Për rrezikim i trafikut publik, një muaj paraburgim

Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaj të pandehurit H.K nga fshati Vërmicë, Komuna e Prizrenit.

I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal. Me datën 01.08.201, rreth orës 17:45 minuta në rrugën “ Tahir Sinani ” në drejtim të rrugës “ Viliam Voker ”, duke mos iu përmbajtur dispozitave të komunikacionit në rrugë, shkel Ligjin për rregullat e trafikut rrugor. Ai duke e drejtuar automjetin e tij. fillon kthimin majtas për të hyrë në qendrën tregtare ” ETC ”, kalon në shiritin e kundërt të rrugës. Gjatë lëvizjes me anën e djathtë të veturës së tij godet motoçikletën e markës ” Honda ” të cilën e drejtonte i dëmtuari me iniciale N.B, me të cilat veprime i pandehuri shkakton aksident në trafik. I dëmtuari merr lëndime të rënda trupore me rrezik për jetën. I njëjti transferohet në QKUK në Prishtinë, po ashtu lëndime trupore pëson edhe pasagjerja e të pandehurit.

Gjykata ka ardhur në përfundim se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore të parapara në nenin 187 par.1 nën par.1.1 të KPRK-së, për caktimin e masës së paraburgimit.

Me këto veprime i pandehurit me iniciale H.K. dyshohet se ka kryer veprën penale, rrezikim i trafikut publik nga neni 378 par.8 lidhur me par.6 të KPRK-së./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Përurohet Kulla e Lirisë në Dobërdolan të Suharekës

Ish-komandantë të Zonave Operative të luftës së UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, veteranë të luftës, përfaqësues diplomatikë dhe qytetarë të shumtë, morën pjesë në përurimin...

Totaj i kundërpërgjigjet Kurtit dhe Haskukës: Nuk po e bllokojmë stadiumin, po manipuloni opinionin publik

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i është kundërpërgjigjur deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe ish-kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka, lidhur me projektin...

Lajmet e Fundit