21.7 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 583

26 vjet nga masakrat në fshatrat e Rahovecit

0
Sot mbushen 26 vjet nga masakrimi i dëshmorëve dhe martirëve në fshatrat Fortesë, Brestoc dhe Celinë të Komunës së Rahovecit.

Gjatë luftës së vitit 1999 në fshatin Fortesë janë vrarë nga forcat serbe 69 martirë, në Brestoc 5 dëshmorë dhe 49 martirë, ndërsa në Celinë janë vrarë 75 martirë.

26 vjet më parë edhe  në Krushë të Rahovecit nga forcat serbe janë masakruar 243 persona, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën.

Masakra në Krushë të Madhe është më e madhja në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-1999./KP

 

65 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë

0
65 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë.
Policia ka njoftuar se 25 nga këto aksidente kanë qenë me të lënduar.

Ndërkaq, nga 65 aksidentet, 40 kanë përfunduar me dëme materiale.

Mot sot me diell e vranësira të shpërndara

0
Moti sot parashikohet me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat mund të sjellin reshje të lehta shiu në disa zona.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të luhaten nga 4°C deri në 7°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 15°C deri në 18°C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga jugperëndimi.

1-3 m/s

 

26 vjet nga masakra në Krushë të Madhe

0

Masakra në Krushë të Madhe është më e madhja në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Ende vazhdojnë të jenë të pagjetur edhe shumë persona nga Krusha e Madhe. Masakra në Krushë të Madhe ishte pjesë e aktakuzës për krime lufte kundër kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviq dhe disa udhëheqëseve të tjerë politikë e ushtarakë serbë.

Pavarësisht kësaj, për këtë masakër, asnjëherë nuk pati një proces të mirëfilltë hetimor dhe askush nuk është dënuar drejtpërsëdrejti për krimet e kryera në këtë fshat./KosovaPress

Gjendet i vdekur një 29-vjeçar në Mamushë, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

0

Një person 29-vjeçar është gjetur i vdekur sot, më 24.03.3024, rreth orës 08:50, në Mamushë.Sipas Policisë, nga hetimet e para dyshohet se 29-vjeçar ka kryer vetëvrasje.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi.

“Sot me datë 24.03.2025, në ora 08:50 është raportuar një rast vetëvrasje në Mamushë. Nga hetimet e para dyshohet se një i ri mashkull 29 vjeçar ka kryer vetëvrasje me litar”- ka njoftuar ai.

Sipas Bytyçit, hetuesit nga Sektori Rajonal i Hetimeve janë duke e hetuar rastin.

 

 

Ish i dashuri iu fejua me një vajzë të virgjër – trondit Danja!

0

Gjatë një bisede intime me Eglin, Danja ka ndarë një histori personale, duke zbuluar një lidhje që e cilëson si toksike dhe të dëmshme për të.

Ajo ka pranuar se, në momentet e saj më të vështira, një lidhje që në atë kohë i dukej e madhe dhe e rëndësishme, u shndërrua në një mësim të hidhur për të.

Rrëfimi i Danjës ishte emocionues dhe i sinqertë, ndërsa ajo tregoi se ish-partneri i saj u largua papritur dhe më pas e mori vesh se ai ishte fejuar me një vajzë të virgjër, një lajm që e goditi thellë.

Danja pranoi se pas ndarjes kaloi një periudhë të vështirë, duke luftuar për të pranuar dhe kuptuar situatën, një proces që i mori tre vite të plota.

“Unë jam 32 vjeçe sot. E kam kaluar një histori dashurie shumë të madhe, në mendjen time shumë të madhe. Ajo ishte ajo toksikja. Në atë kohë ajo më dukej e madhe. Isha e çmendur, e çmendur”, u shpreh ajo, pos tjerash.

Kjo bisedë e zhvilluar më parë mes dy konkurrenteve po bën xhiron e rrjetit.

“Personalisht nuk kam vija të kuqe ndaj asnjë subjekti politik” Quni për koalicionin e mundshëm LDK-VV

0

Anton Quni nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë në “Pressing” të T7, se ai personalisht nuk ka vija të kuqe ndaj asnjë subjekti politik shqiptar në Kosovë.

Por, ai thotë se vijat e kuqe, madje edhe “murin kinez’ e ndërtoi lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

Duke iu referuar ofendimeve të Kurtit ndaj partive politike, përfshirë edhe LDK-së, Quni tha se Kurti nuk la më hapësirë komunikimi apo bashkëpunimi.

“E kam thënë personalisht nuk kam vija të kuqe, jo vetëm me LVV, por me asnjë parti. Nuk do të duhej, asnjë personalitet, apo parti politike me ngrit vija të kuqe brenda spektrit politik shqiptar”.

“Nëse janë ngritur vijat e kuqe, ato i ka ngritur LVV, apo kryetari i kësaj partie Albin Kurti. Perveç përformancës, abuzimeve, nënçmimeve, ofendimeve. Në momentin kur shpallën rezultatet ofendimi që del në atë adrenalinën, ai jo thjesht që ngriti një vijë të kuqe, por e ndërtoi murin kinez – një hendek të madh për LDK-në. Thjesht e pamundëson çfarëdo lloj komunikimi e bashkëpunimi”, ka thënë Quni. /

Shqiponjat fluturojnë lart: Manaj dhe Uzuni ndriçojnë fitoren 3-0

0

Shqipëria merr tre pikët e para në këto kualifikuese me një fitore të pastër ndaj Andorrës. Rey Manaj shënoi dy herë, ndërsa Myrto Uzuni vulosi rezultatin 3-0 në “Arenën Kombëtare”.

Me këtë triumf, kuqezinjtë ngjiten në vendin e dytë të grupit, pas Anglisë.

Ndeshja e radhës luhet më 7 qershor kundër Serbisë, sërish në “Arenën Kombëtare”, raporton PrizrenPress.

Zjarr

0

Enver Sulaj

(Dita kur NATO-ja e sulmoi Serbinë)

Ai zjarr atje
Shënon fundin e natës pa hënë.

Ai lot që lagu faqen
Është fundi i prangave të shpirtit.

Po thonë se nesër do të jetë ditë me diell
-Ta shohim ditën njëherë
-Pastaj dritën
-Diellin…

…Dhe në fund
Gjithçka do të qetësohet.

Mos kini frikë nga liria
Ajo edhe nëse ju vret
Përsëri ju lë të lirë.

Rit i lashtë ky
Cikël i pakëputur në natyrë.

24 mars 2011

Nga libri “Diell mbi floknajë”, 2020

1200 kg duhan i papërpunuar konfiskohet në rajonin e Prizrenit, një person ndalohet për 48 orë

0

Më datë 23.03.2023, Policia e Kosovës, në rajonin e Prizrenit, ka ndaluar një automjet tip kombi me targa vendore, i cili po lëvizte në drejtimin nga kufiri Shqipëri – Kosovë.

“Gjatë kontrollimit të automjetit dhe personit, janë gjetur të ngarkuara rreth 1200 kg duhan të papërpunuar”, thuhet në njoftimin e Policisë, përcjell PrizrenPress.

Lidhur me rastin, drejtuesi i mjetit, së bashku me automjetin, janë sjellë në Stacionin e Policisë në Dragash për procedura të mëtejshme.

“Me vendim të prokurorit kompetent, rasti është inicuar si ‘kontrabandë me mallra dhe shmangie nga obligimet doganore'”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Automjeti dhe malli janë konfiskuar, ndërsa personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë, me urdhër të prokurorit./PrizrenPress.com/