Home Blog Page 5846

Mikullovci mbyll seancën konstituive

0

Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci, ka mbyllur seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, edhe përkundër asaj që sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi i rekomandonte që të mos mbyllej.

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kërkuar që të shtyhet seanca për dy orë dhe pastaj të dalin me emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit.

Ky propozim u hodh në votim por rezultati në votim doli 60/60.

Mikullovci sqaroi edhe një herë se kur një votim ka 60 me 60 vota, atëherë ai propozim nuk kalon.

Rrahën mes veti babë e bir në Rahovec

0

Në Rahovec janë arrestuar babë e bir pasi që të njëjtit, për arsye të panjohura janë rrahur në mes veti, shkruan PrizrenPress.

Në raportin e Policisë thuhet se të dytë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor, ku njëri prej tyre ka rezultuar të jetë nën ndikimin e alkoolit.

“Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, njofton Policia. /PrizrenPress.com/

Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës

0

120 deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dhënë betimin e tyre.

Aksident i rëndë në Suharekë, kamioni godet murin e një shtëpie

0

Dje në fshatin Mushtit të Suharekës ka ndodhur një aksident i rëndë nga i cili kanë mbetur të lënduar tre persona, shkruan PrizrenPress.

Në raportin e Policisë thuhet se një i dyshuar mashkull duke lëvizur me kamion me targa lokale nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur murin e një shtëpie dhe ka rënë disa metra poshtë.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi dhe një pasagjer mashkull kanë pësuar lëndime të rënda trupore të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë, ndërsa pasagjeri i tretë pëson lëndime të lehta. /PrizrenPress.com/

Delawie ka një porosi për deputetët e Kuvendit të Kosovës

0

Ambasadori amerikan Greg Delawie sot në Twitter ka shkruar për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

“Sot është ditë e rëndësishme për Kosovën për Qeverinë në formim e sipër. Shpresoj të shoh akte pozitive nga te gjitha partitë”, ka shkruar Delawie.

Qëndron Kastrati nga Vetëvendosja zëvendëson Teuta Rugovën

0

Seancën e sotme konstituive të Kuvendit të Kosovës sipas Kushtetutës së Kosovës është duke e udhëhequr deputeti më i vjetër me moshë i Kuvendit, Adem Mikullovci nga Lëvizja Vetëvendosje, njofton Klan Kosova.

Pranë tij duhej të ishte edhe deputetja më e re me moshë, në fakt, Teuta Rugova nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Por Rugova nuk është paraqitur fare në seancën e sotme, andaj, Mikullovci ka lajmëruar se pranë tij do të jetë deputeti tjetër më i ri me moshë, pas Rugovës, Qëndron Kastrati nga Lëvizja Vetëvendosja.

PAN mungon në seancë, nervozohet Mikullovci: Ku janë fituesit e zgjedhjeve?

0

Nën udhëheqjen e deputetit më të vjetër nga radhët e Vetëvendosjes, Adem Mikullovcit ka filluar seanca e parë e Legjislaturës së Gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit, Adem Mikullovci kërkoi nga administrata e Kuvendit detaje se ku kanë mbetur deputetët e koalicionit PAN, të cilën nuk kanë shkuar ende në sallën e Kuvendit, raporton Express.

“Janë fituesit e zgjedhjeve, andaj kish qenë korrekte që ta dimë se ku janë:, tha Mikullovci.

Megjithatë, raportohet se të pranishëm në sallë nga koalicioni PAN janë vetëm deputetët e Nismës.

Në anën tjetër, pasuesja e Mikullovcit për drejtimin e seancës, Teuta Rugova ende nuk ka arritur në sallën e Kuvendit. Seanca parashihej të fillonte në orën 10:00.

Çka ka ndodhur me deputeten e VV-së nga Prizreni? Vjen me paterica në Kuvend (Video)

0

Brenda pak minutash pritet të fillojë seanca e parë konstituive e Legjislaturës së Gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Tashmë deputetët janë mbledhur në sallën e Kuvendit. Ndër ta është parë edhe deputetja nga radhët e VV-së Drita Millaku.

Millaku është parë me paterica, merret vesh se ajo ka pasur një operacion në gjunin e saj.

Për me shumë shikojeni videon:

Filozofi i madh gjerman që studioi gjuhën shqipe

0

Gotfried Wilhelm Leibnitz është filozof e shkencëtar gjerman që shfaqi interes edhe për gjuhën shqipe. Në pesë letra shkruar nga 24.6.1704 deri më 15.3.1715 mikut të tij M. V. Ka Krozë (La Crose), kryebibliotekar në Berlin, shtroi problemet e prejardhjes së gjuhës shqipe, takimeve dhe marrëdhënieve të saj me gjuhë të tjera indoevropiane; theksoi nevojën e dallimit të fjalëve me burim vendës nga huazimet.

Lajbnici vuri në dukje përkime e analogji të fjalëve shqipe me fjalë të gjuhëve gjermanike, latine etj.. Ai tërhoqi vëmendjen te mëvetësia dhe individualiteti i gjuhës shqipe si gjuhë e veçantë, e dallueshme nga hungarishtja, greqishtja e turqishtja. U interesua gjithashtu për të pasur Fjalorin Latinisht-Shqip të Frang Bardhit dhe një vepër të Pjetër Budit.

“… Duke iu referuar përsëri shkrimeve të Lajbnicit, vështirë se mund të përcillet pa mëdyshje teza e tij mbi origjinën ilire të shqipes, të cilën e formulon me një rresht të vetëm, e që shpesh vetëm konstatohet si ‘intuitë e jashtëzakonshme’ e Lajbnicit në historinë e albanologjisë dhe ilirologjisë…” (Bardhyl Demiraj).

Por si mund ta lexojmë ne Lajbnicin?

Sipas Tefë Topallit leximet e fundit kritike të trashëgimisë albanologjike kanë nxjerrë rishtas në pah dy anë të një problemi, që rëndon prej kohësh shkencën dhe shkollën tonë albanologjike. Duke rishtruar për diskutim shkrimet e filozofit dhe të eruditit të madh gjerman Gotfrid Vilhelm Lajbnic mbi gjuhën shqipe, vëmë theksin mbi nevojën e gjithhershme për plotësimin e analeve të historisë së mendimit albanologjik:

Së pari, me të dhëna të sakta të karakterit filologjik e bibliografik për atë trashëgimi që disponojmë.

Së dyti, me shkallën e njohjes që përshkon debatin albanologjik në fazën e parë të dokumentimit të tij.

Lidhur me trashëgiminë e Lajbnicit, anën e parë të kësaj çështjeje e motivon deri diku shumësi i eseve dhe i veprimtarisë së tij epistolare, botimet e hershme, si edhe mungesa deri sot e ribotimit të veprës së tij në formë të plotë. Sipas Faik Konicës, shkrimet e tij shpesh vlerësoheshin ” prej shkrimtarësh që s’i kishin lexuar fare”.

Përcaktimi në kohë i interesimit të Lajbnicit për gjuhën shqipe është i kushtëzuar me trashëgiminë e shkrimeve të tij që njohim deri sot. Kemi të regjistruara gjithsej shtatë fragmente letrash, ku shkruhet për shqipen me emërtimet e barasvlershme: shqipja, gjuha shqipe, gjuha epirote, gjuha e epirotëve, edhe një rast kur parakuptohet ajo.

Ndër të tjera është një letër qarkore, ku Lajbnici u drejtohet kohë pas kohëve dijetarëve të ndryshëm, të cilëve u lutej të mblidhnin të dhëna me karakter gjuhësor-historik dhe leksikologjik për gjuhë pak të njohura, ose fare të panjohura për të dhe për rrethet intelektuale ku bënte pjesë. Në një debat drejtuar La Croces më 24 qershor 1705, mësojmë:

  • se korresponduesit s’kanë shtënë ende në dorë material gjuhësor të shqipes;
  • se Lajbnici në letër ai përsiat mundësinë e pranisë së ndonjë gjurme të gjuhës së ilirëve të vjetër në malësitë e Epirit, duke saktësuar kështu emrin e asaj gjuhe. /Konica.al/

Nëntë arsye të pakundërshtueshme, përse duhet të lexoni çdo ditë

0

Cila ka qenë hera e fundit që keni lexuar një libër, apo një artikull të thellë reviste? A mos zakonet tuaja të leximit të përditshëm janë të përqëndruar tek Tuiteri, Fejsbuku apo udhëzimet për gatimin? Nëse jeni një prej atyre shumë njerëzve që nuk e kanë të lexuarit një zakon të rregullt, atëherë po humbni shumë: leximi ka një numër të madh përfitimesh, dhjetë prej të cilëve janë renditur më poshtë.

Stimulimi mendor
Studimet kanë treguar se stimulimi mendor mund të ngadalësojë përparimin (apo edhe parandalojë ndodhta) e Alzheimerit dhe Dementias, duke qenë se mbajtja në aktivitet e trurit tuaj e pengon atë që të humbasë energji. Ashtu si gjithë muskujt e tjerë të trupit, truri ka nevojë për ushtrime që të qëndrojë i fortë e i shëndetshëm, kështu që fraza “përdore ose humbe” është vecanërisht me vlerë kur vjen fjala tek mendja juaj. Plotësimi i gjëzave dhe lojëra si shahu ndihmojnë shumë për simulimin konjitiv.

2. Reduktimi i stresit

Pavarësisht sa shumë stres keni në punë, në marrëdhëniet personale, apo probleme të tjera të shumtë që ndeshni në jetë, të gjithë largohen kur zhyteni në një histori të bukur. Një roman i shkruar bukur ju transporton në vende të tjerë, ndërsa një artikull angazhues ju shpërqëndron dhe ju mban në të tashmen, duke bërë që tensionet të largohen dhe duke ju ndihmuar të relaksoheni.

3. Dijet

Gjithcka që lexoni mbush kokën tuaj me copëza informacioni, dhe ju nuk e dini asnjëherë se kur do ju mund t’ju duhet. Sa më shumë njohuri që keni, aq më të aftë do të jeni që të përballoni sfidat që do të ndeshni. Po kështu, nëse bini në situatë të vështirë, mos harroni: ndonëse mund të humbisni gjithcka tjetër – punën, zotërimet, paratë, madje edhe shëndetin – dijen nuk do mund t’jua marrin asnjëherë.

4. Zgjerim fjalori

Sa më shumë që lexoni, aq me më shumë fjalë ekspozoheni, dhe pashmangshmërisht ato do të hyjnë në fjalorin tuaj të përditshëm. Të jeni të artikuluar ju ndihmon shumë në profesion, dhe fakti që mund të flisni plot vetëbesim, do t’jua rrisë realisht besimin tek vetja. Madje mund t’ju ndihmojë edhe në karrierë, pasi njerëzit e lexuar, që flasin bukur dhe kanë njohuri për një sërë temash, kanë prirjen që të ngrihen më shpejt në detyrë, se sa ata me fjalor të mangët dhe mungesë njohurish në letërsi, shkencë apo ngjarjet globale. Leximi i librave është jetik edhe për mësimin e gjuhëve të reja, pasi mësohesh me kontekstin, i cili rrit të folurit dhe rrjedhshmërinë.

5. Përmirësim i kujtesës

Kur lexoni një libër, duhet të mbash mend një sërë personazhesh, të kaluarat e tyre, ambiciet, historinë, dhe nuancat, si dhe nëntemat e ndryshme. Janë goxha gjëra për t’u mbajtur mend, por truri është një gjë e mrekullueshme dhe mund t’i mbajë mend kollaj këto gjëra. Më i mrekullueshëm është fakti që, cdo kujtim i ri që krijoni, farkëton sinase të reja (shtigje të trurit) dhe forcon ato ekzistuese, gjë që ndihmon kujtesën afatshkurtër dhe stabilizon humorin.

6. Aftësi më të forta të mendimit analitik

A keni lexuar ndonjëherë një roman misteri magjepsës, dhe keni zgjidhur vetë misterin pa e mbaruar librin? Nëse po, atëherë keni qenë në gjendje të vini në punë mendimin kritik dhe analitik, duke marrë shënim gjithë detajet e ofruara si dhe i keni renditur ato për të gjetur “kush e bëri”. E njëjta aftësi për analizimin e detajeve hyn në punë edhe kur vjen puna tek kritika e temës; të përcaktosh nëse është një libër i shkruar mirë, nëse personazhet janë zhvilluar si duhet, nëse historia ka rrjedhur natyrshëm etj. Nëse do keni ndonjëherë mundësinë të diskutoni librin me të tjerë, do të jeni në gjendje të shprehni qartë mendimet tuaja, pasi keni marrë kohën të mendoni gjithë aspektet e përfshirë në të.

7. Përmirësim i fokusit dhe përqëndrimit

Në botën tonë të cmendur pas internetit, vëmendja tërhiqet në një milionë drejtime njkohësisht, pasi bëjmë shumë detyra përditë. Në vetëm 5 minuta, personi mesatar e ndan kohën e vet mes punës me një detyrë, kontrollit të një emaili, bisedave me një grup njerëzish (skype etj), një sy nga Tuiteri, monitorimi i celularit, dhe ndërveprimi me punonjësit e tjerë. Kjo lloj sjelljeje shkakton rritje të niveleve të stresit, dhe ul produktivitetin tonë. Kur lexoni një libër, e gjithë vëmendja juaj fokusohet tek historia – pjesa tjetër e botës thjeshtë largohet, dhe ju mund të zhyteni në gjithë detajet që përthithni prej librit. Përpiquni të lexoni për 15-20 minuta para punës dhe do të habiteni sa i fokusuar do të jeni kur të shkoni në zyrë.

8. Aftësi më të mira në shkrim

Kjo shkon krah për krah me zgjerimin e fjalorit tuaj: nëse lexoni vepra të shkruara mirë do të ndieni ndikimin në shkrimin tuaj, pasi vëzhgimi i stilit të rrjedhshëm të shkrimtarëve të tjerë do të ketë ndikim në mënyrën tuaj. Në po atë mënyrë që muzikantët influencojnë njëri-tjetrin, dhe piktorët përdorin teknika të vendosura nga mjeshtëra të mëhershëm, edhe ata që shkruajnë mund të mësojnë për të bërë prozë duke u bazuar në veprat e të tjerëve.

9. Qetësia

Përvec qetësisë që shoqëron leximin e një libri të mirë, është e mundur që tema për të cilën lexoni të sjellë paqe të madhe së brendshmi. Leximi i teksteve spiritualë mund të ulë tensionin e gjakut dhe të sjellë një ndjesi të madhe qetësie, ndërkohë që leximi i librave për zhvillimin personal është treguar se ndihmon njerëzit me crregullime humori apo sëmundje të buta mendore. /bota.al