23.8 C
Prizren
E enjte, 26 Qershor, 2025
Home Blog Page 5808

Ola: Atë natë kur bëra një seks të shpejtë në setin e spektaklit

0

Balerina polake Ola Jordan ka rrëfyer natën kur bëri seks në setin e spektaklit “Strictly” në Britani.

Biondja bukuroshe dhe i shoqi, James, nuk rezistuan dot dhe u fshehën pas skenës për një të shpejtë. Por ata u kapën nga vetë prezantuesi i spektaklit.

Çifti janë bashkë prej 17 vitesh, por kishin ca kohë që nuk ishin parë.

33-vjeçarja thotë se i shoqi i kërkoi të bënin seks aty, por ajo refuzoi fillimisht.

“Çfarë nënkupton? Nuk mund të bëjmë seks në BBC,” tha ajo.

Por nuk i tha dot dhe u nisën për një të shpejtë- ose të paktën kështu menduan.

“Ola, James,” u dëgjua zëri i prezantuesit Bruce Forsyth.

Rrëfimi i saj vjen në kohën kur është publikuar një set me foto të nxehta me të shoqin.

Madonna tregon thithkat në krah të të bijës

0

Nëse mamaja jote është Mbretëresha e Popit, nuk ka më asgjë që të habit.

Vajza e këngëtares Madonna nuk u shqetësua kur mamasë së saj i dolën thithkat.

58-vjeçarja me të bijën, Lourdes, 19 vjeç, po ndiqnin sfilatën e Alexander Wang në Nju Jork.

Taylor Swift me kokën lart

0

Kur nuk kanë kaluar as tre muaj nga fillimi i romancës verore me Tom Hidlestone, që tashmë ka marrë fund, Taylor Swift duket se nuk e ka problem të qenurit “single”.

Në shfaqjen e parë publike që nga ndarja nga aktori britanik, ylli i muzikës eci me kokën lart përballë paparacëve, të mërkurën kur shkoi në palestër.

E veshur me tuta të zeza dhe me nuanca shkëlqyese, Taylor u shfaq shpërfillëse ndaj lajmeve që kanë qarkulluar në media dhe madje i dha edhe një buzëqeshje fotografëve që tregonte vetëbesimin e saj.

Më vonë gjatë së njëjtës ditë, Taylor ndryshoi “look” duke u shfaqur me një bluzë të zezë, një minifund të bardhë në formë A-je dhe taka të larta për të vajtur në një takim me Lily Aldridge, pasi, siç dihet, asgjë nuk mund t’i mjekojë më mirë plagët e ndarjes sesa një bashkëbisedim me mikun më të mirë.

Allegri tallet me Serie A

0

Trajneri Massimiliano Allegri është i bindur se këtë vit ka Juventusin më të fortë të viteve të fundit dhe se në Serinë A do të dominojë e fitojë pa shumë probleme. Këtë gjë, skuadra kampione e Italisë e konfirmoi edhe dje, kur mundi 3-1 Sassuolon, një ekip i fortë dhe që luan edhe në Europa League.

Dy golat e shpejtë të Higuain dhe një i Pjanic konfirmuan se bardhezinjtë janë të një kategorie tjetër, duke dominuar në fushë në çdo moment.

“Higuain është një sulmues që bën diferencën. Por duhet ende të përmirësohemi në fazën mbrojtëse, pasi na duhet më shumë ekuilibër. Në rezultatin 3-0 duhet të menaxhojmë më mirë topin dhe të mos pësojmë gol”, tha Allegri.

Skuadra e Juventusit po kthehet si Barcelona, që qarkullon topin dhe e mban shumë atë, aq sa ndaj Sassuolo e mbajti topin në 70% të kohës. Duke parë lojën e mirë dhe faktin se në tri javët e para të Serisë A fitoret e bardhezinjve kanë qenë të lehta, trajneri Allegri shprehet se ndeshjet e Juves janë si spektaklet që zgjasin 60 dhe jo 90 minuta.

Ndaj dhe ai bën ironikun kur kërkon që ndeshjet e Juves të zgjasin një orë.

“Në Seria A dominojmë dhe mendoj se ndeshjet tona mund të zgjidhen të gjitha brenda 60 minutave dhe më pas të kontrollojmë avantazhin. Megjithatë, kampionati italian është i vështirë, por duhet të rikuperojmë shpejt për ndeshjen e Champions League”, u shpreh trajneri Allegri.

Urimi i Vetëvendosjes në Prizren për Bajram

0

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren me rastin e Kurban Bajramit uron të gjithë besimtarët islam, veçanërisht bashkëqytetarët e komunës së Prizrenit.

“Gëzuar festën e Kurban Bajramit!

Kjo festë mes nesh sjell simbolin e sakrificës, sprovës dhe të durimit për besimin dhe shpresën, sakrificë e nevojshme për një të ardhme më të mirë e më të drejtë”, thuhet në urimin e VV-së, përcjellë PrizrenPress.

“Këto ditë feste duhet të na bëjnë që të reflektojmë mbi pabarazitë ekonomike e sociale të shoqërisë sonë, që të angazhohemi për një botë të barabartë dhe të drejtë ku të gjithë gëzojnë njësoj mirëqenie”.

“Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ju uron edhe një herë, juve, motra dhe vëllezër, nëna dhe baballarë që Bajrami i Kurbanit t’ju gjej të bashkuar rreth tryezave tuaja dhe në harmoni me njëri- tjetrin përmes vizitave që do të shkëmbeni mes vete, duke pasur paqen dhe mëshirën e Zotit”. /PrizrenPres.com/

Rrihen për borxh në Prizren

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se një mashkull nga Prizreni ka raportuar se pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi është sulmuar fizikisht nga një tjetër person, shkruan PrizrenPress.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tahir Sinani”, dje rreth orës 17:55.

Në njoftim të Policisë thuhet se viktima ka pranuar tretmanë mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Malishevë: Visar Begajt i jepet lamtumira e fundit

0

Sot është bërë varrimi i të ndjerit, Visar Begaj, pilotit shqiptar që ndërroi jetë pas një aksident me aeroplan privat në afërsi të Shkupit. Varrimi i tij është bërë në Malishevë, rreth orës 16:00.

Ai vdiq së bashku me 4 bashkëpunëtorë italianë, të cilët po vinin në Kosovë me mision të investimit për një shkollë të aviacionit në qytetin e Istogut.

Trupi i pajetë i Begajt është lëshuar sot nga morgu i Shkupit, ndërsa varrimi i tij është bërë në qytetin e tij të lindjes.

Ambasada e Kosovës në Shkup gjatë gjithë kohës ka ndihmuar dhe ka qenë në dispozicion të familjes Begaj.

NISMA në Prizren uron besimtarët për Bajram

0

NISMA për Kosovën, dega Prizren, uron festën e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve të besimit Islam.

“Festa e Kurban Bajramit është festë e cila karakterizohet me sakrificën, modestinë, dashurinë dhe humanitetin mes njëri tjetrit”, thuhet në urimin e NISMA-s, përcjellë PrizrenPress.

“Urimin që po e përcjellim për këtë festë të shenjtë, dëshirojmë të mos jetë vetëm formalisht, por të ndjehet ngrohtë dhe shpirtërisht mes nesh. Prandaj urojmë që kjo festë të jetë një urë bashkëpunimi dhe solidarizimi në shoqërinë tonë”. /PrizrenPress.com/

Filmi filipinas triumfon në Venecia

0

Filmi filipinas “Gruaja e larguar”, një dramë bardhezi nga regjisori Lav Diaz, ka fituar “Luanin e Artë” si filmi më i mirë në Festivalin e Filmit të Venecias.

Filmi tregon historinë e një dëshirës së një mësueseje shkolle për hakmarrje dhe ndjenjës së faljes pas 30 viteve të kaluara në burg për një krim që ajo nuk e kishte bërë.

Diaz tha se filmi ishte një dëshmi e mundimeve në Filipine, pas shekujve nën regjim kolonial. Në total ishin 20 filma që garuan në edicionin e 73-të në këtë festival filmi.

“Ky çmim është për vendin tonë, për popullin filipinas, për betejat tona, për vuajtjet e njerëzimit. Faleminderit shumë të gjithëve”, tha regjisori 57-vjeçar teksa merrte trofeun. Filmi është i gjatë thuajse 4 orë.

Mes çmimeve të tjera të shpërndara:

Çmimi i Jurisë për stilistin Tom Ford për filmin thriller “Nocturnal Animals”.
Regjisori më i mirë u nda mes rusit Andrei Konchalovsky, për dramën mbi Holokaustin “Paradise”, si dhe meksikanin Amat Escalante për filmin “The Untamed”.
Aktori më i mirë për argjentinasin Oscar Martinez, për rolin e tij në dramë-komedinë “The Distinguished Citizen”.
Aktorja më e mirë për amerikanen Emma Stone, për muzikalin “La La Land”.
Çmimi “Marcello Mastroianni” për performuesin e ri më të mirë i shkoi aktores gjermane, Paula Beer, për rolin e saj në dramën e pasluftës “Frantz”.
Skenari më i mirë për Noah Oppenheim, për punën e tij në filmin “Jackie” të Pablo Larrain.
Çmimi special i Jurisë, për filmin “The Bad Batch” të Ana Lily Amirpour.

Juria e këtij viti u udhëhoq nga regjisori britanik Sam Mendes, i cili tha se filmat në garë treguan edhe njëherë se kishin një “varietet të mrekullueshëm dhe mahnitës”.

 

Ramos: La Liga qëllimi ynë

0

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, ka thënë se është i kënaqur me fitoren kundër Osasunas.

Madrilenët mundën Osasunan, me rezultat 5-2, në një ndeshje të dominuar plotësisht nga kampionët në fuqi të Evropës.

Ramos, i cili shënoi një gol në fitoren e ‘Los Blancos’, tha se skuadra e tij akoma duhet të përmirësojë disa gjera, edhe pse ai është i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij. Ai thotë së La Liga është prioritet i Real Madridit në këtë sezon të garave.

“Në pësuam gola në pjesën e dytë, por ne arritëm qëllimin tonë. Ne kemi nevojë për t’i përmirësuar disa gjera në mënyrë që të mos pësojmë gola, por ne jemi duke luajtur mirë”, ka thënë Ramos.

“Prioritet për ne është të fitojmë tituj, sidomos La Ligën, sepse ne kemi humbur këtë garë disa vjet dhe ky është qëllimi ynë i parë”, ka theksuar mbrojtësi spanjoll.