Millaku publikon fotografi të ndërtimeve të egra, që gjenden para syve të Mujës

Kuvendarja e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Drita Millaku akuzon kryetarin e Komunës Ramadan Mujën se nuk po i ndal ndërtimet e egra. Ajo akuzën në drejtim të Mujës e ka ilustruar me fotografi, ku shihen mbi ndërtimet në lagjen “Ortokoll”.

“Ndërtimet e egra po vazhdojnë në lagjen “Ortakoll” të Prizrenit. Ato janë bërë edhe me të dukshme dhe përpara syve të tij(Ramadan Muja), ku banesave të lagjes po u shtohet edhe nga një nënkulm”, shkruan Millaku në Facebook.

Sipas saj, drejtori i ri i Urbanizmit, është emruar që të jetë i përkushtuar në degradimin e qytetit.

“Para disa ditësh Muja përmes mediave kur e bëri ndërrimin e drejtorëve tha se “drejtorët e ri do të jenë më të përkushtuar”, por si duket ata do të jenë të përkushtuar për degradimin e qytetit”.

“Le të na arsyetohet se kush u dha leje të bëhet mbindërtim në qendër të “Ortakollit”.

“Këtë po e demonstroj me foto të cilat e dëshmojnë se çfarë pamje e keqe po i bëhet lagjes”.

Kujt duhet t’i drejtohen qytetarët?

”Vetë z.Muja e kemi nga kjo lagje,prandaj nuk ka si të arsyetohet se nuk është në dijeni, sepse para syve i ka këto ndërtesa”.

“Fatkeqësi tjetër është se edhe miku i tij, po e mbindërton shtëpinë e tij, mu në këtë lagje afër tregut të gjelbër”.

“Nuk dua të spekuloj se a ka leje a jo për mbindërtim, sepse mjafton të dihet se është miku i kryetarit edhe leja nuk mungon”.

“Miku i Mujës nuk e ka vështirë me u pajisë me leje, sepse kushtet janë shumë të lehta në krahasim me qytetaret e thjesht”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Totaj priti avokatët e popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, Shqipërisë, Endrit Shabani,...

Përmbyllet manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Me një ceremoni solemne të mbajtur në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, është përmbyllur edicioni i sivjetmë i manifestimit tradicional “Java Remzi...

Lajmet e Fundit