26.4 C
Prizren
E premte, 27 Qershor, 2025
Home Blog Page 5818

Qytetarët paguajnë faturën abuzive të politikës

0

Edhe pse pushteti ia lë fajin opozitës, përgjegjësia kryesore bie si gjithnjë mbi ata që kanë poste drejtuese, të cilët kanë dështuar që të krijojnë një ambjent më të mirë biznesi dhe pune ,raporton Gazeta Kosova Sot

Qeveria e koalicionit të tanishëm PDK-LDK, e kryesuar nga kryeministri Isa Mustafa, po e justifikon dështimin e vet në shënimin e progresit të kërkuar nga Bashkimi Evropian për sundimin e ligjit, si kriter themelor për liberalizimin e vizave, duke provuar që të shfajësohet para qytetarëve për këtë dështim dhe po përpiqet t’ia faturojë opozitës fillimisht fajësinë për dështimin me Demarkacionin dhe me asociacionin, dhe si rrjedhoje edhe me liberalizimin e vizave. Mirëpo përfaqësuesit e opozitës dhe analistët politikë theksojnë se bindja dhe vetëdijesimi qytetar për dështimin e qeverisë në të gjitha përgjegjësit e saj, është aq i madh saqë një mashtrim i tillë para votuesit assesi nuk mundë të shitet. Mbi këtë bazë, edhe ky koalicion qeverisës është shumë e pritshme që ta paguaj shtrenjtë faturën e dështimit në zgjedhjet e reja kurdo që mbahen ato. Nënkryetari i AAK-së, Ahmeti Isufi, tha se që nga fillimi i mandatit të ri qeverisës, ky koalicion ka filluar me dështime dhe ato janë shumë të dukshme.

“Qeveria e Kosovës në asnjë mënyrë nuk ka fakte për t’i adresuar dhe faturuar dështimet e vetë në të gjitha fushat e qeverisjes së vendit, në përgjegjësi të subjekteve politike opozitare”, tha Isufi.

Ai ka pohuar se është manipulim i rëndë i qeverisë së Kosovës përpjekja për ndërlidhjen e procesit të vizave me këto marrëveshje.

“Edhe ky është një mashtrim i rëndë që po bëhet ndaj qytetarëve nga ana e qeverisë së Kosovës, për këtë mashtrim kjo qeveri gjithsesi do ta marrë ndëshkimin meritor”, tha ai.

Koalicioni i interesave të ngushta Edhe analisti politik, Jeton Kelmendi, thotë se kjo qeveri që në fillim u ndesh me telashe të mëdha dhe me dështime, sepse ishte një koalicion i interesave të ngushta të klanit ‘Pronto’, me një njeri “të sëmurë: për pushtet, që është Isa Mustafa.

“Kosova po vuante nga grupe kriminale që udhëheqshin me vendin dhe çdo segment i jetës në Kosovë po kontrollohej nga mafija politike. Në këtë situatë “shoku” Mustafa çuditërisht arriti ta hipnotizojë partinë e Ibrahim Rugovës, natyrisht duke u bërë magji te SHIK- u i Kadri Veselit, madje deri sot kujt i bëri magji kjo organizatë parapolitike e kapën keq magjitë… ani fajtor i padiskutueshëm është Isa Mustafa dhe Hashim Thaqi e Kadri Veseli edhe për Demarkacionin, asociacionin e komunave serbe dhe për dështimet me liberalizimin e vizave, sado që tentojnë t’ia hedhin fajin opozitës”, theksoi ai.

“Nëse e masim me përqindje, 70 përqind të këtij faji e bartin qeveritarët, kundrejt 15% të fajit që i takon mbase opozitës, sepse aq ka fuqi politike, dhe 15% të fajit e kanë edhe qytetarët dhe shoqëria civile që nuk e rrëzuan qysh para sa muajsh këtë qeveri kleptokratike”, tha Kelmendi për “Kosova Sot”. Ai ka pohuar se pavarësisht këtij fakti, kësaj ndarje të fajësisë, faturat po paguajnë më së rëndi qytetarët e Republikës së Kosovës dhe kjo është më e keqja, sepse politikanëve nuk ju prishë punë as liberalizim i vonuar as shitja e tokës së Kosovës

Mustafa: Koalicioni do t’i ketë votat për ratifikimin e demarkacionit

0

Isa Mustafa ka thënë se si kryeministër i vendit do t’i bëjë të gjitha përpjekjet institucionale, ligjore dhe politike që të krijojë mundësi që të gjithë faktorët politikë dhe shoqërorë ta japin kontributin e tyre, që demarkacionin me Malin e Zi ta adresojnë me interes nacional.

Ai në një intervistë për “Epokën e re”, ka thënë se në këtë mënyrë do t’i hapin rrugë liberalizimit të vizave, transformimit të FSK’së, forcimit të subjektivitit ndërkombëtar dhe rikonfirmimit të partneritetit strategjik me SHBA’në.

Mustafa ka thënë se koalicioni qeverisës nuk është zmbrapsur sa i përket demarkacionit me Malin e Zi dhe asociacionit të komunave serbe.

Ai ka thënë se koalicioni qeverisës do t’i ketë votat e nevojshme për ratifikimin e demarkacionit.

Duke folur rreth mundësisë që, nëse nuk ratifikohet projektligji për demarkacionin me Malin e Zi, vendi të shkojë në zgjedhje, Mustafa ka thënë se nuk ua ka frikën zgjedhjeve.

Ai ka theksuar se kauzat e opozitës janë kauza fiktive, të krijuara me qëllim të rrëzimit të pushtetit.

Mirë se vini në ferr!

0

Një grafit i vendosur në hyrje të kryeqendrës së Kosovës, përkatësisht tek rrethi afër Qendrës Spitalore, në gjuhën angleze shkruan “Welcome To Hell” (Mirë se vini në ferr!) Dhe grafitet përbëjnë gjuhën më shprehëse të kohës në të cilën prodhohen.

Në fakt ky grafit është krejt në analogji me konstatimin e Adem Damaçit se Kosova është shndërruar në një kënetishtë.

Kënetishta nuk është gjë tjetër, pos sinonim i ferrit. Sigurisht që ky grafit nga pushtetarët mund të cilësohet si një shprehje dëshpërimi ose pesimizmi i çastit nga ndonjë individ i mbetur margjinave të kryeqendrës, por nuk është kështu. Është dëshmuar se pesimistë janë optimistët me përvojë. Dhe në fakt vetëm pesimistët kanë të drejtë brenda kësaj shoqërie që vlerësohet si më optimistja në rajon dhe më gjerë.

Vetëm pesimistët me përvojë optimizmi mund ta demantojnë këtë marrëzi ordinere të optimizmit të rrejshëm, të krijuar nga kjo klasë politike, e cila nëpërmjet zhvillimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit ka arritur ta kriminalizojë edhe shoqërinë.

Në këtë mënyrë kënetishta në formë paradoksi ngjet në një parajsë për hajnat dhe kriminelët, për të shpërfaqur imazhe të gjalla nga “Komedia hyjnore” e Dante Aligerit.

Në kontekst të kësaj çështja është si të dilet nga këtu.

Zor, shumë zor. Parlamenti Evropian në mënyrë të vazhdueshme kërcënon se nuk ka liberalizim vizash, përkatësisht dalje nga kënetishta, pa përmbushjen e dy kushteve kryesore, zhvillimin e luftës kundër krimit e korrupsionit dhe ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Tanja Fajon, raportuesja e posaçme e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, pas votimit në komitetin LIBE, ku nuk ka marrë një mandat për fillimin e negociatave me Këshillin e BE-së për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, ka thënë se tani topi është në duart e kosovarëve, përkatësisht në duart e klasës politike, e cila kurrë nuk ka qenë më e ndarë dhe më e përçarë në gjithë këto vite të pasluftës.

Kjo klasë politike e ka shumë zor të dëshmojë shenjat e një lufte kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, sepse kjo mbase na shpie deri tek konstatimi i Paolo Borselinos se politika dhe mafia janë dy pushtete që synojnë pushtetin mbi të njëjtin territor, prandaj ose bëjnë luftë të ashpër mes vete, ose bëjnë marrëveshje për të ndarë pushtetin mes tyre.

Sigurisht që ne jemi dëshmitarë të kësaj të dytës, prandaj paqja e tyre del të jetë robëria jonë, përkatësisht vendosja jonë nën ligjin. E në një vend ku nuk ka barabarësi në drejtësi, rrjedhimisht nuk ka as liri.

Shi për këtë, si shoqëri, edhe jemi futur në një gjendje apatike, kaq të rrezikshme për vendin; nuk çajmë më kokën as për krimin, as për korrupsionin, as për Demarkacionin, as për Asociacionin. Tashmë asnjë iniciativë qytetare nuk ka më shumë se kuptimin simbolik. Duket sikur lufta zhvillohet për t’u bërë pjesë e paqes mes mafisë dhe politikës (pushtetit) e jo për të ndërruar gjendjen, e cila seriozisht kërcënon dështimin e shtetit të bërë me sakrifica shumë të mëdha. Nuk ka zë të arsyeshëm për rrënimin e konstruksioneve, rrënimin e gënjeshtrës dhe mashtrimit dhe për ndërtimin e udhës të së vërtetës.

Lëvizja “Vetëvendosje!”, që funksionon si një sekt politik, ka pushtuar hapësirën e opozitës dhe të shoqërisë civile dhe në asnjë rast nuk lejon që qytetarët të mund të protestojnë mbështetur mbi kauzën e vetme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, shtyllë bazë kjo mbi të cilën ngrihet paqja e mafisë dhe politikës.

Nëse kjo shtyllë vazhdon të ambalazhohet nga LVV-ja me agjenda të ndryshme etnonacionaliste, veç sa ka për t’ia zgjatur jetën krimit të organizuar dhe korrupsionit, niveli i të cilave matet me nivelin e varfërisë. E për sa kohë krimi dhe korrupsioni janë në rritje, në rritje është edhe niveli i varfërisë, përkatësisht përpjekja për të mbijetuar.

E në një gjendje të tillë apatike askush nuk do të çajë kokën për Demarkacionin dhe për Asociacionin, sepse shtylla e së keqes gjendet në Prishtinë e jo në Çakorr e as në Ibër.

Liria shkëlqen në Mitrovicë

0

Në një takim interesant në Mitrovicë, i cili dhuroi emocione në fundin e tij, Ötuese doli skuadra nga Prizreni, e cila arriti të shënojë plot 4 gola dhe të kthehet
në shtëpi me pikë të plota, duke e siguruar kështu trepikëshin e parë sivjet.

Fillimisht epërsia e prizrenasve erdhi nga Blendi Memaj pas asistimit të Liridon Fetahajt në minutën e 53’.

Më pas, gjërat u lehtësuan edhe më tepër për Lirinë pas përjashtimit të Bujar Ramës, lojtarit të skuadrës vendasve, i cili u largua nga
loja në minutën e 64’ të takimit.

Ndeshja vazhdoi pa gola deri në fund, ndërsa në 10 minutat e fundit të takimit u shënuan plot 4 gola. Për vendasit shënoi Hasan Hyseni, ndërsa Ötoren e
mysaÖrëve e siguruan golat e Berishës, Fetahajt dhe Gashit në çastet e fundit të takimit.

Pas 3 xhirove, Liria ka 3 pikë, ndërsa Trepça mbetet ende pa pikë/borozani/

Tosti i Agimit dhe kiflet e shokut të tij

0

Arbër Rexhaj

Me ju sot do te ndaj dicka personale, por me rendesi publike. Ndoshta do ta keni durimin ta lexoni, sepse do ta zgjas paksa. Vitin e kaluar djalin e dergoja me veture ne shkolle shpesh here, edhe pse banesa ku jetoj eshte afer. Keshtu bej, sepse me duhet te dal nga shtepia me dhjetra here shkaku i angazhimeve te perditshme dhe rutinore. Afer shkolles fillore “Abdyl Frasheri”, e parkova veturen prane kontenjereve te mbeturinave, ndersa Agimi hante tostin shpejt e shpejt.
Para xhamit te vetures, te dy pame nje burre I cili hynte me gjithe trupin ne kontenjere. Afer e priste me cante ne krah nje femije. Ai doli nga kontenjeret me nje qese ne duar. I kishte gjetur dy kifle te mavijosura. Ato ja dha djalit te tij, ndersa ai filloi menjehere qe t’I hante. E shikova Agimin teksa hante tostin, ndersa jashte xhamit femiun I cili hante nga kontenjeret.

Agimi e hodhi tostin, mu para kembeve te tij. Me tha “babi, shoku im i klases”. Agimi nuk fliste me. Qe te dy shikonim femiun teksa hante dhe mbante qanten ne duar.

Agimi me tha qe te dilja dhe t’ia blija edhe atij nje tost. Jo, I thash bir nuk ben. Dil tash dhe shko ne shkolle. Ai hapi deren dhe shkoi.
Neper shume tubime publike kete e kam treguar shpesh here. Ne jemi njerez, dhe sigurisht nuk ndihemi mire kur dikush heq edhe per kafshaten e bukes. Me kane pyetur shume shpesh pse nuk ia kam blere nje tost edhe atij femiu te bukur me syze. Ne te vertete kush jam une, qe t’i blej atij tost. Tosti kushton 50 cent, para baneses sime. Kush jam une?

Ose me mire, kush mua ma jep ate te drejte qe ta cenoj integritetin e babes. Prindi I shokut te klases se djalit tim, po e fuste veten thelle ne mbeturina per te birin, tosti im do ta lendonte ate, madje do ta kepuste nje pjese te shpirtit te babes se tij. Ai po bente me shume per djalin e tij, sesa une per Agimin. Une po blija per cdo mengjes nga nje tost, ndersa ai per cdo here po e fuste veten ne mbeturina. Duart e mija ishin te pastra, duart e tij ishin ‘’te pista’’. Ne te vertete duart e tij ishin me te ngrohta per te birin, sesa te mijat. Ai kishte integritet moral sepse po e fundoste veten per te birin. Une po i jipja dicka qe te gatshme nga nje page prej nje shteti abnormal. Fundja ai kishte te drjte me shume se une, une jo. Ai po bente perpjkje per te jetuar te tjeret. Ndihma ime, do ta cenonte femiun, baben e tij. Fundja kush jam une qe ta cenoj nje njeri me kaq integritet te larte.

Prandaj me dhjetra here kam kerkuar ne Kuvendin Komunal qe nje projekt – buxhet te parashihen disa kuzhina popullore ne menyre qe, keta femije se paku te kene ku te drejtohen per nje kafshate buke. Ky pushtet asnjehere nuk e ka marre parasysh fjalen time. Ka qene i padrejte me te varferit. Ndersa keta prinder dhe femije po e sfidojne per cdo dite kete pushtet, duke e cenuar ate me mjerimin e tyre. Prandaj edhe ne seancen e neserme serish do te kerkoj qe ne projekt-buxhet te perfshihen dy kuzhina popullore./Marrë  nga Facebook-u/

Kjo bukuroshe do t’ju mahnit

0

Devin Brugman ka realizuar një set fotografish mjaft seksi, teksa ka bërë një shëtitje me jaht.

Modelja e bukur kishte veshur bikini të bardha, që ia nxirrnin në pah sidomos gjoksin mahnitës.

Magjia e tij do të marr fund, ja kur largohet Ronaldinjo nga futbolli

0

Magjia që ka dhuruar me topin ky lojtar do të kujtohet gjatë.

Ai e përdorte topin sikur ta kishte pjesë të trupit të tij dhe driblimin si magjinë që befasonte kundërshtarët. Por vjen një moment që magjia mbaron jo nga dëshira por nga mosha.

Legjenda braziliane, Ronaldinjo ka pranuar se tashmë është i vjetër, por insiston se dëshiron të luaj edhe një sezon.

Ai tha se e kupton se nuk është më 26 vjeçar dhe karrierës së tij po i vjen fundi.

“Unë jam një njeri i vjetër tashmë, jam 36 vjeçar. Nuk jam më 26 vjeçar dhe jam duke menduar për të përfunduar karrierën. Por, plani është që të luaj edhe një edicion”, tha Ronaldinho gjatë një konference për media.

Messi kthehet në stërvitje

0

Lionel Messi është kthyer i lënduar nga Argjentina, por sot i është bashkuar skuadrës së Barcelonës në stërvitje.

Të gjithë te Barcelona kanë qenë në ankth këto ditë për shkak të frikës për një lëndim serioz të yllit të tyre.

Mirëpo mëngjesin e sotëm Messi është rikthyer në stërvitje, ndonëse ka stërvitur me bashkëlojtarët vetëm në pjesën e parë të seancës, derisa pjesën tjetër ka ushtruar i ndarë nga të tjerët.

Ende nuk është e qartë se a do t’ia dalë Messi të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundjavës, që Barcelona e zhvillon ndaj skuadrës së Alaves, por me shumë gjasë ai do të luajë ndaj Celticut në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve.

Granit Xhaka i lumtur në krahët e të dashurës

0

Granit Xhaka ka publikuar një fotografi të përbashkët me partneren e tij, Leonita Lekaj.

Futbollisti i Arsenalit ishte i angazhuar me Zvicrën në ndeshje ndërkombëtare, ndërsa tash është kthyer në Londër te klubi i tij.

Në këtë foto ata shihe mjaftë të lumtur në kraht e njëri tjetrit.

Pritja në shi

0

“Këtu jam”, i kishte thënë, derisa e priste.
“Ku?”
“Në stacion”.
“Në cilin stacion?”.
“Në stacion të autobusëve”.
“Pse ke shkuar atje?”.
“Ty po të pres”.
“Mua?”.

“Po, ty po të pres. Po bie shi i ftohtë, e ti, ndoshta, nuk ke as çadër me vete, prandaj dola me veturë të të marrë, që të mos lagesh”.

“Nuk paske shkuar në punë, a?”.

“Prej atje erdha. Të thashë se dola të të pres me veturë, që të mos lagesh, e të mos ftohesh”.

“Sa mirë që të ka shkuar mendja te unë. Kam një çadër me vete, por është krejtësisht e shpartalluar dhe më mirë të them se nuk kam çadër fare”.

“Mendjen te ti e kam gjithnjë, por sot do të bëhem edhe çadra jote, që të mbroj nga shiu e bora”.

“Ti gjithmonë je mbrojtja ime, je strehë e përhershme për mua, je qielli im”.

Duke dëgjuar këto fjalë, shikonte përtej xhamit motin e çuditshëm që ishte tërbuar: pikat e shiut të përziera me borë, në gjysmën e muajit prill! Dikur kishte dëgjuar nga më të moshuarit: “Cungun më të madh ruaje për ditën e Shën Gjergjit”, që do të thotë se pranvera di të jetë edhe me borë. Nga këto mendime e shkëputi zëri i saj që e thirri në telefon:

“Zemër, autobusi po ecë ngadalë, kam frikë se do të vonohem”.

Me këto fjalë ajo shprehte brengën e saj që nuk ishte nisur më herët, mirëpo ky nuk e la të brengosej, sepse menjëherë ia ktheu butë e me dashuri:

“Nuk prish punë, unë të pres derisa të vishë”.

“Je shumë i mirë, o shpirti im, je i mrekullueshëm. Të dua shumë”.

“Edhe unë të dua ty. Ti meriton më shumë se kaq”.

Në ndërkohë, prapë hodhi shikimin përtej xhamit të veturës dhe shikonte njerëzit, e që të kërrusur ngarendnin në drejtimet e tyre, nëpër motin me sqotë bore. I vinte keq për ata njerëz që lageshin, por ndjehej i lumtur që kishte dal ta pres të dashurën e tij e ta kursej nga gjithë ato reshje.

Ajo priste me padurim që të mbërrij në stacion, por nuk do të mbërrinte shpejt, sepse ende ishte larg e autobusi ecte ngadalë. Ai ndalej në shumë vende për të marrë udhëtarët që pritnin të lagur në atë mot të pazakontë në gjysmë të prillit, kur toka shumë shpejt u zbardhëllua nga bora.

Asaj nuk i pritej, donte sa më parë të mbërrinte në stacion, ku e priste i dashuri që ta merrte me veturë, e ta përcillte deri atje ku mbahej ligjërata. Gjatë udhëtimit e mundonte në shpirt fakti që minutat ecnin shpejt, ndërkaq autobusi ecte ngadalë, e nuk do t’i mjaftojë koha që të pinin kafe bashkë. Hidhërohej me vetveten pse zgjohej me aq përtaci nga gjumi, sa mezi të mbërrinte në kohën e duhur në ligjëratë. Bile-bile, ndonjëherë, jo edhe rrallë, aty arrinte me vonesë.

Zemra e tij ishte më e madhe se Prishtina

Kur ajo arriti afër stacionit, e gëzuar që do të takoheshin, ia cingëroi telefonin për t’i thënë:

“Jam afër stacionit. Tash jemi mbi urë. Jam në autobusin me ngjyrë të bardhë. Shyqyr Zotit që, më në fund, arrita”.

Pas këtyre fjalëve, derisa autobusi bënte kthesën, ajo ia lëshoi një sy bulevardit të gjerë, e që madhështor shtrihej para syve të saj. Në kafiteritë e bulevardit kishin pirë kafe shumë herë bashkë.

“O Zot, sa e bukur e sa e madhe është Prishtina. Më e madhe se kjo është vetëm zemra e tij”, tha vetë me vete ajo. Sakaq, shkëputi shikimin nga aty dhe e drejtoi te grumbulli i veturave të parkuara para stacionit, ku ai e priste në shi.

“Pse ke dal nga vetura? Pse rri në shi? Hyrë në veturë, zemër, e mos u lag”, i tha ajo kur u afrua afër.

Ai me pëllëmbën e dorës fshiu pikat e shiut nga balli i tij dhe ia hapi derën e veturës, duke i thënë:

“Hyrë brenda më shpejt se t’i lagu flokët shiu”.
“Le t’i lagë, sepse ngrohtësia jote do t’i thajë shpejt. Dhe, kur kuptova se ke dal të më presësh, zemra më rrahu fort. Sikur të mundja, do të fluturoja që të vija sa më shpejt. Të lutem, më falë që u vonova,” i tha ajo posa hyri në veturë.

“Nuk je vonuar shumë. Na ka mbetur kohë edhe për të pirë kafe bashkë”, e qetësoi ai.

Ajo në vend të përgjigjes ia shtrëngoi dorën, për t’i thënë pas pak:

“Vërtet, je zemër e madhe, je njeri i madh. Ndjehem shumë e lumtur dhe krenare që të kam. Ti je dashuria ime”.

Ai ia puthi dorën akull dhe ia mbuloi me duart e tij që t’ia ngrohë.

Buzët si qershi

“Sa të bukura i ke duart. Më pëlqejnë shumë duart tua me gishtërinj të hollë. Edhe ngjyra mbi thonj të paska hije. Ty të rri bukur ngjyra e kuqe. Sa bukur e ke harmonizuar ngjyrën e buzëkuqit me ngjyrën e thonjve. Ama buzët i ke të mrekullueshme, si dy qershi në një rrem, prandaj ua kam shumë lakminë”, i tha ai.

Asaj ia përshkoi trupin një valë nxehtësie, e cila i dukej se po e djersitë, prandaj zhveshi mantelin. Deshi t’i hidhej në qafë, ta përqafonte e ta puthte, por ata dy ishin shumë të matur në publik, andaj u përmbajt. Duke ia shtrënguar dorën, i tha:

“Ti je jeta ime. Vetëm ti ma mbush jetën me dashuri. Pa ty nuk di se çfarë jete do të bëja, sepse ajo nuk do ta kishte asnjë kuptim”.

Ai e puthi në faqe, e cila iu kishte skuqur si mollë. Shikoi orën dhe kur pa se kishte mbetur edhe pak kohë, i tha:

“Do të pimë kafe diku?”.

“Patjetër”, ia ktheu ajo.

“Ku do të ulemi?”.

“Ku të duash, por nuk do të ishte keq aty, te karriget e bardha. Aty më pëlqen mua, sepse do të jem më afër sallës ku ligjërohet”.

“Mua do t’më pëlqej kudo që ti e shprehë dëshirën të ulësh. Për mua është e rëndësishme që ne, të dy, të jemi bashkë, pavarësisht se ku”, i tha ai me mburrje.

Krenare që ai shprehte pa ngurrim dashurinë e tij ndaj saj, ajo u lirua pak më shumë, për t’i thënë në zhargonin e shprehjeve të vajzave lozonjare: “Oh, më shurdhofsh ti mua! E di se ti vetëm po ma bënë qefin. Nëse, vërtet, mendon për mua ashtu siç po thua, unë do të ndjehesha shumë e lumtur”. Në atë moment i dukej se fluturonte nga lumturia, prandaj as që i lente përshtypje moti i lig me sqotë bore. Ajo qysh në fillim kishte zhveshur mantelin, por prapëseprapë e kaploi një zjarrmi që e ndjente se po i vinte nga brendia e trupit. Bluza e bardhë që e mbante të veshur e bënte të shkëlqente edhe më tepër fytyra e saj…

“I lumtur jam se të kam princeshë të vërtetë. Kam shumë arsye të mburrem me ty, sepse je bukuroshe e dalluar dhe je femër me sharm të rrallë. Ndjej kënaqësi të madhe që jam pranë teje”, i foli bindshëm, me dashuri dhe emocione.

Te karriget e bardha qëndronin si dy yje karshi njëri – tjetrit. Derisa pinin kafe, shikoheshin drejt në sy, thua se do ta përpinin njëri – tjetrin me shikime të mprehta, të cilat herë pas here i turbullonte vetëm ndjenja e dashurisë. Fjalët ishin të tepërta, sepse në vend të tyre fliste shikimi dhe buzëqeshja e tyre plot ëmbëlsi.

“Të iku ligjërata”, i tha ai, kur pa se koha ishte afruar për të ikur.

“Do të rrija ende me shumë dëshirë, por ja që u vonova, e më duhet të ik”, tha ajo, duke shikuar nga xhamat e mëdhenj të lokalit, fërfllëzën e pazakontë në ditë pranvere.

Jashtë bënte të ftohtë, por brenda, në zemrat e tyre, ishte pranverë. /Petrit Kalaja/ /Kosovarja/