27.1 C
Prizren
E martë, 26 Gusht, 2025
Home Blog Page 5873

Prizren: Një muaj paraburgim për keqpërdorim seksual me të mitur

0

Është caktuar paraburgim një mujor ndaj të pandehurit nga Komuna e Prizrenit për veprat penale keqpërdorimi seksual i personave nën moshën 16 vjeçare, dhe lëndim i lehtë trupor.

Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaji të pandehurit nga Komuna e Prizrenit me iniciale A.T.

I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal, sepse nga muaji Maj i vitit 2016, duke keqpërdorur pozitën e ndjeshme të viktimës-të dëmtuarës e cila është vajza e tij e sidomos kur viktima është e moshës nën 15 vjeçare.

Me këtë veprim i pandehuri me iniciale A.T. dyshohet se ka kryer veprën penale keqpërdorimi seksual i personave nën moshën 16 vjeçare, nga neni 235 par.4 nënpar.4.2 dhe 4.8 lidhur me para.1 nënpara.1.1 të KPRK dhe veprës penale lëndimi i lehtë trupor nga neni 188 para. 1 nënpara.1.4 të KPRK.

Gëzim Duraj, Haziz Hodajt: Ti je fajtor për shkollën në Gjonaj

0

Kuvendari i PDK-së Gëzim Duraj, ka fajësuar kolegun e tij nga radhët e LDK-së, Haziz Hodajn për mosndërtimin e e shkollës së re në Gjonaj të Hasit.

“Njëri prej faktorëve për mbetjen e shkollës në Gjonaj, jeni edhe ju si opozitë, sepse nuk keni votuar rishikimin e buxhetit, ku parashihej ndarja e mjeteve për këtë shkollë”, tha Duraj.

“Opozita nuk e ka votuar rishikimin e buxhetit, ku keni qenë edhe ju pjesëmarrës”, tha Duraj. /PrizrenPress.com/

Haziz Hodaj: Shkollën e re në Gjonaj, do ta shpallim Muze !

0

Kuvendari i LDK-së, Haziz Hodaj ka kërkuar nga Qeveria e Ramadan Mujës, që vitin e ardhshëm të mos fillon projekte të reja, pa i përfunduar projektet e mbetura në gjysmë.

Ai tha se kjo qeveri ka ndërtuar rrugicat ku jetojnë banorët e elektoratit të PDK-së, ndërkaq kanë mbetur në gjysmë rrugët ku jetojnë qytetarët që i përkasin partive tjera politike.

“Në projektbuxhet parashihet ndërtimi i objekteve të reja shkollore, kurse shumë shkolla kanë mbetur në gjysmë”, tha Hodaj. Ai përmendi mbetjen në gjysmë të ndërtimit të shkollës në Gjonaj të Hasit.

“Kjo shkollë do të bëjmë Muze e Qeverisë së Mujës, nëse nuk ndërtohet brenda vitit 2017-të”,tha Hodaj.

“Ky buxhet përfundimisht nuk duhet të votohet”, shtoi ai.
/PrizrenPress.com/

Kuvendaret e Prizrenit, kërkojnë ndërtimin e një çerdhe

0

Kuvendaret e Kuvendit të Prizrenit, të të gjitha partive politike, kanë kërkuar që në projektbuxhetin e vitit 2017, të përfshihet ndërtimi i një çerdhe publike.
Sipas tyre, qyteti i Prizrenit ka nevojë për ndërtimin e një çerdhe të fëmijëve. /PrizrenPress.com/

Zafir Berisha: Z. Veseli, për një zyrtar të Prizrenit kam menduar se ai është në burg, por ai ish në Kuvend

0

Deputeti i Nismës Zafir Berisha ka folur për krimin që, sipas tij, e ka kapluar vendin në të gjitha sferat shoqërore.

Ai me këtë rast ka përkujtuar se i apostrofuari për korrupsion në Prizren dhe dialoguesi në “Pronto” me shefin e shefave Adem Grabovci, Njazi Kryeziu, tash është këshilltar i Kadri Veselit, kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Qytetari me thikë në Gjykatën e Prizrenit

0

Policia e Kosovës njofton se dje,rreth orës 11:50 minuta policia në Suharekë është thirrur që të intervenojë pasi gjatë një seance gjyqësore një qytetar ishte parë nga gjyqtari se kishte me vete një thikë.

I dyshuari , transmeton Koha.net, është shoqëruar në ambientet e policisë dhe ndaj ti është iniciuar rast për armëmbajtje ilegale

Arrestohet i dyshuari për tentim grabitje në Prizren

0

Pas hetimeve intensive disamujore, hetuesit e Stacionit policor në Prizren kanë arritur ta identifikojnë dhe ta arrestojnë një të dyshuar me mbiemër Certik, njofton Polica e Kosovës.

Ai u arrestua mbi bazën e dyshimit se i njëjti, me datën 06 tetor 2015 kishte hyrë në barnatoren “City Farm”, transmeton Koha.net.

I arrestuar nën kërcënimin e thikës kishte kanosur punëtoren që t’i jepte paratë që ndodheshin në arkë. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës me ç ‘rast i janë prezantuar edhe dëshmi e incizime të kamerave të sigurisë. Pas intervistës, me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari ndalet në mbajtje.

Katastrofa vjen në Film

0

Katastrofa ajrore në Smolensk vjen në një film në Poloni. Synohet të rishkruhet historia e rrëzimit të avionit pranë aeroportit rus.

Reporterja e televizionit Nina është figura kryesore në filmin polak “Smolensk”. Ajo duhet të raportojë për katastrofën e vitit 2010, ku humbi jetën presidenti polak, Lech Kaczy?ski dhe 95 vetë që ndodheshin në bordin e avionit të presidentit. Raportimet zyrtare flasin për aksident. Përgjatë hulumtimeve, gazetarja shton dyshimet, dhe në fund arrin në përfundimin se bëhet fjalë për një atentat kundër presidentit polak. Ndoshta hakmarrja e Putinit që Lech Kaczy?ski mbështeti luftën e Gjeorgjisë kundër Rusisë në vitin 2008, sipas skenarit. Qëllimi i regjisorwve të mbështetur edhe nga politikanë nacional-konservatorë të partisë qeverisëse, PiS: Të bindet publiku se rrëzimi i avionit ishte atentat.

Dy trauma kombëtare

Që regjisori mund t’ia dalë këtij qëllimi, kjo lidhet edhe me simbolikën e dyfishtë të katastrofës. Më 10 prill 2010, Lech Kaczy?ski dhe gruaja e tij bashkë me një delegacion të nivelit të lartë ishin rrugës për në Katyn- një fshat pranë Smolenskut në perëndim të Rusisë. Ata donin të nderonin kujtimin e 22.000 oficerëve polakë, që u vranë 70 vite më parë nga shërbimi sekret rus. Masakra e Katynit u kthye në një traumë kombëtare, që rëndon prej vitesh marrëdhëniet mes Rusisë e Polonisë. Gati çdo katër polak beson se tragjedia e dytë, që ndodhi gati në të njëjtin vend nuk ishte aksident.

Konservatorët e hodhën poshtë që në fillim raportin zyrtar të qeverisë së Donald Tusk, ku flitet për gabime të pilotit dhe mungesës së përgatitjes, po ashtu edhe për aparate navigimi të pasaktë. Edhe regjisori polak, Antoni Krauze nuk ka besuar në variantin e rastësisë. Në një intervistë ai u shpreh se ajo që thuhet zyrtarisht bie ndesh me rregullat e fizikës. Në kompjuter mund të shohësh se si avioni fillimisht godet nëpër pemë, pastaj bëhet copa-copa nga shpërthimet. Versioni zyrtar thotë se avioni shpërtheu pas humbjes së një krahu pas një përplasjeje të mëparshme. Reporterja në film vjen në përfundimin se duhet të kenë qenë forca të tjera më të mëdha që e bënë një avion të tillë kaq të madh të rrëzohet.

Mediat polake kanë raportuar se filmi ka pasur një mentor të rëndësishëm, vëllain e presidentit të vrarë, Jaroslaw Kaczy?ski ka dhënë herë pas here ide për ndryshimin e skenarit. Pas shfaqjes së premierës së filmit, ku mori pjesë edhe presidenti Duda e kryeministrja Szydlo, Kaczy?ski foli me entuziazëm për “një prodhim që rrëfen të vërtetën”. Por në ditët e para, ndryshe nga sa pritej, filmin e kanë parë pak vetë. Kaczy?ski kërkon që “të përshpejtohet zbardhja e shkaqeve të katastrofës” me qëllim që “polakët të dinë e kuptojnë të vërtetën”. Sipas tij “e vërteta duhet të bëhet publike dhe shtetërore dhe të jetë pjesë e librave të historisë”.

Çështja e fajit mbetet e hapur

Deklarata të tilla shqetësojnë prindërit dhe mësuesit. Artur Sierawski, një mësues historie nga Varshava thotë se filmi “Smolensk” është pjesë e politikës së re për historinë, që mohon faktet dhe kërkon të kthejë në hero Lech Kaczy?skin, presidentin që ndërroi jetë në katastrofën e avionit.

Që tani nuk flitet më për të “vdekurit” e Smolenskut, por për të “rënët”. Ka shumë të dhëna që flasin për këtë. Komisione të reja hetimore duan të “korrigjojnë” ligjërimin për Smolenskun. Qeveria premtoi madje këtë javë për prova “të vërteta” në rastin Smolensk. “Regjistrime të panjohura dhe tronditëse të bisedave” që janë mbajtur sekret nga qeveria e mëparshme, sipas qeverisë nacionalkonservatore.

Lewandowski trondit Bayernin

0

Drejtuesit e Bayern Munichut kanë nisur aksionin që t’ia vazhdojnë kontratën yllit të ekipit, Robert Lewandowski.

Sipas gazetës gjermane, Bild, gjiganti nga Bundesliga është i gatshëm t’i ofroj polakut një pagë mbi 15 milion euro në sezon nëse në nënshkruan kontratën re.

Por, ish anëtari i Borussia Dortmundit nuk e ka ndërmend të ngutet që të vazhdojë
kontratën me Bayern Munichun, e cila skadon në vitin 2019.

“Unë e kam thënë gjithmonë, ne do të gjejmë një zgjidhje. Ndihem mirë dhe kam një kontratë të gjatë. Për mua kjo nuk është një temë”, ka deklaruar ai.

Lewandowski, i cili kërkohet nga Real Madridi, ka thënë se në çelësi do të shqyrtoj të gjitha situatat, para se të vendos për të ardhmen.

Villas-Boas në La Liga?

0

Andre Villas-Boas, trajneri portugez, është kandidat për ta marrë drejtimin e Valencisë

Valencia është në kërkim të një trajneri pas shkarkimit të Pako Ayestarans nga detyra, pas rezultateve të dobëta në La Liga.

Sipas Fichajes.net, trajneri portugez, Andre Villas-Boas është kandidat për ta marrë drejtimin e Valencisë.

Ish trajneri i Portos, Chelseas dhe Tottenhamit së fundi ka drejtuar klubin rus, Zenit St Petersburg.

Kurse, sipas mediave italiane kandidat për ta dretjuar Valencinë është edhe ish trajneri i Interit, Roberto Mancini.