17.1 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Ushtarët amerikanë vizituan Prizrenin

Një grup prej 61 ushtarëve amerikanë nga Shteti i Aiova-s, i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të prirë nga gjeneral brigade Villiam Dehaes dhe gjeneral brigade Steven Alltman, të shoqëruar nga oficerë të FSK-së, me në krye gjeneral brigade Enver Cikaqi, vizituan Prizrenin.

Gjatë qëndrimit në Prizren, ata i priti në takim Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, z. Kujtim Gashi, i cili ia prezantoj vlerat e qytetit tonë, mënyrën e funksionimit të institucioneve lokale, dhe përbërjen shumë etnike brenda institucioneve tona, si dhe projektet e realizuara me ndihmën dhe mbështetjen e ShBA-ve, përmes USAID-it, dhe Ambasadës amerikane.
Ata, po ashtu vizituan monumentet si: xhamitë, kishat, monumentet, dhe objektet tjera me vlera të trashëgimisë kulturore dhe historike.

Mysafirët nga shteti mik, ishin shumë të entuziazmuar me kulturën, objektet e ndryshme, vlerat historike, jetesën e qytetarëve të të gjitha religjioneve, dhe mundësinë që i ka dhënë shteti ynë të gjitha komuniteteve, në institucionet e zgjedhura lokale, si në kuvendin e komunës, po ashtu edhe në pjesën e ekzekutivit komunal.

Ushtarët dhe oficerët amerikanë, ishin shumë të interesuar për identifikimin e mundësive për bashkëpunim me institucionet vendore, veçanërisht për ndihmën dhe mbështetjen për FSK-në. Vlen të theksohet se, shteti i Aiova-s, dhe Republika e Kosovës, kanë marrëveshje partneriteti./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vdekje e dyshimtë në Suharekë, viktima një burrë 52-vjeçar

Një person është sjellur pa shenja jete sot rreth orës 08:20 në Emergjencën e QKMF në Suharekë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes,...

Haradinaj kujton Masakrën e Bukoshit: Familje të tëra dhanë gjakun e tyre për lirinë e Kosovës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar 3 majin e vitit 1999, kur forcat serbe ndalën kolonën e civilëve nga fshatrat Vraniq, Bukosh, Savrovë...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit