17.8 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 582

Përkujtohen 46 martirët e Tërrnjes

0

Në fshatin Tërrnje të Komunës së Suharekës, sot janë përkujtuar 46 martirët e vrarë nga forcat paramilitare serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë. Nga këta, tetë persona ende figurojnë të zhdukur, duke lënë familjet në pritje të zbardhjes së fatit të tyre.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, vendosi lule pranë pllakës përkujtimore të martirëve dhe shprehu përkushtimin për të mos i harruar viktimat.

“Ata u përjetësuan përgjithmonë dhe ne nuk do t’i harrojmë kurrë. Serbia duhet të japë llogari për krimet ndaj popullit të pafajshëm shqiptar, që drejtësia ta thotë fjalën e saj”, theksoi ai./PrizrenPress.com/

Kryeministri Kurti bën homazhe në Celinë për viktimat e masakrës së 25 marsit 1999

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifi, dhe bashkëpunëtorë, bëri homazhe në varrezat e Celinës për të nderuar viktimat e masakrës së 25 marsit 1999.

Në këtë ditë, forcat e regjimit serb kryen masakra të përgjakshme në fshatrat e Rahovecit, duke vrarë 75 civilë në Celinë, 69 në Fortesë dhe 49 në Brestoc.

Presidentja Osmani kujton masakrat e Celinës, Fortesës dhe Brestocit

0

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kujton masakrat e Celinës, Fortesës dhe Brestocit, ku më 25 mars 1999, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, kryen masakra të përgjakshme në fshatrat e Rahovecit, në të cilat vranë 75 civilë në Celinë, 69 në Fortesë, 49 në Brestoc.

Presidentja tha se në mbrojtje të popullsisë, ranë heroikisht edhe pesë luftëtarë të UÇK-së dhe se ata u vranë vetëm sepse ishin shqiptarë, vetëm sepse donin liri.

“Më 25 mars 1999, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, kryen masakra të përgjakshme në fshatrat e Rahovecit, në të cilat vranë 75 civilë në Celinë, 69 në Fortesë, 49 në Brestoc. Në mbrojtje të popullsisë, ranë heroikisht edhe pesë luftëtarë të UÇK-së. Ata u vranë vetëm sepse ishin shqiptarë, vetëm sepse donin liri”, tha presidentja Osmani.

Ajo shtoi se dhimbja mbetet, drejtësia mungon, por e vërteta nuk zhbëhet.

“Kujtojmë martirët, nderojmë heronjtë e UÇK-së dhe nuk do të ndalemi asnjëherë në kërkim të drejtësisë!”, ka thënë Osmani.

 

Tri klube interesohen për Rexhbecajn

0

Futbollisti Elvis Rexhbecaj mund të largohet nga Bundesliga e Gjermanisë. Mesfushori ka kontratë me Augsburgun deri në qershor të vitit 2026 dhe tanimë ka interesime nga jashtë Gjermanisë për të.

“Fusballtransfers” raporton se raportuar se Rexhbecaj ka tre skuadra që kanë shprehur interesim ku mund ta vazhdoj karrierën. Gjiganti skocez Celtic si dhe ai turk Beshiktash e duan shumë reprezentuesin kosovar. Por interesim për transferimin e numrit 6 të Kosovës ka shprehur edhe skuadra e njohur italiane Parma që e do transferimin e tij në Serie A.

27-vjeçari gjithë karrierën ka luajtur në Bundesliga, derisa këtë edicion ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në një tjetër në 24 ndeshje zyrtare me fanellën e Augsburgut. Në rast se vendos ta shes yllin e tyre, Augsburgu synon të fitojë rreth katër milionë euro.

Një i arrestuar për tentim vrasje në Prizren

0

Një person është arrestuar të hënën si i dyshuar për tentim vrasje në Prizren, njoftoi Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, ai në në bashkëpunim me një të dyshuar tjetër i cili është në arrati, e kanë sulmuar viktimën.

Ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të 24 marsit.

“Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njoftoi Policia

Sulmoi bashkëshorten dhe e kërcënon me armë

Autoritetet po e hetojnë rastin./KosovaPress

1-3 m/s

Gjysmëfinalja e Playoff-it: Grapeland përballet me New Basket sonte në Rahovec

0

Sonte në ora 20:00, palestra “Mizahir Isma” në Rahovec do të jetë skena e gjysmëfinales së parë të playoff-it mes Grapeland dhe New Basket nga Prizreni.

Me mbështetjen e tifozëve, Grapeland nha Rahoveci synon një fitore të madhe për të hapur rrugën drejt finales dhe rikthimit në elitën e basketbollit kosovar.

Atmosfera pritet të jetë elektrizuese, ndërsa biletat kushtojnë vetëm 1 euro./PrizrenPress.com/

ATK bën thirrje për deklarimin e pasqyrave financiare për të gjithë tatimpaguesit

0

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë thirrje për deklarim të pasqyrave financiare për të gjithë tatimpaguesit, përmes sistemit elektronik EDI.

ATK ka theksuar se deklarimi i pasqyrave financiare kërkohet me Legjislacionin Tatimor dhe Ligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim.

“Obligues për të deklaruar Pasqyrat Financiare janë të gjithë tatimpaguesit, ashtu siç janë të kategorizuar me Ligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim”, thuhet në njoftim.

Pasqyrat Financiare, për qëllime të ATK-së do të deklarohen në periudhën dhe afatin kur dorëzohet edhe Deklarata Vjetore për Tatim në të Ardhura Personale/Korporatave, pra nga data 01 janar deri me 31 mars të vitit pasues për vitin paraprak.

“Lidhur me plotësimin e Pasqyrave Financiare, keni mundësinë që t’i referoheni udhëzuesit të publikuar në Sistemin Elektronik EDI, gjegjësisht në menynë “Ndihmë””, ka njoftuar ATK.

 

Mithat Frashëri, kundërshtari i komunizmit

0

Në Janinë më 25 mars të vitit 1889, lindi Mithat Frashëri, biri i Abdyl Frashërit, udhëheqës ushtarak i Lidhjes se Prizrenit – Mithati ishte, pra, nipi i Samiut dhe Naimit.

Mithati shkollohet në Stamboll, punësohet në administratën osmane. Ai kujtohet jo vetëm për prejardhjen, por edhe për librarinë, partinë (Balli Kombëtar), dhe kundërshtimin e komunizmit.

Ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit më 14 nëntor-22 nëntor 1908. Mithat bej Frashëri u zgjodh kryetar i Kongresit dhe nënkryetar i Komisionit për hartimin e alfabetit, kryetar i Komisionit ishte Gjergj Fishta.

 

Në moshën 32-vjeçare u largua përfundimisht nga Stambolli dhe udhëtoi për në Shqipëri duke kaluar nga Kosova në Shkup dhe pastaj në Elbasan. Në vitin 1912, në Qeverinë e Shqipërisë e krijuar nga Ismail Qemali ai u zgjodh ministër i botores. Më 30 mars 1913, dha dorëheqje nga detyra prej indinjatës kundrejt qëndrimit të kryeministrit ndaj rrethimit të Janinës.

Lajçak takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara

Në janar 1923 filli detyrën e Ministrit Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Athinë. Këtë detyrë e kreu deri në dhjetor 1925. Sipas Mehdi Frashërit: “Më 1924-1925 kishte qenë përfaqësues i Shqipërisë në Athinë, i cili interesohej tepër për gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve në Çamëri”.

 

Në nëntor 1944, Frashëri ikën nga Shqipëria. Vdes papritur në një hotel në Nju Jork më 3 tetor 1949, si pasojë e goditjes në zemër – spekullohet se vdiq i helmuar nga KGB-ja, ndërsa Amerika kishte filluar përgatitjet për një operacion klandestin kundër regjimit komunist në Shqipëri, ku Mithati ishte zgjedhur me koncensus kryetar komisioni koordinues mbarë shqiptar në mërgim për këtë operacion, prandaj edhe vdekja e tij e papritur hodhi hije dyshimi.

 

Dy persona në Prizren sulmojnë një tjetër, arrestohet njëri i dyshuar

0

Policia ka bërë të ditur se në lidhje me këtë rast, njëri i dyshuar është arrestuar, ndërsa tjetri është në arrati.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në bashkëpunim me një të dyshuar tjetër i cili është në arrati, kanë sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.

26 vjet nga masakrat në fshatrat e Rahovecit

0
Sot mbushen 26 vjet nga masakrimi i dëshmorëve dhe martirëve në fshatrat Fortesë, Brestoc dhe Celinë të Komunës së Rahovecit.

Gjatë luftës së vitit 1999 në fshatin Fortesë janë vrarë nga forcat serbe 69 martirë, në Brestoc 5 dëshmorë dhe 49 martirë, ndërsa në Celinë janë vrarë 75 martirë.

26 vjet më parë edhe  në Krushë të Rahovecit nga forcat serbe janë masakruar 243 persona, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën.

Masakra në Krushë të Madhe është më e madhja në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-1999./KP