15.8 C
Prizren
E martë, 26 Gusht, 2025
Home Blog Page 5836

Kapen 40 kilogramë drogë në Vërmicë

0

Afrim Mulla nga Mamurrasi i Fushkrujës së Shqipërisë është kapur me 40 kilogramë drogë në pikën kufitare të Vërmicës. Ngarkesa vinte nga Shqipëria, kurse destinacion nuk e kishte Kosovën.

Komandanti i Policisë, Shaban Osmanollaj tha për RTK-në se droga është kapur në orët e hershme të mëngjesit të ditës së djeshme.

Në vendin e ngjarjes ka dal edhe kryeprokurori i Prokurorisë në Prizren Sylë Hoxha.

“ Personi që është ndaluar nga policia e kufirit, do të përballet me Kodin Penal të ligjit në fuqi të Republikës së Kosovës dhe se nuk do të ekstradohet në Shqipëri”, tha Hoxha./PrizrenPress.com/

Ballanicës së Malishevës i pengon emri i dëshmorit!

0

Tabela e rrugës në fshatin Ballanicë të Malishevës nuk ka qëndruar gjatë. Ajo është hequr nga banorët e këtij fshati.

Arsyeja e heqjes është skandaloz. Banorët nuk duan që rruga e tyre të mbajë emrin e dëshmorit, Agim Elshani-Malisheva.
Burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se kryetari Malishevës Ragip Begaj, ka caktuar një takim me banorët e fshatit, për të diskutuar rreth heqjes së tabelës së rrugës, që mban emrin e dëshmorit.

“Kryetari ka caktuar një takim me banorët për të parë se heqja e tabelës a është bërë nga individ, apo nga Kryesia e fshatit”, tregon burimi për “PrizrenPress”
Ndërkaq, bashkëluftëtarët e Agimit, e kanë quajtur të ulët veprimin e heqjes së tabelës.

“Është shumë i ulët veprimi i banorëve të fshatit Bellanicë, të cilët larguan tabelën e rrugës me emërimin e dëshmorit të kombit Agim Elshani e cila fillon nga xhamia e Bellanicës dhe vazhdon deri në fshatin Ngucat”, thotë veterani i UÇK-së, Milazim Elshani
Sipas tij, Agimi nuk është vetëm i fshatit të tij, Ngucat.

“Agimi është i Kosovës, Preshevës, Medvegjës , Bujanofcit dhe trojeve tjera shqiptare”.

Ai thotë se Agimi luftoi edhe për lirinë e banorëve të Bellanicës.

“Disa metra rrugë nuk duhet t’i pengojë bartja e emrit të dëshmorit”.

Projekti për emërimin e rrugëve është shumë i rëndësishëm për të gjithë qytetarët e komunës sonë.

“Mendoj që ekzistojnë rrugë ligjore të cilat merren me parregullsi, por ky veprim i ngutshëm dhe qyqarë nuk i bën nder askujt, përkundrazi lëndon familjen dhe bashkëluftëtarët”.

Elshani thotë se nëse tabela e rrugës me emrin e dëshmorit nuk kthehet në mënyrë ligjore, atëherë bashkëluftëtarët e Agimit, do të vendosin sërish atë në vendin ku ka qenë.

“Bashkëluftëtarët e Agimit nuk do të rrinë duarkryq”,paralajmëron ai./PrizrenPress.com/

Shpërthen Akademia suedeze: Dylan i paedukatë dhe arrogant

0

“Bob Dylan është i paedukatë dhe arrogant” është reagimi që ka bërë Akademia e Shkencave në Suedi, pas heshtjes së kantautorit i cili nuk ka reaguar për marrjen e çmimit Nobel në Letërsi. Ky reagim vjen pas pritjes së gjatë të Akademisë, e cila prej ditësh është përpjekur që të kontaktojë me Bob Dylan, por duket se ai po kënaqet nga kjo lojë.

Shkrimtari Watsberg anëtar i akademisë, e cilësoi arrogante sjelljen e kantautorit amerikan i cili ende nuk ka falënderuar për këtë çmim. Që nga dita kur u bë publik lajmi ai nuk ka shfaqur asnjë lloj interesi duke ngritur shumë pikëpyetje.

“Mendoj se është shumë e drejtë të them që reagimi i tij është arrogant e i paedukatë” shprehet Watsberg për televizionin suedez. Në lidhje me çmimin Nobel ka pasur edhe shumë zëra kritikë, duke menduar se Dylan nuk e meritonte një vlerësim të tillë.

Krasniqi: Moti është dashur të shkojmë në zgjedhje

0

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA-s, Jakup Krasniqi, ka thënë se zgjidhja e vetme që i ka mbetur Kosovës janë zgjedhjet e parakohshme, të cilat do ta nxirrnin vendin nga bllokada në të cilën e ka futur koalicioni qeverisës

Krasniqi, në një prononcim për Indeksonline, është shprehur se edhe në rast të zgjedhjeve të parakohshme, shqetësimi më i madhe do të ishte sa a do të ketë zgjedhje të lira, e të drejta e të pa manipulueshme.

“Po të kishte politikë normale dhe opinion kritikë, vendi moti kohë është dashur të shkonte në zgjedhje. Ne zgjedhje shkohet për të ndryshuar e jo ricikluar politika fisnore e familjare, politika që më së paku mendojnë për zhvillimin e vendit dhe mirëqenien qytetare. Ka kohë që NISMA ka thënë e vetmja zgjidhje janë zgjedhje”, ka thënë Krasniqi.

Ndryshe, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli për herë të parë ka shpalosur idenë që vendi të shkojë në zgjedhje të reja. Në një intervistë për një të përditshme, ai ka dhënë kritika edhe në drejtim të partnerit të koalicionit, respektivisht Qeverisë së Isa Mustafës. Kryeparlamentari ndër të tjera ka përmendur dështimin e vendit në fushën e ekonomisë dhe zhvillimit të saj. /Indeksonline/

Eqrem Kryeziu e vlerëson si fatkeqësi për Kosovën, qeverinë Mustafa

0

Ish nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Eqrem Kryeziu vlerëson se në të gjitha aspektet, kjo qeverisje është fatkeqësi për Kosovën dhe për këtë, sipas tij, nuk ka pse të numërohen argumentet për t’i bindur qytetarët për këtë pasi është lehtësisht e dallueshme.

Kryeziu në një prononcim për ‘Indeksonline’, ka thënë se kjo qeveri prej fillimit po përpiqet t’i shmangë problemet, e jo t’i zgjidhë ato.

“Kam folë për synimin antikorrupsion si kushti i vetëm i çdo koalicioni, jo me vija të kuqe, që edhe ashtu doli të jetë një rrenë e turpshme”, ka thënë ai.

“Madje, shikoni absurdin e burrnimit tonë: Thuhet se korrupsion nuk ka, se qenka çështje e perceptimit të shtrembër. Ndërkaq, kur Kosovën e vizitojnë autoritetet e larta perëndimore dhe korrupsionin e theksojnë si problemin më të mprehtë, meshkujt tanë premtojnë se do ta luftojnë, duke harruar se mohonin të ketë korrupsion”, ka thënë Kryeziu.

LDK, më këtë lidërship, sipas tij, e ka hallin e pushtetit dhe për ta nuk ka rëndësi kush është partner në qeverisje.

“Në qoftë se nuk shfaqen struktura të tjera, nuk e besoj se këta bukurosha mund ta reformojnë vetveten. Kur je në pushtet nuk reformohesh kurrë, përkundrazi – degjenerohesh gjithnjë e më shumë, në mënyrë të pandalshme e të pashmangshme”, ka shtuar Kryeziu.

Kryeziu, përveç pozitës se nënkryetarit ka mbajtur edhe poste tjera në kuadër të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Për disa legjislatura ai ishte deputet i kësaj partie./Indeksonline/

Zgatari i shumë legjendave

0

Në Zgatarin e Opojës jetojnë rreth 700 banorë, rreth 40 për qind e banorëve jetojnë në diasporë, ndërsa në Prizren janë rreth 150 familje që janë shpërngulur nga Zgatari. Disa familje janë shpërngulur në Turqi

Zgatari shtrihet në skajin verior të fushëgropës së Opojës, rreth 22 km në verilindje të qendrës komunale të Sharrit, shpjegon Muharrem Qafleshi. Sipas tij, është vendbanim i shpatit i eksponuar lindjes.

“Në vitet e fundit në pjesë e tij është zgjeruar në rrafshin fushor, në formë të zgjatur”.

Sipas banorëve vendas thuhet se Zgatari është njëri prej vendbanimeve më të vjetra të Opojës. Ai dikur i kishte pasur 400 shtëpi dhe 7 mahallë. Mirëpo, fshati është “shkatërruar” për shkak të luftës dhe murtajës. Shtrija e gjatë në një luginë në mes dy kodrave malore, tregon edhe vetë toponimi shqip “i zgjatur”, “i zgatur”. Në Zgatarin e vjetër ka rënë një sëmundje dhe aty ishte mjaftë ftohtë, kështu që popullata është larguar nga aty dhe janë vendosur në Zgatarin e sotëm, Pllavë dhe Mlikë. Një kishë e vjetër krishtere ka qenë në vendin Guri i Gjermanit, në veri të Zgatarit, përmbi vendbanimin e vjetër. Aty janë ende themelet e saj, shkruan gazeta Kosova Sot.

Toponimi gjerman

Në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore nga familja e hoxhallarëve, disa prej tyre janë shpërngulur në Turqi.

“Disa familje janë shpërngulur në Reçak të Shtimës, ndërsa më se 60% të zgatarasve janë vendosur në Prizren”, tregon Qaflleshi.

Nga historia e këtij fshati në Opojë lidhet edhe me fakte nga mesjeta. Nëpër Opojë qarkullojnë tregime e legjenda fantastike për varrin e madh dhe toponimin “gjerman”, që gjendet në fshatin Zgatar, fshatin më të vjetër opojar. Një toponim (gjerman) dhe një objekt sakral (varri i madh), që mund të lidhet me ngjarjen më të rëndësishme të Ballkanit dhe të Evropës, që është nga viti 1689, kur forcat osmane ishin angazhuar në luftime me ushtrinë austriake, e cila marshonte me shpejtësi drejt jugut përmes Serbisë. Në saje të kryengritësve shqiptarë forcat austriake mundën të thyenin mbrojtjen osmane dhe të arrinin deri në Lumë. Vlen të thuhet se kryengritësve shqiptarë u printe Pjetër Bogadani, arkipeshkvi i Shkupit e i Prizrenit, që ishte njëri nga personalitet më të shquara të kulturës e të lëvizjes shqiptare të atij shekulli.

Varri i gjeneralit

Banorët e fshatit Zgatar e ruajnë të freskët rrëfimin që është përcjellë brez pas brezi, se ushtria e gjermanëve e kishte çliruar këtë trevë nga zullumi i madh i turqve osmanli, dhe nga atëherë ky vend për nder të çlirimtarëve është quajtur “gjerman”, kurse varri i oficerit quhet “Varri i Madh” dhe këtu banorët kërkonin ndihmë për hallet dhe brengat e tyre.

Nuhi Salihu nga ky fshat tregon se toponimi “gjerman” dhe objekti sakral “Varri i madh i gjermanit”, i cili edhe dallohet nga të gjithë varret e tjerë, lirisht mund të lidhet pikërisht me këtë ngjarje të madhe dhe shumë të rëndësishme për fatin e popujve të Ballkanit e në radhë të parë të shqiptarëve. “Gjermani” si emërtim kishte mbetur pas betejës austriake-osmane, ngase ushtria austriake zmbrapsi ushtrinë osmane, e cila deri në atë kohë mendohej se ishte e pathyeshme.

“Atëbotë ishte zhvilluar beteja pikërisht në vendin që edhe tash ruhet ky emërtuar “gjerman” afër katundit Zgatar të Opojës, që atëbotë i përkiste Rrethit të Lumës, kurse gjenerali i famshëm austriak Pikolomin kishte vdekur nga epidemia e murtajës, por nuk ishte varrosur në Prizren nga frika se mos përhapej epidemia e murtajës edhe tek ushtarët e tjerë”, tregon ai.

Shton se varri i gjeneralit për t’u dalluar nga të tjerët ishte shumë më i madh dhe i rregulluar me gurë të latuar mirë dhe të sjellë nga viset e tjera të Kosovës, sepse gurë të tillë në tërë komunën e Dragashit nuk ka, andaj s’do mend se kemi të bëjmë veç me këtë varr të këtij ushtaraku austriak, që opojanët ende atë vend e quajnë Gjermani, ndërsa varrin e quajnë Varri i madh. Banorët e kësaj ane, meqë nuk kanë pasur shërbim adekuat mjekësor siç janë aktualisht, me vite e shekuj kanë besuar se Varri i Madh do t’ua shërojë fëmijët, të afërmit e sëmurë ose edhe kanë qenë të bindur, se ai Varr do t’iu ndihmojë në zgjedhjen e problemeve të ndryshme, ashtu si u kishte ndihmuar për t’i dëbuar forcat ushtarake osmane nga këto troje. Njëra ndër shpellat e besimit të lashtë në Opojë është shpella e Zgatarit.

“Besimi në këtë shpellë është një besim pagan”, tregon profesori Berat Batiu.

Duhet theksuar faktin, se popullata opojare, në masë të madhe e respekton fenë e besimit Islam dhe ritet e faljes nëpër xhami, të cilat ekzistojnë nëpër të gjitha këto fshatra.

Sipas Nuhi Salihut, fshati Zgatar ende ka ruajtur tradita e dasmave edhe të vdekjeve. Mirëpo, ajo që është brengë për këta banorë sipas Salihut është fakti se janë mbi 40 për qind e banorëve që jetojnë jashtë duke migruar nëpër kohë të ndryshme për një jetë më të mirë. Sipas tij, janë mbi 150 familje nga ky fshat që janë shpërngulur në Prizren për një jetë më të mirë. (Kosova Sot)

Përkujtohet Abdullah Thaçi

0

Poeti , Abdullah Thaçi është përkujtuar në një vjetorin e vdekjes.

Krijuesit kanë vlerësuar lartë krijimtarinë e Thaçit.

Shkrimtari nga Shqipëria, Petrit Palushi, tha se krijimtaria letrare pësoi një humbje të madhe me vdekjen e Abdullah Thaçit.

“Përkundër kësaj, poeti i ndjerë me krijimtarinë e tij mbetet ndër shkrimtarët tanë më të respektuar të letërsisë shqipe për fëmijë”, tha Palushi.

Drejtoresha e Bibliotekës, Sahadete Sadikaj- Kukaj, tha ndërkaq se, poeti Thaçi, ka dhënë një kontribut të rëndësishëm edhe në këtë institucion.

“Gjurmët e tij janë kudo mes nesh”, tha ajo,transmeton TVPZ.

Poeti Abdullah Thaçi, ishte mjaft produktiv në letrat shqipe, e në veçanti në letërsinë për fëmijë.

U lind në fshatin Novosellë të Pejës më 1942, kurse vdiq vitin e kaluar.Shkollimin fillorë e ka mbaruar në vendlindje, të mesmen në Pejë, ndërsa Fakultetin e shkencave të natyrës, dega e Kimisë, në Universitetin e Prishtinës.

Në kohë të gjatë, punon si profesor në Gjimnazin e Prizrenit. Disa nga veprat e tija, janë; “Lumi i dritës”, 1980, “Treni i bardhë”, 1982, “Duke pritur ylberin”, 1983, “Piknik poetik”, 1986, “Anës Drinit”, 1989, “Ani, Kosovë, ani”, 1994, etj/PrizrenPress.com/

Kallëzim penal kundër degradimit të Parkut në Bjeshkët e Kabashit

0

Pesë lagje të fshatit Korishë, kanë ngritur kallëzim penal kundër degradimit Parkut Nacional në Bjeshkët e Kabashit.

Në kallëzimin penal përfaqësuesit e këtyre lagjeve thonë se në fund të muajit shtator, persona të pandërgjegjshëm të identifikuar të këtij fshati, kanë filluar të ndërtojnë objekte në Parkun Nacional – Bjeshkën e Kabashit.

“Me veprimet e tyre përveç që po shkatërrojnë pyllin, po bëjnë ndotjen degradimin dhe shkatërrimin e pyllit duke e degraduar mjedisin në kundërshtim me ligjin”, thuhet në kallëzimin penal të tyre.

Për këto objekte nuk ka leje paraprake nga Ministria apo Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor.

Ndërtimet kanë filluar në mënyrë të egër dhe pa asnjë kriter.

Nuk kanë leje për ndërtim, nuk kanë plan urbanistik, të gjitha këto në kundërshtim me nenin 43 të Ligjit për mbrojtjen e natyrës.

Avokati Esat Gutaj, tha se me këtë veprim është kryer vepra penale “ndotja, degradimi apo shkatërrimi i pyjeve nga neni 357 si dhe neni 368, punimet e kundërligjshme në Parkun Nacional – Bjeshkën e Kabashit, Zonë kjo e mbrojtur me ligj të veçantë.

“Për ndërtimet të filluara në mënyrë ilegale është njoftuar Inspektorati i ndërtimit i Kuvendit Komunal të Prizrenit”.

“Gjithashtu janë njoftuar edhe kompetentët për mbrojtjen e parkut nacional, por nuk janë ndërmarr masa”.

Prandaj, përfaqësuesit e pesë lagjeve të fshatit Korishë, duke e shprehur indinjatën e thellë për mosreagim të organeve kompetente, duke bërë kallzim penal mëtojnë ndalimin i kësaj dukurie negative edhe nga persona të tjerë, që pa leje të organeve përkatëse të mos ndërtojnë në Zonën e Mbrojtur dhe të mos e bëjnë shkatërrimin e pyjeve – mjedisit me ndërtime pa kritere dhe pa leje paraprake urbanistike që në këtë mënyrë të mbrohet mjedisi në Bjeshkën e Kabashit./PrizrenPress.com/

Shkelet një fëmijë në Buzez të Dragashit

0

Një fëmijë është shkelur në fshatin Buzez të Dragashit. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Siç raporton “Opoja.net”, vetura që ka shkelur fëmijën ka qenë me registrim të Austrisë.

Në vendin e ngjarjes ka dal Policia e Kosovës.

Apostolova: Kosova ta përmirësojë imazhin

0

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë Natalya Apostolova tha se Kosova duhet ta përmirësojë imazhin me storje pozitive.

Në seminarin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, shefja e Zyrës së BE-së Natalya Apostolova bëri thirrje që Kosova ta përmirësojë imazhin e saj.

“Kosova duhet të ndihmojë veteveten duke pasur storje pozitive që do t’i ndihmoje në përmirësimin e imazhit të saj jashtë,” tha Apostolova.

Apostolova foli edhe për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit që hyri në fuqi më 1 prill.

“Sundimi i ligjit është në thelb të kësaj marrëveshjeje, është fjala magjike. Ky është problemi më i madh i institucioneve të Kosovës,” tha Apostolova.

Apostolova lavdëroi forcat politike që pa dallim përkrahin rrugën evropiane të Kosovës.

“Jam e impresionuar që këta muaj prej kur kam ardhur këtu, të gjitha forcat politike më thonë qe Kosova është për rrugën europiane dhe mendoj që kjo është unifikuese,” tha Apostolova.

Përfaqësuesja speciale e BE-së tha se Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit do t’u ndihmojë koosvarëve.

“Procesi i Stabilizim Asocimit ëahtë prioritet i yni poltik e ekonimik që shërben si bazë për procesin e aderimit. Kjo marrëveshje ka hyrë në fuqi në prill dhe tash gjëja më e rëndësishme është zbatimi dhe nëse kjo bëhet, Kosova do të ketë impakt shumë pozitiv në qytetarët e saj,” tha Apostolova. /Kallxo.com/