20.5 C
Prizren
E martë, 26 Gusht, 2025
Home Blog Page 5874

Sa paguhen aktoret e filmave pornografikë për çdo akt të ndyrë që bëjnë?

0

Njerëzit shpeshherë thonë se të fitosh para nga seksi është një punë e ndyrë që nuk paguan shumë. Mirëpo, pasi t’i shikoni këto shifra, nuk do të pajtoheni me këtë gjë.

Kalkulimi i asaj se sa saktësisht fiton një yll pornografik, është me të vërtetë proces i vështirë. Ka shumë faktorë që ndikojnë në pagën e një aktori.

Ndër këta faktorë janë: mosha, pamja fizike, madhësia, mënyra e prodhimit etj.

Veç kësaj, faktorë tjerë që ndikojnë në pagën e një aktori/e janë edhe llojet e skenave që prodhohen (p.sh., e vetme, vajzë me vajzë, djalë me vajzë, etj.)

Pastaj ndikojnë edhe aktet seksuale si, lakuriqësia, seksi anal etj. Ndikon buxheti i producentit, pasi që mund të dëshirojnë ta bëjnë të duket si film amatoresk, ose profesional etj.

Sidoqoftë, DirtyDot tregon më saktësisht se sa mund të jenë pagat e aktorëve pornografikë, duke u bazuar në faktorët e lartcekur.

Film pornografik i realizuar vetëm me një person lakuriq: 340 – 612 dollarë

Film pornografik i realizuar me dy vajza: 700 – 1,200 dollarë

Film pornografik i realizuar me një vajzë dhe një djalë: 300 – 1,500 dollarë

Industria e filmave pornografik është ndër të paktat industri ku gratë fitojnë më shumë se meshkujt. Mesatarisht, meshkujt fitojnë mesatarisht rreth 30,000 dollarë në vit, përderisa gratë fitojnë rreth 70,000 dollarë në vit.

Femrat – të cilat janë yje të filmave pornografikë – kanë edhe mundësi tjera, ku mund të kërcejnë striptiz në klube të natës, e ku mund të paguhen mbi 2,000 dollarë brenda nat

A duhen ndalur veprimet pa morale në Kosovë

0

Ali Hertica

A duhen ndalur të gjitha veprimet pa morale në Kosovë, A duhen nxjerr ligje njerzëore nga vendimet e ligjit natyror filozofija porosit, ligjëvënsit të janë të kujdesshëm. Ata duhet të njoftohen me ndalimin e mënyrës së veprimit të papajtushëm me kë do qoftë me paqen dhe rregullimin social.

Bëhet fjal për ,, gjëra që dëmtojn,, imazhin e Kosovës dhe njerëzit e tjerë dhe ku mungesa e ndalimit të korrupsionit do ta benë të pa mundur rujtjen e shoqërisë njerëzore.

A guxoin të ndodhin vrasjet dhe vjedhjet në një shtet demokratik siq është Kosova ,jo por në munges të ligjit ndodhinë këto, sepse qdo i dyti lidrë ështi i involvuar në krim dhe kurrupsion, duhet të gjejmë një ni metod ndalimi sespe kjo e qon shoqerin ne humnerë.

Nuk do të ishte e përshtatshëme që të rregullohet sjellja e njerzëve,deri në hollësin më te vogël për ti denuar keto dukuri negative të shoqersë Kosovare.

Ligji natyror mund të saktësojë në parim një udhëzim të hollësitë për një jetë të shumë njerzëve ku kanë probleme të mëdha me frenimin e veseve të tyre. Një ligj që do të kishte kërkesa të tilla të mëdha,do të shikohej si larg nga bota dhe jo realiteti. Jo vetëm që do t’i linte pas dore kërkesatë më të mëdha,por më keq akoma ,vetë ligji i tillë siqë është në Kosovë po e humb kontaktin me popullin duke e humbur besimint tijë.

Kështu që të gjithë ata qe e shkelin ligjin duhet të dalin para tijë ,kushë do qoftë Ministra ,zv.ministra deputet ,sepse kështu që të gjitha urdhrat që jan të tijë,edhe ato që ndalojnë krime të rënda, ku nuk do të liheshin pas dore siç është tekë ne në Kosovë.

Akuinisi këshillon që legjislacioni prakti të drejtohet në një shkallë të ëartë,nga gjykimet politike dhe zgjuartësia njerëzore.

Megjithëse ligji natyror përbahët nga parimet absolute dhe të detyrushem, ato mund të zbatohen në mënyra të ndryshme. Ne duhet të mendojmë për pasojat, kur duhet të vlerësojmë se si do të vihen në jet keto parime.

Ndryshimi i ligjit përmban në vetvete një tendencë për të dëmtuar mirëqenien e shoqëris në qoftëse nuk zbatohet në përpikshmeri edhe për lideret dhe për të gjith ata qe janë të involvuar në krime dhe korrupsion në Ksovarë. Në qoftëse ndonjë ,gjë kundërshton zakonet e vendosura prej kohësh,shikohet shpesh si diqka serioze,megjithëse në vetvete nuk ka rëndësi. Kur ndryshohet një ligj,pakësohet veprimi detyrus i ligjit mbi zakonin, prandaj nuk duhet ndryshuar asnjëherë ligjin njerëzorë.

Kjo mund të bëhet vetëm , kur vendimet e reja sjellin hapur përfitime të mëdha ,ose kur ndryshimet janë absulutisht të nevojshme, sikur kur ligji i mëparshëm ka pasur shum pallegullsi, ashtu dhe në rast respektimi i tij është i dëmshëm.

Një vendim i marrë më përpara , nuk duhet ndryshuar asnjëherë sa kuptohet se mund të bëhet më i mirë, bindja ndaj ligjit ndodh në shkallë të lartë,në saj të femiljarizmit me dispozita të caktuara, prandaj ligjet e reja nuk duhen të janë më pak efektive sa ato që zëvendësojnë.

Edhe policia po e heton martesën e të miturve në Malishevë

0

Pas publikimit të rastit në rrjetet sociale për martesë me personat nën moshën 16 vjeçare në Malishevë ka reaguar edhe Policia e Kosovës.

Sipas Policisë së Kosovës, është iniciuar rasti “bashkëjetesë me personat nën moshën 16 vjeçare” dhe janë intervistuar palët, raporton Indeksonline.

Rasti sipas policisë ka ndodhur në fshatin Ngucat të Malishevës me datën 7 gusht të këtij viti.

Rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

U ndërprehet jeta në çift dy të miturve nga Malisheva (VIDEO)

0

Në Malishevë me vendim të prokurorit është ndërprerë jeta në çift e dy të miturve, njofton Klan Kosova.

Prindërit kanë deklaruar se nuk kanë qenë në dijeni se ligji e ndalon martesën e tyre.

Një ditë pas ndarjes së 15 vjeçarëve, në Qendrën për Punë Sociale në Malishevë, pas intervistimit të dy familjeve, u mësua se martesa ndodhi si pasojë e padijes.

Në Has zhduket tradita e fejesave në djep

0

Ligj i ashpër i marrëdhënieve familjare është liberalizuar mjaft.

“Zeja e bukëpjekësve, përveçse ishte e vështirë pa dyshim se te mentaliteti i kohës kishte sjellë edhe pengesa të caktuara që meshkujt e Hasit të martoheshin si të tjerët. Mbase prindërit e vajzave nuk dëshironin që vajzat e tyre t’i martonin për kurbetçinj. Prandaj, këtu edhe lindën fillet e para të shitblerjes së vajzave, bile që në djep. Tani kjo traditë e mbrapshtë kombëtare është zhdukur falë faktit se zeja e furrtarëve sjell përfitime të shumta dhe tani është e kundërta”, shprehet Nuri Përvizaj, mësues në pension.

Martesa me shkues ishte dikur traditë që ruhej në vazhdimësi, sidomos në Has. Kjo traditë tashmë ka perënduar, me përjashtim të ndërhyrjeve më tepër formale, nga ndonjë i afërm ose shok, në rolin e mësitit, pasi që çifti i ri të ketë vendosur për jetë bashkëshortore. Nga mënyra e organizimit kanë ngelur si forma më tepër simbolike sesa reale. Përgjegjës të dasmave ishin bajraktari, plaka e kerrit, djali i kerrit, shpërndarja e drithërave dhe sheqerkave kur të niset vetura e nuses nga shtëpia e çikës dhe ardhjes ë saj – hyrjes në oborr të dhëndrit, në çastin e zbritjes së nuses; thyerja e rrugës nga krushqit; shoqërimi i nuses nga vëllezërit e saj në shtëpinë e vajzës, derisa ta hipin në makinë etj. Njëra ndër trevat me më shumë karakteristika në Kosovë, e ndoshta edhe në gjithë trevat shqiptare, është pikërisht rajoni i Hasit, shkruan gazeta Kosova Sot.

Shkuesit duhet të ishin njohës të mirë të zakonit të odës

Ritin e dikurshëm e shpjegon Nuri Përvizaj, mësues në pension dhe poet. “Shkuesit” janë një ose dy veta, të cilët i cakton familja e djalit. Ata shkonin në shtëpinë e vajzës dhe babait i kërkojnë vajzën. “Shkuesit” duhet të ishin të mençëm dhe njohës të mirë të kuvendit dhe zakonit të odës dhe traditës hasjane. Ata zakonisht lavdërojnë djalin dhe shtëpinë e djalit. Babai i vajzës ka për detyrë t’ u japë fjalën pozitive ose negative atë ditë apo një ditë tjetër, të cilën e cakton ai”, shpjegon ai. Sipas tij, dikur vajza nuk merrte pjesë në zgjedhjen e fatit të vetë, por pajtohej me atë burrë të cilin ia caktonin prindërit. “Sot ky ligj mjaft i ashpër i marrëdhënieve familjare është liberalizuar mjaft. Tani vajza të shumtën e rasteve vendos vetë për fatin e saj të ardhshëm. Pasi shkuesit marrin përgjigje pozitive, atëherë babai i vajzës bashkë me “shkuesit” dhe miqtë e rinj caktojnë ditën e fejesës. Pasorët janë ata të cilët shkojnë për të fejuar vajzën. Me dy pasorë zakonisht shkon edhe një shkues. Të shumtën e rasteve pasorët janë nga shtëpia e dhëndrit të ardhshëm”, tregon ai.

Martesat e tilla ngecën shkollimin e femrës hasjane

Përvizaj shprehet se fejesa bëhej me marhamë. “Si shenjë jepej unaza, apo ndonjë stoli tjetër me vlerë. Kur merret unaza konsiderohet se vajza është fejuar”, tregon ai. Nexhat Çoçaj, studiues i traditave hasjane, shprehet se deri vonë në këtë anë fejesat e më vonë martesat bëheshin me anë të shkuesisë. “Kjo ishte njëra ndër ato tradita të vështira që Hasin e pat vu në spikamë edhe të ngecjes së shkollimit të femrës hasjane”.

Çoçaj shprehet se hasjanët mundohen ta ruajnë identitetin e tyre krahinor, duke i fejuar vajzat e tyre qysh në djep. Sipas Nuri Përvizajt, kjo traditë edhe sot në raste të rralla bëhet kur një familje me një familje duan ta ruajnë miqësinë e vjetër, por raste tashmë janë reduktuar shumë dhe ato kanë ardhur gati në zhdukje. Sipas tij, hasjanët ishin bukëpjekës të vyeshëm.

“Kjo zeje pos që ishte e vështirë pa dyshim se te mentaliteti i kohës kishte sjellë edhe pengesa të caktuara që meshkujt e Hasit të martoheshin si të tjerët. Mbase prindërit e vajzave nuk dëshironin që vajzat e tyre t’i martonin për kurbetçinj. Prandaj, këtu edhe lindën fillet e para të shitblerjes së vajzave bile që në djep. Tani kjo traditë e mbrapshtë kombëtare është zhdukur falë faktit se zeja e furrtarëve sjell përfitime të shumta dhe tani është e kundërta. Shumë njerëz që dikur nuk kanë dashur të miqësohen me Hasin tani me kënaqësi miqësohen, sepse ata atje ku jetojnë vetë i marrin familjet e tyre dhe bëjnë jetë të mirë”, shprehet ai.

Shtrohet rruga, zhduken varret në Suharekë

0

Suharekasi Fadil Gashi thotë se gjatë shtrimit me kubëza të një rruge rreth varrezave janë zhdukur varret e dy familjarëve të tij. Ai thotë se nuk është kundër rregullimit të infrastrukturës por nga Komuna kërkon të dijë vetëm ku janë eshtrat e motrës dhe gruas së axhës.

Fadil Gashi është befasuar dhe tronditur natën e Kurban Bajramit kur ka parë se varri i motrës dhe ai i gruas së axhës nuk ekzistonin më

Dy varret, sipas Gashit, ishin zhdukur gjatë punimeve të realizuara nga Komuna e Suharekës për shtrimin dhe zgjerimin e një rruge që është afër varrezave.

Ndonëse kanë kaluar 10 ditë, Fadil Gashi ende nuk e di ku janë eshtrat e dy familjarëve të tij.

E kjo situatë e ka prekur shumë atë, duke pasur parasysh se ai gjatë luftës së fundit ka të humbur edhe 12 familjarë të tjerë.

“Ajo që nuk ka ndodhur më 1999, ka ndodhur tash. Hiqen varrezat, mos të dihet ku janë, se na nuk mundem me i rujtë varret. Nëse e kishim ditë që është dashur me i rujtë, i kishim rujtë edhe vorrin. Nuk them se është bërë qëllimisht, por neve na ka prekë emocionalisht si familje humbja e eshtrave, se ne kemi 12 të vrarë në luftë…”, thotë ai.

Fadil Gashi tregon vendin ku kanë qenë varret. Ajo pjesë është shtruar me kubëza nga Komuna.

Gashi thotë se e ka diskutuar këtë çështje me kryetarin Asllanaj dhe me drejtorin e Shërbimeve Publike, Nexhat Ramadanin, por se nuk është pritur mirë nga ata.

KALLXO.com provoi të kontaktojë kryetarin Sali Asllanaj, por zëdhënësi i Komunës Reshat Reshitaj tha se për shkak se është i zënë me takime kryetari nuk mundet të përgjigjet.

Fadil Gashi thekson se Komuna e ka ditur që në këtë pjesë ka varreza dhe është dashur t’i njoftojë familjarët për punët që do të realizoheshin aty.

“As nuk më ka njoftuar me shkrim, as me gojë, as takime, asnjë element, asnjë element të komunikimit që ekziston, nuk e kanë bërë”, thotë ai.

KALLXO.com kontaktoi edhe drejtorin e Shërbimeve Publike, Nexhat Ramadanin, i cili përmes telefonit tha se në momentin që kanë marrë shqetësimin e qytetarit i kanë ndalur punimet dhe se nesër do të dalin në terren për të verifikuar nëse aty ka pasur varre.

“Kur ia kemi nisur kubëzimit të rrugëve, nuk kemi parë që ka pasur varreza, pasi traseja e rrugës vetëm ka qenë ashtu siç është duke u kubëzuar”, tha drejtori Ramadani.

Ndërsa, Alush Shala nga partia opozitare PDK tha për KALLXO.com se nëse Komuna ka kubëzuar rrugën mbi varreza dikush duhet të japë përgjegjësi dhe të dalin para organeve të drejtësisë.

“Unë kërkoj nga institucionet komunale dhe përgjegjësit nëse këto gjëra më të vërtetë kanë ndodhur dhe janë të vërteta, përgjegjësit të dalin para drejtësisë dhe të përgjigjen për aktin”, tha ai.

Shkelet një këmbësore në Prizren

0

Një këmbësore është shkelur me veturë në Prizren.  Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 19 e 10 minuta, në rrugën “Tirana”, shkruan PrizrenPress.

Sipas Policisë, aksidenti ka ardhur nga pakujdesia e të dyshuarit i cili në kalimin për këmbësor, duke mos i dhënë përparësi viktimës, e godet me veturë. /PrizrenPress.com/

Ligji për trafikun – ‘i rëndë’ për qytetarët

0

Të paktën 50 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar në aksidente trafiku në gjysmën e parë të vitit, flasin shifrat zyrtare të Policisë së Kosovës, ndërkohë që një numër aksidentesh kanë shënuar posaçërisht periudhën e verës.

Autoritetet e rendit thonë se kanë shqiptuar mijëra dënime me gjobë, por shkeljet e rregullave në trafik dhe tejkalimi i shpejtësisë janë shëndërruar në ‘tragjedi për shumë familje’.

Por, kaosit në trafik që ka mbretëruar viteve të fundit në të gjitha rrugët e Kosovës, autoritetet e vendit kësaj jave i janë përgjigjur me një plotësim-ndryshim të një Ligji, që sipas njohësve të rrethanave, nuk ka sjellë rezultate.

Me Ligjin e ri, që parasheh dënime shumë të rënda për shkelësit e rregullave, autoritetet e rendit në Kosovë thonë se aksidentet, sidomos ato me fatalitet, pritet të zvogëlohen.

Megjithëkëtë, pikërisht në ditën e futjes në fuqi të ligjit, bazuar në shënimet zyrtare të Policisë së Kosovës, mbi 50 aksidente, një pjesë e të cilave me të lënduar janë shënuar në gjithë Kosovën, policia thotë se ka shqiptuar sërish qindra dënime.

Sipas autoriteteve të rendit, qëllimi i ligjit të ri, shumë më të rreptë, është të rris sigurinë në trafikun rrugor dhe të mundësojë zhvillimin i rrjedhës normale të tij.

Jeton Rexhepi, drejtor i Departamenti Rrugor në Policinë e Kosovës tha për Radion Evropa e lire se me ligjin e ri janë përcaktuar rregullat e reja që, sipas tij, do të sjellin ‘etikë në trafik’.

“Synohet që të disiplinohen kundërvajtësit në trafik, në të njëjtën kohë të krijohet një sjellje dhe etikë më e madhe në trafikun rrugor dhe në fund edhe pjesa e trajtimit të ambientit”, tha Rexhepi.

Janë mbi 300 mijë makina të regjistruara në Kosovë, nga të cilat vetëm në Prishtinë afro 100 mijë, në një infrastrukturë rrugore që, siç thonë ekspertë të fushës, nuk mund ta mbajë këtë kapacitet.

Por, mekanizmat e sigurisë thonë se me ligjin e ri, përveç shqiptimit të pikëve negative, dënimet për shkelësit e rregullave të trafikut do të sillen nga 300 deri në 900 euro, dhe në raste të caktuara edhe me marrjen e patentshoferit.

Dënimet e parapara me Ligjin për trafikun, sado që thuhet se do të mund të rregullojnë “kaosin në trafik” dhe do t’i bëjnë ngasësit e makinave “më të disiplinuar”, megjithatë nga një pjesë e qytetarëve janë parë si “në shpërputhje me standardin jetësor në Kosovë”.

Për organizatat për të drejtat e njeriut, megjtihatë ligji i ri me dënime të larta, nuk përbën shkelje të të drejtave të njeriut. Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut në Kosovë thotë se nuk cenohet e drejta e qytetarëve me këtë ligj.

Dënimet prej 900 eurosh, thonë disa shoferë, janë të papërballueshme për qytetarët.

Kaltrina është një qytetare e cila është shofere dhe konsideron se në komunikacion shoferët duhet të jenë të kujdesshme, por dënimet janë të larta.

“Varet nga gabimi që bënë. Por nëse një dënim sillet deri në 900 euro… është shumë i madh. Është i madh për shkak të standardit tonë jetësor”, tha ajo.

Të shumtë janë ata që e kanë parë ligjin në shpërputhje me mundësitë e qytetarëve, sado që thonë se ndryshimet ligjore janë të domosdoshme për të rregulluar “kaosin që po mbretëron”.

Kryetari i Federatës së Auto shkollave të Kosovës, Xhemshit Cakolli, thotë se duhet të shihet në praktikë nëse ligji do të zbatohet …

“Sa do të zbatohet dhe sa do të jenë kompetenten gjykatat,me i përfunduar këto lëndë mbetet për diskutim…Nga ana tjetër dënimet për xhepin e qytetareve është i madh. Por ngasësit e vetuarave duhet te kenë kujdes sepse 900 euro një nga dënimet për dike janë 3 paga mujore”, tha Cakolli.

Nga ana tjetër, Muhamet Krasniqi, ekspert për çështje të komunikacionit, nga Kolegji i shkencave të aplikuara teknike ‘Tempulli’, tha për Radion Evropa e Lirë se Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor sikurse edhe ligjet tjera të kësaj fushe, janë duke u ballafaquar me mungesë të punës të përbashkët paraprake dhe të koordinimit të mirëfilltë institucional sidomos në fazën e përgatitjes dhe hartimit të tyre.

Megjithatë, Krasniqi mendon se ligji do të ndikojë pozitivisht për sigurinë e qytetareve në rruge. Ai tha po ashtu se në raport me standardin e jetës në Kosovë kundërvajtjet mund të jenë të larta, por aspak në raport me jetën e njeriut.

“Unë mendoj se bashkërisht duhet të zhvendosim fokusin te një tjetër dukuri, asaj të vështirësisë së respektimit të ligjit, sidomos për kategoritë e caktuara të ngasësve. Këto vështirësi mund të varirojne prej mosbindjes se qytetarëve ndaj autoritetit policor, deri te shkelja e mundshme e ligjit nga ana e vet zyrtareve policorë, nëse ta zëme kuptohet se kundërvajtësi (i dënuari) ka lidhje të ndryshme me zyrtarin policor dhe jo vetëm”, tha Krasniqi.

Në krahasim me vendet në rajon Kosova thuhet se po shndërrohet aktualisht në vendin me dënimet më të larta në trafik. Sa për ilustrim, në Maqedoni dënimi më i lartë është deri në 400 euro, me mundësinë e marrjes së patentshoferit, varësisht nga shkelja në trafik.

Që nga e marta [20 shtator],ka hyrë në fuqi ligji i ri për Rregullat e Trafikut Rrugor, përmes të cilit ligj Ministria e Infrastrukturës (MI), ka përcaktuar rregullat e reja për shoferë, këmbësorë dhe për pjesëmarrësit tjerë në trafik. (REL)

UP-ja hap konkursin për studime master

0

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka hapur sot konkursin për studime postdiplomike master.

Në vitin akademik 2016/17, ky universitet do t’i pranojë 2 mijë e 886 studentë. Si shtesë e numrit të përcaktuar UP-ja do t’i regjistrojë deri në 12 për qind përkatësisht 346 studentë të rregullt nga komuniteti joshumicë, raporton “Epoka e re”.

Konkursi do të jetë i hapur prej datës 21 deri më 30 shtator. Shpallja e rezultateve preliminare të provimit pranues do të mbahet më 5 tetor. Kandidatët, të cilët nuk janë pranuar mund të ankohen më 6, 7 dhe 8 tetor. Rezultatet përfundimtare në bazë të vendimit të komisionit të ankesave shpallen më së largu deri më 10 tetor.

Gjenerali Xhekson tha se Marrëveshja e Kumanovës nuk është marrë me kufijt e Kosovës

0

Nga Jakup Krasniqi

Gjenerali Mike Xhekson, Komandanti i parë i KFOR-it, pas sa viteve erdhi në Kosovë dhe mirë bëri. U deshtë ardhja e tij që qeveritarët tanë, mos të thonë më se “Marrëveshja e Kumanovës e 10 qershorit 1999 ka përcaktuar kufijtë e Kosovës. Gjenerali Xhekson tha se çështja e kufijve nuk është trajtuar në Marrëveshjen e Kumanovës. Pra, Gjenerali i parë i KFOR-it, qeveritarëve ua hoqi nga dora një fakt, faktin se kufiri i Kosovës qenka caktuar në Kumanovë. Ai tha: “nuk ka qenë problem çështja e kufirit në Kumanovë”. Edhe për ketë Gjenerali e meriton një falënderim të sinqertë.

Qeveritarët si “fakt” të rëndësishëm veç Kumanovës e përmendin edhe Dokumentin Gjithëpërfshirës për zgjedhjen e Statusit Përfundimtar të Kosovës ose siç njihet ndryshe, Dokumenti i Presidentit Ahtisari. As kjo nuk është e vërtetë! Po a do të thotë se për t’u bindur qeveritarët tanë, se kjo është e pa qëndrueshme, duhet ta thërrasim Presidentit Ahtisari që të na tregojë se bisedimet e Vjenës nuk janë marrë me çështjen e kufijve të Kosovës. Kur flas për ketë, flas me kompetencë se kam qenë pjesë e Grupit Politik Strategjik dhe kam qenë prej më aktivëve dhe e them me përgjegjësi se në asnjë rast të vetëm nuk është folur për kufijtë e Kosovës. Pasi kufijtë e Kosovës janë vendosur shumë kohë më herët.

Përmendja edhe e disa datave të tjera, pas asaj të vitit 1974, nuk janë ndonjë “ARGUMENT”. Nisur nga këto që u thanë, ka hapësirë të bollshme për të mos e ratifikuar demarkacionit në ketë variant që e kemi. Pra demarkacioni duhet rishikuar në marrëveshje me Malin e Zi ose duhet me ia lënë ARBITRAZHIT. Por, për të ndodhë njëra nga këto që u thanë, Kuvendi duhet t’i thotë Jo, Ratifikimit të Marrëveshjes për Demarkacionin.

Kështu diçka të ngjashëm me “argumentin” e Kumanovës janë të gjitha “argumentet” e Komisionit të Thaçit e të Mustafës?!