23.3 C
Prizren
E shtunë, 23 Gusht, 2025
Home Blog Page 5847

Vehapi priti një delegacion të EPA-s Amerikane

0

Sot, kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka pritur në takim një delegacion të EPA-s Amerikane në përbërje prej: Jose Zambrana, Lan Alexis, Cairns Maryann, Clayton Cox . Në takim u diskutua për projektin “Zhvillimi i qëndrueshëm i Komunës së Rahovecit si një nga Komunat buzë pellgut të lumit Drin”.

Jose Zambrana, zyrtar nga delegacioni i EPA-s, tha se “jam këtu me ekipin nga SHBA-të dhe para 25 viteve është themeluar Qendra për Mbrojtje të Ambientit. Gjatë këtyre viteve EPA, ka qenë partner kryesor për mbrojtjen e ambientit, ne si delegacion jemi nga pjesa shkencore e agjencionit për hulumtime ne resurse”.

“Ne kemi punuar me qendrën rajonale për zhvillim të qëndrueshëm në Kosovë , dhe për këtë ne kemi ofruar shkencën tone, por gjithashtu, ne jemi këtu që të mësojmë të angazhohemi në këtë drejtim”, tha Zambrana.

Kryetari Vehapi i falënderoi anëtarët e delegacionit të EPA-s, për vizitën dhe për përzgjedhjen e Komunës së Rahovecit për projektin “Zhvillimi i qëndrueshëm i Komunës së Rahovecit si një nga Komunat buzë pellgut të lumit Drin”. Ai i njoftoi edhe për gjendjen e mjedisit në Komunën e Rahovecit, duke thënë se gjendja mjedisore në Komunën e Rahovecit, nuk bënë përjashtim prej asaj që është në përgjithësi në Kosovë.

“Kemi ligje për mjedisin, strategji por buxheti i cili duhet të ndahet prej Qeverisë për çështjen mjedisore edhe ma tutje nuk është në plan të parë, por që besoj që shumë shpejtë edhe kjo do të jetë në agjendë e institucioneve qendrore”, tha Vehapi

“Ende na përcjellin probleme me menaxhim të mbeturinave në përgjithësi, por sidomos të mbeturinave inerte të cilat janë mbet edhe më tej pa ndonjë veprim konkret që do të zgjidhnin këtë problem. Përveç mbeturinave të ngurta kemi probleme edhe me ujëra të zeza, për trajtimin e ujërave të zeza Komuna ka përgatit një projekt për trajtimin e tyre, por që zbatimi i tij kap kosto të madhe. Për zbatimin e projektit, jemi duke kërkuar donator që të mundësohet realizimi i këtij projekti të rëndësishëm për banorët e Komunës së Rahovecit”, tha ai.

Pas takimit me kryetarit në zyrën e tij, delegacioni i EPA-s, patën takim me të gjithë drejtorët e drejtorive komunale dhe morën informacione e duhura për secilin sektor nga drejtori përkatës.

Delegacioni i EPA-s Amerikane vizitën e tyre në Komunën e Rahovecit, do të vazhdojnë edhe me datën 8 tetor me vizitat në teren, ku janë planifikuar të vizitën shumë vende që konsiderohen si pika kritike ku ndodhin vërshimet, vendet me tokat që përmbyten shpesh dhe që kanë nevojë për sisteme të kullimit erozionet e tokave, erozioni i shtratit të lumit Drin, vendet me mbeturina .

Në kuadër të vizitës informatat që do të merren nga kjo vizitë do të trajtohen në Ohër të Maqedonisë (10 deri 14 tetor), në një punëtori me përfaqësues nga të gjitha Komunat Kosovës dhe të Shqipërisë të cila janë pjesë e këtij projekti. /PrizrenPress.com/

Policia arreston Naser Shatrin

0

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se sot policia ka arrestuar aktivistin e saj, Naser Shatri, në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, i cili kishte kryer aksionin për rrëzimin e xhipave të EULEX-it në vitin 2009.

“Në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, në orët e paradites së sotme, Policia e klanit “Pronto” ka arrestuar aktivistin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Naser Shatrin”, thuhet në njoftimin e VV-së.

“Aktivisti Shatri, njëkohësisht ish – ushtar i UÇK-së, është arrestuar në lidhje me aksionin protestues të rrotullimit të xhipave të EULEX-it, në vitin 2009, me të cilin Lëvizja VETËVENDOSJE! paralajmëronte se ky mision ndërkombëtar nuk do të sillte drejtësi. Një gjë e cila u vërtetua më përfshirjen e zyrtarëve të këtij misioni në korrupsion, për luftimin e të cilit edhe thirren”.

“Klani “Pronto” në vazhdimësi është duke e përdorur Policinë si mjet për ta luftuar opozitën, teksa aferat e këtij klani sa vijnë e shtohen. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistit Naser Shatri dhe kërkojmë që të pushojnë përndjekjet ndaj aktivistëve tanë. Ashtu siç u dëshuma se misioni i EULEX-it është i padrejtë e i korruptuar, po aq e qartë është nevoja për largimin e klanit “Pronto” nga pushteti, këtij organizimi kriminal që po e shkatërron vendin”.

“Përpjekja jonë për çlirimin e institucioneve, vendosjen e drejtësisë dhe Republikën e së drejtës nuk do të ndalet asnjëherë. Lufta jonë për drejtësi do të vazhdojë. Çlirimi i Kosovës nga klani “Pronto” do të ndodhë”. /PrizrenPress.com/

Aksident i rëndë në Malishevë (Foto)

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Malishevë, ku besohet se janë tri vetura të përfshira.

Ende nuk dihet nëse ka ndonjë person të lënduar, edhe pse veturat janë mjaft të dëmtuara, shkruan Express.

Shkaku i aksidentit është i panjohur.

Në Rahovec ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal

0

Komuna e Rahovecit ka filluar procesin e vaksinimit kundër gripit sezonal për të gjithë personat e moshuar, pacientet me sëmundje kronike dhe ata me probleme tjera shëndetësore. Ky proces i vaksinimit, është duke u bërë nëpër të gjitha qendrat e mjekësisë familjare në Komunën e Rahovecit.

Shërbimi i vaksinimit në Komunën e Rahovecit për këtë vit është furnizuar me 1350 doza vaksina, ndërsa i gjithë procesi pritet të përfundojë brenda muajit dhjetor.

Zyrtarët e DShMS-së në Komunën e Rahovecit kanë thënë se kërkesa për furnizim ka qenë për 2 000 vaksina , ndërsa kanë arritur të sigurohen 1350 vaksina. Furnizimi me kontingjentin tjetër të vaksinave, do të bëhet pas shpenzimit të sasisë e cila momentalisht është në dispozicion.

Vaksinat kundër gripit sezonal, merren pa pagesë në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare (QKMF, QMF, AMF) në Komunën e Rahovecit. /PrizrenPress.com/

NISMA-s i bashkohen 100 anëtarë në Prizren

0

Sot në Prizren, 100 anëtarë të rinj do t’i bashkohen NISMA për Kosovën.

Ata do të mirëpriten nga kryetari i NISMA-s, Fatmir  Limaj,  kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi dhe kryetari i degës së NISMA-s në Prizren, Zafir Berisha.

Librezat shpërndahen në ora 19:00, në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren./PrizrenPress.com/

Ne po vijmë!Takohemi të premten dt.07.10.2016 ora 19.00h, në Shtëpinë e Kultures "Xhemajli Berisha"Bashkohu edhe ti!

Gepostet von NISMA Socialdemokrate – DEGA Prizren am Samstag, 1. Oktober 2016

Deputetët e LDK-së të vendosur për të mos e votuar demarkacionin

0

Përveç opozitës e cila në tërësi është deklaruar kundër versionit aktual të demarkacionit, votë kundër demarkacionit ka edhe nga radhët e partisë, e cila po udhëheq me Qeverinë e vendit.

“Indeksonline”, mëson se janë së paku shtatë deputetë të LDK-së të cilët nuk e votojnë demarkacionin aktual.

E në anën tjetër, kryeministri Isa Mustafa ka deklaruar një ditë më parë se është duke i pritur përfaqësuesit e opozitës për të dialoguar lidhur më çështjen e demarkacionit. Nëse opozita nuk pranon, atëherë ai ka paralajmëruar se demarkacioni do të kthehet në Kuvend.

Deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi mbetet i vendosur për të mos e votuar demarkacionin. Bulliqi një nga kundërshtarët më të mëdhenj të demarkacionit, ka thënë për indeksonline se janë disa propozime të cilat duhet të shqyrtohen para procedimit të demarkacionit në Kuvend.

“Jo kjo nuk diskutohet kjo çështje. Ky versioni nuk duhet të ratifikohet. Duhet gjendur rrugë dhe me u ulë me gjet solucion. Vota ime do të jetë në mbrojtje të territorit të vendit”, ka thënë Bulliqi.

“Janë disa propozime tash. Është një propozim i deputetit Shaip Muja qe ne jemi ende duke e shqyrtuar. Pastaj disa deputetë të LDK-ë kanë dalë me propozim të tyre. Çdo propozim qe e ruan integritetin territorial të shtetit edhe qe gjënë rrugë për me zhblloku procesin është i mirë se ardhur”, ka shtuar Bulliqi.

Në linjë me Bulliqin është edhe deputeti tjetër i LDK-së, Adem Salihaj. Ky i fundi thotë se qëndrimi i tij vazhdon të mbetet kundër demarkacionit.

“Nuk ka ndryshuar asgjë nga hera e kaluar. Është e njëjta marrëveshje dhe qëndrimi im mbetet i njëjtë. Nuk shoh arsye qe ta ndryshojë qëndrimin tim lidhur më këtë marrëveshje”, ka thënë Salihaj.

Deputeti i LDK-së thotë se do të duhej të kishte një debat dhe të merreshin parasysh opsione të ndryshme në mënyre qe të dilet nga kjo situatë.

E deputetja, Melihate Tërmkolli ka refuzuar të flasë për këtë çështje. Deputetët, si Besa Gaxherri, Arben Gashi, Hatim Baxhaku nuk i janë përgjigjur interesimit tonë./Indeksonline.

Demaçi nuk fiton, Nobelin për Paqe e merr presidenti i Kolumbisë

0

Presidenti kolumbian Juan Manuel Santos ka fituar Çmimin Nobel për Paqe.

Juria nga Norvegjia e shpërbleu kreun e shtetit të Kolumbisë me këtë çmim për  marrëveshjen e paqes të arritur me rebelët e FARC-it, e cila ujdi u firmos muajin e kaluar pas katër viteve të negociatave, njofton Klan Kosova.

Por marrëveshja në fjalë u refuzua nga kolumbianët në një referendum që u mbajt fundjavën e kaluar.

Konflikti 52-vjeçar në këtë vend ka çuar në vdekjen e rreth 260.000 personave dhe zhvendosjen e gjashtë milionë të tjerëve brenda vendit.

Në mesin e 376 të nominuarve për këtë çmim ishte edhe veprimtari i çështjes kombëtare Adem Demaçi.

Ai ishte propozuar për këtë çmim nga Unioni i Shkrimtarëve të Kosovës.

Sot ndahet Nobel për Paqe

0

Fituesi i çmimit Nobel për Paqe, do të shpallet të premten në kryeqytetin e Norvegjisë, në Oslo.

Fituesi i çmimit prestigjioz, do të selektohet nga një listë prej 376 kandidatë, 228 prej tyre janë individë ndërsa 148 janë organizata.

Edhe veprimtari i çështjes kombëtare Adem Demaçi, është i nominuar për këtë çmim. Ai është propozuar nga Unioni i Shkrimtarëve të Kosovës të cilët janë shprehur mjaft optimistë se ai do ta marrë këtë çmim.

Komandantët fajësohen për rritjen e numrit të veteranëve

0

Kuvendit të Kosovës i adresuar një kërkesë që të miratoi një ligj, i cili lejon krijimin e një gjykate ushtarake, dhe e cila do t’i gjykonte kushtet dhe rrethanat e numrit të madh të veteranëve.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi i ka bërë thirrje kryeministrit Isa Mustafa që të pastroi listat e veteranëve.

“Kryeministri Mustafa duhet t’i pastroi listat e veteranëve” ka shkruar Kajtazi në rrjetin e tij social Facebook. Madje, ai ka akuzuar komandantët e luftës se janë fajtorët për rritjen e numrit të veteranëve. “Fajtoret për fryrjen e numrit të veteranëve të luftës janë komandantet.

Prandaj për të shmangur problemet me veteranet dhe buxhetin, kryeministri me një vendim duhet t’i largoj nga lista e veteranëve kuadrin komandues nga niveli i shtabit të përgjithshëm, brigadave dhe batalioneve”, ka thënë Kajtazi, raporton Zeri.info

Ai thotë se në fakt për këto nivele komanduese Kuvendi i Kosovës duhet të miratoi një ligj, i cili lejon krijimin e një gjykate ushtarake, e cila do t’i gjykonte kushtet dhe rrethanat në të cilat janë realizuar të ashtuquajturat “tërheqjet taktike “. /Zeri/

Koalicioni duhet të bëjë riformatizim të thellë të Qeverisë

0

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrustem Mustafa-Remi, është shprehur i zhgënjyer me koalicionin qeverisës, ndonëse dikur bënte thirrje për krijimin e këtij koalicioni.

“Ky koalicion nuk i ka përmbushur pritjet e mia. Besoj se nuk i ka përmbushur as pritjet e të tjerëve, të cilët kanë menduar se do të ketë rrjedha më normale të proceseve”, ka thënë Mustafa në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”.

Ai ka thënë se për të dalë nga situata aktuale politike, koalicioni qeverisës duhet t’i nënshtrohet një riformatimi të thellë.

Mustafa ka deklaruar se PDK-ja duhet të jetë më aktive në këtë koalicion qeverisës pasi, sipas tij, është partia më e fuqishme në vend.

“Kam menduar se koalicioni i madh do të sjellë stabilitet shumë më të madh por, si duket, ky koalicion në fillim ka gabuar në hapa, duke mos pasur fuqi të prodhojë tema që ecin krah misionit tonë që kemi, i cili është integrimi në BE dhe bërja e jetës më të mirë për qytetarët. Fatkeqësisht, ky koalicion ka filluar të prodhojë tema joadekuate, tema që nuk janë të kohës dhe nuk janë kredibile për t’u diskutuar tani. Duke prodhuar këso temash kemi ardhur deri aty sa koalicioni qeverisës ka ngelur në një vend dhe nuk po ka zhvillim në asnjë segment”, ka theksuar ai.

Ai thotë se ky koalicion qeverisës duhet ta bëjë një riformatim të thellë, ku PDK-ja duhet të marrë rol më të fuqishëm.

“Mendoj se kjo krizë politike mund të zgjidhet vetëm me riformatizimin e thellë të koalicionit qeverisës. PDK-ja në këtë koalicion qeverisës duhet të marrë rol më të fuqishëm dhe duhet ta tregojë veten se është udhëheqëse e koalicionit qeverisës, duke caktuar prioritetet dhe duke e bërë realizimin e tyre një për një”, ka vlerësuar Mustafa.

I pyetur se si e sheh riformatizimin e thellë të Qeverisë, ai ka thënë se duhet të bëhet ndryshim i emrave jokompetentë që janë brenda Qeverisë.

“Jo vetëm të ministrave, por kudo që ka ngelur procesi, aty duhet të ketë riformatizim”, ka theksuar Mustafa.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që në këto ndryshime të ndërrohet edhe kryeministri dhe të zgjerohet koalicioni qeverisës.

“Unë po them se të gjitha janë të mundshme. Është i mundshëm e edhe zgjerimi i koalicionit qeverisës apo zvogëlimi i tij. Në këtë kontekst, nuk përjashtohet asgjë. Ajo që përjashtohet në këtë drejtim është Lëvizja Vetëvendosje!, sepse e ka përjashtuar vetveten”, ka thënë Mustafa.

Remi është shprehur kundër mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

“Unë nuk u frikësohem zgjedhjeve. Zgjedhjet në këtë kohë nuk sjellin ndryshime qenësore. Zgjedhjet e parakohshme do ta sillnin të njëjtën skenë politike”, ka deklaruar Mustafa.

Ai ka folur edhe për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi. Remi thotë se demarkacioni dhe shumë tema të tjera për të cilat nxehet politika dhe flitet çdo ditë për to janë të shpifura. /Epoka e re/