Home Blog Page 5847

Libri është zemra që rreh vetëm në kraharorin e tjetrit… bibliotekat janë faltoret e botës!

0

“Objekti të cilin e quajmë libër nuk është libri i vërtetë, por potenciali i tij, si një notë muzikore apo farë.”

“Të mësosh se si të jesh një lexues i mirë është ajo çfarë të bën një shkrimtar,” e mrekullueshmja Zadie Smith i tha audiencës në Festival vjetor të 15 të New Yorker një mbrëmje të së martës, duke i bërë jehonë pohimit të Susan Sontag që një shkrim frytdhënës lind nga leximi frytdhënës, marrë nga “book-drunken life”.

”Marrëdhënia ndërmjet leximit dhe shkrimit është lavdëruar në forma aq poetike sa letra e Kafkës mbi qëllimin e librave  dhe aq të bazuara skencërisht sa puna e psikologut të Harvardit Steven Pinker, por zor se se e ka shprehur dikush më mrekullisht sesa eseistja më i madhe e kohës sonë, Rebecca Solnit.

Në esenë e katërt nga trembëdhjetë esetë e mrekullueshme që janë gjithsej në libër, të titulluar “Flight,” Solnit shkruan:

“Si shumë të tjerë që bëhen shkrimtarë, unë humbisja nëpër libra kur isha shumë e re, zhdukesha në to sikur dikush që po vrapon nëpër pyll. Ndonjëherë mendoj se testi nuk është aq shumë talent, që nuk është aq i rrallë sa mendojnë njerëzit, por qëllim ose prirje, që manifestohet pjesërisht si aftësia për të duruar vetminë e madhe dhe të vazhdosh të punosh.

Përpara se shkrimtarët të jenë shkrimtarë ata janë lexues, duke jetuar librat, përmes librave, në jetët e të tjerëve që janë gjithashtu krerët e të tjerëve, në atë akt që është sa intim edhe i vetëm.

Solnit tregon se, si një fëmijë, ajo “ndërmori vendbanim imagjinar për disa vite” në “Kronikat e Narnias” të C.S. Lewis- një nga librat më të dashur për fëmijë të të gjitha kohërave, kërkesa e përhershme e të cilit është, mbase në mënyrë paradoksale, një testament i vetë pohimit të Lewis se nuk ka gjë më të mirë se të shkruarit “për fëmijët”.

Me të vërtetë, Solnit mbështet idenë e Lewis saktësisht, në mënyrë elegante, duke parë në klasikën e tij, si zakonisht në librat për fëmijë, një kuti prej rëre për intimitetin e vetmuar që kërkon i gjithë leximi:

“Këto akte të zhdukjes janë elemente kryesore në librat për fëmijë, të cilët zakonisht tregojnë për aventura që janë magjike sepse ata udhëtojnë ndërmjet niveleve dhe llojeve të realitetit, dhe kalimi është shpesh një inciativë në pushtet dhe në përgjegjësi.

Ata janë në një kuptim alegori për aktin e leximit, të hyrit në botën imagjinare, dhe pastaj prej mënyrës se si bota në të cilën jetojmë aktualisht është e krijuar nga histori, imagjinata, besime kolektive, të gjitha shtojcat jomateriale që i quajmë ideologji dhe kulturë, figurat që i imagjinojmë gjatë gjithë kohës.

Duket pothuajse vulgare të zhveshësh shkrimin e Solnit nga mbulesa e saj lirike, për të nxjerrë vetëm urtësinë e universeve të saj, në të cilët ajo arrin nëpërmjet vëzhgimit të ndërlikuar të të dhënave – kujtimeve të kujdesshme të fëmijëve, të zgjedhura  nga anektoda alegorike. Kështu paralajmërimëron që duhet të lexohet komplet eseja e saj, madje dhe e gjithë antologjia, për të gllabëruar plotësisht frytet e mendjes së saj të jashtëzakonshme, megjithatë unë i rikthehem artikulimit rë saj mjeshtëror të universales:

“Objekti të cilin e quajmë libër nuk është libri i vërtetë, por potenciali i tij, si një pikë muzikore apo farë. Ai ekziston plotësisht vetëm në aktin e të lexuarit; dhe shtëpia e tij e vërtetë është brenda kokës së lexuesit, ku simfonia ndjehet, ku fara mbin. Libri është zemra që rreh vetëm në kraharorin e tjetrit.

Fëmija që isha dikur lexonte vazhdimisht dhe rrallë fliste, sepse ishte ambivalente mbi meritat e komunikimit, mbi rreziqet e të qënit e tallur e dënuar apo e pambrojtur. Ideja e të qënit e kuptueshme dhe e inkurajuar, e të njohurit të vetes tek tjetri, e pohimit, e kishte pushtuar dhe as nuk e kishte idenë se kishte diçka për t’u dhënë të tjerëve.

Kështu ajo lexoi, duke marrë sasi të mëdha fjalësh, një roman fëmijësh dhe pastaj të rriturish në ditë për disa vite, shtatë libra në javë apo dicka e tillë, duke u zhytur në libra, duke agjëruar në fjalim, duke mbajtur grumbuj librash nga biblioteka në shtëpi.

Mbi bibliotekat, ajo shkruan:

“Bibliotekat janë faltoret e botës”

Në një pikëpamje poetike ndaj Susan Sontag, e cila lexoi nga tetë deri në dhjetë orë në ditë për pjesën më të madhe të jetës së saj dhe të cilën dikush e vuri re se “dikush nuk mbetet kurrë aq vetëm sa për të shkruar,” Solnit merr në konsideratë një aspekt tjetër të marrëdhënies ndërmjet shkrimit dhe qetësisë së vetmisë:

“Të shkruash është ti thuash askujt dhe çdokujt gjërat që nuk mundesh t’ia thuash dikujt. Ose më mirë të shkruarit është t’i thuash askujt që eventualisht mund të jetë lexuesi ato gjëra të cilat nuk është dikush për t’ia thënë ato.

Çështje që janë kaq delikate, kaq personale, kaq të panjohura të cilat nuk mund ta mendoj që t’ua them njerëzve të afërt. Çdo herë në pak kohë përpiqem t’i them me zë të lartë dhe shoh që ajo që kthehet në melasë në gojën time apo bie në veshin e tyre mund të shkruhet për të huajt.

E thënë për komplet të huaj në qetësinë e shkrimit i cili rikuperohet dhe dëgjohet në vetminë e leximit.

A është vetmia e ndarë e të shkruajturit, a është ajo që ne të gjithë veçohemi në një vend më të thellë sesa shoqëria, madje edhe shoqërisë prej dy personash? A dështon gjuha aty ku gishtat arrijnë suskes, në tregimin e të vërtetës aq gjatë dhe me nuanca saqë nuk mund të thuhen me zë.

Unë fillova në heshtje, duke shkruar me aq qetësi sa kisha lexuar, dhe me kalimin e kohës njerëzit lexuan disa nga ajo që kisha shkruar, dhe disa nga lexuesit hynë boten time ose më tërhëqen në të tyren. Fillova në qetësi dhe udhëtova derisa arrita tek një zë që u dëgjua larg – në fillim zëri i heshtur që vetëm mund të lexohet, dhe më pas m’u kërkua të flisja dhe të lexoja me zë.

Kur fillova të lexoj me zë, një tjetër zë, një të cilin me vështirësi e njoha, doli nga goja ime.

Mbase ishte më i relaksuar, sepse të shkruarit është të flasësh me askënd, dhe madje kur i lexon një turme, je akoma duke biseduar me mungesën, me të largëten, të palindurën akoma, të panjohurën, dhe të shkuaren për të cilën shkrimtarët shkruajnë, turmën e të munguarit i cili rri pezull rreth tavolinës. /Konica.al/

Seanca sot do të udhëhiqet nga Mikollovci dhe Rugova

0

Sot nga ora 10:00 fillon seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe kryesia e Kuvendit.

Këtë seancë do ta udhëheqin deputeti me i vjetër Adem Mikullovci si dhe deputetja më e re Teuta Rugova.

Veseli, test për Haradinajn

0

Zgjedhja apo jo e kryeparlamentarit është testi i parë me të cilin do të ballafaqohet i nominuari për kryeministër nga ky koalicion, Ramush Haradinaj. Kjo pasi, sipas njohësve të proceseve politike, nëse kandidati për kryeparlamentar arrin t’i marrë votat mund të jetë një sinjal që edhe Haradinaj do të zgjidhet kryeministër. Kurse, po që se ai dështon në këtë mision, sipas tyre, do të vështirësohet rruga edhe për liderin e AAK-së.

“Është një tregues, një parahyrje e asaj se çka mund të ndodhë. Nëse sigurohen 61 vota për kryeparlamentarin, atëherë kjo është një shenjë e asaj që tregon se edhe në rastin e votimit të qeverisë PAN mund t’i ketë të siguruara votat. Pra, është një test për qeverinë Haradinaj”, ka deklaruar ai për “Zërin”, ka thënë Mazllum Baraliu, njohës i çështjeve politike.

Albin Kurti sot në Malishevë, takon bashkatdhetarët

0

Lëvizja Vetëvendosje! Qendra në Malishevë organizon sot takim me bashkatdhetarë.

Në këtë takim i pranishëm do të jetë kandidati për kryeministër nga radhët e këtij subjekti politik, Albin Kurti, i cili do të mbaj një takim bashkëbisedues dhe falënderues me bashkatdhetarë.

Takimi mbahet në kafiterinë “Zanzi” përballë “Sheshit të Dëshmorëve” në Malishevë, duke filluar nga ora 17:00. /PrizrenPress.com/

Gjithçka gati për DokuFest (Video)

0

Organizatorët e festivalit filmit dokumentar Dokufest, që mbahet në Prizren, thonë se gjithçka është gati për këtë ngjarje kulturore.

Gati janë edhe prizrenasit që hotelet e shtëpitë e tyre i kanë përgatitur për mysafirët.

Disa prej tyre, tashmë veç janë vendosur në këtë qytet dhe po presin befasi nga festivali.

Ndërkohe ky festival, i cili organizohet për herë të 16-të, për këtë vit ka tematikë  “Të ardhmen”.

Ky festival do të filloj me 4 dhe do të përfundoj me 12 gusht,  kur edhe do të ndahen çmimet për fituesit.

Ardhja e kurbetçinjve gjallëron fshatin Billushë

0

Fshati ka mbi 200 shtëpi dhe ajo që e karakterizon atë është fakti se ka mbi 300 kurbetçinj. Ky fshat jeton me remitencat e ardhura nga jashtë, por edhe banorët e këtushëm janë banorë të vyeshëm

Billusha si vendbanim përmendet qysh në vitin 1332, në dokumentet historike, dhe llogaritet nga vendbanimet që ishin të vjetra. Shani Berisha, kuvendar i pavarur i asamblesë së Prizrenit, thekson se ky fshat shquhet në të gjitha periudhat historike, por të dhënat flasin me së shumti nga koha e Lidhjes së Prizrenit, ku disa delegatë të Lidhjes kanë pasur konak edhe në këtë fshat. “Fshati Billushë ka qenë një nga mbështetësit e Hasan Prishtinës dhe komitëve të tjerë, si Qazim Lita, të cilët nuk janë pajtuar asnjëherë me pushtuesin dhe jo rastë- sisht fshati Billushë është djegur dy herë, më 1912 dhe më 1916, nga pushtuesit serbë e bullgarë, të cilët kanë masakruar gra, pleq e fëmijë, dhe janë shuar shumë familje. Fisi Alaj është shuar nga ajo fushatë spastrimi në fshat”, pohon Shani Berisha për “Kosova Sot”.

Kurse Zafir Berisha, deputet, tregon se rebelimi i banorëve të këtij fshati ka vazhduar në luftën e Dytë Botërore, ku është identifikuar me çetën e Destan Billushës, bashkëpunëtor i ngushtë i Xhem Gostivarit dhe Muharrem Bajraktarit. “Billusha asnjëherë nuk është pajtuar me komunizmin dhe regjimin serb në Kosovë dhe më 1981 në një grup të organizuar arrestohen shumë të rinj që kërkonin Republikën e Kosovës dhe u mbanë shumë vite në burg të rëndë në burgjet famëkeqe të ish-Jugosllavisë”, tregon Zafir Berisha. Vendosmëria për liri e banorëve të këtij fshati kulmon me luftën e UÇK-së, kur për herë të parë në komunën te Prizrenit UÇK-ja del publikisht dhe fillon mobilizimi për luftë të armatosur, që është udhëhequr nga Zafir Berisha, në mbështetje të shumë djemve të këtij fshati dhe fshatrave të rajonit te Vërrinit, tregon Florim Gashi, drejtor i shkollës së këtij fshati, transmeton gazeta Kosova Sot.

Fshat i traditës së burrërisë

Sipas Sherafedin Berishës, në periudha të ndryshme del se në Billushë janë mbytur në forma të ndryshme shumë persona.”Ndërkaq, bazuar në hulumtimet e dokumenteve të huaja, që dëshmojnë për gjenocidin serb, në Lumë, Vërri e Opojë (ndonëse jo për të gjitha fshatrat) del se në Billushë atë kohë janë vrarë 90 shqiptarë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, si dhe janë djegur 120 shtëpi”. Myrfet Shasivari tregon se edhe në luftën e fundit ka pasur mbi 20 shtëpi të djegura. Shasivari tregon se banorët e këtij fshati ishin halë në sy për shkak të mosbindjes servile ndaj pushtetit. Ai thotë se si figurë emblematike vazhdon të mbetet figura e ndritur e Destan Billushës, një atdhetar i përbetuar, i cili vdiq para pak vitesh në Amerikë. “Ai ishte një ballist i dëshmuar”.

Kurbetçinj në secilin vend

Shasivari thekson se ky fshat tani ka mbi 200 shtëpi dhe ajo që e karakterizon fshatin është fakti se ka mbi 300 kurbetçinj. Ai shtoi se ky fshat jeton me remitancat e ardhura nga jashtë. Megjithatë, ai thotë se edhe banorët e mbetur këtu janë punëtorë të vyeshëm. Ai thotë se banorët këtu takohen në të gjitha stinët, sidomos për stinën e dredhëzave, ku ka plot banorë që sigurojnë ekzistencën. Kjo, sipas tij, është edhe stina ku kthehen bashkatdhetarët. Sipas Shasivarit, ardhja e tyre në fshat e gjallëron atë. Ai shton se edhe në këtë fshat po kryhen disa shërbime si shtrimi i rrugëve dhe rrugicave. Ai përmend edhe traditën e lashtë të dasmave. “Jam i pasionuar me dasmat e fshatit. Ato ende kanë rëndësinë e madhe të traditës”, është shprehur ai. Ankohet se ka ujë pamjaftueshëm gjatë stinës së verës. Ai thotë se në këtë fshat janë bërë mjaft investime, por kurrë nuk është mjaft, pasi që presin më shumë investime në lokalitet.

(Kosova Sot)

Të ashpërsohet ligji i trafikut me fatëkeqësi

0

GENT GJINI

Për fat të keq, sot shteti i Republikës së Kosovës respektvisht siguria në komunikacionin rrugor është shumë e rrezikuar, dhe po paraqitet si faktor zingjiror me rreziqe të percjelleve të ketyre me fatalitete me lëndime, dhe me pasoja të mëdha dhe më gjerë për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe shtetit tonë.Pikërisht kjo, nga vozitja e pandërgjegjshme dhe jo etike nga qytetarët të pandërgjegjshem, kushtimisht te quajturit si delikuentët e trafikut serik, që po kjo kategori personash nuk respketojnë ligjet e shtetit të Kosovës, ato rregullat e vendosura nëpër segmentet rrugore qe percaktojnë kushtet, dhe natyrën e vozitjes.Nga burimet statistikore, që përcjellin fakteqesitë në komunikacion dhe sigurinë e jetës së qytetarëve në shtetin e Kosovës, janë burime alarmante dhe duhet të zgjojnë kërshërine dhe kureshtjen e faktoreve vendimarëse, ku në vija të kuqe është konstatuar fakti se nga muaji janar deri ne muajin qershor jane evidentuar 54 raste, të komunikacioneve me fatalitete dhe 5.000 me lëndime.

Pse tani, kjo dukuri në rritje duhet te rishqyrtohet nga këndvështrimet të ndryshme është më se alarmante për sigurine e jetesës së qytetareve, e në veqanti ligjit të rrezikimit të trafikut publik që mund të themi, është tepër i mëshirshëm ndaj vozitëseve të pandërgjegjshëmJanë arsyerat, të shumëta se pse duhet te reformohet ligji per rrezikimin e trafikut publik, dhe ketij ligji te i jepen elemente më represive, pra më ndëshkuese për vozitësit e pandërgjegjshem e në veqanti ndaj atyre që shkaktojne aksidente me fatalitete.

Kjo sepse, me ligjin qe kemi në fuqi maksimumi i dënimit me burgim është dy vjetësh dhe se patenta e shoferit pezullohet për periudhë kohore relativisht e shkurtër. E tani mund të shtrojme, si pyetje se sa me këto masa, mund të kemi ndikim tek vozitësit e pandergjegjshem, pra a mund të përmisohen dhe vetëdijsohen me këto, aseesi se këto dukuri mund të parandalohen, me këtë ligj që kemi, kjo veq sa e rrit numrin te aksidentëve.

Mendoj se bartësit, e këtyre proceseve pra hartues të ligjit këtë duhet ta kenë parasysh këtë, sepse me këto far dukurish të vozitjeve të pandëegjegjshme jeta e personave qytetarëve, pa faj ato po rrezikohen, dhe ato po rezultojne me fatalitete, qe këto nuk mund të shpaguhen as me para dhe me mjete te tjera, te dhënies te një sasifikacioni moral e material ndaj viktimave. Me këto, që edhe rrezikut perditë, qe ju kanoset qytetareve këmbësor nëpër qytete, parqe të cilët pa asnjë faj pa asnjë shkas, atyre po iu rrezikohen vlerat e mëdha njerëzore, jeta si dhe lendimet trupore me pasoja te perhershme.

Mendoj se, edhe duke e mar parasysh natyrën euforike qe tek ne ngjallë emocionin, që të jemi gjithnjë më të shpejt, më dinamik dhe më vrullshem në komunikacion, ligji duhet të rregullohet po edhe mbi këtë bazë, normalisht patjetër me masat që do ta përcjellin denimin që ajo mos të jetë e butë dhe “ledhatuese” por të jetë masë burgimi më afatgjatë, dhe të iu meret patenta e shoferit për periudha të viteve kohore me te gjata.Po më pas, qe këta kryes të këtyre veprave të ju nënshtrohen edhe një, shkollimi të themi kushtimisht vetdijësues dhe përmisues me të drejtën që ta marin sërish patentën e vozitjes

Pra janë, po këto masa që substancialisht do të ndikojnë tek ata qytetarë të pandërgjeshëm që bëjnë vozitje jo normale, dhe se me këto masa ndaj tyre qellimi do të jetë edukues, që të ardhmen të jenë më të kujdeshëm. Por kjo edhe asaj, që me këto masa kjo do të ndikon edhe tek masat e gjëre të qytetarëve që edhe ata të dinë,se qka ju pret dhe qfar lloj masash ndëshkimore do ju shqiptohen atyre. Dhe si rrjedhojë, rezultatet do të jenë shume më pozitive dhe të shpejta, veq se kjo arrihet pikërisht, me vet ndryshimin e ligjit aktual qe e kemi në fuqi.

Për ta përfunduar këtë, problematikë qe i prek te gjithë qytetarët e Republikës se Kosovës respektivisht sigurinë e tyre të jetesës, dhe parandalimit si fenomen në rritje, mendoj se edhe autoritet policore të trafikut, duhet të jene më vigjilente dhe të jenë te pa mëshirshëm ndaj këtyre vozitësve, me qëllim për ta ndaluar më të keqen që na kanosen, këto neve dhe te i paraprijenë ketyre fatkeqësive, me prezencen e tyre dhe të shtimit më të madh te numrit të policëve, të trafikut rrugor, në segmentet rrugore e sidomos ne flukset, më te mëdha si ato turisitike, dhe ardhjes së mërgimtarëve nga jashtë.

Ardit Bajraktari i akuzuar për mashtrim me subvencione pranon fajësinë, dënohet me 1400 euro gjobë

0

Ardit Bajraktari nga Suhareka, i cili së bashku me 12 persona tjerë akuzohet për mashtrim me subvencione, të mërkurën, gjatë shqyrtimit fillestar ka pranuar fajësinë për veprën penale që i ngarkohej dhe është dënuar me 1400 euro gjobë.

Ndërsa, të akuzuarit tjerë, Afrim Sallauka, Iljaz Sopi, Ermir Sallauka, Alban Sopi, Veton Kabashi, Avni Palushi, Lulzim Palushi, Xhavit Sallauka, Labinot Telaku, Xhemajl Sallauka dhe Fatos Hoti, nuk e kanë pranuar fajësinë për veprat penale me të cilat ngarkohen.

Në këtë seancë nuk e ka pranuar fajësinë edhe zyrtari për pagesa në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Luan Statovci, i cili akuzohet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

I akuzuari Ardit Bajraktari, para se të pranonte fajësinë është konsultuar me mbrojtësin e tij, avokatin Florent Latifaj. Po ashtu edhe avokati Latifaj ka deklaruar se i akuzuari me vullnet të plotë ka vendosur të pranojë fajësinë duke i ditur favoret dhe disfavoret që sjell një gjë e tillë.

Prokurorja e rastit, Ervehe Gashi, nuk e ka kundërshtuar pranimin e fajësisë nga i akuzuari Bajraktari duke thënë se një gjë e tillë është bërë duke u bazuar në dispozitat e Kodit të Procedurës Penale.

Kryetari i trupit gjykues, Artan Sejrani, ka pranuar fajësinë e të akuzuarit Bajraktari, të njëjtit ia ka ndarë lëndën penale dhe i ka shqiptuar dënim me gjobë prej 1400 euro. Po ashtu Sejrani ka njoftuar të akuzuarit tjerë që nuk e kanë pranuar fajësinë se deri në shqyrtim të dytë kanë të drejtë të paraqesin kundërshtimet e tyre rreth aktakuzës dhe provave ë përmban ajo.

Shqyrtimi i dytë, në këtë çështje penale, është caktuar për 12 shtator 2017, në ora 13:15.

Ky rast zhvillohet në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, me të cilën të pandehurit akuzohen se kanë falsifikuar dokumentin “Certifikata e vreshtarit” për të përfituar subvencione në mënyrë të paligjshme.

Sipas aktakuzës, të pandehurit, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, duke u paraqitur rrejshëm në MBPZHR si kultivues të vreshtave, kanë përdorur “Certifikatat e vreshtarit” të falsifikuara, me ç’rast kanë përfituar subvencione në shumë deri në 3 mijë euro.

Ndërsa, zyrtari për pagesa në MBPZHR, Luan Statovci, akuzohet se pa verifikuar dokumentet e fermerëve dhe gjendjen në teren, ka lejuar të ekzekutohen pagesa direkte në emër të subvencioneve për aplikantët, me ç’rast i ka shkaktuar buxhetit të shtetit humbje në vlerë prej rreth 30 mijë euro./betimiperdrejtesi/

Dy të akuzuar për narkotikë kanë një kërkesë nga Gjykata e Prizrenit

0

Gjon Krevja dhe Kristina Zefi, të dytë nga Shqipëria, të mërkurën, përmes mbrojtësve kanë kërkuar që aktakuza ndaj tyre për blerje, posedim, transport dhe shitje të narkotikëve, të hedhet poshtë si e pabazuar.

Në shqyrtimin e dytë të mbajtur në Gjykatën Themelore në Prizren, mbrojtësi i të akuzuarit Krevja, avokati Betim Shala, ka deklaruar se nuk ka prova brenda shkresave të lëndës që tregon saktë vendin dhe datën e kryerjes së veprës penale të pretenduar.

Tutje, Shala, ka shtuar se nuk gjendet asnjë dokument raportues nga policia në fazën e hetimeve që të tregojë se çka është zbuluar gjatë përgjimeve të bëra. Sipas tij, po ashtu mungon raporti i bastisjes dhe zinxhiri i provave, i cili do të tregonte saktë se për cilën ditë po behët fjalë dhe në bazë të cilës urdhëresë është bërë përgjimi i telefonatave, andaj ka kërkuar që të hedhet poshtë aktakuza si e pabazuar.

Gjithashtu edhe mbrojtësi i të akuzuarës Kristina Zefi, avokati Skender Morina, ka kërkuar që aktakuza ndaj të mbrojturës së tij të hedhet poshtë sepse, siç thotë ajo bazohet në supozime dhe nuk ka prova të mjaftueshme për të formuar dyshimin e bazuar mirë se e akuzuara ka kryer veprën për të cilën akuzohet.

Prokurori i rastit, Mehdi Sefa, ka kërkuar nga gjykata që të refuzojë si të pabazuara kërkesat e mbrojtjes për kundërshtimin e provave dhe për hedhjen e aktakuzës. Sefa ka thënë se aktakuza bazohet në prova të ligjshme dhe të pranueshme për gjykatën e të cilat formojnë dyshimin e bazuar mirë se të akuzuarit kanë kryer veprën penale me të cilën ngarkohen.

Kryetari i trupit gjykues, Artan Sejrani, ka njoftuar palët se rreth kërkesave të mbrojtjes do të vendosë jashtë seance.

Gjon Krevja dhe Kristina Zefi, akuzohen se në bashkëkryerje kanë ndërmjetësuar transportin e substancës narkotike në sasi prej rreth 40 kg, nga Shqipëria për në Kosovë, me qëllim që të njëjtën ta shesin.

Sipas aktakuzës, të pandehurit pasi kanë rënë dakord me shitësit nga Shqipëria, kanë angazhuar personin Afrim Milla, që substancën narkotike në sasi prej 40 kg, ta transportojë ilegalisht përmes kufirit Shqipëri-Kosovë.

Aktakuza përshkruan se si Afrim Milla, i cili po ashtu akuzohet për këtë rast në një tjetër lëndë penale, duke shfrytëzuar bregun e liqenit të fshatit Vërmicë, ka bartur dy thasë me marihuanë me qëllim që t’ua dorëzojë dy të akuzuarve Krevja dhe Zefi. Ai ishte hasur nga policia kufitare e Kosovës, andaj i njëjti kishte hedhur thasët dhe duke vrapuar, para se të arrestohej, kishte thirrur në telefon të akuzuarit për t’iu treguar se është kapur nga policia./betimiperdrejtesi/

Shpallen juritë e Dokufest

0

Dokufest ka shpallur emrat e anëtarëve të jurisë së këtij edicioni. Nëpërmjet gjashtë kategorive, kjo përzierje eklektike e profesionistëve dhe entuziastëve të filmit do të shikojnë dhe përzgjedhin filmat e tyre të preferuar nga 102 sa janë në garë, përcjellë KultPlus.

BALKAN DOX

Image

Karen Cirillo është një krijuese dhe programuese multi- mediale e specializuar në filma të shkrutër jo-fiksion. Megjithëse një njujorkeze, ajo aktualisht është e vendosur në Stamboll, ku punon për Qendrën Rajonale të UNDP-së për Europën dhe Azinë Qendrore si një komunikuese dhe një specialiste e multimedias. Ajo themeloi dhe kuron Doxita, një program udhëtimi i kinemasë të shkurtër jo-fiksion. Ajo ishte Programuese e Filmave të Shkurtë për Festivalin True/False, Drejtoreshë e Asociuar – Programim për Festivalin e Filmit të Plotë të Kornizës, dhe ka programuar për festivale dhe organizata të tjera, duke përfshirë edhe Duke University Screen Society. Ajo më parë ka punuar për UNICEF ku menaxhoi një iniciativë transmetimi ndërkombëtar të fëmijëve dhe projektin global OneMinutesJr, duke bashkëpunuar me artistë për të prodhuar punëtori me të rinj në mbarë botën.

Mimi Brody është një programuese e filmit dhe kuratore për festivalet e filmave dhe filmat kinematikë. Ajo ka punuar me festivalet e filmave San Francisco International dhe Los Angeles, me Festivalet e Filmit dhe Televizionit të UCLA-s, Block Cinema dhe më së fundi si Programues i Festivalit të Filmit AFI DOCS në Uashington, DC.

Ognjen Glavoniq (1985, Jugosllavi) u diplomua në drejtimin e Filmit dhe Televizionin në Fakultetin e Arteve Dramatike në Beograd. Filmat e tij të shkurtër janë shfaqur në më shumë se 50 festivale ndërkombëtare të filmit. Dokumentari i tij i mesëm i gjatë Zivan Makes a Punk Festival u shfaq në IFF Rotterdam, Cinéma du Réel, IndieLisboa, CPH: DOX, ndër të tjera. Depth Two u shfaq në Berlinale në vitin 2016, dhe është dokumentari i parë i Ognjen-it. Deri më tani është shfaqur në 50 festivale, duke fituar çmimet e Grand Prix në Festival dei Popoli (Itali), ZagrebDox (Kroaci), Open City Documentary Festival (Britani të Mashe), Dokufest (Kosovë), Message to Men (Rusi) Kasseler Dokfest (Gjermani), Belgrade Documentary and Short Film Festival (Serbi) dhe Atlantida Film Festival (Spanjë). Glavoni? është aktualisht në fazën e post-produksionit të filmit të tij të parë fiction The Load. Ai është drejtor dhe bashkë-themelues i Festivalit të Filmit Pançevo (Serbi).

GREEN DOX

Image

Bilge Ebiri është një kritik dhe shkrimtar i filmit për Village Voice. Puna e tij është shfaqur gjithashtu nëNew York Magazine, në Rolling Stone, në New York Times, në Criterion Collection dhe në vende të tjera.

Riina Zachariassen u trajnua si avokat në universitetet e Kopenhagës dhe Edinburgut dhe u bashkua me Copenhagen Film Festivals (CPH: DOX & CPH PIX) në 2006 si Menaxhere e Industrisë. Në vitin 2012 ajo filloi prodhimin e filmave fiction dhe dokumentarë. Në mesin e titujve të tjerë ajo bashkë-prodhoi MOUNTAIN Yaelle Kayam (Venecia dhe Toronto IFF 2015), prodhoi OBAIDAH ZYTOON & Andreas Dalsgaard & THE WAR SHOW dhe filmi i saj i parë DRIB pati premierën në SXSW dhe CPH: DOX në vitin 2017.

Uta Ibrahimi ka lindur në Kosovë. Ka punuar në fushat e marketingut deri në vitin 2015 kur ajo e la punën dhe nisi një udhëtim e saj të ri si një alpiniste dhe udhërrëfyes. Sot, Uta po ndjek projekte të ndryshme turistike siç janë Projekti Via Dinarica dhe Reel Rock Festival. Ajo është pronare e një kompanie që ofron turne në natyrë në Ballkan. Në maj të vitit 2017, Uta u bë gruaja e parë shqiptare të arrijë në majën e malit Everest 8848m. Qëllimi i saj është të vazhdojë të ngjitet në majat e tjera 8000m, të rrezatoj pozitivitet dhe të ekspozojë bukurinë e Kosovës.

INT’L DOX

Image

Carmen Grey ka lindur në Zelandën e Re dhe tani jeton në Berlin. Ajo ka qenë kritike dhe gazetare për më shumë se një dekadë dhe ka shkruar botime për The Guardian, The Observer, Sight & Sound, Screen International, The Calvert Journal, Filmmaker Magazine dhe Sirp Estonia. Ajo është ish-redaktore e revistës “Dazed & Confused” në Londër. Ajo është gjithashtu një programuese e filmit dhe aktualisht është në përzgjedhje të komisionit për Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër Winterthur në Zvicër. Ajo rregullisht ligjeron punëtori me shkrime për kritikët e rinj në Poloni, Estoni dhe Serbi.

Cíntia Gli Diplomoi në Filozofi në Universitetin e Portso pasi mori pjesë në kursin e Kinemasë në Shkollën Portugeze të Kinemasë dhe Teatrit. Ka punuar si një studiuese për një tezë të doktoraturës në Grupin Hulumtues të “Aesthetikës, Politikës dhe Arteve” të Institutit Filozofik të Universitetit të Portos. Ndërmjet viteve 2001 dhe 2007 ka punuar në prodhimin e disa filmave. Ajo gjithashtu ka dhënë mësim në Shkollën e Filmit dhe Dokumentarin e Kinemasë të Abrantes. Cíntia ishte anëtare e komitetit për përzgjedhjen e festivalit “Vila do Conde Shortfilm”. Që nga viti 2012 ajo është bashkëdrejtuese e Doclisboa, si për drejtimin artistik ashtu edhe për atë ekzekutiv. Që nga viti 2015, ajo është gjithashtu anëtare e bordit të Shoqatës Dokumentare të Apordoc-Portugalisë.

Melody Gilbert është një regjisore dhe profesoreshë e filmit, e cila ka drejtuar, prodhuar, xhiruar (dhe nganjëherë redaktoi) shtatë filma dokumentarë që nga viti 2002 përmes kompanisë së saj të prodhimit Frozen Feet Films. Të gjitha filmat e Melody kanë shfaqur premierën në festivale prestigjioze të filmit dhe janë transmetuar ndërkombëtarisht. Melody është gjithashtu një edukatore e cila ka ligjeruar klasë për filmat dokumentarë në Universitetin Amerikan në Bullgari për katër vjet. Aktualisht ajo mëson klasa master dhe workshope të tilla si “Documentary Boot Camp “, duke punuar me regjisorët e tjerë të rinj dhe duke avanduar më tutje prodhuesit e filmave në rritje në mbarë botën.

Rodolfo Castillo-Morales: regjisor dhe programues meksikan. Ka marrë pjesë në disa filma të shkurtër dokumentarë dhe fiksion si producent, drejtor, drejtor i fotografisë dhe redaktor, si dhe drejtor i fotografisë në veçoritë dokumentare. Ai gjithashtu ka përvojë në reklama, televizion, video muzikore dhe përmbajtje interneti. Ai shfaqi shfaqjen e tij të dokumentarit debutues në vitin 2013, The Wind’s Song, i cili u shfaq në mbi 20 festivale dhe shfaqje të përkushtuara për çështjet indigjene në mbarë botën. Aktualisht ai punon si Koordinator i Programimit të DocsMX (i njohur më parë si DocsDF), Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar i Qytetit të Meksikës që nga viti 2011.

Wood LIN Lindur në 1981, Wood LIN mori diplomën e tij Master nga Instituti i Studimeve Sound dhe Imazhit në Tainan National University of Arts. LIN është një kritik i filmit dhe organizator i festivalit i specializuar në dokumentar. Ai ishte pjesë e jurisë së Golden Horse Award, DMZ IDFF, IFF Rotterdam, Jihlava IDFF dhe Hong Kong IFF. Ai tani është drejtor ekzekutiv i Bashkimit të Filmit dokumentar të Tajvanit dhe drejtori i programit të Festivalit Ndërkombëtar të Dokumentarëve të Taivanit.

HUMAN RIGHTS DOX

Image

Laura Limani është redaktore, shkrimtare dhe hulumtuese e bazuar në Prishtinë, Kosovë. Ajo është kryeredaktore e Prishtina Insight, një revistë online në anglisht e botuar nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese në Kosovë. Ajo gjithashtu kontribuon si redaktore në zinën e pavarur Lirindja dhe si një bashkëpunëtore kërkimore me Iniciativën e Historisë Orale të Kosovës.

Mante Valiunaite është një programuese në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar për të Drejtat e Njeriut “Filmat e Papërshtatshëm” dhe Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Vilnius “Kino pavasaris”. Ajo është lektore në Akademinë Lituaneze të Muzikës dhe Teatrit. Përveç kësaj, Mante koordinon projekte të ndryshme në OJQ “Meno avilys”, e cila punon gjerësisht në trashëgiminë dhe arsimin e kinemasë. Ajo është gjithashtu një kritike e filmit dhe shkruan rregullisht për revistën “Kinas” dhe “7 Days of Art”.

Miranda Pennel fillimisht u trajnua për valle bashkëkohore para se të bënte filma dhe më vonë studioi antropologji vizuale. Filmat dhe videot e saj që eksplorojnë forma të ndryshme të performancës kolektive, qoftë të valltarëve, ushtarëve apo mundësve, janë transmetuar gjerësisht ndërkombëtarisht dhe janë paraqitur në kontekste të festivalit dhe galerisë. Filmat e saj të fundit përdorin material arkivor si pikënisje për një reflektim mbi imagjinatën koloniale. Filmi i saj Pse u zhduk kolonel Bunny (2010) shqyrton takime koloniale në kufijtë afgane në fillim të shekullit të 20-të. Host (2015), një film ese që heton imazhet nga arkiva e kompanisë anglo-iraniane të naftës (now BP), fitoi çmimin Punto de Vista për filmin më të mirë (Pamplona) në vitin 2017.

INT’L SHORTS

Image

Afolabi (Afo) Kuti është producent fitues i çmimit BAFTA i cili filloi karrierën e tij të filmit duke punuar në botën e festivaleve të filmit për Sundance dhe BFI London Film Festivals. Përvoja e tij përfshinë shitjet ndërkombëtare të filmit, shpërndarjen, publicitetin, edukimi për filmin dhe prodhimin e tyre duk punuar për kompani të tilla si Number 9, Salt dhe DDA PR. Në maj 2012 ai u zgjodh si një nga udhëheqësit e Screen International 50 Future në film. Tani, duke punuar si producent nën kompaninë e tij Broedmachine, Afo ka projekte në zhvillim me BBC Films, Ffilm Cymru, Ingenious dhe Revolution Films. Në vitin 2017, Afo ka prodhuar filmin e shkurtër HOME, fitues i BAFTA nga regjisori/shkrimtari Daniel Mulloy dhe filmin I AM NOT A SERIAL KILLER me regji të Billy O’Brien.

Jasmin Basic, historian dhe programues i filmit, Master i Arteve në Kinema dhe Anglisht. Bashkëpunime me disa festivale, në Zvicër dhe jashtë saj: Visions du Réel Nyon, Kinema Tous Ecrans, Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Splitit, Ambulante Mexico, NIFFF Neuchâtel, Animafest Zagreb, Festivali Ndërkombëtar i Filmit dhe Forumi për të Drejtat e Njeriut Gjenevë, Solothurn Film Festival, Fantoche dhe Internationale Kurzfilmtage Winterthur. Ajo ka kuruar retrospektivat për Michael Mann, Charles Burnett, David Cronenberg, Michael Snow, Harun Farocki, Atom Egoyan dhe për Yugoslav Black Wave dhe ka zhvilluar programe dhe ngjarje të fokusuara në seritë televizive ndërkombëtare. Ajo ishte eksperte e caktuar për Zyrën Federale Zvicerane të Kulturës për dramë dhe seri televizive dhe anëtare e Bordit të Komisionit të Filmit të Gjenevës.

Trimor Dhomi, kompozitor i rreth 100 filmave dhe veprave teatrore, zhanre të ndryshme nga muzika dhome, simfonike deri te baletet moderne, opera dhe muzikël. Komozoi muzikën për SHOK – film i nominuar për Oscar për Best Live Action Short 2016. Ligjëron muzikë për filmin dhe teatrin në të dy Universitetet Shtetërore të Prishtinës dhe Pejës.

NATIONAL

Image

Astrit Kabashi I lindur në vitin 1975 në Pejë, Kosovë. Ka mbaruar studimet Bachelor dhe Master në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës. Që nga viti 2003 filloi të punojë si asistent i profesorit në Fakultetin e Arteve, dhe tani vazhdon të punojë si profesor. Ai luajti në teatër, kryesisht në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Kabashi luajti gjithashtu në filma, si: “Sonte është anuluar” nga Brendan Grant, “Kaseta e dasmës” nga Ariel Shaban, “Vdekja nga ngulfatja” nga Visar Morina, “Shok” nga Jamie Donoghue, “Exit” nga Lendita & Blerta Zeqiraj, “Tytgat Chocolat” nga Marc Bryssinck dhe Filip Lenaerts, “Babai” nga Visar Morina dhe kohët e fundit “Fusha e mëllenjave” nga Arzana Kraja. Ai u vlerësua si aktori më i mirë për rolin e tij në filmin “Babai” në Mynih Film Festival, Gjermani. Si dhe aktori më i mirë në Angers Premier Plans Festival Evropian.

Iris Elezi studioi teorinë e filmit dhe kritikën, antropologjinë dhe studimet e grave para se të përfundonte studimet e saj të filmit në NYU në 2001. Një seri e dokumentacionit të saj të Balkan-it UNDER CONSTRUCTION (2007) u transmetua në televizionet kryesore rajonale me episodin e saj “Heroët e Flakshëm” Nga Amnesty International, duke u bërë pjesë e shfaqjeve ‘Films that Matter”. Debutimi i saj, BOTA (2014), një bashkëprodhim shqiptaro/italian/kosovar, mori tetë çmime ndërkombëtare në mbarë botën dhe u bë filmi përfaqësues i Shqipërisë për çmimin e Akademisë Amerikane në 2016. Së bashku me arkivisten amerikane, Regina Longo dhe filmistin Thomas Logoreci, Iris themeloi në vitin 2012, Projektin e Kinemasë Shqiptare, një iniciativë për të rivendosur dhe promovuar kinemanë shqiptare.

Jing Hasse është Menaxher i Tregut në Nordisk Panorama, një organizatë jofitimprurëse e dedikuar për promovimin e filmave nordik dhe dokumentar. Çdo vit Nordisk Panorama organizon festivalin e filmit Panorama Nordisk, duke shfaqur filma të shkurtra dhe dokumentarë më të mirë nga pesë vendet nordike. Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, Jing ka organizuar Tregun e NP-së, dhomën e ekranit në internet dhe një seri bisedimesh me profesionistë të tregut, si dhe ka promovuar filma të regjistruar në Nordisk Panorama ndërkombëtarisht dhe ka ofruar këshilla për shpërndarjen ndërkombëtare të filmave të shkurtër. Nga gushti Jing do të shkojë në aventura të reja si menaxher i festivalit për filma të shkurtër dhe dokumentarë në Institutin e Filmit Suedez.