Home Blog Page 5870

Dogana e Morinit, e papërfunduar edhe pas dy vjetësh

0

Pikëkalimi kufitar i Morinit, kryesori që lidh Kosovën me Shqipërinë, por edhe pika e vetme në Shqipëri që përballon fluksin më të madh të udhëtarëve, nuk do të përfundojë së ndërtuari edhe këtë sezon veror turistik.

Projekti për ndërtimin e doganës së përbashkët me Kosovën dhe dyfishimi i korsive nga gjashtë në dymbëdhjetë, me fondet e KE-së është lansuar që në shtator të 2015-s, por ende nuk ka përfunduar, shkruan sot Koha Ditore.

Pika e kalimit kufitar Morin-Vermicë tashmë është identifikuar si vendi jo vetëm ku krijohen radhë të gjata autoveturash, por edhe radhë kamionësh të ngarkuar me mallra, nga Shqipëria në Kosovë e anasjelltas.

Punimet që kanë filluar në mars të vitit kaluar dhe që ende nuk po përfundojnë, projekti aspak funksional i kësaj dogane, fillimi i skanimit edhe i kamionëve që dërgojnë mallra në Kosovë, proces që nuk ishte kryer më parë, performanca e dobët e policisë së të dyja vendeve, por edhe rritja e numrit të kamionëve si pasojë edhe e rritjes ekonomike të të dy vendeve, kanë bërë që në këtë pikë doganorë të ketë problematika nga të ndryshme në lëvizjen e njerëzve dhe mallrave. (Koha Ditore)

Kuvendi dhe Qeveria pritet të bëhen brenda një dite

0

Votimi i Qeverisë së re pritet të ndodhë në ditën kur do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Kështu bëjnë të ditur përfaqësuesit e koalicionit PDK-AAK-Nisma (PAN), të cilët thonë se seanca e parë e Kuvendit pritet të mbahet gjatë kësaj jave.

Sipas tyre, kandidat për kryekuvendar nga koalicioni më i madh i dalë në zgjedhjet e 11 qershorit, pritet të jetë lideri i PDK-së Kadri Veseli.

Mirëpo, ndonëse është raportuar se ka deputetë të AKR-së, të cilët do ta votojnë Qeverinë në krye me Ramush Haradinajn, zyrtarë të këtij subjekti kanë thënë të vendosur se asnjë deputet i AKR-së nuk do ta bëjë një gjë të tillë.

Ata madje kanë theksuar se nuk do ta votojnë as kandidatin për kryeparlamentar nga radhët e PAN-it Kadri Veselin. Por pavarësisht kësaj, përfaqësuesit e PAN-it kanë ritheksuar sërish se i kanë numrat e nevojshëm për ta bërë Qeverinë. (Zeri)

Prokurorja kërkon dënimin e drejtorit të Arsimit në Suharekë

0

U dha fjala përfundimtare në gjykimin e drejtorit të arsimit të Suharekës.

Prokurorja Ervehe Gashi kërkoi dënimin e Sherif Berishës, drejtorit të arsimit në Suharekë që akuzohet për keqpërdorim detyre.

“… me këtë ka bërë shkeljen e ligjit në dëm të të dëmtuarës Fatmire Elshani po ashtu edhe rëndë i ka shkelur të drejtat e saja. Njëra prej të drejtave themelore të njeriut e mbrojtun me konventa ndërkombëtare edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin e Punës është e drejta në punë,” tha prokurorja Gashi.

Prokurorja më tutje konstatoi se drejtori Berisha ka kryer veprën për të cilën akuzohet.

“Andaj konsideroj se në veprimet e këtu të akuzuarit Sherif Berisha janë formuar elementet e veprës penale për të cilën është akuzuar dhe konsideroj se është përgjegjës në aspektin penalo-juridik”, deklaroi prokurorja Gashi.

Brahim Sopaj, avokati i Sherif Berishës aktakuzën e konsideroi të pabazuar në prova.

“I propozoj trupit të nderuar gjykues që pas administrimit dhe vlerësimit të të gjitha shkresave në lëndë ndaj të mbrojturit tim në kuptim të nenit 364 paragrafit 1, pika 1.3 që në mungesë të provave të marrë aktgjykim lirues”, tha avokati Sopaj.

Sherif Berisha akuzohet se dëmtoi kandidatët për mësimdhënës në shkollën e mesme profesionale “Abdyl Rama” duke mos e rishpallur konkursin siç kishte rekomanduar Sektori i Inspeksionit të Arsimit të Prizrenit.

Shpallja e aktgjykimit do të bëhet ditën e hënë me datë 17 korrik 2017.

Drejtori i arsimit në Suharekë Sherif Berisha u dënua në një proces tjetër gjyqësor për cenim të të drejtave të punësimit dhe papunësisë. /Kallxo.com/

Të mërkurën nis restaurimi i kishës “Zonja Ndihmëtare” në Prizren

0

Të mërkurën fillon restaurimi i kishës “Zonja Ndihmëtare” në Prizren e që do të zgjasë më së largu deri në fund të vitit të ardhshëm, njofton Klan Kosova.

Kjo kishte e vjetër 147 vjet është mjaft e dëmtuar, ndërsa për restaurimin e saj është përzgjedhur një ekip mjaft profesionist.

Për këto punë u arrit marrëveshja për financim nga Ministria e Kulturës, dhe për të tashmë është ndarë edhe buxheti.

Zebra dyngjyrëshe në Malishevë (Video)

0

Në Malishevë vendkalimet për këmbësorë nuk i shënjojnë vetëm më ngjyrë të bardh, por ua shtojnë edhe të kuqen.

Komuna thonë se këtë veprim e bënë për sigurinë e qytetarëve, njofton Klan Kosova.

E këta të fundit kanë mendime të ndryshme për këtë çështje.

Pika kufitare Kosovë-Shqipëri nga 7 e mëngjesit pa rrymë (Video)

0

Për shkak të mungesës së energjisë elektrike, në kufirin Kosovë – Shqipëri janë krijuar radhë të gjata të pritjes së qytetarëve.

Në bazë të një video të dërguar në adresë të Klan Kosovës, mësohet se pritjet në këtë pikë kufitare kanë nisur që nga ora 7 e mëngjesit.

Lexuesi po ashtu thotë se qytetarët të cilët po kalojnë përmes kësaj pike kufitare, ende po vazhdojnë pritjet për përfundimin e procedurës së sigurimeve, ku mungesa e rrymës po e pamundëson përfundimin e tyre.

Për më shumë shikoni pamjet më poshtë:

Kryeziu: Krijimi i qeverisë së spektrit të gjerë proces i komplikuar

0

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thekson që nisur nga kundërshtimet e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës që t’i bashkëngjiten Haradinajt dhe koalicionit PAN për krijimin e qeverisë së re, e bëjnë të komplikuar procesin e krijimit të një qeverie me një bazë të gjerë të spektrit politik.

“Ai (Haradinaj) po e konfirmon, në përditshmëri, në publik se i ka numrat e mjaftueshëm për krijimin e institucioneve, por është duke tentuar që ta garantojë një formim të qeverisë, me një bazë më të gjerë të spektrit politik, e që normalisht është proces i komplikuar”, thotë Kryeziu.

Lekaj: PAN-i i ka siguruar votat për Qeverinë

0

I nominuari për kryeministër nga koalicioni i 12 subjekteve politike, të cilave u prijnë Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe Nisma për Kosovën, i njohur si koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, tashmë ka siguruar numrin e nevojshëm të deputetëve, të cilët do ta votojnë krijimin e qeverisë së re të drejtuar nga ai, thonë përfaqësuesit e koalicionit PAN.

Pal Lekaj, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se Haradinaj nuk iu ka bishtnuar marrëveshjeve me subjektet tjera politike për krijimin e një koalicioni qeverisës, duke iu referuar Lëvizjes Vetëvendosje dhe koalicionit që i prin Lidhja Demokratike e Kosovës, por, sipas tij, nuk ka arritur marrëveshje me to.

“Deri më tash, fatkeqësisht, ata që çdo herë janë thirrur që janë për të forcuar shtetin, se janë për të mirën e shtetit dhe të qytetarëve, e kanë bojkotuar në njëfarë forme PAN-in. Në këtë drejtim, nuk i ka mbetur tjetër zoti Haradinaj, përveç që marrëveshjeve me deputetë që janë autonom dhe që mendojnë ndryshe dhe për të mirën e vendit. Në bazë të asaj që unë jam i njoftuar nga zoti Haradinaj, numrat janë të sigurt dhe qeveria do të formohet në ditët në vijim”, deklaron Lekaj.

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, thekson që nisur nga kundërshtimet e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës që t’i bashkëngjiten Haradinajt dhe koalicionit PAN për krijimin e qeverisë së re, e bëjnë të komplikuar procesin e krijimit të një qeverie me një bazë të gjerë të spektrit politik.

“Ai (Haradinaj) po e konfirmon, në përditshmëri, në publik se i ka numrat e mjaftueshëm për krijimin e institucioneve, por është duke tentuar që ta garantojë një formim të qeverisë, me një bazë më të gjerë të spektrit politik, e që normalisht është proces i komplikuar”, thotë Kryeziu.

Në anën tjetër, lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, e ka quajtur të mjerë qeverinë “e cila mbetet peng i dy, tre apo katër deputetëve ose peng i 10 deputetëve të Listës Serbe”.

“Ne jemi në gjendje që të bisedojmë me AAK-në, por kur ata të mos jenë në koalicion me PDK-në”, ka thënë Mustafa.

Por, Lekaj ka hedhur poshtë mundësinë që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, lider i së cilës është zoti Haradinaj, të tërhiqet nga koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës.

“Aleanca ka treguar gatishmëri që të komunikojë dhe bashkëpunojë edhe me subjektet tjera, por në asnjë mënyrë nuk do të tërhiqet nga koalicioni parazgjedhor – në këtë rast nga PDK dhe Nisma – për t’iu ofruar dikujt tjetër, sepse atëherë është joserioze dhe ne do të dilnim jashtë kornizave të marrëveshjes. Zoti Haradinaj çmohet në Kosovë për fjalën e mbajtur për premtimet që i jep. Prandaj, në këtë drejtim, as që është diskutuar dhe as që do të diskutohet që ne të largohemi nga PAN-i”, thekson Lekaj.

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Haradinaj, ka deklaruar se gjatë javës së ardhshme pritet që të konstituohet Kuvendi i Kosovës dhe se brenda pak ditësh më pas të formohet edhe qeveria e re e Kosovës./REL/

Malishevë: Arrestohet pasi sulmoi fizikisht gruan e tij

0

Të shtunën në Malishevë është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKU, transmeton Express.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”- thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Vjosa Osmani pro bisedimeve me VV-në – ‘por, më mirë në opozitë’

0

Femra më e votuar në Kosovë dhe njëra nga deputetët më të votuar në Kuvendin e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se është pro kontaktit dhe bisedave me Vetëvendosjen, përkundër përjetimeve jo të këndshme që kanë me këtë parti për disa vite.

“Por, qëllimi është që PDK të dërgohet në opozitë”, ka thënë ajo për RTV Dukagjini, duke shtuar se nuk është lehtë të arrihet një koalicion me Vetëvendosjen, pasi VV është parti e majtë e LDK parti e qendrës së djathtë.

Osmani tha se nëse AAK dhe Nisma largohen nga PDK, LDK është e hapur për të biseduar me to, por shton se LDK më mirë do ta ketë të kalojë në opozitë.