17.2 C
Prizren
E mërkurë, 25 Qershor, 2025
Home Blog Page 5804

Vrasja në Malishevë: Viktima kishte 30.000 euro me vete, familjarët dyshojnë për plaçkitje

0

Xhavit Kelmendi, vëllai i Enver Kelmendit, personit nga Malisheva që u gjet i vdekur pasi fillimisht ishte shpallur i zhdukur, beson se vëllanë e tij, Enverin, e ka mbytur dikush për t’ia marrë paratë që i kishte me vete.

Xhavit Kelmendi ka treguar se, tashmë i ndjeri, Enveri ishte një person që merrej me këmbimin e parave dhe se në momentin kur është zhdukur kishte rreth 30.000 euro vlerë të parave me vete, para këto jo vetëm monedha euro, por edhe franga dhe të tjera.

Megjithatë, Xhaviti thotë se vëllai i tij nuk kishte probleme me askënd ndaj edhe nuk ka se në kë të dyshojë.

Xhaviti ka treguar për Ora e Fundit në Klan Kosova se njeriu i fundit që kishte pasur kontakt me të ka qenë një koleg i tij, i cili e kishte thirrur në telefon rreth orës 11:00 të dielën. Ai ka thënë se kishte dëgjuar një zhurmë që vinte nga telefoni i Enverit.

Pas kësaj, tashmë i ndjeri, nuk është përgjigjur në telefon edhe pse qasje ka pasur deri rreth orës 16:00.

Ndërsa policia në Malishevë kanë treguar për Orën e Fundit se ende nuk kanë të dyshuar, porse ajo që dihet është se në viktimën është përdorur forcë nga një mjet i fortë.

“Viktima është gjetur në makinë pa shenja jete. Trupi është dërguar për obduksion në Prishtinë. Dyshohet për vdekje të dhunshme, është përdorur forcë me mjet të fortë dhe rasti cilësohet si vrasje e dyshimtë”, ka thënë Halil Morina, komandat i Policisë në Malishevë.

Morina nuk ka mundur të tregojë nëse janë gjetur para në veturën e viktimës, apo jo, sepse “tashmë vetuar gjendet në stacionin e policisë në Gjakovë”.

Komandanti i policisë së Malishevës, që thotë se e ka njohur viktimën, ka deklaruar se ia ishte një njeri i respektuar në Malishevë dhe se nuk ka pasur precedent penal në polici. /KlanKosova/

Mourinho për Pogban: Në mëngjes i telefononte një tjetër trajner, pasdite unë

0

Paul Pogba ka qenë më i përfoluri gjatë transferimeve të verës. Francezi kërkohej me ngul edhe nga Real Madridi. Këtë e ka vërtetuar edhe trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho.

Ai ka thënë e ka pasur shumë të vështirë për ta bindur Pogban që të transferohet në ‘Old Trafford’, pasi një tjetër trajner nga një klub i madh Evropian tentoi të nënshkruajë me të, që besohet të ketë qenë Zinedine Zidane.

“Ohh! Ka qenë shumë e vështirë”, tha Mourinho për Goal.

“Kam pasur shumë biseda me të në telefon, dhe kam shkëmbyer shumë mesazhe”, tha ai.

“Mendoj se në mëngjes i telefononte një tjetër trajner nga një klub i madh, derisa pasdite unë”, shtoi portugezi.

“Është dashur të mundohem shumë për ta bindur që të transferohet te ne e jo te klubi tjetër”, përfundoi Mourinho.

Vazhdojnë bisedimet në Bruksel

0

Ministria për Dialog, ka bërë të ditur se sot dhe nesër në Bruksel do të vazhdojnë takimet e nivelit teknik në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Në një njoftim për media, bëhet e ditur se në agjendë të këtyre takimeve do të jenë çështja e lëvizjes së lirë dhe ajo për kodin shtetëror telefonik të Republikës së Kosovës.

Ministrja Edita Tahiri, njëherit udhëheqësja e dialogut teknik, deklaron se marrëveshja për reciprocitetin në tabelat e veturave në mes të dy shteteve është arritur javën e kaluar, ndërsa në takimin e sotëm, takimi i grupit punues për lëvizjen e lirë do të fokusohet në heqjen e tabelave të mbetura ilegale që qarkullojnë aty-këtu në komunat veriore të Kosovës.

“Ndërsa në takimin për çështjen e kodit shtetëror telefonik do të diskutohet për heqjen e bllokadës që Serbia po ia bënë zbatimit të marrëveshjes për telekomin përkatësisht kodit shtetëror telefonik për Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim të kësaj Ministrie.

Prokuroria ekspertizat i çon jashtë Kosovës

0

Një numër i madh i rasteve penale të cilat janë në shqyrtim të Prokurorisë së Shtetit presin kryerjen e ekspertizave ligjore, shumicën prej të cilave Prokuroria detyrohet që t’i dërgojë jashtë vendit për ekzaminim për shkak të mungesës të ekspertëve vendorë në fusha të caktuara, sidomos në çështjeje të forenzikës dhe në ato të mjekësisë.

Përveç mungesës së resurseve profesionale për zbardhjen e rasteve nga ana e Prokurorisë, ekzaminimi i ekspertizave ndërkombëtare përbën edhe një kosto të lartë financiare për organin e akuzës.

Sipas Prokurorisë, dërgimi i ekspertiza jashtë vendit bëhet për arsye se një numër i rasteve nuk mund të realizohen në Kosovë. Sipas Hekrem Luftiut, nga Këshilli Prokurorial, shumica e ekspertizave e të cilat dërgohen jashtë vendit kanë të bëjnë me natyra të ndryshme të cilat janë jashtë profesionit të prokurorëve.

“Në raste të caktuara kur kemi të bëjmë me ekspertiza që nuk mund të realizohen në Kosovë, atëherë me qëllim që Prokuroria të ketë informacione sa më të plota lidhur me rastin konkret i dërgon jashtë Kosovës për ekspertizë”, ka thënë Luftiu.

Sipas tij, ekspertiza kërkohet për çështje që nuk janë të natyrës ligjore por të çështjeve forenzike, mjekësisë dhe shkencave tjera për të cilat kualifikimi kërkohet jashtë natyrës profesionale të prokurorëve.

“Nuk ekziston kategori specifike për ekspertizë ndërkombëtare. Qëllimi i Prokurorit të Shtetit është zbardhja e rastit dhe marrja e dënimit meritor”, ka thënë Hekrem Luftiu nga Këshilli Prokurorial i Kosovës. (Zëri)

17 vjet pas lufte, asnjë padi e Kosovës kundër Serbisë

0

Autoritetet shtetërore kritikohen për neglizhencë dhe paaftësi. Ndonëse ka pasur fakte të shumta, drejtësia kosovare nuk arriti ta adresojë këtë çështje asnjëherë. Edhe ndonjë padi individuale, si në rastin e “Kosova Sot”, nuk u trajtua kurrë nga gjykatat e Kosovës.

Asnjëra nga qeveritë e pasluftës në Kosovë, përfshirë edhe Qeverinë aktuale, duke mos anashkaluar edhe UNMIK-un dhe EULEX-in, së bashku me drejtësinë kosovare, asnjëherë deri më tani nuk treguan vullnetin apo mbase edhe nuk kanë guxuar nga dikush jashtë që ta bëjnë një akuzë dhe një padi për krime dhe dëme lufte kundër Serbisë. Përmes kësaj padie synohet kompensimi i dëmeve nga Serbia në ekonominë dhe pronat e qytetarëve të Kosovës, që kapin shumën miliarda euro që janë të shkaktuara qëllimshëm nga aparati shtetërorë serb dhe kriminelët e saj në Kosovë, shkruan gazeta Kosova Sot.

Kësisoj, pra, edhe 17 vjet pas luftës pushtetarët tanë kanë dështuar plotësisht në adresimin dhe gjykimin e krimeve dhe dëmeve të luftës, që i kishte bërë Serbia gjenocidale në Kosovë. Ndonëse për këtë i patën të gjitha mundësitë dhe faktet që të ushtrojnë padi penale e civile, e madje me mundësitë edhe për akuzën për gjenocid të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës, kjo deri sot nuk ka ndodhur. Kështu të paktën vlerësojnë analistët dhe njohësit e kësaj fushe, të cilët edhe kanë apeluar që nga kryetari i shtetit, kryeministri dhe kryekuvendari, duke kërkuar nga ata që ta urdhërojnë Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi, ta caktojë një ekip të veçantë të prokurorëve për ta marrë seriozisht këtë çështje.

Anëtarësimi në Konventë, parakusht për ngritjen e padisë për gjenocid

Analistët njëherësh thonë se ngritja e një padie të tillë ndaj Serbisë, përveçse ndihmesë për drejtësinë, do të ishte edhe një satisfaksion moral për familjarët e viktimave, invalidëve të luftës dhe për familjaret e 1700 të pagjeturve nga lufta e fundit.

Zyrtarë të Prokurorisë dhe Qeverisë së Kosovës për disa ditë me radhë nuk kanë dhënë përgjigje lidhur me çështjen që po trajtohet. Ndërkaq, këshilltari i Edita Tahirit, kryenegociatore e Kosovës me Serbinë, Gazmir Raci ka thënë se për këtë çështje gazeta duhet t’i drejtohet Ministrisë së Drejtësisë.

Ndërsa në përgjigjen e zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë, nëpërmes Zyrës për Informim, thuhet se Ministria e Drejtësisë është e gatshme dhe ka vullnetin të përgatisë padinë për gjenocid ndaj Serbisë pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, një gjë e tillë mund të bëhet nëse ka vullnet dhe përkushtim politik nga aktorët e tjerë institucionalë.

“Parakusht për një gjë të tillë është aderimi i Republikës së Kosovës në Konventën për parandalimin dhe ndëshkimin e krimit dhe gjenocidit të bërë në vitin 1948. Ndërkaq, kompetente për një veprim të tillë është Ministria e Punëve të Jashtme”, thekson MD-ja.

Në vazhdim të përgjigjes së MD-së, thuhej se Ministria e Drejtësisë është e gatshme dhe në dispozicion të plotë për të ndihmuar në procesin e aderimit të Republikës së Kosovës në Konventën për parandalimin dhe ndëshkimin e krimit dhe gjenocidit të vitit 1948.

“Për një veprim të tillë, ka fakte të mjaftueshme dhe mund të bëhet me funksionalizimin e mëtejmë të Institutit për Krime të Luftës, i cili vepron në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, gjë e cila është një prej prioriteteve kryesore të Ministrisë. Njëherësh, me një bashkëpunimin dhe koordinim më të mirë në mes institucioneve të Republikës së Kosovës që kanë të bëjnë me sektorin e sundimit të ligjit, mbledhja e fakteve do të intensifikohej, me ç’rast krijohet një bazë e fuqishme faktike për të ngritur padi kundër Serbisë pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, vijon më tej përgjigjja e MD-së.  (Kosova Sot)

Gjermanët: Liberalizimi, kur t’i plotësoni kriteret

0

Ambasada e Gjermanisë ka ripërsëritur se vetëm atëherë kur të plotësohen kriteret e vëna nga Bashkimi Evropian, mund të liberalizohen vizat.  Sipas tyre Komisioni Evropian ka propozuar liberalizimin e vizave për Kosovën, deri në miratimin e këtij propozimi nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli, Kosova do të duhet të ratifikojë Marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi dhe të fuqizojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Ambasada e Gjermanisë dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë pos demarkacionit kërkojnë edhe luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionin si kushte për liberalizimin e vizave.

Për Ambasadën gjermane në Prishtinë, çështja e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi është qartësuar përfundimisht përmes komisionit ndërkombëtar të krijuar nga ish-presidentja e vendit, i cili duhet të plotësohet si kriter, për të mundësuar liberalizimin e vizave. Në anën tjetër, zyra e Bashkimin Evropian, bën me dije se zgjidhja e çështjeve të kufirit për secilin vend, duhet të bëhet në fazë sa më të hershme të procesit integrues. /Zëri/

Masazhierja më çmendi gjatë seksit/ +16

0

Një burrë ka rrëfyer historinë për ‘The Sun’, i cili thotë se është dashuruar në një masazhere. Ai thotë se ka qenë i martuar tre herë, por asnjëra si ka shkuar mirë, pasi ai i ka tradhtuar të gjitha gratë.

Kjo është letra e tij:

Jam dashuruar në një grua që punon si masazhere në një sallon. Unë vetëm doja seks me pagesë dhe pa lidhje, por gjeta shumë më shumë. Tani jam i obsesionuar me këtë grua dhe nuk mund ta lë të shkojë.

Unë jam 49 vjeçar, një njeri i suksesshëm në biznes, por jo edhe në dashuri. Kam qenë i martuar tre herë dhe i kam tradhtuar secilën prej grave të mia. Unë numëroj shumë afera dhe kjo ka shkaktuar shumë problem.

Bëj dashuri me gruan e tretë, të martuar prej 10 vitesh. Ajo është 36 vjeç dhe nuk dua që martesa ime të mbarojë. Për këtë vendosa që të luaj sigurtë këtë herë.

Unë shkova në një sallon masazhi, kështu që unë mund të garantoja marrëdhënie seksuale pa lidhje, pa rreziqe dhe kam shpresuar, pa keqardhje.

Me dy vajzat e para, gjithçka shkoi mirë. Por, kur e njoha gruan e ardhshme, plani më ra në kokë. Ajo është 41 vjet dhe e bukur. Seksi me të ishe i mahnitshëm, por jo i mjaftueshëm. Ajo më intrigoi mua shumë. E ftova atë që të dilnim jashtë punës dhe dolëm e biseduam për 3 orë. Ne u takuam edhe 3 herë pas kësaj, por koha me të ishte e pamjaftueshme. Fillova të mendoja që të filloja një marrëdhënie të duhur. Ajo ka tre fëmijë adoleshentë dhe nuk ka burrë.

Për këtë ajo punon ku të mundet. ajo ka qenë e keqtrajtuar nga meshkujt dhe për këtë e ka humbur vetëvlerësimin. Problemi është se ajo thotë se është shumë e kujdesshme ndaj burrave. Po më çmend.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq, gruaja ime tani më kërcënon se do të largohet nga unë, pasi unë jam shumë i largët. A keni ndonjë këshillë?

Përgjigja e psikologes:

Nga t’ia filloj? Këshilla ime është se pse ti tradhton kështu? Ti ke pasur tre gra dhe i ke tradhtuar të gjitha. Ato janë lënduar me siguri, por je lënduar edhe ti mendoj, prandaj sillesh në këtë mënyrë.

Është shumë keq, që njerëzit si ju, mashtrojnë në mënyrë konstante, për ta mbrojtur veten për të qenë të afërt me njerëzit që do.

Këta njerëz kanë qenë të lënduar në të kaluarën dhe refuzojnë idenë të lëndohen përsëri. Mendo për fëmijërinë tënde. Ke qenë i lënduar apo abuzuar nga dikush i rëndësishëm?

Gruaja masazhere është një sfidë për ty. Dëshiron ta bindësh që të të japë dashurinë, kështu që lëndimi të shkojë tutje.

Ajo ka të drejtë që të jetë e kujdesshme. Thellë në vete ti e di se nuk do të funksionojë, kështu që do të vazhdosh me të vjetrën.

Rryma e lë pa shtëpi policin nga Suhareka (Foto)

0

Mëngjesi i sotëm për pjesëtarin e Policisë së Kosovës, Blerim Kuçi nga Shiroka e Suharekës mund të ketë qenë fatal.

Rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, shtëpia e Blerim Kuçit ka marrë flakë për shkak të instalimit të rrymës.

Toger Afrim Sylaj, ka thënë për “Zeri.info”, se përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Sylaj ka treguar se si ka ndodhur e gjithë ngjarja.

“Rreth orës 03:50 të mëngjesit të datës 12.09.2016, stacioni policor në Suharekë ka marrë informatë për një incident zjarri në Shirokë, në paralagjen e Suharekës. Bëhet fjalë për shtëpinë e zyrtarit policor, Blerim Kuçi, e cila është kapluar nga zjarri që dyshohet se ka ardhur si pasojë e intaslimit të rrymës nga kati përdhes. Zyrtarët policorë kanë qenë të parët ata të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndihmua në shuarjen e zjarrit dhe më pas kanë ardhur zjarrfikësit edhe ka arritur që të lokalizohet zjarri dhe nga e gjithë kjo ka vetëm dëme materiale në katin përdhes”, ka treguar Sylaj.

Ai ka thënë se nuk ka pasur lëndime serioze nga kjo fatkeqësi. Mirëpo, vetëm një fëmijë i moshës 15-vjeçare është asfiksuar për shkak të tymit, por që gjendja e tij shëndetësore tani është mirë.

“Nuk ka pasur lëndime serioze në njerëz, përveç një djali të moshës 15 vjeçare i cili për shkak të tymit është ngufatur (asfiksuar), dhe është dërguar në ambulancën e qytetit dhe ka marrë trajtimin e nevojshëm dhe tani gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe është jashtë rrezikut”, ka deklaruar Sylaj për “Zeri.info”.

Ai po ashtu ka treguar se ende nuk dihet vlera e dëmeve të shkaktuara nga kjo fatkeqësi, por që, Sylaj tregoi se, Kuvendi Komunal e ka nj fond të posaçëm për raste të tilla.

“Për momentin nuk i është ofruar asnjë lloj ndihme për shkak se është ditë feste, ditë pushimi. Unë personalisht kam biseduar me zyrtarin policor dhe e kam ftuar që nesër të vij në zyrë dhe të pyetet e ti rregullojmë dokumentacionet e nevojshme e më pas do të shiqojmë mënyrat dhe format të cilat do t’ia adresojmë Kuvendit Komunal i cili ka një fond të posaçëm për kësi raste”, ka treguar toger Afrim Sylaj. /Zeri.info/

Image

Image

Image

Fotografia, si dëshmi dhe nevojë

0

Njeriu portret dhe njeriu nudo, në një ndërthurje mes fotografisë klasike dhe asaj eksperimentale, si një mënyrë për të dokumentuar, por edhe për t’u arratisur nga realiteti.

Kjo ndjesi përcillet në Galerinë e Qëndrës Rinore “Arka” në Shkodër, ku prej disa ditësh është çelur ekspozita me fotografitë e profesionistit nga Kosova, Fahredin Spahija, “Koha e akullit”, dhe e fotografes nga Shkodra, Rozafa Shpuza, “Gjurmët”.

Kjo ekspozitë, sipas tyre i kushtohet dinastisë Marubi.

“Koha e akullit”, sipas fotografit Spahia është simbolika e ngrirjes artistike, mëgjithëse fotot e tij janë të nxehta.

Ndërsa kritika është shprehur se “Koha e akullit” dëshmon filozofinë e krijimtarisë mes kombinimit të zjarrit dhe acarit për të fituar balancimin estetik, ndërsa te “Gjurmët” gjejmë jetë në lëvizje brenda fotos, që të bën të arratisesh në një realitet, ku ta ka ënda të arratisesh. / Top Channel

Legjendat e Juves lavdërojnë skuadrën dhe Allegrin

0

Gianluca Vialli beson se Juventusi kanë një mentalitet më evropiane, ndërsa Alessandro Del Piero vlerëson pozitivisht Massimiliano Allegrin.

Dyshja italiane kanë luajtur së bashku për bardhezinjtë, kur ata fituan trofeun e fundit në Ligën e Kampionëve në vitin 1996, dhe u pyetën për opinionet e tyre në një ngjarje bamirësie të golfit sot.

“Juve kanë një mentalitet më evropian. Juve kanë fituar respektin e ekipeve të mëdha në Evropë”, ka thënë Vialli për ANSA.

Ndërkohë, top-golashënuesi më i madh i gjitha kohërave te Juve, Del Piero lavdëroi Allegrin dhe i tha që të mbaj këmbët në tokë.

“Gjatë dy viteve të fundit, Juve kanë ndryshuar shumë, në sajë të investimeve të rëndësishme të cilat janë të realizuara në tregun e transferimeve”.

“Ka eksitim të madh, për momentin Allegri është duke bërë vërtetë mirë, por duhet të mbet me këmbë në tokë”, ka deklaruar Del Piero.

Vialli shënoi 53 gola në 145 ndeshje për ‘Zonjën e Vjetër’, ndërkohë që Del Piero shënoi plot 290 gola në 705 paraqitje në të gjitha garat.