Home Blog Page 5822

Përmbyllet sot konferenca për “të ardhmen e kufijve” në Prizren

0

Konferenca ndërkombëtare treditore “E ardhmja e kufijve”, organizuar nga Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor – Autostrada Biennale, përmbyllet sot në Prizren.

Në sesionin e sotëm, me fillim nga ora 11:00, në Hamamin Gazi Mehmet Pasha, do të diskutohet për: Kufijtë e padefinuar të artit bashkëkohor.

Arti modern dhe bashkëkohor ka pretenduar gjithmonë të jetë pa kufij, në emër tëndërkombëtarizimit, avant-gardës globale, kozmopolitane apo nomade. Dhe ende ekzistojnë kudo kufijtë në art, në aspektin e mjediseve shoqërore, politike apo ekonomike të artit. Ndërkohë që kërkojnë të kontekstualizojnë veprat e fillesave të ndryshme, arti bashkëkohor duket të përjetësojë kufijtë e padëshiruar. Atëherë, si bëhet fjalë për trendet e kërkimit të kufijve në shoqërinë bashkëkohore? Ose, a mund të jetë kthimi i kufijve që e bëjnë artin bashkëkohor edhe më sfidues, bindës apo problematik?

Folës në panelin e sotëm janë: Sislej Xhafa (SHBA), Miran Mohar (Slloveni), Yehuda Safran (SHBA) sidhe të gjithë artistët dhe folësit e konferencës. Fjalimi kryesor mbahet nga Sezgin Boynik (Finlandë), ndërsa moderohet nga Manray Hsu (Taivan), kurator i edicionit të parë të Autostrada Biennale.

Sot do të bëhet prezantimi i artistëve: Valentina Bonizzi (Itali), Alban Muja (Kosovë). /PrizrenPress.com/

Veç edhe sot

0

Partitë politike kanë afat vetëm deri sonte në orën 24:00 që të regjistrohen në mënyrë që t’u mundësohet pjesëmarrja në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor.

Të gjitha subjektet, iniciativat apo edhe kandidatët e pavarur duhet të dërgojnë listën me emra në Komisionin Qendror Zgjedhor, i cili më pas do të bëjë verifikimin e tyre.

Deri dje në orën 11 për certifikim për zgjedhjet lokale kanë aplikuar 17 subjekte politike. Prej tyre 5 janë Iniciativa Qytetare dhe 5 kandidatë të pavarur për kryetar komune dhe 7 kandidatë të pavarur për kuvende komunale, shkruan Lajmi.net

Nëse emrat e kandidatëve për kryetarë dhe asamblistë nuk dorëzohen deri nesër, atëherë partitë nuk do të mund të marrin pjesë në zgjedhjet lokale.

Por që t’u lejohet pjesëmarrja në zgjedhjet e 22 tetorit, duhet paguar edhe gjobat që partitë i kanë në PZAP për shkeljet që i kanë bërë gjatë zgjedhjeve të përgjithshme, të mbajtura më 11 qershor.

Ditë më parë nga PZAP kishin bërë të ditur se Lista Serbe ka paguar të gjitha borxhet, kurse një pjesë të obligimeve i ka kryer edhe koalicioni PAN.

Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma, dhe LDK-ja kanë zyrtarizuar shumicën e emrave që do të jenë kandidat për kryetarë të komunave.

Njësoj nuk ka ndodhur edhe me PDK-në e cila deri tash ka zyrtarizuar vetëm emrin e Zenun Pajazitit për kryetar të Gjilanit.

Çdo gjë do të qartësohet deri sonte pas mesnate.

Tejkalimi i kombit si gabim politik i shqiptarëve

0

Nga Viliem Kurtulaj*

Të paktën që pas Luftës së Dytë Botërore, por edhe më parë, vihet re një tendencë ndër shqiptarë për t’iu shmangur idesë së kombit, qoftë edhe në artikulim. Akademikët shqiptarë përgjithësisht iu shmangen studimeve nacionaliste, madje shpeshherë dëgjohen të thonë edhe shprehje të tilla si “shkenca nuk pyet për kombin”. Unë nuk e di se për çfarë shkence e kanë fjalën, por shkencat politike pyesin shumë për kombin, aq sa universitetet më prestigjioze në Botë kanë pafund programe dhe departamente për studime nacionaliste.

Në fakt kombi është një prodhim artificial ose siç e quan Benedict Anderson, komunitet imagjinar. Konstatimi i Andersonit është aq i rëndësishëm si zbulim njësoj sikur të themi që luani është kafshë. Se si është bërë i famshëm Benedict Anderson duke thënë diçka që të gjithë e dinë, kjo mbetet mister. Pra, biem dakord që kombi është një prodhim imagjinar ose artificial. Në fakt, është veti e njeriut të prodhojë në mënyrë artificiale, ndryshe nga kafsha që ka vetëm prodhim natyror, prodhim biologjik.

Një qasje të ngjashme e vëmë re dhe te libri The Human Condition i Hannah Arendt, ku ajo bën ndarjen e Punës nga Të punuarit. Puna (fizike) është një veprimtari që korrespondon me proceset dhe nevojat biologjike të ekzistencës njerëzore, vetë mbijetesën. Në këtë aspekt njerëzimi është shumë afër kafshëve dhe Arendt i referohet njeriut në këtë modalitet si animal laborans. Ndërsa Të punuarit lidhet me jonatyroren, me fabrikimin e një bote artificiale idesh, konceptesh, sendesh, artefaktesh që jetojnë përtej aktit të krijimit. Njeriut në këtë modalitet Hannah Arendt i referohet si homo faber, i cili arrin të sigurojë hapësirën dhe institucionet ku jeta njerëzore mund të shpaloset.

Siç e përmendëm më lart, kafsha prodhon vetëm në mënyrë natyrore ose biologjike. P.sh. kafsha prodhon pasardhësit e saj nëpërmjet riprodhimit, prodhon mënyrë jetese në bazë të gjakut, gjinisë apo llojit çka janë të gjitha prodhime biologjike. Njeriu nga ana tjetër, përveç prodhimit natyror, prodhon kryesisht në mënyrë artificiale, çka e bën atë të ketë një tipar thelbësisht dallues nga kafsha. P.sh. njeriu prodhon gjuhë, prodhon fe, prodhon komb, prodhon politikë, prodhon institucione, prodhon sport etj. Pra t’i përkasësh një kombi është po aq prodhim artificial sa ç’është t’i përkasësh një ideologjie politike apo një feje. Nëse themi që jam shqiptar ose italian dhe konservator ose liberal, kapitalist ose komunist, mysliman ose katolik, madrilen ose milanist etj., mënyra e prodhimit e të gjitha këtyre nga njeriu është artificiale. Pavarësisht rrethanave të ndryshme sesi njeriu i prodhon këto, ato në logjikën e krijimit janë të njëjta. Pyetja që del prej këtu është, nëse kombi është koncept i pavlefshëm sepse është prodhim imagjinar ose artificial, atëherë pse janë të vlefshme konceptet ose përkatësitë e tjera që përmendëm duke qenë se edhe këto janë prodhime imagjinare apo artificiale?!

Kombi mbetet njësia kryesore e shteteve në botën e sotme. Shteti më i fuqishëm në Botë, SHBA-ja nuk ka komb mirëpo prej kohësh po mundohet ta krijojë atë. Shqiptarët nga ana tjetër janë komb dhe prej kohësh po përpiqen ta shkatërrojnë atë. Për më tepër, organizmi kryesor politik botëror sot është Organizata e Kombeve të Bashkuara. Se si mund të jesh pjesë e një organizate botërore në të cilën marrin pjesë kombet, duke qenë kundër kombit ose duke mos e konsideruar veten komb, kjo mbetet sfidë për logjicienët. Njësoj si të jesh pjesë e një organizate botërore marksiste dhe të jesh kundra marksizmit.

Ndoshta në të ardhmen ideja e kombit mund të zhduket dhe Bota nesër mund të funksionojë e pandarë në kombe. Ndoshta ashtu mund të jetë më mirë. Nuk e dimë! Mirëpo për aq kohë sa shtetet më të fuqishme të Botës nuk kanë hequr dorë nga kombi, është e pakuptimtë të heqim dorë ne të parët. Çkombëtarizimi, nëse është një proces që duhet kryer, ai duhet të fillojë nga francezët e gjermanët, rusët e italianët, serbët e grekët dhe më pas te shqiptarët, por jo t’ia nisim prej shqiptarëve.

Nëse ideja e kombit duhet të lihet pas, kjo nuk bëhet duke e tejkaluar ose anashkaluar kombin por duke kaluar mes përmes kombit. Tejkalimi i kombit pa kaluar mes përmes tij do të thotë të djegësh etapat. Tejkalimi ose djegia e etapave në fakt është tipar i shoqërisë shqiptare. Ne zakonisht mundohemi t’ia djegim etapat e adoleshencës dhe rinisë djemve të vegjël duke i konsideruar burra që 14 vjeç. Të kesh frikë që fëmija të bëhet adoleshent, i ri, dhe më pas burrë, dhe për këtë arsye të kërkosh që nga fëmijë të bëhet menjëherë burrë duke djegur etapat, kjo nuk e maturon fëmijën, përkundrazi, mund ta lërë gjithë jetën fëmijë. E njëjta gjë edhe me kombin! Të kesh frikë nga kombi dhe për këtë arsye ta tejkalosh si etapë pa e jetuar, rrezikon që gjithë jetën të mbetesh një komb-fëmijë./Mapo.al/

Mësohet emri i kandidatit të PDK’së për kryetar të Prizrenit

0

Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur për kandidatin për kryetar të Komunës së Prizrenit.
Kryetari i PDK’së Kadri Veseli ka qëndruar gjatë ditës në Prizren kur edhe është vendosur emri i kandidatit me të cilin kjo parti do të synoj edhe një mandat katër vjeçar në këtë qytet.

Burime të gazetës Express thonë se Shaqir Totaj ka marrë besimin e partisë për t’i prirë listës së kësaj partie për udhëheqje në Prizren në zgjedhjet e 22 tetorit.

Zyrtarizimi i Totajt pritet të bëhet nesër, kur edhe përfundon afati që partitë kanë zyrtarizimin e kandidatëve për kryetarë komunash.

Partia Demokratike e Kosovës, nga viti 2007, ka qeverisur me Prizrenin.

Për tre mandate, Ramadan Muja, është ishte kryetar komune.

VV: Aderime në qendrën e Prizrenit

0

Në vazhdën e rritjes së vazhdueshme dhe anëtarësimeve në Lëvizjen VETËVENDOSJE! sot na u bashkua edhe Arian Xhezairi.

Bashkë me aktivistët e Qendrës së Prizrenit, mirseardhje i dëshiroi edhe kryetari Visar Ymeri. Z. Xhezairi me profesion është inxhinier i softverit, ka studiuar shkenca sociale dhe teknologji në Universitetin e Vjenës, si dhe u shkollua dhe shërbeu 7 vite në Forcën e Sigurisë së Kosovës si toger.

Bashkimi i shumë aktivistëve, figurave e profesionistëve po bën që fitorja në Prizren dhe në shumë komuna të tjera të jetë e sigurt.

Dragash: Familja me data karakteristike të lindjes (VIDEO)

0

Demir Reshiri nga Bresana e Dragashit u gëzua me trashëgimtarë nga djali e dy vajzat të cilët i kishte martuar në gusht të vitit të kaluar, njofton Klan Kosova.

Vajzat e tij, Albana dhe Abetarja, ishin kurorëzuar brenda dy dite, ndërsa dhjetë muaj më pas ishin bërë nëna.

Përveç kësaj, edhe vëllai i tyre, Ditlindi u martua me 29 gusht të 2016, në një datë që përkon me ditëlindjen e tij.

“Zbutet” LDK-ja në Prizren

0

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) në Prizren është “zbutur” rreth përcaktimit të kandidatit për kryetar të Komunës.

Kryesia e këtij subjekti politik në këtë qytet, do të përkrah cdo kandidat për kryetar të Prizrenit, që vendoset në Prishtinë.

“Kryesia e Degës së LDK-së në Prizren, ka propozuar Hatim Baxhakun si kandidat, por në të njëjtën kohë vlerëson lartë të gjithë emrat të cilët janë pretëndentë për të udhëhequr me qytetin e Prizrenit”, thuhet në komunikatën e LDK-së në Prizren, transmeton PrizrenPress.

“Struktura e Degës së LDK-së është unike dhe vendosur për të punuar si asnjëherë më parë, për të sjell ndryshimin e shumëpritur nga qytetarët e Prizrenit, gjithmonë në koordinim të plotë me strukturën udhëheqëse të partisë dhe interesin e qytetarëve” .

“Po ashtu lista gjithëpërfshirëse e LDK-së për asamblistë është gati, ku brenda kësaj liste janë emrat më eminent të qytetit “./PrizrenPress.com/

E marta, ditë zie në Kosovë

0

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur të martën, 22 gusht 2017, ditë zie në Kosovë, në nderim të ish kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi, i cili sot ndërroi jetë.

“Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar, dita e martë, 22 gusht 2017, shpallet ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës, pas vdekjes të Dr. Bajram Rexhepi, veteran i UÇK –së, ish kryetar i Komunës së Mitrovicës, ish kryeministër i Kosovës, ish ministër i Punëve të Brendshme, ish deputet i Republikës së Kosovës dhe kirurg.”, thuhet ndër tjerash në vendimin e presidentit Thaçi.

Me vendim të presidentit Thaçi, flamujt shtetëror ngrihen në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Trupi i pajetë i ish-kryeministrit do të kthehet nesër në mëngjes në Aeroportin e Prishtinës, ndërsa më pas, prej orës 10 deri në orën 12 do të ketë homazhe në Kuvendin e Kosovës.

Rexhepi do të varroset në orën 16:30 në varrezat e Dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës.

Shteret Ujëvara e Mirushës (Video)

0

Një nga atraksionet turistike në Kosovë, Ujëvara e Mirushës, është shterur pothuajse e tëra, njofton Klan Kosova.

Banorët e fshatrave të afërt kanë thënë se e dinë pse ka ndodhur një gjë e tillë.

Ata janë të shqetësuar për këtë ujëvarë pasi që kanë thënë se edhe ata pak turistë që po vijnë ta vizitojnë nuk po qëndrojnë për shkak se s’kanë çfarë të shohin.

Ish vokalisti i Deep Purple do të performojë në HardhFest

0

Nën Sloganin “Mbas Verës, vjen Vera” dhe me rock grupe e DJ më të mirë në rajon, këtë vit festivali i vjeljes së rrushit, verës dhe rakisë do të mbahet më datë 7-8-9 dhe 10 shtator, n`Konak të Rahovecit.

Në këtë mënyrë, Rahoveci do të jetë nikoqir i rreth 50,000 pjesëmarrësve të ‘Hardh Fest’.

Udhëheqësit e festivalit, sot përmes një konference për media, kanë shpalosur fushatën kreative, Line up-in e koncertit dhe gjithçka tjetër mbi organizimin e festivalit Hardh Fest.

Festivalin do ta hap, rock bandi i parë i Rahovecit Familja Shtavica, ku anëtarët e këtij bendi janë tri gjeneratat e kësaj familje.

Në ‘Hardh Fest 2017’, do të rikthehet grupi i njohur i 403, BB Poqi, Offchestra. Gjatë netëve të festivalit do të performojnë edhe DJ të ndryshëm si: DJ Mickey nga Tirana, DJ JUMP, DJ Commercial dhe Maarvel. E veçanta e këtij Line Up, është pjesëmarrja e rock grupeve ndërkombëtare ku nga Suedia do të vijë grupi Memory Writers. Ndërsa emri kryesor i koncertit të sivjetshëm do të jetë ish vokalisti i grupit Deep Purple dhe Rainbow, Joy Lynn Turner me bendin e tij Troublemakers.

“Mbas Verës, vjen Vera” është slogani i sivjetshëm. Prandaj festivali fton të gjithë art dashësit, turistët dhe vizitorët që mbas stinës së verës, të vijnë e të shijojnë një gotë Verë apo të ngrenë dolli për një vit sa më të mbarë profesional.

Vitin e kaluar, në festën e vjeljes së rrushit, verës dhe rakisë, pjesëmarrës ishin mbi 32 mijë vizitorë. Ndërsa këtë vit, duke u rritur festivali që do të mbahet 4 ditë dhe duke hapur zyre promovuese në 17 qytete të ndryshme të botës, në ‘Hardh Fest’ pritet të jenë mbi 50 mijë vizitorë. /PrizrenPress.com/