Home Blog Page 5802

Vetëvendosje! në Malishevë mobilizohet për zgjedhjet lokale

0

Lëvizjes Vetëvendosje! Qendra në Malishevë ka mbajtur dje takim me kandidatin për kryetar të Komunës së Malishevës dhe kandidatët për Kuvend Komunal, në përgatitje dhe mobilizim për zgjedhjet e 22 tetorit.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe lideri Albin Kurti.

“Takim i përbashkët me kandidatin për kryetar të Komunës së Malishevës dhe kandidatët tanë për Kuvend Komunal, në përgatitje dhe mobilizim për 22 tetorin, ditën kur mbaron qeverisja e prapambetur dhe fillon epoka e re për Malishevën dhe qytetarët e saj.

Të afërt me qytetarët, pranë tyre dhe bashkë me ta, do të sjellim ndryshimin e munguar por të shumëpritur”, thuhet në komunikatën e LVV-së në Malishevë. /PrizrenPress.com/

Në Prizren qytetari gjen dy pushkë në murin e oborrit

0

Një qytetar në Prizren duke pastruar disa mbeturina ka gjetur dy pushkë automatike AK-47, në murin oborrit të një shtëpie, pronë e serbëve.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se duke pastruar disa mbeturina, në murin e oborrit të shtëpisë pronë e dy të dyshuarve meshkuj K/Serb, ka gjetur dy pushkë automatike AK-47 të dëmtuara dhe jashtë funksionit”, thuhet në raportin e Policisë, përcjell PrizrenPress.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe konfiskuar armët e cekura.

Sipas Policisë rasti është duke u hetuar./PrizrenPress.com/

Malishevë: Dy burra e rrahin një tjetër, e bëjnë për spital

0

Në fshatin Kievë të Malishevës, janë arrestuar dy burra pasi që të njëjtit pas një fjalosje, kanë sulmuar fizikisht një tjetër, shkruan PrizrenPress.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

“Të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, njofton Policia. /PrizrenPress.com/

20 shprehje frymëzuese të Nënë Terezës

0

Dje ishte datëvdekja e shenjtores shqiptare dhe shugurimi i një katedraleje me emrin e saj. Pardje ishte njëvjetori i shenjtërimit të saj nga Papa Françesku në një ceremoni madhështore në sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan.

Sot, Konica.al po paraqet 20 shprehje frymëzuese të shkruara nga ajo, Nëna shqiptare e të varfërve, shën Tereza:

Të duash do të thotë të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe.

Mos i prisni kryetarët. Bëjini gjërat vetë, njëri për tjetrin.

Fjalët e mira mund të jenë të shkurtra dhe të lehta për t’u thënë, por jehona e tyre është vërtetë pa fund.

Vuajtja është dhuratë e madhe e Zotit.

Duhet të flasim më pak. Një vend për t’u lutur nuk është vend për thashetheme.

Unë nuk lutem për sukses. Kërkoj plotësinë e fesë.

Nëse i gjykoni njerëzit, nuk keni kohë t’i doni ata.

Folu butësisht njerëzve! Tregoje mirësinë në fytyrë, në sy, në buzëqeshjen tënde, në ngrohtësinë e buzëqeshjes tënde, gjithnjë të kesh buzëqeshje gazmore! Jep jo vetëm kujdesin, por edhe zemrën!

Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe.

Nuk ka rëndësi sa shumë jemi të angazhuar të bëjmë, por sa shumë dashuri vendosim në të.

Po prisja të isha e lirë, por Zoti ka planet e Tij.

Çfarë mund të bësh për të promovuar paqen në botë? Shko në shtëpi dhe duaje familjen.

Ne nuk kemi nevojë për armë dhe bomba që të sjellim paqe në botë. Kemi nevojë për dashuri dhe dhembshuri.

Disa njerëz vijnë në jetë si bekim. Disa të tjerë vijnë si mësim.

Nëse jeni të dekurajuar, kjo është një shenjë e krenarisë, sepse kjo tregon se keni besim në fuqitë tuaja.

Gjithmonë kur takohemi me njëri-tjetrin le të buzëqeshim, buzëqeshja është fillimi i çdo dashurie.

Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.

Në qoftë se ne të vërtetë duam të na duan, duhet të mësojmë se si të falim.

Dashuria fillon duke u kujdesur për më të afërmit.

Varfëria më e tmerrshme është vetmia dhe ndjenja e të qenit pa dashuri

Lideri i Metallica rrëzohet në skenë gjatë koncertit (Video)

0

Lideri i grupit të Metallica, James Hetfield, ka dëshmuar dhe njëherë se ai dhe bandi i tij janë me të vërtetë të metaltë!

Kjo pasi derisa po performonte para publikut në Hollandë, legjendës 54 vjeçare i ndodhi një e papritur.

Hetfield nuk e vuri re që skena po hapej dhe u rrëzua me fytyrë.

Fatmirësisht, kitaristi doli nga pjesa e skenës së hapur pa ndonjë lëndim gjë që mundësoi atij vazhdimin e koncertit në të cilin po bënte paraqitje spektakolare.

Kjo nuk është hera e parë që ylli i ”Nothing Else Matters” perjeton të papritura në skenë, pasi dhe në 1992 në turneun e grupint Guns n’Roses, Hetfield u dogj sepse pati distancë të afërt me fishekzjarret, transmeton Klan Kosova.

Ndahet nga jeta historiani Muhamet Tërnava

0

Kosova humbi njërin nga historianët me të mirë Prof.dr.Muhamet Tërnava, i cili me punën dhe njohuritë e thella prej shkencëtari arriti t’i thyej tezat e akademikëve serbë rreth popullsisë së Kosovës gjatë periudhës mesjetare.

Vepra shkencore e Profesor Tërnaves “Popullsia e Kosovës gjatë shekujve XIV-XVI” mbetet bazament i fortë i argumentimit të vazhdimësisë së popullimit të territorit të Kosovës me popullsi shqiptare gjatë gjithë periudhës mesjetare. Për shkak të argumenteve dhe mbrojtjes së tezava në ketë vepër, regjimi serb e burgosi dhe e maltretoi në format me mizore në Burgun e Shkupit.

Profesor Tërnava i takon gjeneratës së artë të historianëve të Kosovës, të cilët punuan dhe vepruan në kushte të jashtëzakonshme.

Ligjëroi historinë në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës me dekada, derisa nuk u burgos dhe u dënua për shkak të angazhimit në veprimtaritë patriotike. Për pasojë regjimi e largoi nga puna. Ndërkohë pati edhe probleme shëndetësore.

Varrimi i të ndjerit do të behet sot në orën 16:20 në Lismir të Fushë Kosovës.

ShBA-ja duhet të përfshihet në finalizimin e dialogut Kosovë-Serbi

0

Kërkesa e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është komentuar në mënyra të ndryshme nga analistët politikë.

Njohësi i çështjeve politike, Driton Lajçi, ka thënë për “Epokën e re” se është e nevojshme përfshirja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në fazën finale të dialogut të Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë të përfshira në një mënyrë në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sepse normalizimi i relacioneve ndërmjet këtyre dy vendeve nëpërmjet dialogut është një prej kritereve që janë vendosur edhe për Serbinë edhe për Kosovën. Pra, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka nxjerrë një rezolutë për fillimin e dialogut Kosovë – Serbi, e cila është mbështetur nga ShBA-ja. Por, tash paraqitet si nevojë që ShBA-ja të përfshihet në fazën finale të dialogut. ShBA-ja duhet të jetë në këtë dialog për faktin se finalja apo krejt brumi i këtij procesi duhet të jetë një material për një rezolutë në Këshillin e Sigurimit, e sponsorizuar nga ShBA-ja, në mënyrë që Kosova të jetë anëtare e OKB-së. Kështu e shoh rolin e ShBA-së dhe përfshirjen e tyre në fazën finale të dialogut”, ka thënë Lajçi.

Kurse njohësi tjetër i çështjeve politike Behxhet Shala ka deklaruar për “Epokën e re” se kërkesa për përfshirje të ShBA-së në dialog ka për qëllim mbulimin e dështimit të këtij procesi. Por, sipas tij, ky proces nuk mund të arnohet as me ShBA-në, as me ekip të unitetit.

Parlamenti dhe Qeveria, deri të premten

0

Përfaqësues të koalicionit PAN kanë bërë të ditur se deri në fund të kësaj jave do të konstituohet Parlamenti dhe do të votohet edhe qeveria ”Haradinaj”.

Me shumë gjasë seanca e Kuvendit do të ftohet për nesër. Në anën tjetër, lëvizja ”Vetëvendosje” dhe LDK-ja thonë se Qeveria e re do të dirigjohet nga Beogradi, shkruan sot Zëri.

Koalicioni PAN, të cilit së fundmi i është bashkuar edhe AKR-ja, po vazhdon të zotohet se këtë javë do ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit dhe do ta votojë Qeverinë.

Madje, si datën më të afërt për vazhdimin e seancës PAN-i po e përmend datën 7 shtator (ditën e nesërme), ndërsa një ditë më pas, sipas tyre, do të votohet ekzekutivi i ri. Por pavarësisht se kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci, ka bërë të ditur se është në pritje të përgjigjes së PAN-it për seancë, këta të fundit ende nuk kanë treguar se kur janë të gatshëm për vazhdimin e saj.

Ndërkohë as Lista Serbe deri më tash nuk ka dalë publikisht në përkrahje të bërjes së Qeverisë nga PAN-i. Nga ana tjetër, LVV-ja dhe LDK-ja kanë konsideruar se Qeveria e ardhshme nuk do të jetë assesi jetëgjatë.

Hapet konkursi për pranim në konvikte, këtu mund të aplikoni

0

Qendra Studentore ka hapur konkursin për pranimin e studentëve në konvikte.

Nga sot, studentet mund të aplikojnë për tu regjistruar në konvikte, shkruan Indeksonline.

Aplikimi bëhët permes sistemit ONLINE i cili duhet të bëhët permes web faqes zyrtare të QS www.qs.rks-gov.net dhe profilit zyrtar në facebook Qendra e Studenteve – Prishtinë.

Këtu gjeni linkun per aplikim i cili tashmë është hapur.
Linku: http://185.67.178.51:8088.

Policia e Kosovës mbushi 18 vjet

0

Policia e Kosovës sot shënon 18 vjetorin e themelimit. Më 6 shtator të vitit 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë, në pajtim me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244, ka hapur Shkollën e Policisë dhe ka filluar trajnimin e kandidatëve për pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Gjenerata e parë e kandidatëve për pjesëtarë të këtij Shërbimi filloi trajnimin në këtë qendër më 6 Shtator 1999. Kjo gjeneratë numëroi 176 pjesëtarë, të cilët me sukses përfunduan trajnimin dhe pastaj filluan ushtrimin e veprimtarisë policore në tërë territorin e Kosovës si policët e parë të këtij Shërbimi.