Filmi filipinas triumfon në Venecia

Filmi filipinas “Gruaja e larguar”, një dramë bardhezi nga regjisori Lav Diaz, ka fituar “Luanin e Artë” si filmi më i mirë në Festivalin e Filmit të Venecias.

Filmi tregon historinë e një dëshirës së një mësueseje shkolle për hakmarrje dhe ndjenjës së faljes pas 30 viteve të kaluara në burg për një krim që ajo nuk e kishte bërë.

Diaz tha se filmi ishte një dëshmi e mundimeve në Filipine, pas shekujve nën regjim kolonial. Në total ishin 20 filma që garuan në edicionin e 73-të në këtë festival filmi.

“Ky çmim është për vendin tonë, për popullin filipinas, për betejat tona, për vuajtjet e njerëzimit. Faleminderit shumë të gjithëve”, tha regjisori 57-vjeçar teksa merrte trofeun. Filmi është i gjatë thuajse 4 orë.

Mes çmimeve të tjera të shpërndara:

Çmimi i Jurisë për stilistin Tom Ford për filmin thriller “Nocturnal Animals”.
Regjisori më i mirë u nda mes rusit Andrei Konchalovsky, për dramën mbi Holokaustin “Paradise”, si dhe meksikanin Amat Escalante për filmin “The Untamed”.
Aktori më i mirë për argjentinasin Oscar Martinez, për rolin e tij në dramë-komedinë “The Distinguished Citizen”.
Aktorja më e mirë për amerikanen Emma Stone, për muzikalin “La La Land”.
Çmimi “Marcello Mastroianni” për performuesin e ri më të mirë i shkoi aktores gjermane, Paula Beer, për rolin e saj në dramën e pasluftës “Frantz”.
Skenari më i mirë për Noah Oppenheim, për punën e tij në filmin “Jackie” të Pablo Larrain.
Çmimi special i Jurisë, për filmin “The Bad Batch” të Ana Lily Amirpour.

Juria e këtij viti u udhëhoq nga regjisori britanik Sam Mendes, i cili tha se filmat në garë treguan edhe njëherë se kishin një “varietet të mrekullueshëm dhe mahnitës”.

 

Më Shumë

Vetëvendosje akuzon pushtetin lokal për korrupsion, kërkon hetime të plota në Komunën e Dragashit

Lëvizja Vetëvendosje në Dragash ka reaguar pas arrestimit të një shërbyesi civil të Komunës, i dyshuar për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë...

Zafir Berisha: Nait Hasani mbeti jashtë Kuvendit për shkak të kundërfushatës brenda PDK-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, ka reaguar lidhur me moszgjedhjen e Nait Hasanit deputet në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës. Ai thotë...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit