Home Blog Page 5824

Vdes Bajram Rexhepi

0

Ka ndërruar jetë ish kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi.

Burimet e Indeksonline të afërta me ngjarjen kanë konfirmuar se Rexhepi ka vdekur sot në orët e hershme të mëngjesit.

Rexhepi prej muajsh ndodhej në koma dhe ishte duke qëndruar në njërin prej spitaleve në Turqi pas sulmeve të pësuara në tru.

Ai fillimisht ishte shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku edhe i është nënshtruar operacionit mirëpo për shkak të gjendjes së rëndë ishte transferuar në Turqi./Indeksonline/

Ndahet nga jeta aktori i mirënjohur

0

Komediani dhe aktori Jerry Lewis, është ndarë nga jeta në moshën 91 vjeçare mbremjen e djeshme.

Lewis ka lindur në Neëark, New Jersey, më 19 mars të vitit 1926, shkruan ABC Neës.

Për herë të parë ai u paraqit në skenë kur ishte në moshën 5-vjeçare.

Lewis la pas gruan e tij të dytë SanDee Pitnick, dhe gjashtë fëmijë. Djali i tij vdiq, Jozef, vdiq në vitin 2009.

Ndëshkohet populli për faj të politikanëve

0

Analistët dhe njohësit e rrethanave politike në vend kanë thënë se populli i Kosovës është i privuar nga lëvizja e lirë në shtetet e ‘Shengenit’ dhe ka mbetur sot i vetmi në Evropë i izoluar dhe pa liberalizim të vizave, derisa kjo ka ardhur si rezultat i mosplotësimit të standardeve që janë kërkuar nga BE-ja për liberalizim të vizave dhe, sipas tyre, në të vërtetë kjo klasë politike e inkriminuar dhe e kriminalizuar nuk e ka pasur vullnetin që t’i plotësojë standardet e kërkuara siç janë luftimi i krimit të organizuar e korrupsionit dhe sundimi i ligjit në vend.

Ndaj, së këndejmi ata kanë shtruar edhe çështjen se a po mbetet përfundimisht populli i Kosovës pa liberalizim të vizave si pasojë e klasës politike të inkriminuar dhe të kriminalizuar, qoftë në pozitë, ashtu edhe në opozitë. Kjo, sipas tyre, bëhet ngase pozita e uritur për të zhvatur popullin e opozita e uritur për pushtet dhe zhvatje lënë qytetarët pa liberalizim të vizave, pa zhvillim ekonomik dhe pa sundim të ligjit. Për këtë dhe atë se a është kjo klasë politike identike dhe nuk dallon fare njëra parti nga tjetra, por të gjitha të inkriminuara, pa dallim dhe edhe sa vite Kosova dhe kosovarët do të vazhdojnë të mbeten shteti i vetëm i izoluar, pa liberalizim të vizave, pa zhvillim ekonomik dhe pa sundim të ligjit në vend, analisti Naim Kelmendi në një prononcim për gazetën “Kosova Sot” ka thënë se populli i Kosovës është i privuar nga lëvizja e lirë në shtetet e ‘Shengenit’ dhe ka mbetur sot i vetmi në Evropë i izoluar dhe pa liberalizim të vizave.

Sipas analistit, Naim Kelmendi, kjo ka ardhur si rezultat i mosplotësimit të standardeve që janë kërkuar nga BE-ja për liberalizim të vizave, gjersa siç tha në të vërtetë kjo klasë politike e inkriminuar dhe e kriminalizuar nuk e ka pasur vullnetin që t’i plotësojë standardet e kërkuara, siç janë luftimi i krimit të organizuar e korrupsionit dhe sundimi i ligjit në vend. Sipas tij, Kosova po përjeton një zbrazje të heshtur nga rinia dhe qytetarët e saj, duke kërkuar gjëkundi në Evropë dhe tej perspektivën e jetës. “Edhe për sa vite Kosova do të mbetet kështu shteti i vetëm i izoluar pa liberalizim të vizave, pa zhvillim ekonomik e pa sundim të ligjit, derisa kjo klasë politike në pushtet të mbetet e papërgjegjshme dhe të mos mendojë e të frymojë për interesat e vendit dhe të qytetarëve të saj”, u shpreh analisti Naim Kelmendi.

Burjani: Kjo klasë politike përbëhet prej të paditurve, inertëve, të paaftëve dhe rrugaçëve

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Blerim Burjani, thotë se qytetari është viktimë e një politike agresive e drejtuar në drejtim të interesave dhe privilegjeve politike ekstreme të kësaj klase politike, derisa, siç tha, kjo klasë politike e kupton kush e se kupton është injoruese ndaj klasës intelektuale dhe qytetarëve. “Kjo klasë politike është egoiste, siç janë PAN, LAA dhe VV. Kjo injorancë po i bën dëm shtetit, të cilin e kanë izoluar nga qarkullimi i lirë. Qytetarët jetojnë në geto, të mbyllur në një shtet më të ri në Ballkan që quhet Kosovë. Shteti ka nevojë për një klasë plotësisht të re politike. Derisa qytetari nuk e largon këtë klasë politike të papërgjegjshme do të mbetet e izoluar. Tash sa më shpejt të bëhet vetëdijesimi aq më parë kemi fillimin e një perspektive të re ekonomike. Le të zgjedhë populli në mes izolimit dhe të votojë këtë klasë politike ose le të votojë parti të tjera, tash qytetarët le të zgjedhin a duan më përfaqësim me këtë klasë që përbëhet prej të paditurve, inertëve dhe të paaftëve dhe rrugaçëve”, theksoi ai për gazetën “Kosova Sot”.

Fetahu: Përgjegjësinë duhet ta marrin liderët dhe politika kosovare

Profesori universitar Nexhmedin Spahiu ka nënvizuar se klasa politike është pasqyrë e shoqërisë, d.m.th. qysh është shoqëria ashtu është edhe klasa politike. Prandaj, edhe mosliberalizimi i vizave është dënim për krejt Kosovën, sepse është dënim për vetë faktin që prodhon një klasë të tillë politike.”Tani a duhet të ndryshojmë shumë si shoqëri për të prodhuar një klasë më të mirë politike dhe në momentin që prodhojmë një klasë më të mirë politike që të kemi perspektiva më të mira, nuk po shihet në horizont. Për të pasur liberalizim të vizave në shoqërinë kosovare do të duhej të ekzistojë entuziazmi për punë, entuziazmi për të jetuar në këtë vend dhe në atë moment që BE-ja do ta vërejë këtë se kjo po ndodh, se ka një entuziazëm në Kosovë, po punohet, d.m.th. njerëzit nuk janë të interesuar në masë që të largohen nga Kosova, atëherë edhe do të ndodhë liberalizimi i vizave. Por nëse në një mënyrë apo tjetër BE-ja do të perceptonte gabueshëm dhe do t’i liberalizonte vizat, unë mendoj se ky nuk është interes i Kosovës tani për tani, sepse do të zbrazej Kosova dhe më tepër se gjysma e popullsisë veç do të avulloheshin”, është shprehur analisti Spahiu.

Analisti Ilir Fetahu ka nënvizuar se zhvillimet në Kosovë janë faktorë të rëndësishëm për integrimin evropian, në radhë të parë zhvillimi ekonomik, sundimi i ligjit, si dhe përmbushja e kritereve të cilat janë nga Komisioni Evropian. Sipas tij, fajtorë kryesorë për mosliberalizimin e vizave janë kriteret e veçanta për Kosovën që i ka bërë BE-ja dhe që kjo lidhet për shkak të frikës së migrimit të numrit të madh të qytetarëve të Kosovës nëse eventualisht ndodh liberalizimi i vizave së shpejti. “Pavarësisht kësaj, përgjegjësinë duhet ta marrin edhe liderët dhe politika kosovare, sepse mbi të gjitha duhet të ndodhë zhvillimi ekonomik, i cili nënkupton që qytetari kosovar është i interesuar të punojë dhe të veprojë në Kosovë, por edhe të rrijë në Kosovë dhe e kundërta, nëse vazhdon një gjë e tillë dhe Kosova mbetet e pazhvilluar, siç është tani, fatkeqë- sisht synimi i shumicës absolute të njerëzve është që fatin e vet ta gjejnë jashtë Kosovës. Fetahu thotë se kjo është shumë e dhimbshme.

 

(Kosova Sot)

Qeveria gjithëpërfshirëse dhe receta mjekësore

0

Ditar Kabashi

Vazhdimi i gjendjes sëngatërruar për funksionalizimin pas zgjedhor të disa organeve kushtetuese, shtetin e Kosovës e ka sjellë në kllapi, tamam sikur ai i ligshti me shëndet që pret ndihmë nga mjeku për t’i shkruar njërecetë që do ta kuronte e ta gjallëronte.

Jo çdo mantel bardhëështë i aftë të diagnostifikojë drejt; aq më pak të rekomandojë terapinë e duhur. Që nga kinematografia e deri tek realiteti ynë nëpër spitalet tona (në të cilat, thënë të drejtën, haset fuqi dramatike më fort se në filmat turq a indianë), njihen raste kur me fajin e mjekut, pacienti pëson edhe më zi. Prandaj, duhet pasur kujdes në përzgjedhjen e tij. Sidomos nëse fjala është për stendat e zemrës se bëhet skandal.

Kaluan dy muaj qëkur populli e tha fjalën e vet në garën zgjedhore por ja që kjo po has në vesh të shurdhër. Qytetarët shihen si numër, deputetët njëlloj, dikasteret ministrore gjithashtu dhe fare në fund po del se në vendin tonë, esenciale na qenkësh formalja dhe jo substancialja.

Tani u dëgjua edhe propozimi për një qeveri gjithëpërfshirëse. Pra, një qeveri ku të gjitha partitë marrin pjesë dhe qeverisin deri sa ato të duan brenda periudhës katërvjeçare. Domethënë caktojnë një datë, bie fjala, pas një viti e gjysmëqë të shkohet në zgjedhje. Në kuptimin më të butë fjalës kjo është arrogancë e kulluar me të cilën nëpërkëmbet vullneti i popullit. Votuesit i dhanë besimin kandidatëve të tyre që ata të qeverisin për mandat kushtetues të plotë e jo të bëjnë marrëveshje paraprake sipas tekeve.

Me qeverinëgjithëpërfshirëse nuk mbetet opozitë dhe kjo është goditje fondamentale ndaj një sistemi të pretenduar demokratik. Kjo lloj qeverie përveçse i rehaton disa individë në institucione dhe ndan pushtetin sikur të ishte një tortë, a nuk shpreh mosmirënjohje ndaj elektoratit të partive të ndryshme të cilat kanë votuar një subjekt për një arsye dhe s’e kanë votuar tjetrin për një shkak? Nëse do të bëhen krejt me një vend, përse t’ua dëgjojmë broçkullat në fushatë dhe t’i votojmë veç e veç?

Argumenti i këtij lloj propozimi qenka se vendi paska nevojë për një qeveri me “vota/numra shqiptare” në mënyrë që të mos jemi të varur nga Lista Srpska, rrjedhimisht Beogradi zyrtar. Kjo fjalëështë kulm i turpit për ne, për disa arsye:

Së pari, me këtë dëshmohet se ne nuk paskemi pasur ekspertë kushtetues të duhur kur është hartuar Kushtetuta dhe si rezultat nuk kemi mundur ta paramendojmë dhe ta parandalojmë keqpërdorimin e “diskriminimit pozitiv” të proklamuarpër komunitetet joshumicë e veçmas për serbët;
Së dyti, me këtë shfaqet se fryma e Kushtetutës që komunitetet t’i bëjë bashkë për një Kosovë të përbashkët nuk ka gjetur pajtim real as tek politikanët e lëre më në popull;

Së treti, me këtë provohet se klasa politike në Kosovë, posaçërisht ajo e shqiptarëve, në përgjithësi është e papjekur, e brishtë dhe e paaftë që të nxjerrë mësim nga e kaluara. Në vend të kësaj duket sheshazi ambicia e sëmurë për pushtet e disa politikanëve.

Jo vetëm koritje, por edhe e dhimbshme është që tetëmbëdhjetë vjet pas luftës dhe gati dhjetë nga themelimi i republikës në Kosovë të kërkohet qeveri e unitetit për t’u mbrojtur politikisht nga Serbia dhe jo, ta zëmë, për të çuar përpara projekte zhvillimore.
Kosova po lëngon. Qeveria gjithëpërfshirëse e përkeqëson situatën. Nuk sjell stabilitet e zgjidhje, veçse e prolongon status quo-në.
Kujdes me konsiliumin mjekësor!

“Zambaku i Prizrenit” fton kompozitorët për konkurrim

0

Organizatorët e edicionit të 29 të festivalit të këngës së vjetër qytetare “Zambaku i Prizrenit”, këngës për fëmijë “Fluturat 2017” dhe “Rock live”, Studio Helix dhe Komuna e Prizrenit, ftojnë të gjithë kompozitorët nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora që të konkurrojnë me krijimet e tyre më të reja. Konkursi mbetet i hapur deri me 6 shtator.

Festivali “Zambaku i Prizrenit” duke qenë festivali i vetëm në Kosovë, i këngës së vjetër qytetare, nëpër vite ka ruajtur frymën e vlerave të mirëfillta dhe është shndërruar në një nga aktivitetet që hyjnë në përshkrimin e ngjarjeve të qytetit. Ndër të tjera Prizreni quhet edhe qyteti i “Zambakut…”

Këtë vit për shkak të procedurave tenderuese, formë kjo e dhënies në organizim të, Festivalit, “Zambaku i Prizrenit”, (anulimit dy herë të tenderit), festivali “Zambaku i Prizrenit”, “Fluturat” dhe Rock live do të mbahen në pjesën e fundit të muajit shtator.

Studio Helix, kompani kjo muzikore që merret me organizimin e aktiviteteve muzikore, rezistoi dhe fitoi tenderin për organizimin e Festivalit të këngës së vjetër qytetare “Zambaku i Prizrenit”, duke u ballafaquar me Kompani për kultivimin e luleve në kopshte dhe kompani qe merren me printim dhe reklama.

“Duke e parë gjendjen në të cilën e sollën festivalin e këngës së vjetër qytetare, disa organizatorë të papërgjegjshëm, dhe Kompani të tjera të ngjashme të cilat mendjen e kanë te përfitimi dhe jo te organizimi i mirëfilltë, Studio Helix që nga viti i kaluar kur e organizoi edicionin e 28 me vullnetin dhe dëshirën më të mirë po synon, që këtij festivali të ia kthejmë namin që e ka. Edicioni i 28 i vitit të kaluar ishte pikë kthese në shpëtimin e Festivalit “Zambaku i Prizrenit”, i cili për disa vite ishte para dilemës të mbahej apo të mos mbahej, prandaj studio Helix me edicionin e 29 premton se jo vetëm me organizim cilësor të festivalit por edhe cilësinë e pjesëmarrjes së këngëve të vjetra qytetare, do të ia kthej namin që e ka festivali “Zambaku i Prizrenit” thotë Istref Krasniqi drejtor i Studio Helix.

Prizren: E ardhmja e kufijve diskutohet në Autostrada Biennale (Video)

0

Në Prizren po vazhdon të mbahet Bienalja e artit bashkëkohore Autostrada.

Atje sot disa vajza luajtën në një shfaqje role djemsh. Qëllim kishin promovimin e drejtave të grave.

Lirohet me kusht shkrimtari i arrestuar

0

Madridi përmbush kërkesën e Berlinit

Spanja ka miratuar kërkesën për lirimin me kusht të shkrimtarit turko-gjerman, Dogan Akhanli, i cili u arrestua përderisa po qëndronte për pushim në territorin e Spanjës, me kërkesën e Turqisë.

Akhanli, i cili ka kritikuar gjendjen e të drejtave të njeriut nëe Turqi, u arrestua në Granadë. Akhanli ka lindur dhe është rritur në Turqi, por ka vetëm shtetësi gjermane. Sipas avokatit të tij, ai u arrestua gjatë një kontrolli rutinor, pasi që emri i tij u shfaq në listën e Interpolit.

Akhanli në Gjermani ka shkuar në vitin 1991, pasi që ka qëndruar disa vjet në burg gjatë kohës së pushtetit ushtarak në Turqi.

Gjatë hyrjes në Turqi në vitin 2010, ai u arrestua sërish, për shkak të një plaçkitje të armatosur në një shkëmbimore në Stamboll në vitin 1996, me ç’rast u vra pronari i shkëmbimores. Pas katër muajve, Akhanli u lirua, për shkak të mungesës së dëshmive, por vendimi për lirimin e tij u shfuqizua në vitin 2013, kur u lëshua sërish urdhër ndërkombëtar për arrestimin e tij.

Arrestimi i Akhanlit nxiti reagimin e ashpër të Gjermanisë, me ministrin e Jashtëm gjerman, Zigmar Gabriel, i cili kërkoi nga Madridi që mos t’ia dorëzoi Akhanlin Turqisë, transmeton rtv21.tv.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Gazetarëve, akuza kundër Akhanlit bazon në krimin, i cili ka ndodhur kur ai nuk ka qenë fare në Turqi. Sipas kësaj organizate, akuza ka motive politike, për shkak të shkrimeve të tij për gjenocidin e pretenduar kundër armenëve në Turqi, në vitin 1915.

Bukovski: A jemi në shoqëri të mirë kur jemi vetëm?

0

“Unë kurrë s’kam qenë i vetmuar. Kam qenë në një dhomë – jam ndier vetvrasës. Kam qenë në depresion. Jam ndjerë i tmerrshëm – i tmerrshëm përtej gjithçkaje – por kurrë nuk e kam ndjerë se dikush do të futet në dhomë dhe do ta shërojë atë që jam duke e ndjerë… ose ndonjë numër më i madh i njerëzve.

Me fjalë të tjera, vetmia është diçka me të cilën asnjëherë s’kam qenë i shqetësuar.

Do ta citoj Ibsenin: “Më të fortit janë më të vetmuarit.” Unë kurrë s’kam menduar që një bjonde e bukur do të vijë tani, të bëjmë qejf dhe pastaj unë do të ndihem mirë. Jo, kjo nuk do të ndihmonte.

E dini këtë frazën e zakonshme të turmave “wow sonte është e premte, çfarë do të bëni? Do ta kaloni natën i ulur këtu?” Po, sepse nuk ka asgjë atje jashtë. Është vetëm marrëzia. Njerëz të marrë që shoqërohen me njerëz të marrë. Lërini le ta marrosin veten.

Unë kurrë s’kam i shqetësuar me nevojën për të nxituar jashtë gjatë netëve. Unë fshihem në bare sepse nuk dua të fshihem në fabrika. Kjo është e gjitha. Më pëlqen vetja. Unë jam forma më e mirë e dëfrimit që e kam. Le të pijm edhe më shumë Venë.”

– Charles Bukowski

Kompromis politik për tejkalimin e krizës

0

Liderët e partive politike në Kosovë duhet të kenë vullnet për të gjetur kompromis për të dalë nga kriza, në të cilën është futur vendi pas zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit, thonë analistë të çështjeve politike.

Kuvendi i Kosovës, edhe pse ka mbajtur më shumë se katër vazhdime të seancës konstituive, nuk ka arritur ende të zgjedhë kryeparlamentarin dhe nënkryetarët.

Nga kjo situatë e brishtë politike, në të cilën është futur vendi sipas analistëve po pësojnë proceset zhvillimore dhe qytetarët e Kosovës. Këta të fundit në një anketë të bërë nga Radio Evropa e Lirë shprehen të shqetësuar për situatën aktuale politike në vend.

Analisti nga Instituti Demokratik i Kosovës, Albert Krasniqi, thotë për Radion Evropa e Lirë, se nëse vetëm ka vullnet për të pasur kompromis ndërmjet partive politike të përfaqësuar në Kuvend, këto kompromise janë të shumta.

“Janë dy veprime të nevojshme për të zhbllokuar situatën aktuale politike. E para është që koalicioni PAN të dalë me një kandidat tjetër që është i pranuar për shumicën parlamentare, jo me Kadri Veselin (kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës), i cili nuk po gjen mbështetje, ky do të ishte kompromisi i parë që do ta zhbllokonte situatën”.

“Kompromisi i dytë është që partitë tjera si Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni LAA ta votojnë Kadri Veselin për kryeparlamentar. Opsione tjera për momentin nuk ka në shqyrtim. Kjo do të ishte një zgjidhje e shpejtë ”, thekson Krasniqi.

Vazhdimet e seancave konstituive dështuan pasi koalicioni fitues i zgjedhjeve, i përbërë nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA për Kosovën (PAN), nuk ishin të pranishëm në sallën e Kuvendit për të propozuar kandidatin për kreun e Kuvendit.

Qytetarët thonë se kjo gjendje politike, në të cilën ka hyrë Kosova, duhet të tejkalohet, pasi që, siç thonë ata, janë shumë procese që kërkojnë zgjidhje urgjente.

Ariani, student në Universitetin e Prishtinës e quan të pakuptimtë moskrijimin e institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet. Ai kërkon nga liderët e partive politike që të gjejnë zgjidhje dhe të dalin nga kjo situatë.

“Partitë politike duhet të bëhen bashkë, të diskutojnë në një tryezë, të merren vesh për tema të mëdha siç është demarkacioni dhe më pas liberalizimi dhe ta gjejnë një zgjidhje të përbashkët se po pësojmë ne populli”, thotë ai.

Erion Kajtazi, qytetar nga Prishtina, e quan kritike situatën politike, në të cilën është futur vendi.

“Situata politike në Kosovë tani konsideroj që është në një situatë kritike, ka shumë gjëra të papërfunduara që do të paraqesin probleme në të ardhmen. Ky bllokim politik është në dëm edhe të politikës, e edhe të qytetarëve”, thekson ai.

Ngjashëm shprehet edhe Ismet Kadriu:

“Udhëheqësit e partive duhet të bëjnë diçka dhe ta kalojnë këtë situatë, po i bëjnë dëm të madh vendit, janë shumë gjëra ta pa kryera që kërkojnë zgjidhje”.

Ndërkohë, analisti politik Albert Krasniqi thotë se deputetët, si përfaqësues të qytetarëve të Kosovës, duhet të shprehin vullnetin e qytetarëve.

“Ky është vullnet i qytetarëve të Kosovës, të cilët e kanë shprehur në zgjedhje dhe këtë vullnet, ata duhet ta ekzekutojnë në Parlament si përfaqësues të qytetarëve. Mirëpo, deri më tani ka munguar ky vullnet, pasi që mbizotërojnë interesat personale, ambiciet personale, dhe të liderëve të partive politike dhe këto po triumfojnë mbi interesat e përgjithshme shtetërore”, vlerëson Krasniqi.

Ndryshe, vazhdimi i seancës konstituive është caktuar të mbahet me datën 24 gusht.

Deri më tash, asnjë nga partitë politike nuk ka refuzuar caktimin e kësaj date për vazhdimin e seancës, por kanë vazhduar duke akuzuar njëra-tjetrën për bllokim të institucioneve të vendit.

Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit është e domosdoshme për vazhdimin e procedurave tjera të konstituimit të Kuvendit dhe për fillimin e fazës për formimin e Qeverisë së re.

Për formimin e Qeverisë janë të nevojshme të paktën 61 vota të deputetëve. /REL/

Kerkoj  banese me qira ne lagjen Ortokoll te Prizrenit

Kerkoj  banese me qira ne lagjen Ortokoll te Prizrenit

044 820 520