Home Blog Page 5837

LDK s’ka ende kandidat për kryetar të Prizrenit

0

Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar sot emrat e kandidatëve me të cilët do të garojë për kryetar të komunave në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, ndërkohë që për Prishtinën dhe Prizrenin ende nuk është vendosur se kush do të kandidojë.

Kandidatët për kryetarë  të komunave nga radhët e LDK-së janë: Agim Veliu-Podujevë, Lufti Haziri-Gjilan, Muharrem Sfarqa- Ferizaj, Gazmend Muhaxheri- Pejë, Sokol Haliti- Viti, Burim Berisha- Fushë Kosovë, Imri Ahmeti-Lipjan.

Në komunën e Kamenicës është kandiduar Shaip Surdulli, në Suharekë Salih Asllani, në Shtimje-Selim Shabani, Istog- Haki Rugova, Dragash- Selim Kryeziu dhe për kryetar të komunës së Novobërdës kandidat do të jetë Bajrush Imeri.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas mbledhjes së Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku u caktuan kandidatët për kryetar të komunave, tha se e konsiderojnë tepër të rëndësishme pjesëmarrjen dhe fitoren në komuna dhe se në zgjedhjet e tetorit presin të shënojnë fitore në Prishtinë dhe Prizren.

“Ne vlerësojmë se mund ta fitojmë Prishtinën, besojmë që duhet të bëjmë çdo gjë që ta fitojmë edhe Prizrenin ta rikthejmë, sepse kemi qeverisur përpara edhe disa komuna të tjera të cilat janë shumë të rëndësishme për ne”, tha ai.

Lidhur me kandidatin për kryetar të komunës së Prishtinës, Mustafa tha se në fillim të javës së ardhshme do të mblidhen kryesia e LDK-së për të diskutuar për kandidatët e mundshëm për kryetar të kësaj komune dhe pastaj do të vendosin për kandidatin, por gjithmonë duke e pasur parasysh disponimin e qytetarëve të Prishtinës dhe anëtarësisë së LDK-së./KosovaPress/

Digjet një mal në Malishevë

0

Një person nga fshati Temeqinë i Malishevës ka informuar Policinë se i është djegur një hektar mal (pronë private), shkruan PrizrenPress.

Në raportin e sotshëm të Policisë thuhet se njësiti policor dhe i zjarrfikësve kanë dal në vendin e ngjarjes, dhe kanë lokalizuar zjarrin. /PrizrenPress.com/

Arrestohet në Prizren, dërgohet në burgun e Dubravës

0

Në Prizren, konkretisht në lagjen “Kurrilla” gjatë ditës së djeshme, Policia ka arrestuar një person të gjinisë mashkullore të komunitetit turk, shkruan PrizrenPress.

Arrestimi i tij, sipas raportit të sotshëm të policisë, është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Ferizaj.

Më pas i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës. /PrizrenPress.com/

Policia thyen rekord, për 24 orë shqipton 2366 tiketa në komunikacion

0

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se gjatë ditës së mërkurë ka shqiptuar 2366 tiketa në komunikacion.

Referuar raportit të Policisë, po ashtu gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 28 aksidente në komunikacion me të lënduar dhe 54 pa të lënduar.

Aksidente me fatalitet nuk ka pasur.

Dragash: Fyen dhe pengon policët në kryerje të detyrës

0

Në Dragash, konkretisht në fshatin Llopushnik është arrestuar një person i komunitetit boshnjak pasi që i njëjti ka penguar, fyer, dhe kundërshtuar zyrtarët policor në kryerje të detyrës, shkruan PrizrenPress.

Ngjarja ka ndodhur dje, sipas raportit të sotshëm të Policisë së Kosovës, për shkak të një kundërvajtje në komunikacion e shkaktuar nga i dyshuari.

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Djali rrah nënën në Dragash

0

Në Dragash është arrestuar një person i gjinisë mashkullore pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht nënë e tij, shkruan PrizrenPress.

Në raport e sotshëm të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com.

Digjet një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova” (Video)

0

Një veturë derisa po qarkullonte në autostradën “Ibrahim Rugova” është përfshirë nga zjarri.

Sipas një lexuesi të Indeksonline, vetura e tipit Mercedes C220 është ndalur në dalje të qytetit të Obiliqit, pasi nisi ti dal tym nga pjesa e përparme e veturës.

Policia ka dal menjëherë në vendin ku është vetura për të hetuar shkaqet e zjarrit.

Thaçi për BLICK: Kosovarët po e bëjnë Zvicrën krenare

0

Gazeta më e lexuar në Zvicër “BLICK” ka përmbyllur një cikël të gjatë të shkrimeve për Kosovën me një intervistë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.?Në këtë intervistë, Thaçi ka folur për qëndrimin e tij në Zvicër, për diasporën shqiptare atje, për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës dhe për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon.

Duke folur për diasporën e Kosovës, Thaçi ka thënë se kosovarët që jetojnë dhe punojnë në Zvicër janë duke u shndërruar në krenari të shtetit zviceran.

Thaçi për “BLICK” ka theksuar se perceptimi për shqiptarët në Zvicër tashmë ka ndryshuar, derisa shqiptarët janë plotësisht të integruar.

“Ndihemi shumë mirë që Shaqiri, Behrami, Xhaka janë ndër heronjtë e Zvicrës dhe çdo familje zvicerane do të dëshironte që ta kishte pjesë të vet. Kosovarët po i dhënë një identitet krenarie Zvicrës. Unë ndihem shumë krenar për këtë”, ka thënë ai, duke shtuar se talentet e rijnë kosovarë kanë afirmuar edhe Zvicrën në botë.

Presidenti ka thënë se diaspora është një lidhje shumë e mirë ndërmjet popujve tonë.

“Shumë nga ata njerëz që i sheh nëpër Cyrih, Sengallen, Gjenevë apo Bërn, i sheh në Prishtinë. Lidhjet tona janë shumë të afërta, vijnë tek njerëzit e familjes, farefisi, por edhe të vizitojnë vendin, të shikojnë mundësitë për jetë”, ka shtuar ai.

Presidenti ka treguar se si edhe et ka pasur fatin që në një kohë të represionit serb në Kosovë, të jetoi për tri vite me radhë në Zvicër.

“Është një kujtim i mrekullueshëm për ata njerëz dhe për atë vend. I jam shumë mirënjohës shtetit zviceran, shoqërisë zvicerane që i ka kuptuar, i ka pritur dhe i ka integruar kosovarët. Sot ndihem tepër mirë që nga njerëzit që në atë kohë vetëm kërkonin për tu strehuar në kuptimin e vazhdimit  të ekzistencës së tyre, sot janë integruar dhe janë një pjesë e krenarisë e shoqërisë zvicerane”, ka shtuar ai.

Presidenti Thaçi është pyetur edhe për rolin që diaspora ka pas në themelimin dhe mbështetjen e luftës dhe ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“UÇK-ja është themeluar në Kosovë. Diaspora kosovare ka qenë e fuqishme në Zvicër, ajo diasporë e ka mbështet përpjekjen e luftës së popullit të Kosovës për çlirimin e vendit, kjo është e tëra. Njerëzit kanë ndarë kafshatën e gojës për të ndihmuar”, ka theksuar ai.

Në pyetjen se njerëzit e UÇK-së po shihen si pengesë në Beograd, presidenti Thaçi ka thënë se në UÇK kanë qenë 2 milionë njerëz, krejt kanë qenë mbështetës.

“Për mua çdo qytetar i Kosovës është çlirimtar. Çdo qytetar ka qenë pjesë e luftës atdhetare. Dhe gjërat e tilla nuk qëndrojnë. Unë kam qeverisur tri mandate me serbët  dhe kam pasur një bashkëpunim të shkëlqyer. Nëse mendon dikush ta ketë Kosovën pa frymën e luftës atdhetare, atëherë nuk duhet të ketë shqiptar fare”, ka vazhduar ai.

Presidenti ka bërë të qartë se Kosova nuk mund të udhëhiqet prej njerëzve lojalë të Beogradit. Sipas tij,  Kosova do të udhëhiqet gjithmonë prej njerëzve të zgjedhur në mënyrë demokratike.?Në këtë intervistë, presidenti Thaçi ka folur edhe për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve. Sipas tij, janë të shkëlqyera, derisa Zvicra ka qenë prej vendeve të para që e ka njohur Kosovën dhe i jemi shumë mirënjohës. ?Duke folur për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Thaçi ka thënë se mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ndodhë pajtimi dhe se dialogu nuk ka alternativë.

“Dialogu me Serbinë do të vazhdoj në një fazë tjetër, atë të normalizimit të plotë të marrëdhënieve dhe pajtimit mes shteteve tona, mes Kosovës dhe Serbisë, që besoj që gjatë vjeshtës mund të filloj. Pra, Kosova është një, është unike”, ka theksuar ai.

Presidenti Thaçi ka treguar për vizitën e tij që ka pasur në veri të Kosovës, duke thënë se atje janë doganierët tonë, kemi policinë tonë është multietnike, janë institucionet tona.

“Natyrisht, nëse viziton Veriun është një dallim me pjesën tjetër të Kosovës se ka mbetur e pazhvilluar për shkak të bllokadave politike. Prandaj, ata njerëz kanë më tepër nevojë për zhvillim ekonomik, për vende të reja të punës se sa për nacionalizëm, apo manipulim nga Serbia”, ka thënë ai.

Presidenti është pyetur edhe për gjykatën speciale dhe akuzat e Dick Martit. Akuzat e tij, Thaçi i ka quajtur fanatastiko-shkencore dhe raporte fallco.

“Lufta atdhetare e jonë ka qenë e drejtë dhe e pastër.  Që të jetë Kosova e lirë dhe e pavarur nuk ka pas vetëm miq dhe partnerë, por ka pasur edhe oponentë. Deklarimet e tilla i kam dëgjuar, por nuk humbi kohë për to”, ka thënë ai.

I pyetur për Dick Martin, Thaçi ka thënë se ai ka qenë edhe kundër pavarësisë së Kosovës, edhe kundër bombardimeve të NATO-s, kështu që burimi duhet kërkuar tek pozicioni i tij politik në raport me Kosovën. Qëllimi ka qenë qartë prezantimi i Kosovës si shtet i dështuar, gjë që nuk do të mund të arrihet, sepse historinë askush nuk do të mund ta rishkruaj”, ka thënë ai.

Presidenti ka thënë se Gjykata speciale duhet të shihet si një mundësi e Kosovës për larguar njëherë e përgjithmonë nga shpifjet.?Në fund të intervistës, presidenti Thaçi ka apeluar të diaspora që të integrohen sa më tepër dhe që Kosova të vazhdojë të krenohet me ta.

https://www.blick.ch/news/schw…

“Pikaso i Vogël” hap ekspozitë në Beograd

0

Një refugjat afgan, i njohur tashmë si “Pikaso i Vogël”, ka hapur ekspozitë me vizatime dhe fotografi të tij në Beograd, duke shpresuar se do të fitojë para për t’u ndihmuar fëmijëve serbë që vuajnë nga kanceri i trurit.

Farhad Noory, 10 vjeç, ka nisur jetesën në një kamp të refugjatëve në këtë qytet, tetë muaj më parë, mirëpo portretet e tij në të cilat shihet kancelarja gjermane, Angela Merkel, piktori Salvador Dali dhe persona të tjerë, e kanë kthyer djaloshin në yll mediatik.

Familja e Nooryt ka arritur në Serbi gjatë valës së madhe të emigrantëve për të nisur një jetë të re në vendet perëndimore evropiane, mirëpo ka mbetur në Beograd, pas mbylljes së të ashtuquajturave “Rrugët Ballkanike”.

Talenti i djaloshit është vërejtur gjatë punëtorive, të disa organizatave lokale në Beograd, të cilat ndihmojnë refugjatët.

Noory ka vendosur që të gjitha të hollat të jenë donacion për fëmijët e sëmurë serbë.

“Të gjithë neve na duhet mirësia”, ka thënë ai.

Autoritetet serbe kanë thënë se gjysma e 4,000 refugjatëve që jetojnë në Serbi, janë fëmijë.

Art në gur, vepra të jashtëzakonshme (Foto)

0

Shpella misterioze prehistorike dhe vizatime rock, figura të vogla dhe gurë të ngritur, së bashku me bukurinë e natyrës, e gjithë kjo është një frymëzim për krijimet artistike.

Këto vepra janë bërë na malet e Kroacisë. Disa nga 20 pikat e artit përgjatë gjurmës janë në formën e artit shkëmbor, shkruan rtv21.tv.

Artisti donte t’i referohej artit parahistorik, duke përdorur materiale moderne dhe shprehje të artit bashkëkohor. Gjurmët e artit të Tokës në Uke u hapën në vitin 2016.