MASHT-i planifikon disa hulumtime në terren para testit “PISA 2018”

Rreth 80 mijë euro pritet t’i kushtojnë Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) disa hulumtime në terren që pritet të bëhen në muajt e ardhëm të këtij viti, me synim që të evidentohen shkaktarët e rezultateve të dobëta të testit “PISA 2015”, shkruan sot Koha Ditore.

Por, po ashtu, do të nxirren ide për veprime konkrete para testit të ardhshëm “PISA 2018”.

Një hulumtim pritet të bëhet në Fakultetin e Edukimit, ku parashihet të shikohet nëse programet e këtij fakulteti janë kompaktibile për përgatitjen e mësimdhënësve.

Se duhet të kryhen këto hulumtime e ka konstatuar një grup punues i formuar nga MASHT-i, derisa tek në dhjetor të këtij viti pritet të hartohet raporti përfundimtar nga gjetjet në terren.

Nga ana tjetër, ka mbetur një periudhë e shkurtër deri tek testi “PISA 2018”, i cili do të mbahet në pranverë të vitit të ardhshëm.

Gazeta ka mësuar se që nga krijimi i grupit punues është mbajtur vetëm një takim derisa të kundërtën e thotë udhëheqësi i grupit punues, Ferit Idrizi sipas të cilit, deri më tani grupi ka mbajtur 4 takime.

Më Shumë

Kurtaj rinovon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me sulmuesin Albion Kurtaj, i cili ka nënshkruar kontratë të re trevjeçare me klubin prizrenas. Kurtaj vazhdon kështu rrugëtimin...

Adnan Kanuriq zyrtarizohet te Malisheva

FC Malisheva ka arritur marrëveshje me portierin Adnan Kanuriq, i cili tash e tutje do të jetë pjesë e skuadrës dhe do të mbrojë...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit