Home Blog Page 5845

Për rrezikim i trafikut publik, një muaj paraburgim

0

Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaj të pandehurit H.K nga fshati Vërmicë, Komuna e Prizrenit.

I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal. Me datën 01.08.201, rreth orës 17:45 minuta në rrugën “ Tahir Sinani ” në drejtim të rrugës “ Viliam Voker ”, duke mos iu përmbajtur dispozitave të komunikacionit në rrugë, shkel Ligjin për rregullat e trafikut rrugor. Ai duke e drejtuar automjetin e tij. fillon kthimin majtas për të hyrë në qendrën tregtare ” ETC ”, kalon në shiritin e kundërt të rrugës. Gjatë lëvizjes me anën e djathtë të veturës së tij godet motoçikletën e markës ” Honda ” të cilën e drejtonte i dëmtuari me iniciale N.B, me të cilat veprime i pandehuri shkakton aksident në trafik. I dëmtuari merr lëndime të rënda trupore me rrezik për jetën. I njëjti transferohet në QKUK në Prishtinë, po ashtu lëndime trupore pëson edhe pasagjerja e të pandehurit.

Gjykata ka ardhur në përfundim se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore të parapara në nenin 187 par.1 nën par.1.1 të KPRK-së, për caktimin e masës së paraburgimit.

Me këto veprime i pandehurit me iniciale H.K. dyshohet se ka kryer veprën penale, rrezikim i trafikut publik nga neni 378 par.8 lidhur me par.6 të KPRK-së./PrizrenPress.com/

Sonte nis DokuFest

0

Edicioni i 16-të i festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër, “DokuFest”, nis sonte.

Vullnetarë të shumtë me fanella të bardha, ku dominon mbishkrimi “Future” (E ardhmja), që është edhe tema e sivjetme e “DokuFestit”, janë duke punuar në çdo cep që sonte gjithçka të shkojë si duhet, transmeton KultPlus.

Këtë edicion ‘DokuFest’ do të operojë me 10 kinema përgjatë nëntë ditëve, sa do të zgjasë festivali.

Tashmë gjithçka është gati për hapjen e edicionit të radhës të “DokuFest”, aty ku do të shfaqen 102 filma në gjashtë kategoritë garuese të tij e që përfaqësojnë 50 shtete – përfshirë dy premiera botërore, dy premiera ndërkombëtare dhe një numër të premierave evropiane dhe rajonale. Tetë filma në kategorinë kombëtare poashtu do të kenë premierën botërore në festival.

Festivali do të shfaqë 102 filma Filma dokumentar të jashtëzakonshëm si dhe një numër i mrekullueshëm i filmave të shkurtë dhe të kinemasë eksperimentale është çka e karakterizon përzgjedhjen e këtij edicioni, me një numër të filmbërësve që rikthehen të cilët do të prezantojnë filmat e tyre për herë të dytë ose tretë në festival dhe filmbërës të rinj puna e të cilëve është përfshirë nëpër seksionet garuese.

“DokuFest është i vendosur të sjellë më të mirën nga fusha e filmit në Prizren dhe Kosovë.

Familja e Zejnepe Berishës kërkon që t’i rritet dënimi vrasësit të saj

0

Sot është mbajtur seanca e kolegjit gjyqësor për shqyrtimin e ankesave në rastin e Zejnepe Berishës, cila u vra nga bashkëshorti i saj më 23 tetor 2015.

Burri i saj, Nehbi Berisha u dënua me 12 vjet burg për vrasje të rëndë.

Avokatja e familjes së Zejnepe Berishës, Fehmije Berisha-Bytyqi, ka kërkuar që Nehbi Berishës, t’i rritet dënimi, njofton Klan Kosova.

“Me Kodin e Ri Penal, kjo vetëm mund të dënohet edhe me burg për përjetshëm”, ka thënë ajo.

Këtë avokate e ka angazhuar Rrjeti i Grave, të cilat ishin prezente para Gjykatës duke protestuar dhe kërkuar që kërkesa e avokates për rritje të dënimit të aprovohet.

Ndërsa avokati i palës së akuzuar, Esat Gutaj, tha se “e ndjera bashkëshortja Zejnepja e ka tradhtuar bashkëshortin e saj me një zyrtar policor”.

“Duhet të shqyrtohet motive i vrasjes”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova.

Përveç kësaj, avokati tha se klienti i tij është i sëmurë psikik dhe se ai duhet të trajtohet më ndonjë spital psikiatrik dhe jo në burg.

Aksident në Mushtisht

0

Një i dyshuar duke lëvizur me kamion me targa lokale nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur murin e një shtëpie dhe ka rënë disa metra poshtë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mushtisht, transmeton kp.

Në aksident, drejtuesi dhe një pasagjer anë pësuar lëndime të rënda trupore të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë, ndërsa pasagjeri i tretë pëson lëndime të lehta.

Prizren: Pranon fajësinë njëri nga dy të akuzuarit për transport të narkotikëve

0

Erhan Rexhepi, i cili së bashku me Gjelbrim Arifajn akuzohen për blerje, posedim, transport dhe shitje të narkotikëve, të enjten, ka pranuar fajësinë për veprën penale sipas aktakuzës së prokurorisë. Ndërsa, i akuzuari tjetër  Gjelbrim Arifaj nuk e ka pranuar fajësinë.

Mbrojtësi i të akuzuarit Erhan Rexhepi, avokati Ruzhdi Berisha, ka thënë se i mbrojturi i tij që nga faza hetuese ka pranuar fajësinë dhe ka tentuar që të hyjë në marrëveshje për pranimin e fajësinë, por një gjë e tillë nuk është arritur. Andaj, ka kërkuar që fajësia e tij të pranohet pasi që është bërë me vullnet të tij, me qëllim që kjo t’i merret si rrethanë lehtësuese me rastin e caktimit të llojit dhe lartësisë së dënimit.

Prokurorja e rastit, Ervehe Gashi, ka deklaruar se nuk e kundërshton pranimin e fajësisë pasi që është bërë konform normave ligjore që parasheh Kodi i Procedurës Penale, e të cilat të drejta i takojnë të akuzuarit.

Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Artan Sejrani, ka vendosur që të aprovojë pranimin e fajësinë nga i akuzuari pasi që nuk ka pengesa ligjore që do ta pamundësonin pranimin e tillë të fajësisë.

Para se i akuzuari të pranonte fajësinë, para trupit gjykues, ka deklaruar se nuk e njeh fare të akuzuarin tjetër Gjelbrim Arifaj dhe se kontakt kishte pasur me një numër që ia ka dhënë një person nga Shqipëria me emrin Selim. Ai ka shtuar se vetëm ka biseduar me atë personin rreth vendit ku ka pasur ta marrë narkotikun dhe ku është dashur ta dërgojë, por se nuk e ka parë asnjëherë dhe nuk e ka pyetur për emrin e tij.

Ndërsa, i akuzuari tjetër, Gjelbrim Arifaj, në mbrojtjen e tij, ka deklaruar se në ditën kritike, në mëngjes, ka hapur lokalin familjar dhe më pas ka shkuar të punojë si roje mali, pas punës është kthyer në shtëpi dhe nuk ka dalë më. Ai ka thënë që atë ditë nuk e ka pasur telefonin me vete, por e ka lënë në lokal. Sipas tij, telefonin shpesh e përdorin klientët dhe se kanë klientë edhe nga Shqipëria. Andaj ka mohuar që ai të ketë biseduar me të akuzuarin tjetër, siç pretendon prokuroria.

Prokurorja Gashi, në fjalën përfundimtare, ka thënë se me administrimin e të gjitha provave nga shkresat e lëndës është vërtetuar në tërësi përshkrimi faktik nga diapozitivi i aktakuzës në fjalë, pasi që edhe vetë i akuzuari Erhan Rexhepi ka pranuar fajësinë.

Gashi tutje ka shtuar se edhe ndaj të akuzuarit Gjelbrim Arifaj ekzistojnë prova të fuqishme që bëjnë lidhjen e tij me të akuzuarin tjetër me anë të transkipteve të bisedave të tyre përmes telefonit më 12 dhe 13 dhjetor 2016. Andaj ka kërkuar që të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Mbrojtësi i të akuzuarit Erhan Rexhepi, avokati Ruzhdi Berisha, ka thënë se pasi që i mbrojturi i tij ka pranuar fajësinë që nga inicimi i kësaj procedure penale duhet të merret si rrethanë lehtësuese ndaj tij. Berisha ka shtuar se i akuzuari Rexhepi vetëm e ka bërë transportimin e narkotikut nga fshati Zhur deri në Prishtinë, për një pagesë prej 800 euro. Ka propozuar që gjykata me rastin e vendosjes rreth dënimit të ketë parasysh moshën relativisht të re të tij, gjendjen ekonomike tejet të dobët e që edhe e ka shtyrë të hyjë në këtë problem.

I akuzuari Erhan Rexhepi ka shprehur pendim për veprimet e bëra dhe ka premtuar se në të ardhmen më nuk do të bëjë veprime të jashtëligjshme.

Mbrojtësi i të akuzuarit, Gjelbrim Arifaj, avokati Hazër Susuri, në fjalën përfundimtare ka thënë se sa i përket të mbrojturit të tij, aktakuza juridikisht dhe faktikisht nuk mund të qëndrojë. Aktakuza nuk bazohet në fakte por në supozime dhe se gjatë shqyrtimit gjyqësor nuk është arritur të dëshmohet se i mbrojturi i tij të ketë kryer veprimet kriminale me të cilat ngarkohet.

Kryetari trupit gjykues, Artan Sejrani, ka mbyllur këtë gjykim dhe shpalljen e aktgjykimit e ka caktuar për 4 gusht 2017, në ora 14:30.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren i akuzon Erhan Rexhepin dhe Gjelbrim Arifajn se në bashkëpunim me një person nga Vlora, me emrin Selim, kanë transportuar substancë narkotike nga Shqipëria për në Kosovë. Sipas aktakuzës, i akuzuari Gjelbrim Fanaj e ka sjellë substancën narkotike në sasi prej 30 kg deri në fshatin Zhur, ndërsa i akuzuari tjetër Erhan Rexhepi e ka marrë nga fshati Zhur dhe është nisur për në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Mirëpo, i akuzuari Rexhepi gjatë rrugës për në Prishtinë është ndaluar nga policia e trafikut dhe në bagazh i është gjetur narkotiku i llojit marihuanë, në sasi prej 30 kg./betimiperdrejtesi/

Nisma: Nëse Veseli tërhiqet, PAN të propozoj Limajn për kryeparlamentar

0

Anëtari i Kryesisë se Nismës për Kosovën, Fehmi Hysenaj ka thënë se nëse kreu i PDK-së, Kadri Veseli tërhiqet nga posti i kryeparlamentari, athërë PAN-i do të duhej të propozonte Fatmir Limajn për kryetar të Kuvendit.

Limaj, sipas tij, do të merrte mbështetje edhe nga deputetë jashtë PAN-it, transmeton ‘Indeksonline’.

Postimi i plotë i Hysenajt:

“Nëse Kadri Veseli tërhiqet nga posti i kryeparlamentarit besoj se PAN do t’i shtonte vlerën vetes nëse e propozon njeriun me më së shumti kredibilitet z.Fatmir Limaj i cili do të marrte mbështetje edhe nga deputetë jasht PAN-it”.

“DokuFesti” në udhëtimin e radhës drejt botës së filmit

0

Zvogëlimi i përkrahjes financiare nga ana e Komunës së Prizrenit nuk ka ndikuar në intensitetin e përgatitjeve për edicionin e 16-të të festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër, “DokuFest”.

Vullnetarë të shumtë me fanella të bardha, ku dominon mbishkrimi “Future” (E ardhmja), që është edhe tema e sivjetme e “DokuFestit”, të enjten kanë qenë të pranishëm në 10 lokacione të ndryshme, në të cilat do të operojnë kinematë e festivalit gjatë nëntë ditëve të ardhshme. Nga tetë sa ka pasur vitin e kaluar, sivjet festivali është zgjeruar në dhjetë kinema.

Sipas drejtoreshës së festivalit, Nita Deda, gjithçka është gati për hapjen e edicionit të radhës të “DokuFest”

Në rajonin e Prizrenit kapen lojëra fati pa leje

0

Oficerët doganor kanë bastisur një lokal në regjionin e Prizrenit që operonte me lojëra fati ilegal, ku kanë konfiskuar pajisje me vlerë rreth 6000 euro.

Në këtë lokal janë gjetur dhe konfiskuar pajisje të lojërave të fatit të pa-licencuara si: tri aparate për lojëra fati të llojit Kajot, tri televizorë, Lucky SIX-ELBET, lojëra fati 1 copë,  DVR 1 copë, Monitor si dhe printer, transmeton Klan Kosova.

DMovies: DokuFest, fytyra e re e Kosovës në botë

0

“Një nga festivalet më të gjalla dhe më të larmishëm të filmit dokumentar në Evropë, këtë javë nis përsëri në qytetin e mahnitshëm dhe simpatik të Prizrenit, në Kosovë. Lexoni storien tonë për Dokufest-in”, kështu nisë platforma ndërkombëtare e filmave DMovies.org artikullin kushtuar DokuFest-it i cili do të mbahet nga data 4 deri më 12 gusht, shkruan KultPlus.

‘DMovies’ Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër-DokuFest, e quan si një nga ngjarjet më të rëndësishme të filmit në Ballkan dhe më të madhin në Kosovë.

“Regjisori i famshëm amerikan, AJ Shnack kohët e fundit e përshkroi atë si një nga festivalet më të mira dokumentare ndërkombëtare në botë. Ai përfshin një program të larmishëm dokumentarësh dhe filmave të shkurtër, të cilët shfaqen në qytetin mesjetar të Prizrenit, në të cilin ka shumë kodra të gjelbra dhe një kala të fortë”, shkruan ‘DMovies’, përcjellë KultPlus.

“Prizreni është një qytet multi-etnik ku për shekuj me radhë, gjuhët, kultura dhe fetë kanë ekzistuar në harmoni, një simbol i tolerancës për Kosovën dhe rajonin. Ky qytet është i vendosur në shpatet e maleve të Sharrit, në pjesën jugore të Republikës së Kosovës, vend ky mjaft i përmendur në kohën e perandorisë Bizantine dhe Osmane”, kështu përshkruan platfotma e njohur e filmave qytetin e Prizrenit.

‘DMovies’ në artikullin kushtuar Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër-DokuFest, fokusohet dhe prezanton programin e edicionit të16-të të tij, i cili fillon nesër më 4 gusht në Prizren, rëndësia e të cilit sipas kësaj platforme është rritur çdo vit e më shumë, duke sjellë programe të ndryshme në çdo edicion të ri.

“Ajo që dikur ishte një iniciativë e vogël u rrit shpejt dhe u bë katalizator për ringjalljen kulturore dhe kinematografike, si dhe një qendër për filma dokumentarë në Ballkan, duke tërhequr regjisorët nga e gjithë bota. Ndoshta edhe më shumë, DokuFest, tani është edhe një platformë për të drejtat e njeriut, mbrojtjen e mjedisit, trashëgiminë kulturore dhe thyerjen e tabuve. Një festival, i cili ka ndërtuar ura të forta mes popujve të Ballkanit dhe pjesës tjetër të botës”, ka shkruar ‘DMovies’.

Sipas kësaj platformë DokuFest, përmes programit të pasur që sjellë çdo vit, tashmë ka arritur të ndryshoj edhe përceptimet e botës për Kosovën dhe i ka bërë të njohura për botën, vlerat e vendit.

“Dokufest Fytyra e re e Kosovës. Deri vonë njerëzit e kanë menduar Kosovën si një zonë lufte, por më nuk e mendojnë, kjo falë edhe rolit të madh që ka luajtur DokuFest, në ndryshimin e këtij perceptimi”. / KultPlus.com

Haxhi Avdyli: Një dorë e ngritur sot, na bëri të skuqemi nga turpi

0

Haxhi Avdyli, deputet i koalicionit LAA, përmes një selfie të bërë para bustit të presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova ka thënë se sot janë skuqur sot i ka skuqur nga turpi.

Me gjasë, këtë postim, Avdyli ia ka “dedikuar” deputetës së këtij koalicioni, Teuta Rugova.

“Një dorë e ngritur sot në Kuvend, na bëri të skuqemi nga turpi”, ka shkruar Avdyli në Facebook.

Teuta Rugova sot ishte deputetja e vetme shqiptare jashtë koalicionit PAN që votoi pro shtyrjes së seancës.

Ndryshe, ajo ka qenë ndër emrat më të përfolur se mund të votojë pro koalicionit PAN për kryetar të Kuvendit dhe pro qeverisë Haradinaj. /Telegrafi/