe në raportin e vet të fundit, e ka vendosur Kosovën ndër vendet më të korruptuara dhe pa kulturë të ndëshkueshmërisë sa u përket dukurive negative, krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kjo organizatë thekson se sidomos është evident fenomeni i pandëshkueshmërisë ndaj zyrtarëve të përfshirë në aferat korruptive dhe me institucione jo shumë të qëndrueshme për luftimin e kësaj dukurie. Edhe ky raport e radhiti Kosovën në vendin e 103-të në shkallë botërore për nivelin e korrupsionit, duke e vendosur atë në një vijë me vendet më të korruptuara në botë, shkruan gazeta Kosova Sot.

Tani me të drejtë shtrohet pyetja se edhe çka duhet të ndodhë që ta kuptojnë këta qeveritarë se vazhdimi i qeverisjes së tyre po e shkatërron Kosovën, me të drejtë shtrohet pyetja pse politika nuk e pranon përgjegjësinë që e ka degraduar edhe drejtësinë duke e bërë një vend të korruptuar dhe aspak me perspektivë për qytetarët e saj.

Përfaqësues të partive politike në pozitë dhe opozitë, analistët politikë, pajtohen se raportet e organizatave ndërkombëtare që kohë pas kohe po publikojnë raporte të ngjashme të kësaj fushe, e kanë me të drejtë ngritjen e shqetësimit për nivelin e lartë të krimit dhe korrupsionit, i cili akoma është në shkallë shqetësuese për një shtet të vogël sikur Kosova, por se për këtë stagnim që ka mbetur si trashëgimi e keqe nga administrimi ndërkombëtar i Kosovës për një periudhë kohore 8-vjeçare, fajtor janë vendorët dhe ndërkombëtarët së bashku. Fillimisht ndërkombëtarët nuk janë treguar të suksesshëm në angazhimin e tyre për të pamundësuar shtrirjen dhe zhvillimin e rrjeteve kriminale. Këtë trashëgimi të keqe nuk kanë arritur ta eliminojnë as institucionet e Kosovës në këto vite të funksionimit si shtet i pavarur, por gjithmonë me një mbikëqyrje të lehtë ndërkombëtare. (Kosova Sot)

Telashe me nominimet për çmimin “Nobel”

0

Njerëzit që kanë propozuar veprimtarin Adem Demaçi dhe shkrimtarin Rexhep Qosja për çmimin Nobel, po ankohen se nuk po përkrahen nga institucionet, njofton Klan Kosova.

Ata po pretendojnë se i dinë arsyet e këtij bojkoti.

Për më shumë, ndiqeni kronikën e mëposhtme.

Murademi, fshati pa shkollë

0

Janë 63 nxënës që çdo ditë udhëtojnë nga tetë kilometra shkollë- shtëpi

“Atje jemi rritur, por nuk e kemi ditur gjithë faktin e lashtësisë. Tash kjo po na rikthen herët në civilizim. Mirëpo, është paradoksale që tani kemi mbetur pa një objekt shkollor”, shprehet Ademaj ,raporton Gazeta Kosova Sot

“Ne, në fshat, jemi 70 shtëpi, por i kemi 77 halle”, thotë Refki Ademaj, kryetar i fshatit Muradem. Ky fshat është i vetmi në këtë komunë pa objekt të shkollës. Po ashtu, banorët ankohen se kanë probleme të mëdha me mungesën e energjisë elektrike, dhe infrastrukturën tjetër. “Ne jemi fshat që jemi harruar disi. Pushteti lokal mundohet të na ndihmojë, por thonë energjia nuk është në kompetencë e tyre, kurse për shkollë kemi marrë premtime. Mbetet të na ndërtohet rruga për te Guva e Mrizit”, thotë Ademaj.

Por, Kujtim Gashi, kryesues i Kuvendit Komunal, pohon se Murademi nuk po harrohet dhe se tashmë është duke u shndërruar në një fshat të trashëgimisë. Atje tashmë janë bërë zbulimet e fundit pikturimet shkëmbore në Abri te Guva e Mrizit që është unike në gjithë Kosovën e ku ka shkrime parahistorike. Ndërsa Refki Ademaj tregon se gjeneza e emrit të fshatit ka ardhur nga dy vëllezër, Murat dhe Adem. Ai pastaj flet me admirim për Guvat e Mrizit. “Atje jemi rritur, por nuk e kemi ditur gjithë faktin e lashtësisë. Tash kjo po na rikthen herët në civilizim. Mirëpo, është paradoksale që tani kemi mbetur pa një objekt shkollor”, shprehet Ademaj. Fshati ka një bukuri të rrallë, kurse në fillim pranverës, në ditët e fundjavave, vizitohen nga ish-banorët. Edhe Ademaj mendon se mund të bëhet diçka për turizmin rural.

“Të gjitha shtëpitë e këtij fshati në të ardhmen mund të bëhen strehë apo bujtina për turistë. Janë bukuritë magjike të Murademit, i cili qëndron mbi ujërat e Bushtricës mbi burimet e Drinit të Bardhë, që burojnë nga bjeshkët. Këto Murademit si fshat turistik i japin një status të veçantë, por ne po përballemi fillimisht me mungesa elementare”, pohon ai për gazetën “Kosova Sot”.

Prindërit duhet t’i shoqërojnë fëmijët në shkollë Kryetari i fshatit Muradem, Refki Ademaj, shprehet se fshati ka jo më pak se 63 nxënës dhe të gjithë këta udhëtojnë deri në shkollën e fshatit Vlashnje. “Vetëm në një drejtim rruga i katër kilometra e kjo domosdo se e rëndon vajtjen e këtyre fëmijëve në shkollë, ngase fëmijët shtatëvjeçar të udhëtojnë nga tetë kilometra në ditë kjo është e rëndë, jemi ndoshta i vetmi fshat në Kosovë që me numër prej 63 nxënë- sish e të mos kemi shkollë”, thotë Ademaj.

Këtë ankesë e kishin edhe shumë banorë të këtij fshati, të cilët detyrohen t’i bartin fëmijët e tyre. Prindërit si Salajdini, Afrimi dhe Beqiri e disa prindër të tjerë kanë shpresë se së shpejti do të ndërtohet një shkollë në fshatin e tyre, në të kundërtën thonë se e kanë të vështirë të vazhdojnë shkollimin e fëmijëve të tyre.

Papunësia, një brengë tjetër Një brengë tjetër është mungesa e vendeve të punës. Refki Ademaj pohon se në gjithë fshatin është vetëm një person që punon në administratën shtetërore. Ndryshe, pjesa më e madhe e familjeve kanë dikë në kurbet. “Shkolla është dhembje e të gjithëve, andaj shumica e kurbetçinjve për këtë shkak po i marrin edhe fëmijët me vete”, thonë banorët.

Lidhur me këtë kërkesë të banorëve, komuna nuk ka ndonjë plan konkret. Drejtori i ri i arsimit në Prizren, Zehadin Shemsedini, shprehet se ai nuk e ka informatën për mungesën e shkollës në këtë fshat.

“Nëse është kështu gjithsesi se prioritet do t’i kushtojmë asaj shkolle. Asnjë nxënës nuk guxon të udhëtojë me kilometra në një drejtim. Prandaj, jam i sigurt se ky problem do të kryhet ndoshta jo më larg se në vitin 2017”, shprehet drejtori Shemsedini.

(Kosova Sot)

Mitrush Kuteli, shkrimtari i përjetshëm

0

Mitrush Kuteli (Dhimitër Pasko), lindi më 13 shtator 1907 dhe ishte i vetmi djalë mes dy motrave në familjen Kuteli.

Leximet e tij të para lidhen me emrin e Naimit, Çajupit, Spiro Dines, Gramenos, Lumo Skëndos, më vonë edhe të Fan Nolit. Shkollën fillore e kreu në Pogradec, më 1919.

Më 1921 Kuteli shkoi në Selanik, ku i ati kish mundur t’i siguronte një bursë për në Shkollën Tregtare Rumune. Kishte prirje për letërsi e dëshirë për mjekësi, por mundësitë iu krijuan në degën ekonomike.

Më 1926, Kuteli ishte një nga themeluesit dhe drejtuesit e Shoqërisë së nxënësve shqiptarë të Selanikut ku merrnin pjesë të rinj nga të gjitha shkollat e qytetit. Shoqëria u quajt “Kostandin Kristoforidhi”, siç propozoi Dhimitri.

Po atë vit, shteti shqiptar i refuzoi kërkesën për bursë që të vazhdonte studimet e larta në Paris, ndonëse shkollën e mesme e mbaroi shkëlqyeshëm, duke kaluar dy klasat e fundit në një vit. Kuteli shkoi në Bukuresht (1928) dhe filloi studimet në Akademinë e Shkencave të Larta Ekonomike.

Në vitet 1928-1933 drejtoi gazetën “Shqipëria e Re” në Kostancë, në faqet e së cilës hapi më 1929 rubrikën “Shënime Letrare”. U diplomua më 1931 dhe në shkurt 1934 mori doktoratën në shkencat bankare dhe monetare me vlerësimin më të lartë “Diplomam Magnam cum Laudæ”.

Gjatë qëndrimit në Rumani punoi dhe në ministrinë e Financave si nëpunës i lartë dhe drejtoi edhe bankën e Çërnëucit.

Pas themelimit të bankës, emërohet anëtar i këshillit të parë dhe drejtor i drejtorisë qendrore. Gjatë kësaj periudhe ai ideoi e zbatoi disa nga operacionet më të rëndësishme financiare të pasluftës, si vulosja e monedhës, emetimi i çeqeve monedhë për plotësimin e nevojave të para financiare etj. Pasko dha dorëheqjen në gusht të vitit 1946, pasi nuk pranoi kursin e këmbimit të caktuar nga shteti shqiptar mes lekut dhe dinarit jugosllav.

Më 16 maj 1947 atë e arrestuan dhe e dënuan si “Armik i Popullit” me 5 vite heqje lirie tre muaj pasi kishte shkruar faqen e fundit të novelës “Tatë Tanushi”. Pasko u lirua nga burgu në maj 1949 me falje, pas prishjes së marrëdhënieve të Shqipërisë me Jugosllavinë. Pas kësaj, Pasko nuk punoi më në ekonomi dhe shkroi vepra origjinale vetëm në kohën që i mbetej nga përkthimi, veprimtari të cilën e kishte zgjedhur si një mënyrë për të siguruar jetesën me ndershmëri, në kushtet e një diktature që diktonte gjithçka. Kuteli mbylli sytë më 4 maj 1967.

Ka një krijimtari të pasur letrare dhe publicistikë si dhe disa përkthime nga letërsia ruse

Millaku publikon fotografi të ndërtimeve të egra, që gjenden para syve të Mujës

0

Kuvendarja e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Drita Millaku akuzon kryetarin e Komunës Ramadan Mujën se nuk po i ndal ndërtimet e egra. Ajo akuzën në drejtim të Mujës e ka ilustruar me fotografi, ku shihen mbi ndërtimet në lagjen “Ortokoll”.

“Ndërtimet e egra po vazhdojnë në lagjen “Ortakoll” të Prizrenit. Ato janë bërë edhe me të dukshme dhe përpara syve të tij(Ramadan Muja), ku banesave të lagjes po u shtohet edhe nga një nënkulm”, shkruan Millaku në Facebook.

Sipas saj, drejtori i ri i Urbanizmit, është emruar që të jetë i përkushtuar në degradimin e qytetit.

“Para disa ditësh Muja përmes mediave kur e bëri ndërrimin e drejtorëve tha se “drejtorët e ri do të jenë më të përkushtuar”, por si duket ata do të jenë të përkushtuar për degradimin e qytetit”.

“Le të na arsyetohet se kush u dha leje të bëhet mbindërtim në qendër të “Ortakollit”.

“Këtë po e demonstroj me foto të cilat e dëshmojnë se çfarë pamje e keqe po i bëhet lagjes”.

Kujt duhet t’i drejtohen qytetarët?

”Vetë z.Muja e kemi nga kjo lagje,prandaj nuk ka si të arsyetohet se nuk është në dijeni, sepse para syve i ka këto ndërtesa”.

“Fatkeqësi tjetër është se edhe miku i tij, po e mbindërton shtëpinë e tij, mu në këtë lagje afër tregut të gjelbër”.

“Nuk dua të spekuloj se a ka leje a jo për mbindërtim, sepse mjafton të dihet se është miku i kryetarit edhe leja nuk mungon”.

“Miku i Mujës nuk e ka vështirë me u pajisë me leje, sepse kushtet janë shumë të lehta në krahasim me qytetaret e thjesht”. /PrizrenPress.com/

Grabovci: Nesër shkoj vet në Prokurori

0

Policia e Kosovës nesër nuk do të detyrohet ta sjellë para Prokurorisë Speciale ish shefin e grupit parlamentar të PDK’së Adem Grabovci. Ky i fundit i ka thënë Gazetës Express se do të shkoi vet në ora 10:00 në Prokurori për tu intervistuar rreth veprave të dyshimta penale të evidentuara nga skandali i përgjimeve ‘Dosja e Shefave’.

“Pa dyshim, pa dyshim. Unë jam i gatshëm çdo ditë, në çdo kohë, me ju përgjigj ftesës dhe me jap kontributin tim për tu zbardhur e vërteta”, tha Grabovci të martën.

“Absolutisht, unë i respektoj institucione e mia dhe të shtetit tim. Angazhohem me kontribu me pas institucione të shënosha”, shtoi për Gazetën Express, deputeti i PDK’së.

Grabovci tutje potencoi se për ftesën ai është informuar përmes mediave, para se Prokuroria të ia dërgoi atij ftesën për intervistim.

Intervistimi i tij parashihet të ndodhë në ora 10:00.

Hetimet ndaj Grabovcit kanë nisur pasi portali online ‘Insajderi’ publikoi disa përgjime të Grabovcit, duke treguar se si ky zyrtar i PDK’së kishte punësuar njerëz të vetë në Policinë e Kosovës, zgjedh prokurorë e gjyqtarë. Mes tyre, Sali Mekajn e bën kryetar të Gjykatës së Apelit, Sylë Hoxhën e bën kryeprokuror të Prizrenit. Kërkesa të shumta për ta takuar Grabovcin bën Haxhi Dërguti, atë kohë prokuror në Prokurorinë e Qarkut të Prishtinës. Aktualisht, Dërguti është kryeprokuror i Prokurorisë

Avokati i Adem Grabovcit, Florent Latifaj i kishte thënë Gazetës Express se do të bëjnë kërkesë për t’u shtyrë intervistimi pasi atë ditë është i zënë me lëndë të tjera. Por, të martën u bë e ditur se Prokuroria ka refuzuar shtyrjen e intervistimit, duke njoftuar se në rast se personi që po hetohet nuk paraqitet në Prokuroi, ata do të detyrojnë Policinë që ta sjellin me forcë.

Vehapi: Do të punojmë në rritjen e performancës

0

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka pritur të martën në takim lamtumirës Mathiasin, komandant i LMT-KFOR-it austriak në Rahovec.Gjatë takimit ata kanë folur për vazhdimin e bashkëpunimin dhe transparencën e Komunës së Rahovecit.

Për bashkëpunimin e mirë që ka pasur Komuna dhe KFOR-i, kryetari Vehapi ka falënderuar komandantin Mathias dhe e siguroj atë se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe me tutje me komandantin e ri i cili do të vijë. Ndërsa komandanti Mathias, ka falënderuar kryetarin Vehapi për pritjen dhe për gatishmërinë e tij për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të Komunës dhe KFOR-it. Ai ka kërkuar që të informohet edhe për vlerësimin e Komunës së Rahovecit si Komuna me transparente në regjion të Prizrenit.

Për vlerësimin e Komunës së Rahovecit si komuna më transparente në regjion të Prizrenit, kryetari Vehapi është shprehur se publikimi i vendimeve, raporteve financiar në ueb-faqen e komunës, ka ardhur deri të ky vlerësim. Ai është zotuar se edhe me tutje do të vazhdohet të punohet në rritjen e performancës së Komunës së Rahovecit.

Në fund të takimit, kryetari Vehapi dhe komandanti Mthias, ia dhuruan nga një dhuratë njeri-tjetrit në shenjë respekti për bashkëpunim.
Po ashtu kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka pritur në takim edhe Këshillin Organizativ të “HardhFest 2016”, të cilëve ju ka premtuar përkrahje edhe për eveniment.

Ushtarët amerikanë vizituan Prizrenin

0

Një grup prej 61 ushtarëve amerikanë nga Shteti i Aiova-s, i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të prirë nga gjeneral brigade Villiam Dehaes dhe gjeneral brigade Steven Alltman, të shoqëruar nga oficerë të FSK-së, me në krye gjeneral brigade Enver Cikaqi, vizituan Prizrenin.

Gjatë qëndrimit në Prizren, ata i priti në takim Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, z. Kujtim Gashi, i cili ia prezantoj vlerat e qytetit tonë, mënyrën e funksionimit të institucioneve lokale, dhe përbërjen shumë etnike brenda institucioneve tona, si dhe projektet e realizuara me ndihmën dhe mbështetjen e ShBA-ve, përmes USAID-it, dhe Ambasadës amerikane.
Ata, po ashtu vizituan monumentet si: xhamitë, kishat, monumentet, dhe objektet tjera me vlera të trashëgimisë kulturore dhe historike.

Mysafirët nga shteti mik, ishin shumë të entuziazmuar me kulturën, objektet e ndryshme, vlerat historike, jetesën e qytetarëve të të gjitha religjioneve, dhe mundësinë që i ka dhënë shteti ynë të gjitha komuniteteve, në institucionet e zgjedhura lokale, si në kuvendin e komunës, po ashtu edhe në pjesën e ekzekutivit komunal.

Ushtarët dhe oficerët amerikanë, ishin shumë të interesuar për identifikimin e mundësive për bashkëpunim me institucionet vendore, veçanërisht për ndihmën dhe mbështetjen për FSK-në. Vlen të theksohet se, shteti i Aiova-s, dhe Republika e Kosovës, kanë marrëveshje partneriteti./PrizrenPress.com/